Skip to main content

Çka është politika ?

1. Veprimtaria e pushtetit shtetëror të një vendi, që lidhet me qeverisjen e me drejtimin e shtetit, me marrëdhëniet me shtetet e huaja etj. dhe që ka për qëllim të ruajë e të forcojë bazën ekonomike e rendin shoqëror, si edhe të mbrojë interesat e klasës në fuqi; veprimtaria e një partie ose e një grupi shoqëror brenda vendit dhe në marrëdhëniet ndërkombëtare, që përcaktohet nga qëllimet e interesat klasore; filoz. pjesë e superstrukturës, që, si shprehje e koncentruar e ekonomisë, përgjithëson marrëdhëniet ndërmjet klasave, partive politike, shteteve a grupeve shoqërore. Politikë revolucionare (marksiste, proletare). Politikë reaksionare (borgjeze, revizioniste, antimarksiste, antipopullore). Politike e hapur (e çiltër, parimore, e urtë, largpamëse, e drejtë, paqësore, e pavarur). Politikë grabitqare (kolonialiste, hegjemoniste, shoviniste, sunduese, kapitulluese). Politika e brendshme (e jashtme). Politika dhe ekonomia. Politika e dyerve (e portave) të hapura. Politike e grushtit të hekurt. Politika e kulaçit dhe e kërbaçit politikë që bëhet herë me të mirë e me premtime të bukura herë me kërcënime, me shtrëngim e me dhunë. Përçues i politikës. Ndjek një politikë të caktuar.
Ndryshoi politikën. E vë politikën në plan të parë.
 
2. Tërësia e çështjeve, e problemeve dhe e ngjarjeve në jetën shoqërore e shtetërore, të brendshme e ndërkombëtare. Politika e sotme ndërkombëtare. Foli për politikë. S`mund të qëndrosh jashtë politikës.
 
3. Veprimtari që lidhet me çështjen e pushtetit ose me metodat që përdoren në fusha të veçanta të jetës shoqërore, të cilat përcaktohen nga interesa dhe qëllime klasore; veprimtaria e dikujt që merr pjesë gjallërisht në punët e pushtetit dhe në mbrojtjen e interesave klasore. Politika ekonomike. Politika e çmimeve. Politika arsimore. Politika gjuhësore. Bënte politikë. Merrej me politikë. E dënuan për politikë.
 
4. bised. Veprimtari e shkathët, e zhdërvjellët dhe e zgjuar, e përshtatur sipas njerëzve, rrethanave e qëllimeve; keq. dinakëri në qëndrim e në sjellje, dredhi që përdoret nga njerëz joparimorë për të arritur qëllime të caktuara a për të mashtruar dikë. Duhej politikë atëherë. E mori me politikë. Ia mbushi mendjen me politikë.

Cka,qka,ceshte,cfare,qeshte,çka,çfarë,domethene,dmth, kuptojm,shqip,eshte,quajme,kuptimi i fjales, domethnja e fjales,jane,politika,politike,politikat

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more