Skip to main content

Vaji i bylbylit - Ndre Mjeda


Vaji i bylbylit - Ndre Mjeda

Po shkrihet bora,
Dimni po shkon;
Bylbyl i vorfën,
Pse po gjimon?
Pushoi murlani
Me duhi t’vet;
Bylbyl i vorfën,
Çou, mos rri shkret.
Gjith’, fushët e malet
Blerimi i mbëloi;
Livadhi e pema
Gjithkah lulëzoi.
Ndër pyje e ograja,
N’ma t’mirin vend,
Me rreze dielli
Po e gëzon gjithkend.
E tuj gjimue
Shkon rreth e rreth
Nji prrue që veret
Rrjedh nëpër gjeth.
A çilë kafazi,
Bylbyl fluturo;
Ndër pyje e ograja,
Bylbyl shpejto.


Shih edhe analizen:  Vaji i bylbylit
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Vjershe per 28 nentorin nga Suhejla Topojani - Kaçanik

28 Nëntori

Shumë zemra rënkonin
Shumë lotë pikonin
Shumë fëmijë u vranë
Vetëm se ishin shqiptarë.

Tani erdhi paqja
Tani erdhi liria
Gëzohemi të gjithë
Se erdhi Pavarësia.

Mirë se erdhe Pavarësi
Mirë se erdhe 28 Nëntor
Jemi të gëzuar të gjithë
Të bashkuar e unik

Vjershe apo poezi nga Suhejla Topojani - Kaçanik


vjersha per 28 nentorin,28 nentori vjersha shqip,vjersha dhe poezi per 28 nentorin,28 nentori poezi shqip,vjersha te bukura per 28 nentorin,pavaresine e Shqiperise,shqipnise,

Pranvera në vendin tim

''Pranvera''është një stinë e bukur ku natyra fillon të ngjallet e të gjelbërohet,moti fillon të ngrohet jetë e re fillon të afrohet.

Çdo mëngjes kur zgjohem kënaqem kur shikoj rrezet e diellit që bien në dritare dhe kënaqem poashtu kur dëgjoj cicërimën e zogjve.

Kjo stinë e gëzon çdokënd me gjallërinë dhe bukurinë e saj.

Zogjtëgëzohen shumë sepse tani e kanë më të lehtë jetën,ushqimin dhe strehimin.Disa prej tyre(zogjtë shtegtarë) kthehen nga vendet e largëta si: dallëndyshja,lejleku etj.

Bariu është shumë i gëzuar sepse tani ai ka ku ti kullos bagëtinë dhe ta ruaj më lehtë atë.

Bujku fillon ta mbjellë misrin,domatet,patatet e perime dhe pemë tjera të ndryshme që janë të nevojshme për jetesën e njeriut.

Unë e dua këtë stinë sepse është tejet e bukur dhe në mua ngjall dashuri dhe lumturi shpirtërore.


Lexo edhe nje ese tjeter: Ese per pranveren


Shkruar nga stafi Rapitful.

Ndalohet rreptesisht kopjimi dhe postimi ne nje faqe tjeter


Pranvera në vendin tim .Kjo eshte nje…
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more