1. teatër. Pjesë e një teksti që përmban fjalët e një figure (personazhi) që duhet të thotë aktori në skenë, në film etj.; figura (personazhi) që mishëron dhe paraqet aktori në skenë, në film etj. Rol kryesor (episodik). Në rolin e burrit (e mjekut). Kopjoj (mësoj, studioj) rolin. Luaj (interpretoj) rolin. Ndaj rolet. Ndërroj rolin (rolet).
2. Vendi që zë diçka në një veprimtari, në një punë, në një organizëm etj., funksion, punë; puna ose detyra që bën ose që merr përsipër dikush përkohësisht në vend të një tjetri. Roli i zemrës (i trurit). Roli i foljes në fjali. Në rolin e komandantit (e përgjegjësit). Ka rol ndihmës. Luan rolin e përçuesit (e ftohësit).
3. Ndikimi dhe rëndësia e dikujt në një fushe të jetës shoqërore; shkalla e pjesëmarrjes dhe e ndikimit të dikujt a të diçkaje në një veprimtari; veprim. Rol pozitiv (aktiv). Rol politik (ekonomik, shoqëror). Rol historik (vendimtar, kryesor, udhëheqës, drejtues, organizues). Rol i veçantë (i dukshëm). Rol i dorës së parë. Rol pararojë. Roli i burrit (i gruas, i prindit). Roli i masave (i individit). Roli i partisë (i organizatës, i pushtetit,
i klasës). Roli i punës. Roli i artit (i shkencës). Luan rol ka rëndësi, ushtron ndikim të ndjeshëm. Nuk ka (nuk luan) ndonjë rol nuk ka rëndësi, nuk ushtron ndonjë ndikim.
i klasës). Roli i punës. Roli i artit (i shkencës). Luan rol ka rëndësi, ushtron ndikim të ndjeshëm. Nuk ka (nuk luan) ndonjë rol nuk ka rëndësi, nuk ushtron ndonjë ndikim.
* Luan rolin e dikujt shih te LUAJ. I është futur (i ka hyrë) mirë rolit libr. shih te FUTEM.
Cka,qka,ceshte,cfare,qeshte,çka,çfarë,domethene,dmth, kuptojm,shqip,eshte,quajme,kuptimi i fjales, domethnja e fjales,jane,rol,roli,rolet,
loading...
Lexo edhe: