Dritëro Agolli lindi në Menkulas të Devollit.
Pasi mori mësimet e para në vendlindje, vazhdoi gjìmnazin e Gjirokastrës, ndërsa studimet e larta për Letërsi i mbaroi në Petërburg të Rusisë.
Për shumë vjet ka qenë kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë.
Krijimtaria e tij letrare është mjaft e pasur në gjini e lloje të ndryshme: poezi, poema, tregime, novela, romane, drama, skenarë filmash etj.
Është fitues i disa çmimeve dhe i nderimeve të tjera.
Disa prej veprave më të rëndësishme të tij janë përkthyer në Perëndim e në Lindje.
Dritëro Agolli hyri që në fillim në letërsinë shqiptare si një protagonist i saj, duke i ndryshuar përmasën e së ardhmes.
Në veprën e Agollit e pa veten si protagonist bujku dhe bariu; fshatari dhe studenti; malësori dhe fusharaku.
Agolli i bë poeti i tokës dhe i dashurisë për të; shkrimtari i filozofisë dhe i dhimbjes njerëzore.
Ku lindi Dritero Agolli,Dritero Agolli,Dritero Agolli lindja,Dritero Agolli veprat,Dritero Agolli Biografia
loading...
Lexo edhe: