1. Gjini e letërsisë artistike, në të cilën mendimet e ndjenjat shprehen në vargje; krijimtari letrare sipas kërkesave të kësaj gjinie; tërësia e veprave të kësaj gjinie. Poezi epike (lirike, humoristike, politike, qytetare). Poezia popullore. Poezi gojore. Poezia antike. Poezia dhe proza. Arti i poezisë. Merret me poezi.
2. Vjershë. Poezi e bukur (e gjatë). Poezitë e shkrimtarëve të Rilindjes. Recitoi një poezi. Bën (shkruan) poezi.
3. Ndjenjë e ngrohtë, frymë lirike, lirizëm. Në vepër ka poezi.
4. fig. Diçka e bukur e fisnike, që ndikon thellë në mendjen, në zemrën e në ndjenjat dhe që të frymëzon e të rrëmben; frymëzim. Poezia e punës ndërtimtare. Poezia e jetës sonë të re.Cka,qka,ceshte,cfare,qeshte,çka,çfarë,domethene,dmth, kuptojm,shqip,eshte,quajme,kuptimi i fjales, domethnja e fjales,jane,poezite,poezia,poezi,
loading...
Lexo edhe: