Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Biografia

Muhamed Kyçyku-Biografia dhe krijimtaria letrare

Lindi:1782, Konispol, Gjirokastër .   Familja: mbeti herët pa baba u rrit nga ungji i tij.   Shkollimi: medresen në Konispol, në Kairo studioi.   Aktivitetet: hoxhë dhe muderriz në Konispol, merret me krijimtari përkthyese, përpilues tekstesh dhe krijues origjinal.   Vdiq:1844, Konispol.   KRIJIMTARIA LETRARE E MUHAMED KYÇYKUT   Shkroi vepra me tematik fetare dhe jo fetare.   Fetare:   -Kaside byrda (përkthyer nga arabishtja) -Mevlud (origjinale).   Jofetare:   Poezitë: - Gurbetlinjtë - Bekriu - Zaptimi i Misolongut   Poema: - Erveheja, 1818-1820 - Jusufi e Zylejhaja. Muhamed Kyçyku Biografia dhe krijimtaria letrare,Jeta dhe veprat Muhamed Kyçyku,Muhamed Kyçyku krijimtaria letrare,cilat jane veprat e Muhamed Kyçykut,Muhamed Kyçyku veprat

HASAN ZYKO KAMBERI- Biografia dhe krijimtaria letrare

Lindi:1743, Starje të Kolonjës.   Shkollimi:medresen në lindje.   Aktivitetet: 1789 mercenari Ali Pashë Tepelenës në luftën e Smederevës.   Vdiq:mendohet për vitin 1810    Krijimtaria letrare Sipas temave ndahahet në temë : fetare dhe jofetare (laike).   Temë fetare:   1. “ilahi”, 1749 2. përmbledhje poezish “Mexhnua”, “ Mevludi” etj.   Temë jofetare:   Poezitë: Paraja, Bahti im, Trahani, Lufta Mbretërore (Seferi humajun), Gratë e va,  Gjerdeku i vashës, Munafiku, Ty bota ta kanë zili dhe Vasijetname. Hasan Zyko Kamberi,Hasan Zyko KAMBERI BIOGRAFIA,Krijimtari letrare Hasan Zyko Kamberi,veprat Hasan Zyko Kamberi

Frank Bardhi-Biografia dhe veprat

Lindi:1606, Kallmet të Zadrimës,   Familja: e shquar e Bardhajve,   Shkollimi: mësimet e para në familje, 1628 në Loreto, 1633 në kolegjin e propagandës Fide të Romës. 1635 kreu studimet.   Aktivitetet:   1636 ipeshkv në Sapë e Sardë,   1642 kërkoi të mbahet gjyq për vrasjen e Budit, u dëshpërua nga vendimi I gjyqit.   Është shkenctari i mirëfilltë i shek. VII.   Vdiq:1643.  Krijimtari letrare: 1. Dictionarium latino-epiroticum (fjalor latinisht-shqip), Romë 1635;   2. Gjergj Kastrioti Venedik 1636 Frank Bardhi Biografia,biografia e Frank bardhit,veprat e Frank Bardhit

Gjon Buzuku - Biografia dhe veprat

Lindi : nuk dimë asgjë, për vendlindjen, sipas Norbert Jokli (austriak) dhe Marko La Piana (arbëresh) thuhet se është nga pjesa verilindore; ndërsa sipas Justin Rrotës dhe Eqrem Qabej është nga pjesa veriperëndimore.   Aktivitetet: meshtar i një kishe. E shkroi vetëm veprën Meshari dhe nuk është një vepër origjinale por e përkthyer.

Biografia e humanistit Marin Barleti

Lindi: (1460-1463), Shkodër ( sipas dok. në noterin e Padovës, dhe nga një testament I vitit 1501).   Shkollimi: mësimet e para nga ndonjë qendër humaniste, të mesmet në Venedik.   Aktivitetet: meshtar në Shkodër. Marin Barleti biografia,biografi Marin Barleti,MARIN BARLETI

Silvia Vecchini - Biografia

Silvia Vecchini ka lindur në vitin 1975 në Peruxhia të Italisë dhe është diplomuar për letërsi.  Ajo ka studiuar edhe në Institutin Teologjik të Assisit, e ndërkohë shkruan libra për fëmijë, tekste shkollore dhe harton materiale didaktike.  Bashkë me burrin e saj, Antonio Vecchini, ajo ka një aktivitet editorial për fëmijë dhe adoleshentë, si autore dhe si ilustruese njëkohësisht.

Adelina Mamaqi- Biografia dhe Veprat

Adelina Mamaqi ka lindur në vitin 1939 në Tiranë.  Ajo ka kryer shkollën e mesme pedagogjike, Universitetin e Tiranës në degën Gjuhë-Letërsi shqipe.  Punoi në Shtëpinë Botuese “Naim Frashëri”, në redaksinë për fëmijë.  Më vonë kaloi redaktore në revistën “Nëntori”.  Për 20 vjet punoi në revistën “Fatosi”, “Pionieri”.  Vepra e parë e saj titullohet “Ëndrra vashërie”. Në vitin 1963 botoi “Bubi i vogël”.  Ajo ka botuar edhe mjaft poezi, tregime, fabula, përralla, ndër të cilat përmendim: “Orizi i milingonave” (poemë) “Bregu i kaltër” (vjersha), “Goni trazovaçi” (poemë), “Fishekzjarrët” (vjersha), “Klloçka dhe kotelet” (poemë), Si thoni ju? (vjersha humoristike), “Kaltëroshi tekanjozi” (poemë) etj. Postime të ngjashme: Milingona -vjershë nga Adelina Mamaqi Çerdhen do ta ruaj - vjershë nga Adelina Mamaqi Mësuesja - vjershë nga Adelina Mamaqi   Adelina Mamaqi veprat,Veprat e Adelina Mamaqi,Adelina Mamaqi jeta dhe biografia,Biografia Adelina Mamaqi,

Dritëro Agolli(1931- ) Biografia dhe Veprat

Dritëro Agolli lindi në Menkulas të Devollit.  Pasi mori mësimet e para në vendlindje, vazhdoi gjìmnazin e Gjirokastrës, ndërsa studimet e larta për Letërsi i mbaroi në Petërburg të Rusisë.  Për shumë vjet ka qenë kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë.  Krijimtaria e tij letrare është mjaft e pasur në gjini e lloje të ndryshme: poezi, poema, tregime, novela, romane, drama, skenarë filmash etj.  Është fitues i disa çmimeve dhe i nderimeve të tjera.  Disa prej veprave më të rëndësishme të tij janë përkthyer në Perëndim e në Lindje.  Dritëro Agolli hyri që në fillim në letërsinë shqiptare si një protagonist i saj, duke i ndryshuar përmasën e së ardhmes.  Në veprën e Agollit e pa veten si protagonist bujku dhe bariu; fshatari dhe studenti; malësori dhe fusharaku.  Agolli i bë poeti i tokës dhe i dashurisë për të; shkrimtari i filozofisë dhe i dhimbjes njerëzore. Ku lindi Dritero Agolli,Dritero Agolli,Dritero Agolli lindja,Dritero Agolli veprat,Dritero Ago

Gaqo Bushaka(1943- ) Biografia dhe Veprat

Gaqo Bushaka lindi në Gjirokastër më 1943.  U diplomua në degën Gjuhë dhe Letërsi Shqipe, në Universitetin e Tiranës.  Gaqo Bushaka shkroi kryesisht prozë për fëmijë, si: tregime , novela e romane , si dhe krijime për të rritur. Tregimin e parë Gaqo Bushaka e botoi më 1963.  Disa nga veprat e tij letrare janë:  ”Te stani në mal” (1967), “Karroca gazmore” (1969), “Një natë vjeshte” (1972), “Në ishullin e dallëndysheve” (1973), “Ariu artist” (1973), “Gladiatori dhe tigri” (1975), “Arushi që kërkonte babanë” (1975), “Guna e zezë” (1976),  “Tregime të zgjedhura për fëmijë” (1976),  “Çufoja dhe Bubi kaçurrel” (1978, 1979), “Përralla të zgjedhura” (1979), “Dëshira e Anilës” (1979), “Djaloshi nga Dyrrahu” (1979), “Kalorësit me pishtarë” (1980), “Ngjarje në Tiranë” (1981),  “Përralla për vogëlushë dhe gjyshër” (1984), “Çufoja në shtëpinë e çudirave” (1985), “Aventurat e Çufos” (1987), “Le ta quajmë Artur” (1989), “Përralla” (1989),  “Një djalë i

Marin Beçikemi (1468 - 1526)-Biografia

Humanist shqiptar i shek. XV - XVI, historian dhe pedagog shqiptar i mbiquajtur “Shkodrani”.   Mërgoi nga Shkodra, vendlindja e tij pasi turqit pushtuan qytetin dhe fillimisht u vendos në Ulqin e më vonë u shpërngul në Breshia të Italisë ku vazhdoi studimet.  Suksesi që pati në studimet dhe kultura e gjerë që e fitoi, tërhoqën vëmendjen e Raguzës, e cila e ftoi për të drejtuar aty “Shkollën Letrare” me cilësinë e rektorit, post të cilin e ushtroi në dy periudha.   Beçikemi shërbeu si mësues edhe në Breshia, edhe në Shkollën Shqiptare të Venedikut.   Më 1519 - 1526, ai u emërua pedagog në Universitetin e Padovës, në Itali.  Botimet e bëra prej tij dhe leksionet e mbajtura në katedër e bënë të njohur ndër përfaqësuesit e Rilindjes Evropiane.  Në qendër të veprave të tij qëndrojnë kryesisht individët, që përfaqësohen nga bashkatdhetarët e tij, të cilët përshkruhen me patos për burrërinë, guximin, vetëmohimin e tyre që treguan për mbrojtjen e lirisë. ku lindi Ma

Petro Marko (1913-1989) Biografia dhe veprat

PETRO MARKO Lindi në fshatin Dhërmi, në nëntor të vitit 1913 dhe vdiq në tetor të vitit 1989.  Që kur ishte nxënës i shkollës tregtare në Vlorë (të cilën e kreu në vitin 1932), filloi të shkruajë poezi dhe proza të shkurtra.  Deri në vitin 1936, ai punoi në Tiranë si gazetar dhe, po atë vit, në moshën 23-vjeçare, u nis vullnetar në Luftën e Spanjës, si luftëtar në brigadat internacionale.  Faqet më të fuqishme të prozës së Petro Markos, reflektojnë triumfin e dashurisë dhe të humanizmit njerëzor.  Nuk ka shembull në letërsinë shqiptare, ku të jetë gërshetuar dhe njehsuar aq shumë mes vetes njeriu dhe krijuesi - Petro Marko njeri dhe Petro Marko shkrimtar.  Presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, në vitin 2003, e dekoroi Petro Markon me urdhrin: “Nderi i Kombit”. “ Hasta la vista ” (1958), “Qyteti i fundit” (1960), “Një emër në katër rrugë”, “Nata e Ustikës” (1989), “Shpella e piratëve” etj.

Bedri Dedja(1930-2004)-Biografia dhe veprat

Bedri Dedja lindi në Korçë, në vitin 1930 dhe vdiq në Tiranë në vitin 2004.  Ai studioi në Moskë, ku më 1953, mori diplomën e arsimit të lartë në dy degë paralele: të psikologjisë dhe të pedagogjisë, si dhe të letërsisë për fëmijë.  Ka punuar dyzet vjet si pedagog i psikologjisë në shkollat e larta.   Për punën e tij shkencore i është dhënë titulli “Profesor” dhe “Anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Shqipërisë”. Krijimtaria e tij për fëmijë është shumë e pasur.  Disa nga veprat e tij janë: “Kalamajtë e pallatit tim” (roman në dy vëllime), “Artan Burizani dhe çeta e tij” (poema), “Gjashtë poema për kallaj”, “Beni shkon në malësi me familje e shtëpi”,përmbledhjet poetike “Garda partizane”, “Poezi të zgjedhura për fëmijë”, “Republika e 1100 çudirave”, “Përralla zvicerane” etj. Bedri Dedja ku lindi,kur lindi Bedri Dedja,Jeta Bedri Dedja,Bedri Dedja Veprat,kur vdiq Bedri Dedja,ku vdiq Bedri Dedja

Naim Frashëri (1846 – 1900)- Biografia dhe Veprat

Naim Frashëri lindi më 25 maj të vitit 1846 në Frashër të Përmetit dhe vdiq më 20 tetor 1900 në Stamboll.  Eshtrat e tij janë sjellë në Shqipëri.  Ai konsiderohet si një nga poetët më të mëdhenj të Rilindjes sonë Kombëtare.  Ai mbetet mendimtar dhe veprimtar i shquar i arsimit dhe i kulturës shqiptare.  Nën ndikimin e ngjarjeve historike, sidomos të Lidhjes së Prizrenit, Naimi, braktisi vjershërimin persisht dhe iu kushtua letërsisë shqiptare.  Më 1886, Naim Frashëri botoi poemën e tij të famshme “Bagëti e Bujqësi”.  Më 1898 del në dritë poema e madhe epike “Historia e Skënderbeut” dhe poema fetare “Qerbelaja”.  Poema “Historia e Skënderbeut” ishte një kurorëzim i veprës së tij, ishte “testamenti i tij politik e poetik”. Me grishje të hapëta për çlirim nga Turqia, kjo poemë u shkrua sipas traditës së madhe barletiane.  Naimi u shqua edhe për poezinë meditative, nisi në shqipet poezinë filozofike (vjersha “Perëndia” 1890).  Ai shkroi dhe proza për të vegjlit dhe bëri disa përs

Ferit Lamaj(1955-jeton)- Biografia dhe Veprat

Ferit Lamaj u lind në Korçë, më 6 janar 1955.  Kreu studimet e larta për gjuhë-letërsi shqipenë Tiranë.  Lamaj është një nga fabulistët më të mirë shqiptarë.   Ka publikuar gjithsej 60 libra, në faqet e të cilëve renditen mbi 2 500 fabula. Disa nga titujt e librave janë: “Në verë dhe në dimër”; “Në kopshtin zoologjik”; “Tosi me fustan”; “Kush e hëngri mjaltin?”; “Gjelkokoshi zgjon derrkucin”; “Bilbili dhe gjinkalla”; “201 fabula”;“Dhelpra doganiere”; “Dhelpra e Trojës”; “Kafshët flasin”; “Bubi, beci dhe kaleci”; “1111 fabula”; “Papagalli pinguin”; “Një deve pranë Eifelit”; “Derri me tri këmbë”; “Gërvisht e gërvisht”; “Mikrofabula”; “Lakuriqi lakuriq”; “Miss Dhia”; “Mbreti xhuxh”; “Gici dhe polici” etj. Ferit Lamaj biografia,Biografia Ferit Lamaj,Veprat Ferit Lamaj,Ferit Lamaj jeta dhe veprat,biografi Ferit Lamaj

Astrid Lindgren (1907-2002)-Biografia dhe veprat

Astrid Lindgren është shkrimtare suedeze, e cila u lind më 14 nëntor 1907 dhe vdiq më 28 janar 2002.  Ajo është e njohur si autore e librave për fëmijë.  Pjesa më e madhe e veprave të saj, janë botuar në më shumë se 100 vende të botës. Ndërmjet të tjerave, ajo është dhe autore e librit me aventura “Pipi Çorapegjata”, i përkthyer edhe në gjuhën zulu dhe atë arabe. Biografia Astrid Lindgren, jeta dhe veprat Astrid Lindgren,kush e shkroi vepren Pipi Çorapegjata,pipi qorapgjata,kush e shkroi Pipi Çorapegjata

Dionis Bubani (1926-2006)- Biografia

Dionis Bubani lindi në Bukuresht të Rumanisë, më 18 shtator 1926.  Shkollimin fillor dhe të mesëm e kreu po në Bukuresht. Ishte djali i Gjergj Bubanit, përkthyes, editor e publicist.  Kur familja e tij u kthye në Shqipëri, Dionisi punoi në një punëtori biçikletash, shiti cigare rrugëve e nëpër kafene, por punoi edhe si kartelist, madje edhe si daktilograf në Ministrinë e Jashtme.   Meqë ishte djali i publicistit, ai filloi të merret edhe me shkrime. Në fillim, punimet e veta i botoi në “Letrari i ri” dhe “Rinia”, ndërsa në vitin 1846 filloi të bashkëpunonte me revistën humoristike “Hosteni”, redaktor i së cilës u bë më vonë.  Më voni ai studio filologji.  Gjatë punës së tij krijuese, Dionis Bubani u mor me publicistikë, satirë, humor dhe letërsi për fëmijë e për të rritur, përkthime dhe me shkrimin e komedive.  Vdiq në Tiranë, më 10 shkurt 2006. ku lindi Dionis Bubani,Dionis Bubani biografia,biografia Dionis Bubani,kur vdiq Dionis Bubani,Jeta dhe Veprat Dionis Bubani

Xhevahir Spahiu(1945 - jeton)- Biografia, Veprat dhe Çmimet

Xhevahir Spahiu lindi më 1 mars të vitit 1945 në Malind të Skraparit.  Ai studioi në fakultetin Histori - Filologji, dega Gjuhë-Letërsi shqipe.  Që nga viti 1968 ka punuar si gazetar në gazetën “Zëri i Popullit”, redaktor në revistën “Nëndori”, mësues dhe libretist në Teatrin e Operës dhe Baletit në Tiranë.  Është i nderuar me çmimin “Migjeni” dhe është fitues i çmimit të parë në konkursin e 45-vjetorit të Çlirimit të Atdheut.  Disa nga titujt e veprave të tij janë: “Mëngjes sirenash”, Dyer dhe zemra të Hapura”, Agime shqiptare” “Zambakët e Mamicës”, “Nesër jam aty”, “Poezia Shqipe”, “Kohë e Krisur” etj. Xhevahir Spahiu,biografia Xhevahir Spahiu,Veprat Xhevahir Spahiu,ku lindi Xhevahir Spahiu, kur lindi Xhevahir Spahiu,Xhevahir Spahiu veprat,Veprat  Xhevahir Spahiu, Biografia e Xhevahir Spahiut

La Fonten(1621-1695)-Biografia dhe veprat

La Fonten lindi në Shato Thjierri, më 8 korrik 1621 dhe vdiq në Paris më 13 prill 1695. Ai është një shkrimtar dhe poet francez, autor i shumë fabulave të famshme me përmbajtje moraliste.  Fabulat e tij, të mbushura me kafshë që flasin - por të pasura me qëndrime kritike dhe ironike ndaj pushtetit të asaj kohe, në të njëjtën kohë të karakterizuara nga një stil i hollë e i thjeshtë - konsiderohen si kryevepra të letërsisë franceze.  Por, megjithësekishte një shpirt të pavarur, La Fonten e kaloi pothuaj gjithë jetën e tij nën mbrojtjen e fisnikëve të kohës. la fonten biografia, Biografia e La Fonten, Ku lindi La Fonten, Kur lindi La Fonten,Kur vdiq La Fonten,Ku vdiq La Fonten, La Fonten Fabula, jeta dhe veprat La Fonten, La Fonten jeta dhe veprat, veprat e La Fonten, Fabulat e La Fonten,La Fonten Biografia

Odhise Grillo (1932 -2003)- Biografia dhe veprat

Odhise Grillo lindi në vitin 1932 në Vuno të Himarës dhe vdiq në Tiranë më 24 shtator të vitit 2003.  Ai është një shkrimtar i njohur, i cili dha një kontribut jashtëzakonisht të madh për letërsinë shqiptare, sidomos për letërsinë për fëmijë.  Ai kreu studimet për gjuhë dhe letërsi shqipe në Universitetin e Tiranës, në vitin 1962.  “Shtatë Ngjyrat”, “Ai që mundi perandorin”, “Balada e burrave të Vunoit”, “Balada e Lirisë”, “Zërat e Fëmijërisë”, janë disa nga titujt e veprave të tij. Biografia e Odhise Grillos, Odhise Grillo biografia,veprat e Odhise Grillos, Odhise Grillo veprat, cilat jane veprat e Odhise Grillo, Ku lindi Odhise Grillo,Ku vdiq Odhise Grillo, jeta dhe vepra e Odhise Grillos

Jakov Xoxa (1923-1979) Biografia dhe veprat

Jakov Xoxa në letërsinë shqipe është i njohur si romansier, novelist e tregimtar. Lindi në Fier ku e mbaroi shkollën fillore, ndërsa të mesmen e kreu në Korçë.  Pasi përfundoi studimet e larta për letërsi, një kohë punoi si gazetar dhe më vonë si profesor i letërsisë në shkollën e lartë. Nga viti 1965 Jakov Xoxa kryesisht filloi të merret me krijimtari letrare, ku në fillim shkroi skica, reportazhe dhe tregime. Tregimet e Jakov Xoxës janë përmbledhur në "Novela" I dhe II. Në letërsinë shqipe Jakov Xoxa u bë i njohur me romanet " Lumi i vdekur ", " Juga e bardhë " dhe "Lulja e kripës".  Është marrë me stilistikë dhe teori të letërsisë.  biografia veprat, jeta e jakov xoxex, Jakov Xoxa Biografia, Jakov Xoxa veprat, veprat e Jakov Xoxes , 

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more