Skip to main content

Një natë pa gjumë - Migjeni

Një natë pa gjumë - Migjeni
Pak dritë ! Pak dritë! Pak dritë, o shok, o vëlla.
të lutem pak dritë në kët natë kur shpirti vuen,
kur të dhemb e s’di ç’të dhemb, e syni gjum nuk ka,
urren, nuk din ç’urren, don e s’din se ç’don.
Pak dritë! O burrë! O hero! Nga do që të jeshë!...
burrë që shkatërron edhe që ndërton sërish!
pak dritë vetëm, të lutem mëshirë të kesh
se do të çmendem në këtë natë pa gjumë dhe pa pishë.
Oh! Ta kishe pishën të madhe edhe të ndezun!
me flakën e pishës në qiellin e kësaj nate
ta shkruejshe kushtrimin... Ehu Burrë i tretun!
do ta shifsha vallen tande në maje të një shpate.
Por pishë nuk kam e vëtëm janë burrat, shokët...
dergjem n’errësinë pa gjumë dhe pa dritë...
askush s’më ndigjon, çirrem kot më kot...
hesht more, hesht! Por qindro o shpirt.
Gjeli këndon dhe thotë se asht afër drita
gjel rren a s’rren? Cila asht fjala jote?
kur ti këndon thonë se asht afër drita...
por un s’besoj sonte në fjalët e ksaj bote.
Hiqmuni qafet! Mendime,
o jastek ty të rroki, të përqafoj si shpëtimin,
më fal ate që due: gjumin dhe andrrimin

vjersha nga Migjeni, vjershe Migjeni, Migjeni vjersha, nje nate pa gjume Migjeni
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more