Skip to main content

Analiza e romanit ''Kronikë në gur'' - Ismail Kadare




 Ne romanin ,,Kronikë në gur” (1971), tema e Luftës Nacionalçirimtare është parë nga I. Kadareja në një aspekt tjetër. Veprathelb nuk është një roman për luftën, edhe pse ngjarjet që përfshihen nga pikëpamja kohore i përkasin asaj periudhe dhe janë parë në dritën e atyre proceseve e përmbysjeve që solli revolucioni popullor në jetën e shoqerise shqiptare. 

Brendinë ideore të romanit Kronikë në gur e formon mohimi i botës së vjetër me gjithë amullinë dhe mentalitetin e saj të ndryshkur, i provincializmit në shfaqjet e tij më tipike.  

Imtësitë që krijojnë sfondin historik dhe japin atmosferën e jetës mendore e politike të kohës kur kishte nisur lëvizja çlirimtare antifashiste e masave popullore, e udhëhequr prej komunistëve, çastet dhe episodet e shkëputura nga lufta, pamja e pertëritjes që sjell revolucioni në kontrast me tërë atë botë të mykur dhe të fosilizuar, ndihmojnë të zbulohet në mënyrë me të mprehtë vlera artistike e veprës.
       
Romani Kronikë në gur është ndërtuar si një këmbim pamjesh e skenash nga jeta e një qyteti, në dukje të palidhura midis tyre. 

Nga ana e jashtme ato i lidh figura e rrëfimtarit të ngjarjeve, të cilat në përceptimin e heroit, marrin trajta të gjithfarshme dhe shfaqen herë në forma e përpjesëtime hiperbolike, here groteske e herë simbolike. 

Për ngjarjet rrëfehet në mënyrë naive, por pas këtij naiviteti prej fëmije fshihet një ironi therrëse, cka ka përcaktuar edhe disa nga veçorite e stilit të kësaj vepre. 

Dukurite tipike të një mjedisi provincial e të prapambetur, të një jete që vërtitet në një qark thashethemash, paragjykimesh, bestytnish e zakonesh prapanike, janë zmadhuar në lentën e shkrimtarit dhe kanë dalë ne pah me tërë shëmtinë dhe karakterin e tyre regresiv. 

Këtë botë që po jepte shpirt, megjithëse përpëlitej me deshpërim për t’i shpëtuar dënimit të historisë, shkrimtari e ka pasqyruar me ngjyra të gjalla, me anë imtësish që, edhe pse janë marrë nga një realitet konkret, humbasin konkretësinë e tyre të drejtpërdlrejtë dhe fitojnë një kuptim simbolik.


Vetë jeta e qytetit ku shkrimtari ka vendosur ngjarjet simbolizon në një kuptim me të gjerë jetën e varfër ne çdo pikëpamje të shoqerisë shqiptare e që u vu në lëvizje dhe e çau guaskën brenda së cilës gjëllinte, vetëm kur komunistët zgjuan masat e përgjumura dhe të drobitura nga zgjedhja shekuuore ekonomike e shpirtërore dhe i drejtuan energjitë e tyre në hullinë e luftës kundër fashizmit dhe kundër gjithë botës së vjetër. 

Dinamizmi i brendshëm i vepres buron prej kësaj ndeshjeje të ashpër midis forcave të errësirës dhe filizave të reja që sapo kanë buluar në jetën e shoqerisë dhe që përfaqësojnë progresin dhe të ardhmen e saj.
 

I. Kadareja nuk pershkruan skena dhe pamje konkrete nga lëvizja antifashiste e masave popullore; ai jep vetëm disa çaste që transmetojnë parandjenjën e përmbysjes së madhe që po afrohej dhe reaksionin e botës së vjetër ndaj kësaj ngjarjeje. 

Nga kjo pikëpamje është kuptimplotë gjesti makabër i shehut, i ciii, kur pa se partizanët po hynin në qytet, nxjerr sytë me gozhdë, duke bërtitur: ,,Nuk dua të shoh komunizmin”. 

Në kontrast me tërbimin e forcave të errësirës, shkrimtari ka dhënë përmes imtësish shprehëse entuziazmin me të cilin i pret populli çlirimtaret. 

Përqasja e diellit dhe e horizonteve të hapura me komunizmin i jep romanit një tingull optimist dhe forcon idenë e rolit të madh të revolucionit popullor që e nxori vendin nga errësira mesjetare në udhën e gjerë të socializmit, të progresit dhe të emancipimit të vërtetë.
 


Romani ,,Kronikë në gur” ka një kompozicion origjinal. 

Ai i ngjan një poliedri, çdo faqe e të cilit, si pjesë organike e së tërës, plotëson idenë dhe kuadrin e përgjithshëm të veprës

Forca e fjalës artistike e Ismail Kadaresë, figuracioni i gjallë dhe lakonizmi i shprehjes, spikat dhe në romanin Kronikë në gur si tipar i prozës së tij. 


Shkruar nga: Rapitful

Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër
 referat kronike ne gure, referat per romanin kronike ne gure, kronike ne gur kritike letrare, kritika letrare online, romani kronike ne gure analiza letrare, analiza e romanit kronike ne gure, kronika ne gure analize e romanit, referat online per kronike ne gure, romani i ismail kadares kronike ne gure, referat per romanin e ismail kadares kronike ne gure,analiza per romane, kritika dhe analiza, referate per vepra letrare, referat per veprat e ismail kadares, analiza letrare, analize letrare, punime analitike per romanet, romanet e ismail kadares analize, analiza per romanin kronike ne gure,personazhet,personazhi,permbajtja,kuptimi,referat i vepres kronike ne gur

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more