E Marta - Rrahman Dedaj
E martë është
Sot vijnë fshatarët e mi
Dhe sjellin në treg
Zemrën e vendlindjes sime.
Sot vijnë fshatarët e mi
Dhe sjellin në treg
Zemrën e vendlindjes sime.
Të martën e blertë
Të martën e verdhë
Të martën me shi...
Të martën e verdhë
Të martën me shi...
Ne dalim në treg
Dhe blejmë nga një pjesë të verës së pjekur
Nga një pjesë të marte prej fshatarëve të mi.
Dhe blejmë nga një pjesë të verës së pjekur
Nga një pjesë të marte prej fshatarëve të mi.
Kur kthehen në shtëpi
Me nga një yll të ndezur në plis
Janë më të pasur për një të martë
E më të mëdhenj për një dashuri
Që na e lanë në sofrat e qytetit të bardhë.
Me nga një yll të ndezur në plis
Janë më të pasur për një të martë
E më të mëdhenj për një dashuri
Që na e lanë në sofrat e qytetit të bardhë.
E marta në sytë e vashave
Që blejnë në treg –
Lulet e vendlindjes sime
E marta e fëmijëve që blejnë
Mollët e arta të gjakut tim
Që blejnë në treg –
Lulet e vendlindjes sime
E marta e fëmijëve që blejnë
Mollët e arta të gjakut tim
loading...
Lexo edhe: