Çka është procesverbali
Procesverbali është një shkrim administrativ- zyrtar. Në të shënohen ato që thuhen në një mbledhje , që shërben si dëshmi e diskutimeve dhe e vendimeve për një çështje të caktuar.
Kemi procesverbale që mbahen në mbledhje të ndryshme, procesverbale nga seanca gjyqësore etj.
Procesverbalin zakonisht e mban sekretari i organizatës , por mund të caktohet edhe një
individ tjetër, i cili merr pjesë në mbledhje.
Në fund të mbledhjes , procesverbalin e nënshkruan sekretari i procesverbalit dhe udhëheqësi i mbledhjes .
Në procesverbal shënohet koha kur mbahet mbledhja, vendi,organi që mban mbledhje, pjesëmarrësit në mbledhje, hapja e mbledhjes dhe përshëndetja e mysafirëve ( nëse ka të tillë) dhe propozimi i rendit të ditës e miratimi i tij.
Më tej shënohen pjesëmarrësit në diskutime sipas radhës dhe në fund shënohet ora e mbarimit të mbledhjes..
Në të nënshkruhen sekretari i procesverbalit dhe kryesuesi i mbledhjes.
Është mirë që shënimet e procesverbalit të hidhen “në të pastër” sa më shpejt pas mbledhjes.
qka eshte procesverbali, cfare eshte procesverbali,procesverbali, cka eshte proces verbali ceshte procesverbali, c eshte procesverbali
loading...
Lexo edhe: