Skip to main content

Posts

Çka është tema e veprёs letrare

Çka është tema e veprёs letrare Tema e veprёs letrare ёshtё njё rreth i caktuar dukurish qё zgjedh poeti nga realiteti dhe i pёrgjithёson nё vepёr.   Çdo vepёr letrare ka temё tё caktuar.  Ato mund tё jenё tё nduarnduarshme si p.sh.: ngjarjet, personat, dukuritë e ndryshme shoqёrore, marrёdhёniet klasore,jeta e pёrditshme, veset e njё individi, veset shoqёrore etj.  P.sh.: tema e veprёs sё N. Frashёrit “ Bagёti e buqёsi ” ёshtё himnizimi i natyrёs shqiptare dhe i punёve tё blegtorisё e buqёsisё.  Tema e vjershёs sё Migjenit ‘ Poema e mjerimit ” ёshtё mjerimi i shtresave tё varfёra tё qytetit etj . vepra letrare, tema e vepres letrare, tema letrare, temat letrare,teme letrare, veper letrare cila eshte tema e vepres se migjenit, cila eshte tema e bageti dhe bujqesi, cka eshte tema e vepres letrare, cfare eshte tema e vepres letrare, poema e mjerimit, bageti e bujqesi, migjeni,naim frasheri

Çka është motivi i veprёs letrare

Çka është motivi i veprёs letrare Motivi ёshtё njёsia mё e vogёl tematike e krijimit letrar.  Ky ёshtё njё element shumё i rёndёsishёm i krijimtarisё letrare, sidomos i poezisё lirike e cila shpeshherё sipas motivit qё shtjellon ndahet nё lloje tё ndryshme.  Motivi pra, ёshtё shkaku, nxitja, arsyeja, ngacmimi, qё e ka inicuar poetin tё krijojë njё krijim letrar. cka eshte motivi letrare, motivi ne letersi, cfare eshte motivi ne letersi, cili eshte roli i motivit ne letersi, qfare eshte motivi, motivi i nje vepre letrare,vepra letrare dhe motivi, cila eshte njesia me e vogel tematike e krijimit letrare, krijimi letrar dhe motivi, ceshte motivi

Vallja e luleve - Lasgush Poradeci

Vallja e luleve - Lasgush Poradeci Vijnё vashat valle valle Gjyshё-e-gji-stolisur Njё pёllumb, njё sy-zorkalle Se vjen m’e mbollisura.   Ç’m’i ka hije shtat’i hedhur, Hije kraharuari, Pa fillon me zё tё dredhur Motra sё kёnduari:   Ju qё niseni pёr lule, Shoqe moj tё mijёza, Merr-mё-ni as edhe mua Nёr pyje-e korijёza;   Pritni moj tё vi dhe unё Maleve, lёndinave, Ndaj çkёlqen pa tё pёrdhunё Fill-i trendelinave;   Nё mos diça tё bёj tufё, Shoqe ju dёgjomёni: Bёni moj njё tog me lule Dhe me to mbulo-mё-ni;   Nё ju pyeçin pёr mua: Ç’u bё flog-banusheja? Thoni, se mё njё pёrrua E zu gjarpёrusheja:   Thoni, se ndaj njё mburimi Mё t’e patё fluturёn: Thoni, seç e zuri trimi Atё bel-kёputurёn.

Pjetër Budi (1566 - 1622)

Pjetër Budi (1566 - 1622) Pjetër Budi lindi rreth vitit 1566 në fshatin Guri i Bardhë, rrethi i Matit.   Mësimet e para i bëri pranë klerit të vendit. Në moshën 21-vjeçare u emërua prift.  Disa vjet punoi në vise të ndryshme të Kosovës, kurse në vitin 1599 u emërua vikar i përgjithshëm i Serbisë.  Në vitin 1618 Budi arriti të nxjerrë nga shtypi librin e tij të parë “Doktrina e Krishtenë”.  Në vitin 1621 ai botoi librin e dytë “Pasqyra e të rrëfyemit” dhe të tretin “Rituali roman”.  Këta libra autori i firmos si peshkop i Zadrimës.

Çka është pyetja retorike ?

Çka është pyetja retorike ? Figura stilistike që tërheq vëmendjen e lexuesit ose të dëgjuesit duke pohuar diçka në trajtë të një pyetjeje, por pa pritur përgjigje, quhet pyetje retorike . qka eshte retorika,pyetje retorike, c eshte pytje retorike, cka eshte retorika, ceshte pyetje retorike, figura letrare retorike

Ku janë ata djem të ri -Pjetër Budi

Ku janë ata djem të ri -Pjetër Budi Ku janë ata pleq bujarë, që qenë përpara ne, e ata trima sqimatarë, të shpejtë si rrufe?   Ku janë ata djelm të ri, të bukur e të lulzuom, që pate pamë me sy, me ta folë e ligjëruom?   Ku janë ata zotërinj, që dojin me zotënuam ndë sqime e ndë madhështi, këtë jetë tue shkuom?   Ku janë ata perandorë gjithë shekull nalcuom, në krye me një kunorë, gurëshi të paçmuom?   Ku janë ata letërorë t’urtë e dijes të ndëgjuom, të bardhatë posi borë letëra tue kënduom?   Ku janë ata gra e vasha ndë sqimë e ndë madhështi, me petëkat të mëndafshta nolcuom mbë zotëni?   Gjithë mortja i rrëzoi sikur i pret me shpatë, për të ri si shukoi, as të vobegë, as të begatë.

Te bregu i detit - Zef Serembe

Te bregu i detit - Zef Serembe Atje nga bregu i detit shoh një valë që me oshëtimë stuhia e degdis, si një mal ujët ngrihet pa u ndalë si për të rrahur qiellin e zi pis.   Dielli mbulohet, qielli është i zënë nga mjegulla që dhenë e tërë fsheh: dhe koha e keqe krejt pas krahëve le helmet dhe frikën që s’kanë të thënë.   Era ra dhe tufani mbaroi, duke qeshur në qiell dielli dolli dhe natyra stoliset hare.   Mëkata paqën e vjetër dërrmoi edhe neve një valë helmesh na solli: Po gjaku i arbërit dha paqen e re.

Naim Frashëri (1846 – 1900)

Naim Frashëri (1846 – 1900) Naim Frashëri është poeti më i madh i Rilindjes sonë Kombëtare.  Ai është atdhetar, mendimtar dhe veprimtar i shquar i arsimit dhe i kulturës shqiptare.  Gjithë jetën dhe veprën e tij Naimi ia kushtoi çështjes së çlirimit të Shqipërisë nga zgjedha osmane.  Lindi në Frashër të Përmetit, ku kaloi edhe fëmijërinë dhe rininë.  Atje shijoi bukuritë e natyrës së mëmëdheut dhe më vonë në atë temë bëri hapat e parë në vjershërimin shqip.  Mësoi në gjimnazin “Zozimeja” të Janinës ku studioi historinë dhe letërsinë.   Mësoi disa gjuhë. Në atdhe punoi në Berat e në Sarandë.  Ngjarjet e vitit 1878 ndikuan në formimin e Naimit si atdhetar dhe si poet i madh.  Botoi këto vepra: “ Bagëti e bujqësi ”, “ Lulet e verës ”, “Dëshirë e vërtetë e shqiptarëve” (greqisht), “Qerbelaja”, “Historia e Skënderbeut” etj.  Vdiq në vitin 1900 në Stamboll. biografia e Naim Frasherit, Jeta e Naim Frasherit, Veprat e Naim frasherit, ku vdiq Naim

O, sa bukuri ka tufa ! - Naim Frashёri

O, sa bukuri ka tufa ! - Naim Frashёri Dua tё dal maj malit, tё shoh gjithё Arbёrinё, vёllezёrit shqiptarё, qё venё nё pun’e vinё, burrat trima me besё dhe shpirtmir’e punёtorё, dhe fushatё gjithё lule e maletё me dёborё. O! Sa bukuri ka tufa! Sa gaz bije bagёtia! Vinё posi blet’e plotё! I bekoftё perёndia! Nёpёr shesh’e nёr bregore janё pёrhapurё shqerrat, e kecёrit nёpёr rripat dhe nё gjethet e nё ferrat, sa me vrap e me gaz bredhin edhe lozin shoku me shok; aty pёrhapen me nxit, aty mblidhenё prapё tok, edhe prapё tufё-tufё pёrhapen duke bredhur, duke ikur me vrap shumё, duke lojtur, duke hedhur. Nxitojn’e s’lodhenё kurrё edhe, kur i merr uria, secili futet nё tufё, suletё nё mёm’e tia. Posa gjen mёmёn e dashur edhe me vrap i hyn nё gji, rri nё gjunjё dhe zё sisёn e qumshtin e ёmbёl pi, pa e ёma me mall’ shumё, ndo dhi qoftё a ndo dele, Birr’e vetёm merr nё gji me gaz e me pёrkёdhele.

Malli i atdheut - Faik Konica

Faik Konica             Malli i atdheut - Faik Konica Kur vete njeriu i lirë e i vetëm, larg atdheut, viset e reja, ndryshimi i zakoneve, ëmbëlsira e udhëtimit e një mijë gjëra që vihen re ndër popuj të huaj, të gjitha këto ta përgëzojnë zemrën e të bëjnë jo ta harrosh Shqipërinë, po të mos vejë tek ajo aq dendur mendja. Më tutje, si ngopen sytë së pari ndryshime, gazi shuhet pak nga pak. S’di ç’të mungon, s’di ç‘të duhet. Një hije trishtimi ta mbulon fytyrën e, pikë së pari, herë-herë, pastaj më dendur e më në fund shpesh e pothuaj kurdo e kudo, kujtim i prindërve, i miqve dhe i shokëve, kujtim i dheut ku lindëm e u rritëm, ku qan foshnja e ku lozin djemtë, kujtim i atyre maleve, larg të cilave nuk rron dot mirë një shqiptar, kujtim i kombit , që, me gjithë ca të liga që ka, është kombi ynë, e më tepër kujtimi, dëshira e etja e gjuhës sonë ta shtrëngojnë e ta dërrmojnë me të vërtetë zemrën. Ah, malli i Shqipërisë, malli i atdheut të dashur, i shenjti mall e dashuri e shenjtë

Fjala - Abdylazis Islami

Fjala - Abdylazis Islami Fjala t’urren – zhgënjen T’mallkon – qorton Ajo të shkel – përkëdhel Të zhduk – të shpik Fjala është ujë që freskon Zjarr që shkrumon O, ajo është kamxhik Që stuhitë i ndërsen i mund! Fjala është e thellë sa toka E lartë – sa qielli mbi koka E hidhët – sa mëkati Që në vete ndryn Fjala të zhvesh të ngjesh Të fryn e shfryn – E bukur është kur sjell lulzim në tokë.

Koment i huaji –Sharl Bodler

I huaji -Kë do më shumë, o njeri enigmatik. më thuaj? Babanë, nënën, motrën apo vëllanë? - Nuk kam as baba, as nënë, as motër, as vëlla. - Miqtë? - Përdorni fjalë, kuptimi i së cilës më është i panjohur deri sot. - Atdheun? - Nuk di në cilën gjerësi gjeografike gjendet. - Bukurinë? - Do ta doja, po të ishte hyjneshë dhe e pavdekshme. - Arin? - E urrej, ashtu siç e urreni ju Zotin. - Atëherë, kë do, o njeri i çuditshëm? - I dua retë…… retë që udhëtojnë andej... andej... retë e mrekullueshme! Koment i huaji – Sharl Bodler Në letrën që i shkruan nënës së vet, me 3 qershor 1863, Bodleri thotë: “Kur flas për edukimin tim, për mënyrën si janë formuar idetë dhe ndjenjat e mia, dëshiroj të hetohet se ndjehem i huaj ndaj botës dhe ,riteve të saj. “Ky raport i tij ndaj botës që e rrethon e bën atë ta ndjejë aq thellë vetminë sa të ndihet i huaj e t’i dojë vetëm retë si udhëtare të palodhshme të hapësirës së qiellit. Se nga çfarë bote është i rrethuar ai, mbase më së mir

Koment për poezinë Albatrosi - Sharl Bodler

Albatrosi Albatrosi - Sharl Bodler Marinarët shpesh herë sa për shaka Gjuajnë albatrosa, këto shpezë të mëdha, Bashkudhëtarë të plogshtë që fluturojnë mbi det Mbi anijen që sipër greminave të njelmta shket. Porsa t’i vendosin në dërrasa, të mundur Këta mbretër t’kaltrisë të ngathët e t’përunjur, Të ndjellin mëshirë me ata krahë mbërthyer, Të mëdhenj e të bardhë si rrema të thyer. Ky udhëtar krahgjatë, sa i pagjalleri! I bukur ka qenë, tani gaz i botës, shëmti! Njëri ia ngacmon sqepin me çibuk , Tjetri e imiton, e përqesh, e ç’nuk! Poeti i ngjan këtij princi të reve, S’e tremb dot stuhia as qitesi i shpezëve ! Syrgjyn në tokë , në bisht t’shpotisë ngeci Krahët e tij viganë e pengojnë të eci. Koment për poezinë Albatrosi - Sharl Bodler “ Albatrosi ” është ndër poezitë më të bukura të Bodlerit , në të cilën vihet një paralele midis albatrosit siç e quan poeti , mbretit të kaltërisë apo princit të reve, dhe poetit . Del se edh

Albatrosi - Sharl Bodler

Albatrosi Albatrosi - Sharl Bodler Marinarët shpesh herë sa për shaka Gjuajnë albatrosa, këto shpezë të mëdha, Bashkudhëtarë të plogshtë që fluturojnë mbi det Mbi anijen që sipër greminave të njelmta shket. Porsa t’i vendosin në dërrasa, të mundur Këta mbretër t’kaltrisë të ngathët e t’përunjur, Të ndjellin mëshirë me ata krahë mbërthyer, Të mëdhenj e të bardhë si rrema të thyer. Ky udhëtar krahgjatë, sa i pagjalleri! I bukur ka qenë, tani gaz i botës, shëmti! Njëri ia ngacmon sqepin me çibuk , Tjetri e imiton, e përqesh, e ç’nuk! Poeti i ngjan këtij princi të reve, S’e tremb dot stuhia as qitesi i shpezëve ! Syrgjyn në tokë, në bisht t’shpotisë ngeci Krahët e tij viganë e pengojnë të eci. Postime të ngjashme : Vepra e Bodlerit -analizë letrare apo kritike letrare    Koment për poezinë Albatrosi - Sharl Bodler   Poezi-Albatrosi- analizë letrare, koment, kritikë letrare  albatrosi,albatrosi sharl bodler,Albatrosi Sharl Bo

Çka është procesverbali

                   Çka është procesverbali Procesverbali është një shkrim administrativ- zyrtar. Në të shënohen ato që thuhen në një mbledhje , që shërben si dëshmi e diskutimeve dhe e vendimeve për një çështje të caktuar. Kemi procesverbale që mbahen në mbledhje të ndryshme, procesverbale nga seanca gjyqësore etj. Procesverbalin zakonisht e mban sekretari i organizatës , por mund të caktohet edhe një individ tjetër, i cili merr pjesë në mbledhje. Në fund të mbledhjes , procesverbalin e nënshkruan sekretari i procesverbalit dhe udhëheqësi i mbledhjes . Në procesverbal shënohet koha kur mbahet mbledhja, vendi,organi që mban mbledhje, pjesëmarrësit në mbledhje, hapja e mbledhjes dhe përshëndetja e mysafirëve ( nëse ka të tillë) dhe propozimi i rendit të ditës e miratimi i tij. Më tej shënohen pjesëmarrësit në diskutime sipas radhës dhe në fund shënohet ora e mbarimit të mbledhjes.. Në të nënshkruhen sekretari i procesverbalit dhe kryesuesi i mbledhjes. Është mi

La ILAHE IL-LALL-LLAH - Nuk ka Zot tjetër përveç Allahut

La ILAHE IL-LALL-LLAH - Nuk ka Zot tjetër përveç Allahut

Djali Shqiptar - Hil Mosi

Djali Shqiptar - Hil Mosi Unë jam nji bir shqiptari e Shqipninë e due. Kujdes na la i pari m’e dashtë e m’e nderue.   Se ne atë e kemi nanë, prandaj s’do lodhem kurr’ tue thanë: Un’ jam nji bir shqiptari e Shqipninë e due.   Un’ jam nji bir iliri e i lirë un’due me mbetë; për çfardo xhevahiri Shqipnin’ s’e jap përjetë.   Un’ kombin kurr s’kam m’e mohue, gjithmonë, gjithkund ka m’u diftue: Un’ jam nji bir arbnori, shqiptar besnik i mirë.

Për Mëmëdhenë - Mihal Grameno

Për Mëmëdhenë - Mihal Grameno Për mëmëdhenë, për mëmëdhenë Vraponi burra, se s'ka me prit. Të vdesim sot me besa-besë pranë flamurit të kuq q'u ngrit.   Pranë flamurit, pranë flamurit, me shpatë zhveshur shqipëtarisht, Për dhen' e babës edhe të burrit kemi me vdekur sot burrërisht.   E Drini plak me oshëtima mbi Shqipërinë valët po dredh; Tosk' edhe Gegë, si vetëtima armikut bini se dita erdhi.   Ejani burra malit përpjetë duke u betuar vdekj' a liri. Se s'ka m'e ëmbël në këtë jetë, kur vdes shqiptari për Shqipëri!

Gjuha Shqipe - Ismail Kadare

Gjuha Shqipe - Ismail Kadare Kur në sulm hodhën turqit Hordhitë e pambaruara, Kështjellat e sintaksës S’i muar, që s’i muar.   Kur panë se gjuhës S’i hodhën dot prangat Lëshuan drejt saj Gjithfarë merimangash.   Parashtesa e pjesëza E lidhëza së prapthi, Të bukurën gjuhë Ta bënin leshharpi.   Të të bënin ty, donin, Shqipëri, memece. Po ja, erdhi Naimi, Si yll mbi ty ecte.   Dorën e zbehtë Mbi ballë ta vuri Të të hiqte zjarrllëkun Prej të sëmuri.   Dhe vdisnin pjesëzat, Thaheshin merimangat, Ndriste si perlat Poezia e madhe.

Ç’u Mbush Mali - Lasgush Poradeci

Ç’u Mbush Mali - Lasgush Poradeci Shqipëri! moj nëna ime, Më ke rritur me thërrime! Shqipëri! të qofsha falë, Të kam nënë e më ke djalë ******** Ç’u mbush mali me dëborë, Ç’u mbush deti me pamporë, Seç u mbush e shkreta Vlorë Plot me krushq e me dasmorë, S’janë Toskë e Malësorë Me flamur të kuq në dorë Si dhëndurë me kurorë. Ç’u zbardhë malet, ç’u zbardhë: Nga çdo anë seç na ardhë Shqipëtarët gunë-bardhë, Seç na ardhë palë-palë Duke rutulluar malë Kush më këmb’e kush më kalë Kush më shpejt, kush më ngadalë; Kush i lum e kush i gjorë Kanë zbritur mun në Vlorë, Mun në Vlorën e lirisë, N’atë thelb të Shqipërisë.

Mëmëdheu - Çajupi

Mëmëdheu - Çajupi Mëmëdhe quhet toka ku më ka rënë koka, ku kam dashur mëmë e atë, ku më njeh dhe guri i thatë, stërgjyshët ku kanë qenë dhe varret q'i kanë vënë, ku jam rritur me thërrime, ku kam folur gjuhën time, ku kam fis dhe ku kam farë, ku kam qeshur, ku kam qarë, ku rroj me gaz e me shpresë, ku kam dëshirë të vdes.

I dashur Atdhe -Asdreni

I dashur Atdhe - Asdreni Me vite jam larguar, i dashur Atdhe, por nuk të kam harruar, se shumë i ëmbël je. Kjo zemra më këndon për ty, o Shqipëri, por prapë më lëngon, se je në varfëri.                                                                  Të fala të dërgoj,                                                                 këndej ku jam Atdhe,                                                                 gjithnjë po të kujtoj,                                                                 se birin tënd më ke.

Sa të dua Shqipëri - Asdreni

                 Sa të dua Shqipëri - Asdreni Sa të dua, o Shqipëri, sa me mall ndiej e sa dëshirë, për ty gaz e dashuri mu në zemër më ka mbirë!   Se për mua, o Atdhe, je një lule aq e vyer, sa nuk gjendet përmbi dhe shpirtintim për të ushqyer!

Dua - Asdreni

Dua - Asdreni Mbi bar dua të prehem, të këndoj, të dëfrehem, të shoh rreth bagëtinë, kur hanë dhe pinë; të shoh fushat e blerta, bimët kur i fryen era, njërzit kur punojnë dhe çupat kur këndojnë!   Ah, dua dhe lulet, kur i shfaqin pekulet, dhe fluturat që venë, mbi to dua të jenë; bilbili t'ia thotë nën diellin e ngrohtë.   Dua dhe Shqipërinë, se atje kam shtëpinë, kur rrija nëpër ferrat edhe lozja me sheqerrat; për këtë kam dëshirë dhe s'dua më mirë, atje dua të shkoj, sa të jem e të rroj!

Himni i Flamurit-Asdreni

Himni i Flamurit-Asdreni Rreth flamurit të përbashkuar, me një dëshirë e një qëllim, të gjithë atij duk'iu betuar të lidhim besën për shpëtim. Prej lufte veç ai largohet që është lindur tradhëtor, kush është burrë, nuk frikohet, po vdes, po vdes si një dëshmor!   Në dorë armët do t'i mbajmë, të mbrojmë atdheun në çdo kënd, të drejtat tona ne si ndajmë; këtu armiqët s'kanë vend. që kombe shuhen përmbi dhe, po Shqipëria do të rrojë, për të, për të, luftojmë ne!   O flamur, flamur, shenj' e shtrenjtë tek ti betohemi këtu, pë Shqipërin, atdheun e shtrenjtë, për nder'edhe lavdimn e tu. Trim, burrë quhet dhe nderohet atdheuet kush iu bë therror. Përjetë ai do të kujtohet mbi dhe, nën dhe si një shenjtor

Ti, Shqipëri, Më Jep Nder! -Naim Frashëri

Ti, Shqipëri, Më Jep Nder! -Naim Frashëri O malet e Shqipërisë dhe ju, o lisat e gjatë, fushat e gjera me lule, që ju kam ndër mend ditë e natë.   Ju bregore bukuroshe dhe ju, lumenj të kulluar, çuka, kodra, brinja, gërxhe dhe pyje të gjelbëruar!   Do të këndoj bagëtinë që mbani ju e ushqeni, o vendëthit e bekuar, ju mendjen ma dëfreni... Ti, Shqipëri, më jep nder, më jep emrin shqiptar, zemrën ti ma gatove plot me dëshirë e me zjarr! naim frasheri vjersha, vjersha nga naim frasheri, ti shqipni me jep nder, ti shqiperi me jep nder

Shqipëri, o jetëgjatë! - Naim Frashëri

Shqipëri, o jetëgjatë! - Naim Frashëri Shqipëri, o jetëgjatë, ty të kemi mëmë e atë dhe për ty do të luftojmë gjersa të të trashëgojmë. Për ty të gjithë, ditë dhe natë, mendohemi gjerë e gjatë, ti kurrë s´prishesh, s´shkretohesh, as drobitesh, as rrëgjohesh, më ke gjithë bukuritë e tëtëra mirësitë, ke fusha me lule shumë. lumenj të mëdhenj pa gjumë, male të lart' e të veshura, buzën e detit të qeshur, Mëje dritëz në dritë me të gjitha mirësitë. ................................... Shqipëri, të qofsha falë, të kam mëmë e më ke djalë.

Gjuha Shqipe -Gjergj Fishta

Gjuha Shqipe -Gjergj Fishta Porsi kanga e zogut t'verës, qi vallzon n'blerim të prillit; porsi i ambli fllad i erës, qi lmon gjit e drandofillit; porsi vala e bregut t'detit, porsi gjáma e rrfès zhgjetare, porsi ushtima e nji tërmetit, ngjashtu á' gjuha e jonë shqyptare. Ah! po; á' e ambël fjala e saj, porsi gjumi m'nji kërthi, porsi drita plot uzdajë, porsi gazi i pamashtri; edhe ndihet tue kumbue; porsi fleta e Kerubimit, ka'i bien qiellvet tue flutrue n't'zjarrtat valle t'ameshimit. Pra, mallkue njai bir Shqyptari, qi këtë gjuhë të Perëndis', trashigim, që na la i pari, trashigim s'ia len ai fmis; edhe atij iu thaftë, po, goja, që përbuzë këtë gjuhë hyjnore; qi n'gjuhë t'huej, kur s'asht nevoja, flet e t'veten e lèn mbas dore. Në gjuhë shqype nanat tona shi prej djepit na kanë thánun, se asht një Zot, qi do ta dona; njatë, qi jetën na ka dhánun; edhe shqyp na thanë se Zoti për shqyptarë Sh

Pablo Neruda (1904 )

           Pablo Neruda (1904 )  Pablo Neruda është poet i njohur demokrat i Kilit.. Poezitë e tij të ëmbla lirike janë të mbushura me frymë sociale dhe erotike.  Ka shkruar shumë. Në vitin 1971 mori çmimin Nobël për letërsi. Mori pjesë aktive në jetën politike të Kilit në kohën e Salvador Alendes, duke qenë përfaqësues diplomatik në Paris, ku mbeti edhe pas vrasjes së Alendes në vitin 1973 nga junta ushtarake. Përmbledhjet më të njohura të poezive të tij janë: “Këngët e mbrëmjes”, Banori dhe shpresa e tij”,Gurët e Kilit”, “Unazat” etj.

Çka janë përrallat

          Çka janë përrallat  Përrallat janë llojet më të njohura të tregimeve popullore. Në to hasim personazhe dhe ngjarje të çuditshme, që flasin për vise dhe kohë fantastike.  qka eshte prralla, qka domethene prralla, cka jane perrallat, çka jane perrallat, kuptimi i perrallave, prrallat dhe kuptimi i tyre, ceshte prralla çeshte prralla

Çka është tragjedia

          Ç ka është tragjedia Tragjedia është lloj i dramës në vargje apo prozë , në formë dialogu . Termi tragjedi rrjedh nga fjala greke trakos, keci dhe ode, këngë. Personazhi kryesor në luftë për realizimin e idealeve të veta mbaron tragjikisht . Tragjedi të njohura në letërsinë botërore janë : „ Hamleti “, „ Makbethi “, të Shekspirit etj. qka eshte tragjedia, qka domethene tragjedi, cka eshte tragjedia, ceshte tragjedia, c eshte tragjedia, çka eshte tragjedia, fjala tragjedi, kuptimi i tragjedise, çfare eshte tragjedia, cka quajm tragjedi

Çka është romani

                Çka është romani Romani është një vepër e madhe tregimtare që pasqyron një proces të ndërlikuar të jetës, një sasi të madhe fenomenesh të jetës në zhvillim e sipër.  Në roman përshkruhen dhe jepen karakteristika të shumë personazheve, zhvillimi dhe përfundimi i tyre pas zgjidhjes së konfliktit. Romani - është vepër e gjatë letrare e gjinisë epike, e shkruar në prozë që pasqyron një rreth të gjerë ngjarjesh e dukurish nga jeta shoqërore. Llojet kryesore të romanit janë: aventurier, historik, shoqëror, psikologjik, humoristik, satirik, fantastik etj. Ndër romanet e para në letërsinë tonë janë: “Shkodra e rrethuar” nga N. Nikaj(1913), “Lulja e kujtimit” nga F. Postoli, “Çlirimtarët” nga Dh. Shuteriqi, “Ata nuk ishin vetëm” nga S. Spasse, “Këneta” nga F. Gjata etj. qka eshte romani,ceshte romani, cka eshte romani, cfare eshte romani, qka quajm romani, kuptimi romani, definicioni i romanit, qka domethene roman, çfare eshte romani,Çka është romani 

Mëmëdheu - Andon Zako Çajupi

 Mëmëdheu - Andon Zako Çajupi Mëmëdhe quhet toka Ku më ka rënur koka, Ku kam dashur mëm, e atë, Ku më njeh dhe gurri I thatë, Ku kam pasur shtëpinë, Ku kam njohur perëndinë Stërgjyshët ku kanë qënë, Dhe varret qi kanë vënë, Ku jam rritur me thërrime, Ku kam folur gjuhën time, Ku kam fis e ku kam farë, Ku kam qeshur, ku kam qarë Ku rroj me gazë e me shpresë, Ku kam dëshirë të vdesë.

Çka janë gamaglobulinat

       Çka janë gamaglobulinat Gamaglobulinat janë fraksione të serumit të gjakut që bartin kundërtrupëza . Përdoren në dozë të kufizuar dhe të caktuar për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse . Jepen me rrugë subkutane dhe intramuskulare e jo me rrugë intravenoze. ceshte gamaglobulina, qka eshte gamaglobulina,cka eshte gamaglobulina, qka jane gamaglobulinat, kur perdoren gamaglobulinat, perdorimi i gamaglobulinave,terminologji mjekesore,terminologjia mjekesore

Çka është serumi

                     Çka  është serumi Serumi është lëngu që mbetet nga gjaku pas ngrirjes së tij dhe nuk përmban as fibrinë as elemente korpuskulare, me përbërje biokimike, albuminë dhe gamaglobulinë në përpjestime të caktuara. Siguron imunizim të shpejtë pasiv. Mund të jetë: Heterolog- kur përfitohet nga gjaku i kafshëve. Homolog - kur përfitohet nga gjaku i njeriut. qka eshte serumi, cfare kuptimi ka serumi, ceshte serumi, serumi heterolog,serumi homolog, cka eshte serum, cka domethene serum, çka eshte fjala serum,definicioni i serumit, serumi definicion

Çka janë Vaksinat

                   Çka janë Vaksinat Vaksinat janë preparate imunobiologjike të cilat pasi futen në organizmin   e njeriut, provokojnë krijimin e imunitetit specifik aktiv. Vaksinat janë antigjene të përfituara në kushte speciale të cilat aplikohen   me qëllim të krijimit të rezistencës specifike të organizmit ndaj shkaktarëve të sëmundjeve të caktuara ngjitëse.  qka jane vaksinat, terminologji mjekesore, cka jane vaksinat, cfare jane vaksinat, qka eshte vaksina, ceshte vaksina, vaksinat, perdorimi i vaksinave

Gjuha Shqipe - Naim Frashëri

Gjuha Shqipe - Naim Frashëri Vëllezër shqiptarë, Qasuni. Më dëgjoni, Sa të mundni më parë, Gjuhën tuaj mës Pa shihni sa është e mirë! S'u vjen mall e dëshirë? Vëllezër shqiptarë, Qasuni. Më dëgjoni, Sa të mundni më parë, Gjuhën tuaj mësoni! Pa shihni sa është e mirë! S'u vjen mall e dëshirë? Gra, burra, djem e vasha, E ju pleqt e uruar, Mos rrini pa mësuar, Kjo do të na nderojë, E do të na bashkojë. Këtë gjuhë, që flasim, Këtë zë të këndojmë, Gjënë tënë të qasim. Ju shkëmbenj e ju male Ju brinja e bregore, Dhe ju lumenj ngadale, Ju fusha gjelbërore Shqip të flisni përherë Thjesht' e të papërzjerë! Edhe bilbili vetë Këtë gjuhë të ketë!

Çka është romani aventurier

          Çka është romani aventurier Romani aventuror është roman që pasqyron ngjarjet shqetësuese të jetës së pastër në natyrë.  Lindi nga elemente aventurore të romanit helen, të romanit kalorësiak , të librave popullorë të shekullit XVI dhe u paraqit në mesjetën e vonshme si kundërshti e idealizimeve të letërsisë së oborrit.  Shembuj klasik të romanit aventuror në letërsinë botërore janë romani spanjoll Lasarilo de Tormes, Don Kishoti i Servantesit, Robinson Kruso i Daniel Defos etj.

Çka është romani fantastiko – shkencor

Çka është romani fantastiko – shkencor Në këtë lloj romani gërshetohen elementet realiste me ato fantastike dhe shkencore.  Gjithashtu trillohen personazhet , ngjarjet, vendet dhe kohët kur ndodhin veprimet. Në këto romane vjen në shprehje imagjinata e shkrimtarit. romani fantastiko shkencor, roman fantastiko shkencor, qka eshte romani fantastiko shkencor

Çka është autobiografia

         Çka është autobiografia Autobiografia ose vetëjetëshkrimi është një hartim ku ndonjë njeri i përmendur përshkruan jetën e vet.  Në këto shkrime autori jep të dhëna për jetën dhe veprimtarinë e vet, tregon për historinë e jetës dhe të punës së vet.  Autobiografia mund të shërbejë si burim për jetën e një njeriu të rëndësishëm dhe jetën e shoqërisë së atëhershme.   Autobiografia artistike dallon nga ajo e thjeshtë.  Në letërsinë botërore kemi një varg autobiografish artistike, si p.sh. Fëmijëria,djalëria dhe rinia e Leon Tolstoit, autobiografiae Çarls Darvinit etj.  Autobiografi artistike në letërsinë tonë ka shkruar Jeronim de Rada. qka eshte autobiografia, cka eshte autobiografi, cka domethene autobiografia, biografia, cfare eshte autobiografia, cka eshte autobiografia

Kompozicioni i poezise lirike apo struktura e poezise lirike

Kompozicioni i poezise lirike apo struktura e poezise lirike Veprat lirike janë të ndërtuara në vargje. Në poezitë lirike nuk ka subjekt dhe personazhe, ndjenjat dhe mendimet i shfaq vetë poeti. Motivi Fjala motiv rrjedh nga fjala latine (motio, motos) që do të thotë ngacmoj, zgjoj, arsye, shkas për dika. Njësia më e vogël tematike , pjesa më e vogël e krijimit letrar, e cila nuk mund të ndahet më tej quhet motiv. Motivi është element i rëndësishëm në poezitë lirike. Sipas tij poezitë mund të jenë patriotike, erotike ( të dashurisë), sociale ( shoqërore) , peizazhiste, refleksive etj. Ritmi Fjala ritëm rrjedh nga fjala greke rhitmos që do të thotë ndryshim i njëtrajtshëm i ndonjë elementi. Në letërsi me fjalën ritëm kuptojmë ndryshimin e njëtrajtshëm të rrokjeve të theksuara dhe të patheksuara në vargjet e poezisë. Ritmi luan një rol të rëndësishëm për arritjen e muzikalitetit sa më të madh në poezi dhe bisedat e përditshme. Ritmi mund të jetë i shpejtë dhe i ng

Çka është gradacioni

Çka është gradacioni Gradacioni ose shkallëzimi (rrjedh nga fjala latine gradatio – gradualisht, shkallëzim), është një figurë e mendimit që sajohet duke i renditur dukuritë,idetë, mendimet e ndjenjat sipas rëndësisë dhe fuqisë së tyre. Gradacioni i jep fuqi dhe bukuri të madhe stilit, prandaj e gjejmë mjaft shpesh në veprat e shkrimtarëve të ndryshëm. qka eshte gradacioni,qka eshte shkallezimi,kuptimi i shkallezimit, cfare eshte shkallezimi,

Çka është poezia refleksive apo mediative

Çka është poezia refleksive apo mediative Në poezinë refleksive ( meditative) poeti i shpreh emocionet e veta në lidhje me një mendim, me një dukuri ose me një dilemë jetësore. Poeti nëpërmjet kësaj poezie, krahas emocioneve, shpreh një mendim, një përplasje rreth problemeve ekzistenciale,filozofike,jetësore etj.  Poezi të këtilla kanë shkruar poetët tanë të Rilindjes Kombëtare si: De Rada, Zef  Serembe , Naim Frashëri , Lasgush Poradeci,mandej edhe Migjeni , Dritëro Agolli , Sabri Hamiti etj. poezia refleksive,poezia mediative, qka eshte poezia refleksive, cfare eshte poezia mediative, cka eshte poezia mediative, poezi mediative, poezi refleksive

E Marta - Rrahman Dedaj

E Marta - Rrahman Dedaj E martë është Sot vijnë fshatarët e mi Dhe sjellin në treg Zemrën e vendlindjes sime.   Të martën e blertë Të martën e verdhë Të martën me shi...   Ne dalim në treg Dhe blejmë nga një pjesë të verës së pjekur Nga një pjesë të marte prej fshatarëve të mi. Kur kthehen në shtëpi Me nga një yll të ndezur në plis Janë më të pasur për një të martë E më të mëdhenj për një dashuri Që na e lanë në sofrat e qytetit të bardhë.   E marta në sytë e vashave Që blejnë në treg – Lulet e vendlindjes sime E marta e fëmijëve që blejnë Mollët e arta të gjakut tim

Një natë pa gjumë - Migjeni

Një natë pa gjumë - Migjeni Pak dritë ! Pak dritë! Pak dritë, o shok, o vëlla. të lutem pak dritë në kët natë kur shpirti vuen, kur të dhemb e s’di ç’të dhemb, e syni gjum nuk ka, urren, nuk din ç’urren, don e s’din se ç’don. Pak dritë! O burrë! O hero! Nga do që të jeshë!... burrë që shkatërron edhe që ndërton sërish! pak dritë vetëm, të lutem mëshirë të kesh se do të çmendem në këtë natë pa gjumë dhe pa pishë. Oh! Ta kishe pishën të madhe edhe të ndezun! me flakën e pishës në qiellin e kësaj nate ta shkruejshe kushtrimin... Ehu Burrë i tretun! do ta shifsha vallen tande në maje të një shpate. Por pishë nuk kam e vëtëm janë burrat, shokët... dergjem n’errësinë pa gjumë dhe pa dritë... askush s’më ndigjon, çirrem kot më kot... hesht more, hesht! Por qindro o shpirt. Gjeli këndon dhe thotë se asht afër drita gjel rren a s’rren? Cila asht fjala jote? kur ti këndon thonë se asht afër drita... por un s’besoj sonte në fjalët e ksaj bote. Hiqmuni qafet! Mendime, o ja

Qytet i lashtë - Martin Camaj

              Qytet i lashtë - Martin Camaj Aty, si tash, para se me ardhë fiset, ishe... me tambël në plasaritjen e currave e me themele një emër: Shkodra, E të thirrën qytet me kunora, e të hodhën përkrye gur e hekurat para. U zgjove e përgjakun sa herë e u kqyre në pasqyrën tande. Me atë emën u lave ndër ujna t’lumenjve dhe qëndrove me petka të reja në shkamb, e ndritun, ballë diellit mbi fusha.

Biografia e Molierit ( 1622-1673)

   Biografia e Molierit ( 1622-1673) Emri i vërtetë i Molierit është Zhan Batist Pokëlen.  Është përfaqësuesi më i rëndësishëm i klasicizmit francez.  U lind në Paris në vitin 1622.  Me një trupë teatrore shëtit tërë Francën , ku njihet me jetën e popullit dhe maniret e provincës.  Ka shkruar një numër të madh të komedive,si: “ I sëmuri imagjinar”, “ Tartufi ”, “Mizantropi”,” Koprraci ”, “ Borgjezi fisnik ” etj. emri i vertete i molierit,emri i vertete i molerit,biografia e Molierit, Biografia e Molerit

Biografia e William Shakespeare (1564-1616)

Biografia e William Shakespeare (1564-1616) U lind në vitin 1564 në qytetin evogël Stratford, në të cilin e kaloi fëmijërinë dhe rininë.  Pati mundësi të njohë mirë jetën e zakonet e krahinës angleze, të dëgjojë prej gojës së fshatarëve gojëdhënat popullore, të njohë mirë gjuhën e gjallëpopullore. Për 22 vjet veprimtari krijuese, ai i dha skenës së letërsisë 7 vepra të mrekullueshme nga ana e jetës plot gjallëri. Kulmin ekrijimtarisë së vet e arrin kur shfaqen në skenë tragjeditë madhështore të tij “ Hamleti ”, “ Makbethi ”, “Mbreti Lir” etj. VILIAM SHEKSPIRI (1564-1616),william shekspiri,biografia e william shekspirit,Bigrafia e William Shakespeare (1564-1616),jeta e shekspirit 

Çka është monodrama

Çka është monodrama Monodrama është një vepër që i takon gjinisë letrare të dramatikes.  Në këtë lloj dramatik si dramë shfaqet drama e një personazhi.  Në këto vepra dramatike zakonisht nuk ka shumë veprime.  Teksti shfaqet si monolog i shpalimit shpirtëror të personazhit.   Kjo lloj vepre dramatike është e përhapur sot në botë, si element i teatrit modern. cka eshte monodrama, cfare eshte monodrama,kuptimi i monodrames, monodrame,ceshte monodrama,c eshte monodrama

Kush e shpiku radion apo radiokomunikimin

 Kush e shpiku radion apo radiokomunikimin Nikola Tesla ishte zbuluesi i parë që dëshmoi zbatimin e përçimit të pateltë në vitin1893.  Shpikësi italian Guljelmo Markoni (Bolonjë 1874 - 1937 Romë), ishte i pari që zhvilloi një radiokomunikim funksionues. Ai dërgoi dhe kapi radiosinjalet e tij të para në Itali në vitin1895 në Pontichio.  Patentoi sistemin e ri telegrafik pa fije në Britani të Madhe.  Themeloi "Marconi's Wireless Telegraph and Signal Company" në të cilën punuan shkencëtarë të shumtë në përmirësimin e aparatit. kush e zbuloi radion, kush e zbuloi radionin, kush e zbuloj radiokomunikimin, kush e shpiki radion, kush e shpiku radionin, zbulimi i radios

Çka është elegjia

Çka është elegjia Elegji – fjalë greke: elegos, elegon – këngë me të qara.   Elegjia është një vjershë lirike me të cilën poeti shpreh pikëllimin e thellë në lidhje me një ngjarje të pikëllueshme.  Elegji të bukura në letërsinë shqiptare kemi: „O moj Shqypni“ të Vaso Pashës, „Syrgjyn vdekur“ dhe „Shpella e Dragobisë“ të Nolit, ndërsa në letërsinë botërore „Korbi“ të Alan Posë etj. ceshte elgjia, qka eshte elegjia, cfare eshte elegjia, kuptimi i elegjise, cka eshte elegjia, Çka është elegjia

Çka është soneti

            Çka është soneti Dy strofat e para të kësaj vjershe janë katërvargëshe, ndërsa dy të tjerat trevargëshe.   Kjo lloj vjershe quhet sonet ose tingëllimë. Sonete të bukura në letërsinë botërore kanë shkruar Dante Aligieri, Françesko Petrarka etj., ndërsa në letërsinë tonë kombëtare Ndre Mjeda etj. qka eshte soneti, ceshte soneti, c eshte soneti, kuptimi i sonetit, cka eshte soneti

Çka është poema

                   Çka është poema Poema është një nga llojet e gjinisë epiko-lirike tregimtare e letërsisë .   Tregimi thurret gjithmonë në vargje .  Ka një subjekt të caktuar.  Mund të tregohet edhe një ngjarje historike, por kurdoherë në vargje .  Ngjarjet dhe personazhet në poemë paraqiten në mënyrë hiperbolike dhe të idealizuar . qka eshte poema,cfare eshte poema, ceshte poema, c eshte poema,poema shqip

Vaji i bylbylit - Ndre Mjeda

Vaji i bylbylit - Ndre Mjeda Po shkrihet bora, Dimni po shkon; Bylbyl i vorfën, Pse po gjimon? Pushoi murlani Me duhi t’vet; Bylbyl i vorfën, Çou, mos rri shkret. Gjith’, fushët e malet Blerimi i mbëloi; Livadhi e pema Gjithkah lulëzoi. Ndër pyje e ograja, N’ma t’mirin vend, Me rreze dielli Po e gëzon gjithkend. E tuj gjimue Shkon rreth e rreth Nji prrue që veret Rrjedh nëpër gjeth. A çilë kafazi, Bylbyl fluturo; Ndër pyje e ograja, Bylbyl shpejto. Shih edhe analizen:  Vaji i bylbylit

NAIM FRASHËRI-DRITËRO AGOLLI

NAIM FRASHËRI-DRITËRO AGOLLI Vargjet e tua me thërrimet e dheut janë përzierë Dhe na duket sikur me qenien tonë janë shkrirë, Se i kemi thithur mes qumështit, frutave, erës Dhe në burime me ujin i kemi pirë. Çdo rrokje e varg e poemë është rritur Tok me lisat e gjatë e me barin në gurë Dhe në kurorat e pishave është ngjitur Dhe, si në pisha, s’humb blerimi kurrë. Ti, si bujk i mirë, lërove arën e fjalëve, Arën e fjalëve të stërgjyshërve mbetur djerrë, Mbuluar nga barëra të liga maleve; E lërove që djerrë mos mbetej asnjëherë... Ish punë e vështirë plugimi i asaj are. Fjalë të tjera frymën ja merrnin fjalës stërgjyshërore, Po ti gjoksin ja vure përpara Dhe rrënjët gremit të hidhur ja nxore. Dhe tek lëroje këtë arë në vapë e në shqotë, Gabove kur the se perëndia na qenka kudo: në lulet e lisat, Pse s’the që vargjet e tua do të ishin kudo: në tokën e ngrohtë Në lulet, në barin, në plisat. Vargjet e tua me thërrimet e dheut janë përzierë Dhe na duket sikur me qenien

Çka janë anekdotat

            Çka janë anekdotat Anekdotat janë përralla të ndryshme me karakter humoristik që kanë për qëllim të luftojnë të metat e njeriut dhe të shoqërisë në përgjithësisht.  Ato zakonisht janë të shkurtra.  Personazhet e anekdotave zakonisht janë njerëz përtacë, budallenj, mashtrues. qka jane anektodat,qka eshte anektoda,qka domethene anektode,qka eshte anektoda,domethenja e anektodes

Çka është subjekti i veprës letrare

Çka është subjekti i veprës letrare Një vepër letrare ka këto përbërës: subjektin, kompozicionin, gjuhën artistike dhe stilin e shkrimtarit.   Me subjekt të veprës letrare kuptohet renditja e ngjarjeve në një vepër letrare. Këto ngjarje përfshijnë marrëdhënie ndërmjet personazheve. Për të pasur subjekt një vepër letrare duhet pasur lëvizje, ngjarje dhe personazhe.   Subjekt kanë veprat epike, epiko-lirike dhe dramatike, pra veprat që shtjellojnë ngjarje.   Çdo ngjarje në qendër ka një konflikt ndërmjet personazheve.   Natyrisht që çdo konflikt ka pikën e lindjes , të zhvillimit dhe të zgjidhjes.  Sipas kësaj subjekti përbëhet prej disa elementesh të lidhura ngushtë ndërmjet tyre, si: parashtrimi, pika e lidhjes , zhvillimi, pika kulmore dhe zgjidhja.  Njohjes me personazhet i themi parashtrimi,ndërsa pikën e  lidhjes e kemi kur fillon konflikti kryesor që paraqitet në veprën letrare.   Konflikti i saposhfaqur dhe që nis e shtjellohet quhet zhvillimi.

Çka janë këngët kreshnike

        Çka janë këngët kreshnike Këngët që flasin për bëmat e kreshnikëve, quhen këngë kreshnike ( kreshnik- trim i madh).  Në qendër kanë të njëjtët personazhe, por ngjarje të ndryshme, prandaj përbëjnë cikle më vete. Këto këngë kanë elementin fantastik të rrëfimit të ngjarjeve.  Në letërsinë popullore shqiptare në mesin e këtyre këngëve dallohen : cikli i Mujit dhe Halilit ( dy vëllezër që janë heronjtë kryesorë tëkëtyre këngëve), Gjergj Elez Alia etj.  Kreshnikët janë malësorë të lirë shqiptarë, të cilët luftojnë kundër të huajve për mbrojtjen e viseve të tyre. Të huajt janë sidomos kralët e kapedanët e sllavëve të jugut ( shkjetë siç i quan populli). qka jane kenget kreshnike,qka jane kreshniket,qka eshte fjala kreshnik,kenge kreshnike,Muja dhe Halili,Gjergj Elez Alia,cfare jane kenget kreshnike çka jane kenge kreshnike

Cilat janë gjinitë letrare?

Cilat janë gjinitë letrare? Veprat letrare sipas formës së tyre ndahen në dy kategori të mëdha: në poezi dhe në prozë . Poezia ( vjersha) i përket ligjëratës së lirë dhe shkruhet në vargje, ndërsa proza i përket ligjëratës së lirë dhe shkruhet në rreshta. Në poezi zakonisht shkruhen vjershat, poemat etj.,ndërsa në prozë zakonisht shkruhen romanet , novelat studimet letrare etj. Por veprat letrare ndryshojnë edhe nga pikëpamja e përmbajtjes dhe hartimit. Që prej lindjes së veprave të shkruara letrare , janë dalluar tri ndarje të mëdha : Gjinia epike Gjinia lirike Gjinia dramatike Veprat epike janë ato vepra në të cilat shkrimtari e kallëzon, e rrëfen ngjarjen qoftë vetë, ose nëpërmjet personazheve. Këto vepra mund të jenë të shkruara në vargje ( poema,cikle këngësh , epope që mbështeten në ngjarje historike etj.), në rreshta ( romani , novela , tregimi , skica etj.). Veprat lirike janë ato vepra në të cilat shkrimtari nuk rrëfen ngjarje , por shpreh nd

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more