Cilat janë gjinitë letrare?
Veprat letrare sipas formës së tyre ndahen në dy kategori të mëdha: në poezi dhe në
prozë.
Poezia ( vjersha) i përket ligjëratës së lirë dhe shkruhet në vargje, ndërsa proza i përket
ligjëratës së lirë dhe shkruhet në rreshta.
Në poezi zakonisht shkruhen vjershat, poemat etj.,ndërsa në prozë zakonisht shkruhen romanet, novelat studimet letrare etj.
Por veprat letrare ndryshojnë edhe nga pikëpamja e përmbajtjes dhe hartimit.
Që prej lindjes së veprave të shkruara letrare , janë dalluar tri ndarje të mëdha :
Gjinia epike
Gjinia lirike
Gjinia dramatike
Veprat epike janë ato vepra në të cilat shkrimtari e kallëzon, e rrëfen ngjarjen qoftë vetë, ose nëpërmjet personazheve. Këto vepra mund të jenë të shkruara në vargje ( poema,cikle këngësh , epope që mbështeten në ngjarje historike etj.), në rreshta ( romani, novela, tregimi,skica etj.).
Veprat lirike janë ato vepra në të cilat shkrimtari nuk rrëfen ngjarje , por shpreh ndjenjat
dhe mendimet e tij të brendshme. Krijimet lirike kryesisht janë në vargje: poezitë ( vjershat,
poemat e shkurtra që nuk rrëfejnë ngjarje, prozat poetike ku shkrimtari ndjenjat i shpreh në
rreshta e jo në vargje.
Veprat dramatike janë ato krijime në të cilat autori bëhet i padukshëm, ndërsa flasin vetëm personazhet vepruese. Këto vepra shkruhen që të vihen në skenë dhe të interpretohen nga aktorët. Këto vepra mund të jenë në vargje: poema dramatike ( tragjedia, komedia; dhe në prozë : drama , tragjedia dhe komedia.
Llojet epiko-lirike përbëjnë një nënndarje më vete. në këto krijime autori përveçse rrëfen, shpreh edhe ndjenjat dhe mendimet e tij. Vepra të këtij lloji mund të jenë: poemat që qëndrojnë midis epit dhe poezisë, baladat që marrin temën nga jeta morale dhe shoqërore, fabulat që nëpërmjet figurave të kafshëve trajtojnë marrëdhënie njerëzore.
Gjinitë letrare,gjinia letrare,qka eshte proza,qka eshte poezia,cilat jane gjinite letrare,gjinia epike,gjinia lirike,gjinia dramatike,letersi dhe gjuhe shqipe
loading...
Lexo edhe: