Skip to main content

Çka është revolucioni ?

 Revolucioni është:

1. Përmbysje me dhunë e një rendi shoqëror, politik dhe ekonomik që i ka kaluar koha dhe vendosja e një rendi të ri shoqëror, që sjell në fuqi një klasë të re, përparimtare e që zgjidh kontradiktën ndërmjet forcave prodhuese e marrëdhënieve në prodhim. Revolucion i madh (i thellë). Revolucion borgjez (demokratik, antiimperialist, popullor). Revolucion socialist (proletar) shkalla më e lartë e luftës së klasës punëtore, që bëhet për ndërtimin e socializmit nëpërmjet vendosjes së diktaturës së proletariatit. Fitorja e revolucionit. Zjarri i revolucionit. Flaka e revolucionit. Valët (dallgët) e revolucionit. Detyrat e revolucionit. Çështja e revolucionit. Ushtar i revolucionit. Përhapja (shtrirja) e revolucionit. Fillimi i revolucionit. Shpërthimi (thellimi, dështimi) i revolucionit. Bëj revolucion.
 
2. Veprimtaria revolucionare për të ndryshuar rrënjësisht anët e ndryshme të ekonomisë e të superstrukturës së vjetër që zhvillohet pas marrjes së pushtetit nga klasa punëtore dhe vendosjes së diktaturës së proletariatit dhe që ka për qëllim zhdukjen e mbeturinave të kapitalizmit në çdo fushë, fitoren përfundimtare të socializmit dhe shmangien e rivendosjes së kapitalizmit. Revolucioni ideologjik e kulturor. Revolucioni në bujqësi (në fshat).
 
3. Pushteti revolucionar dhe forcat revolucionare. Fitorja e revolucionit mbi reaksionin. Përkrahësit e revolucionit.
 
4. Fitoret dhe arritjet në luftën revolucionare të klasës punëtore pas marrjes së pushtetit politik. Stafeta e revolucionit. Në rojë të revolucionit. Mbrojnë revolucionin. I shërbejmë revolucionit.
 
5. Kthesë rrënjësore në një fushë të dijes, të prodhimit, të teknikës, të shkencës, të artit etj. Revolucion ekonomik. Revolucion tekniko-shkencor. Revolucion industrial. Revolucion politik (ideologjik).
 
6. filoz. Kalimi nga cilësia e vjetër në cilësinë e re, i cili bëhet në mënyrë dialektike me hop; formë e zhvillimit dialektik, kur ndryshimet sasiore kalojnë me hop në ndryshime cilësore; ndryshim rrënjësor në një proces zhvillimi, që dallohet nga evolucioni. Evolucioni dhe revolucioni.



Cka,qka,ceshte,cfare,qeshte,çka,çfarë,domethene,dmth, kuptojm,shqip,eshte,quajme,kuptimi i fjales, domethnja e fjales,jane,revolucioni, revolucion,revolucionet
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more