Marinarët shpesh herë sa për shaka
Gjuajnë albatrosa, këto shpezë të mëdha,
Bashkudhëtarë të plogshtë që fluturojnë mbi det
Mbi anijen që sipër greminave të njelmta shket.
Gjuajnë albatrosa, këto shpezë të mëdha,
Bashkudhëtarë të plogshtë që fluturojnë mbi det
Mbi anijen që sipër greminave të njelmta shket.
Porsa t’i vendosin në dërrasa, të mundur
Këta mbretër t’kaltrisë të ngathët e t’përunjur,
Të ndjellin mëshirë me ata krahë mbërthyer,
Të mëdhenj e të bardhë si rrema të thyer.
Këta mbretër t’kaltrisë të ngathët e t’përunjur,
Të ndjellin mëshirë me ata krahë mbërthyer,
Të mëdhenj e të bardhë si rrema të thyer.
Ky udhëtar krahgjatë, sa i pagjalleri!
I bukur ka qenë, tani gaz i botës, shëmti!
Njëri ia ngacmon sqepin me çibuk,
Tjetri e imiton, e përqesh, e ç’nuk!
I bukur ka qenë, tani gaz i botës, shëmti!
Njëri ia ngacmon sqepin me çibuk,
Tjetri e imiton, e përqesh, e ç’nuk!
Poeti i ngjan këtij princi të reve,
S’e tremb dot stuhia as qitesi i shpezëve!
Syrgjyn në tokë, në bisht t’shpotisë ngeci
Krahët e tij viganë e pengojnë të eci.
S’e tremb dot stuhia as qitesi i shpezëve!
Syrgjyn në tokë, në bisht t’shpotisë ngeci
Krahët e tij viganë e pengojnë të eci.
Koment për poezinë Albatrosi - Sharl Bodler
“Albatrosi” është ndër poezitë më të bukura të Bodlerit, në të cilën vihet një paralele midis albatrosit siç e quan poeti, mbretit të kaltërisë apo princit të reve, dhe poetit.
Del se edhe poeti, si i veçantë që është për shkak të dhuntisë që ka ta shohë dhe ta kuptoj botën më ndryshe nga të tjerët, ka ngjashmëri me këtë shpend të bukur, të cilin marinarët shpeshherë e gjuajnë si për shaka derisa i plogësht fluturon mbi det, mbi anijen që shket greminave të njelmëta.
Bukuria dhe padjallezia e albatrosit nuk i pengojnë njerëzit ta përulin atë deri në masën sa të luajnë me të si me një leckë, duke ia ngacmuar sqepin me çibuk, duke e imituar dhe perqeshur.
Albatrosi këtu simbolizon vetë poetin, ndjenjat, ndjesitë dhe krijimet e të cilit shpesh nuk kuptohen sa duhet nga të tjerët. Madje, ndonjëherë pikërisht edhe për shkak të këtij moskuptimi ata edhe e shpotitin atë.
Nisur nga biografia e Bodlerit, duket sikur ai me albatrosin simbolizon vetveten në raport me njerëzit e rrethit të tij.
Nëse doni akoma më shumë rreth komentimit të kësaj poezie kliko mbi titullin e mëposhtëm:
Albatrosi
Postime të ngjashme:
Nëse doni akoma më shumë rreth komentimit të kësaj poezie kliko mbi titullin e mëposhtëm:
Albatrosi
Postime të ngjashme:
Poezi-Albatrosi- analizë letrare, koment, kritikë letrare
Albatrosi - Sharl Bodler
koment per poezine albatrosi,komente per poezi, analiza per poezi, koment per poezi albatrosi sharl bodler, Sharl Bodler koment albatrosi,komente poezisht, albatrosi koment,
loading...
Lexo edhe: