Qytet i lashtë - Martin Camaj
Lexo edhe:
Aty, si tash, para se me ardhë fiset, ishe...
me tambël në plasaritjen e currave
e me themele një emër: Shkodra,
E të thirrën qytet me kunora,
e të hodhën përkrye gur
e hekurat para.
U zgjove e përgjakun sa herë
e u kqyre në pasqyrën tande.
Me atë emën u lave ndër ujna
t’lumenjve dhe qëndrove me petka të reja
në shkamb,
e ndritun, ballë diellit mbi fusha.
me tambël në plasaritjen e currave
e me themele një emër: Shkodra,
E të thirrën qytet me kunora,
e të hodhën përkrye gur
e hekurat para.
U zgjove e përgjakun sa herë
e u kqyre në pasqyrën tande.
Me atë emën u lave ndër ujna
t’lumenjve dhe qëndrove me petka të reja
në shkamb,
e ndritun, ballë diellit mbi fusha.
loading...
Lexo edhe: