Skip to main content

Horizont

1. vet. nj. Vija rrethore më e tejme në hapësirë deri ku arrin vështrimi ynë, vija ku duket sikur puqet qielli me tokën ose me sipërfaqen e ujërave; pjesa e qiellit që duket mbi këtë vijë. Vija e horizontit. Deri në horizont. Atje tej në horizont. Del në horizont. Nuk dukej asnjë re në horizont.
 
2. vet. nj. Hapësira e gjerë që mund të rrokë shikimi ynë në një drejtim të caktuar, hapësira sa sheh syri së largu. Horizont i hapur (i gjerë). Anët (pikat) e horizontit.
Hapet horizonti.
 
3. vet. nj. fig. Rrethi i dijeve a i njohurive të dikujt; gjerësia, shkalla a niveli i këtyre dijeve. Horizont shkencor (ideologjik, pedagogjik). Njeri me horizont të gjer ë(të ngushtë, të kufizuar ). Horizonti i fëmijëve (i nxënësve). Zgjerojnë horizontin.
 
4. vet. sh. fig. Fushë veprimi për diçka, mundësi që hapen në një drejtim të caktuar. Horizonte të gjera (të pakufishme, të hapura). Çelen horizonte të mëdha (të reja).
 
5. vet. nj. astr. Rreth i madh i përfytyruar, që e ndan hapësirën qiellore përqark Tokës në dy gjysmërruzuj të barabartë, të cilët kanë si pole, zenitin dhe nadirin. Horizont i dukshëm (i padukshëm). Horizont i vërtetë.
 
6. gjeol. Shtresë toke që mban pasuri nëntokësore, ujë etj. dhe që matet sipas lartësisë mbi nivelin e detit. Horizont i ndërmjetshëm. Horizont naftëmbajtës.
 
7. hidrol. Lartësia që arrin uji në një lumë, në një rezervuar etj. dhe që matet për qëllime të caktuara. Horizont ujëmbajtës. Horizonti i ujit. * Horizont matematik astr. shih te MATEMATIK, ~E.

Cka,qka,ceshte,cfare,qeshte,çka,çfarë,domethene,dmth, do te thote, definicioni, perkufizimi,shpjegimi, kuptojm,shqip,eshte,quajme,kuptimi i fjales, domethnja e fjales,jane,kuptojme me fjalen,termi,paraqet,horizonti,horizonte,horizontet,horizont,horizonteve

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more