Skip to main content

Drita

1. vet. nj. Tërësia e rrezeve dhe e energjisë që lëshon Dielli a një trup tjetër i zjarrtë etj., që kapet nga syri dhe e bën të dukshme çdo gjë mbi të cilën bie; rrezatim që del e përhapet nga një trup, shkëlqim; ndriçimi që merret me anë të energjisë elektrike; fiz. energji në trajtë valësh elektromagnetike me gjatësi të caktuara, që kapen me anë
të të parit. Dritë elektrike. Dritë e qartë (e fortë, e dobët). Dritë e bardhë (e gjelbër, e verdhë, e kuqe). Drita e Diellit (e Hënës). Drita e zjarrit (e llambës, e fishekzjarrëve). Dritë neoni. Rrymë (valë) drite. Burim drite. Rreze drite. Bën (lëshon) dritë. Zbehet (shtohet) drita. Sollën (shpunë) dritën në fshat. bised. elektrifikuan fshatin. Morën dritë. bised. u elektrifikuan. Drita dhe ngjyra. Grimcat e dritës. Natyra e dritës. Vetitë e dritës. Dendësia (shpejtësia) e dritës. Spektri i dritës. Përthyerja (thyerja) e dritës. Pasqyrimi i dritës. Teoria valore e dritës.
 
2. Burim ndriçimi që e bën mjedisin përreth të ndritshëm e të dukshëm, çdo mjet që përdoret për të ndriçuar. Dritat e qytetit (e fshatrave, e shtëpive, e rrugëve). Ndez (hap) dritën. Shuan (fik) dritën. Ndriçojnë (shkëlqejnë) dritat.
 
3. vet. nj. Koha që kur nis të zbardhë dita e deri kur perëndon dielli, ditë; agim. Drita e mëngjesit. Doli drita agoi. U nis pa zbardhur drita. Me dritë kur është ende ditë, pa u errur. Me dritën e parë sapo zbardh. Dritë në dritë nga mëngjesi i njërës ditë në mëngjesin e ditës që vjen pas, nga njëra ditë në ditën tjetër, më 24 orë.
 
4. vet. nj. Hapësirë a vend i ndriçuar; ana e ndritshme e diçkaje. Ana me (në) dritë e Hënës. Nxjerr në dritë.
 
5. vet. nj. art. Pjesa më e ndritshme se të tjerat në një tablo, në një pikturë etj.; ndriçim; kund. hije. Dritë dhe hije. I jep më shumë dritë.
 
6. kryes. nj. fig. Diçka që e zhvillon mendjen e njerëzve, që zgjeron njohjen e botës dhe pasuron dijet; dituri, zhvillim e përparim i madh arsimor e kulturor; diçka që të sjell gëzim e lumturi në jetë; kund. errësirë. Komisar i dritës mësuesi, përhapës i dijes, i arsimit dhe i kulturës. Pishtari i dritës. Udha e dritës. Forcat e dritës. Sjell (përhap) dritën. Na dha dritë Partia. Dolën në dritë. Na nxori në dritë.
 
7. kryes. nj. fig. libr. Kënd vështrimi, mënyrë vështrimi a paraqitjeje sipas të dhënave a njohurive të caktuara; sqarim, qartësim i diçkaje nga një kënd vështrimi i caktuar; ndriçim. Hodhi dritë të re mbi këtë çështje. Ndriçon (sheh) në një dritë tjetër diçka. E paraqet në dritë të shtrembër (të rreme) diçka. Në (nën) dritën e... duke u mbështetur në...
 
8. krahin. Pasqyrë.
 
9. përd. mb. fig. Shumë i pastër, që shkëlqen, pasqyrë. E bëri dritë shtëpinë (oborrin). I mban dritë rrobat. * I çeli drita e zuri mëngjesi. Doli në dritë
a) doli në shesh e u bë e qartë për të gjithë (e vërteta etj.);
b) u botua, doli në qarkullim (një libër etj.);
c) doli nga një gjendje e vështirë, shpëtoi nga hallet e nga të këqijat dikush; arriti në një gjendje të mirë ekonomike, kulturore etj. Në dritën e diellit shih te DIELL,~I. Si drita e diellit shumë e qartë (për diçka të dukshme a të vërtetë). Si drita e kandilit (e bishtukut) i verdhë dyllë, shumë i zbehtë. Në një dritë të re libr. shih te RI (i)  RE (e). Drita e syrit (e syve) a) bebja e syrit; sytë; b) shikimi, të parët; c) njeri shumë i dashur e i shtrenjtë; diçka që e duam shumë dhe e kemi të shtrenjtë. E la drita dikë u verbua, e lanë sytë. E nxori (e qiti) në dritë a) e nxori diçka në shesh dhe e bëri të qartë për të gjithë;
b) e nxori dikë nga një gjendje e vështirë, e shpëtoi nga hallet e të këqijat. Pa dritën libr.  Bën dritë ndër shoqe (ndër shokë) dallohet ndër të tjerat (ndër të tjerët). Iu bëftë udha (rruga) dritë! dikujt ur. I shkoftë gjithnjë puna mbarë!, pastë jetë të lumtur! Të ha në dritë të syrit a) s`i trembet syri fare, nuk pyet për askënd; b) nuk e mashtron dot, nuk ia hedh dot, s'ia ha qeni shkopin. E kanë dritë në sy dikë e duan shumë, e duan dhe e ruajnë si dritën e syve. Mori dritë filmi shih te MARR. Nuk nxjerr gjë në dritë nuk është i zoti të bëjë asgjë, nuk ka përfundime të mira në një punë, nuk nxjerr gjë në krye. E ruaj (e dua) si dritën e syve (si sytë e ballit) shih te SY,~RI. Është t'i shkelësh në dritë të syrit është shumë i urtë. Vit drite astr. vit-dritë. Ylli i dritës astr. planeti Afërdita, Ylli i Mëngjesit, Ylli i Karvanit.

Cka,qka,ceshte,cfare,qeshte,çka,çfarë,domethene,dmth, do te thote, definicioni, perkufizimi,shpjegimi, kuptojm,shqip,eshte,quajme,kuptimi i fjales, domethnja e fjales,jane,kuptojme me fjalen,termi,paraqet,drita,drite,dritat

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more