Skip to main content

Posts

Ç'është Radiodrama?

Ç'është Radiodrama Radiodrama është një lloj drame që e cila nuk shfaqet në skenë , por interpretohet nga aktorët . Ajo incizohet në shirit magnetofoni dhe transmetohet nëpërmjet valëve të radios, por jo para publikut. Ka një strukturë më të thjeshtë se drama dhe shumë elemente skenike plotësohen me efekte të ndryshme muzikore e tingullore. Ç'është Radiodrama, qka eshte radiodrama, radiodrame

Sami Frashëri-(1850-1904) - Biografia

Sami Frashëri-(1850-1904) Sami Frashëri lindi në Frashër ku i mori edhe mësimet e para.  Gjimnazin Samiu e kreu në Janinë bashkë me Naim Frashërin .  Samiu njihte shumë gjuhë si ato klasike, lindore dhe ato perëndimore.  Punën dhe veprimtarinë e tij si shkrimtar, shkencëtar e publicist e vazhdoi në Stamboll.   Samiu ka botuar shumë vepra në gjuhën shqipe dhe në gjuhën turke.  Në gjuhën shqipe na la disa vepra me karakter arsimor dhe pedagogjik si “Abetarja e shkronjëtorja” (gramatikë), dramën “Besa”, “ Shqipëria ç’ka qënë,ç’është dhe ç’do të bëhetë ” etj. Sami Frasheri biografia, jeta dhe vepra, veprat e sami frasherit, sami frasheri ku lindi

Ç'është Tregimi?

Tregimi është një vepër e vogël artistike, që merret zakonisht me një ngjarje të veçantë të jetës së njeriut pa treguar hollësi se ç’kishte ngjarë më parë ose çdo të ngjajë pas asaj ngjarjeje. Zakonisht te tregimi numri i personazheve është shumë i kufizuar. qka eshte tregimi, cka eshte tregimi, cka jane tregimet, tregimi definicioni, tregimet definicioni

Ç'është poezia patriotike?

Ç'është poezia patriotike Vjershat në të cilat shprehet ndjenja e dashurisë ndaj vendlindjes dhe lirisë së atdheut,quhen poezi patriotike . Vjersha “Vrull” është po ashtu një lloj i poezisë lirike që ngjall ndjenja dhe emocione për atdheun . Poezi me përmbajtje patriotike kanë shkruar, veçanërisht rilindësit tanë si: Naimi, Çajupi, Ndre Mjeda, Asdreni etj. qka eshte poezia patriotike, cka eshte poezia patriotike, cfare eshte poezia patriotike

Zef Serembe (1843-1901) - Biografia

Zef  Serembe (1843-1901) Zef Serembe është poet i shquar arbëresh, i cili i këndoi me afsh e vrull dashurisë së vashës dhe dashurisë së atdheut.  Zef Serembe lindi në fshatin Strigari (San Kozmo Albaneze) të Kalabrisë. Zef Serembe ka shkruar vjersha, poema dhe drama. Njihet vetëm një pjesë e veprimtarisë së tij letrare, e cila u botua nga i nipi Kozmo Serembe . Botoi librin “Poezi italisht e këngë origjinale të përkthyera nga shqipja”.  Zef Serembe i këndon të kaluarës së lavdishme, shpreh mallin dhe dashurinë për atdheun e lirë, jep kushtrimin për çlirimin kombëtar nga sundimi osman.  Me entuziazëm u këndon edhe lëvizjeve çlirimtare të popujve të tjerë. Mbi të gjitha i këndoi dashurisë për vajzën e fshatit të cilën e dashuroi me thellësitë e zemrës.

Luan Starova - Biografia

Luan Starova Luan Starova lindi më 1941 në Pogradec, Republika e Shqipërisë. Gjimnazin dhe Fakultetin Filologjik - Gjuhën frënge i kreu në Shkup. Ka qenë ambasador në dy mandate në Tunis dhe Paris. Tani është profesor ordinar i historisë së letërsisë frënge në Fakultetin Filologjik të Shkupit. Luan Sarova ka shkruar tregime, ese, romane, etj. Ai është marrë edhe me publicistikë. Veprat më të rëndësishme të tij janë: “Kufijtë e pranverës ”, “Njerëz dhe ura”, “Barrikada e kohës”, “Afrime”, “Relacione”, “Miqtë”, “Koha e dhive”, “Librat e babait”, etj. Veprat e tij janë përkthyer në shumë gjuhë të botës.

Doktori-tregim shkruar nga Petro Marko

Doktori - tregim shkruar nga Petro Marko Kish vajzën të sëmurë. Të sëmurë për vdekje. - Shko, bre, në qytet! Shko te doktori, se ai do ta shërojë përnjëherësh! Dhe plaku i gjorë, e ngarkoi mbi një gomar vajzën gati të vdekur. Dhe rendte i këputur. Kaloi male dhe fusha. Lumenj e moçale. - Baba! Vdiqa! Ku është doktori? E mjera e kishte dëgjuar shumë herë emrin doktor, po nuk e dinte se ç’ishte ai. Perëndi, engjëll, shpëtimtar… Ç’ishte ky doktor ? - Doktor! Doktor! Thërriste vajza, e cila gati po jepte shpirt. - Edhe pak se arritëm, oj bijë! Duro se “doktori” do të ta heqë atë dhembje, atë sëmundje që të treti! Unë ja po e nxitoj gomarin: Hush, hush! Ecnin duke përsëritur mijëra herë emrin e “shenjtë” të doktorit. - Arritëm! Andej-këndej, me mundime gjetën “zyrën” e doktorit. - Doktor! Doktor! Thërriste e sëmura. Shpresonte se një fjalë e doktorit do ta shëronte. Kujtonte se një e parë e “doktorit” do t’i bënte mirë. - Doktor! Doktor! Murmuriste vajza me gjysmëzëri.

Fatet- poezi nga Ali Podrimja

Fatet E kalova Murin e Berlinit në majë të gishtërinjve me një trëndafil në dorë. Frikësohesha se lëndoj shpirtrat e rënë, Kur deshta ta kapërcej edhe Murin shqiptar, para këmbëve më ra koka ime në gjak e larë. Një grua veshur me të zeza kodrave, fushave ma kërkon varrin, e trupin tim. Çdo ditë zgjohet në mes jush një torzo i tmerrshëm i qytetërimit. A nuk ju shqetëson se gjymtimi im akuzon? Ali Podrimja Poezi nga Ali Podrimja, Ali Podrimja, poezi e ali podrimes

Ç'është Reportazhi

Ç'është Reportazhi Reportazhi është gjini letrare e publicistikës, që pasqyron punën e veprimtarinë e një fushe ose ngjarje nga jeta e përditshme, të cilat gazetari i ka parë vetë. Reportazhet mund të jenë të gjata dhe të shkurta. Cka,qka,ceshte,cfare,qeshte,çka,çfarë,domethene,dmth, do te thote, definicioni, perkufizimi,shpjegimi, kuptojm,shqip,nenkuptojm,nenkuptimi, eshte,quajme, quhet, kuptimi i fjales, domethnja e fjales, jane, kuptojme me fjalen, termi,paraqet, kuptimi, paraqesin, nocioni, perkufizimi,paraqet,perkufizon,definicioni,definimi,cka kuptojme me termin, cfare do te thote fjala,reportazhi,reportazhet,reportazh  

Ç'është njoftimi

Ç'është njoftimi Njoftimi është kumtim a lajm i shkurtër dhe i thjeshtë që përmban një informacion të qartë. Në të mund të jepen të dhëna të hollësishme për diçka që mund të jetë iinteresuar dëgjuesi. Të dhënat në njoftim duhet të jenë zakonisht burimore. Mund të jepennjoftimet të ndryshme, si: Njoftime për ngjarje që kanë ndodhur dhe Njoftime për ngjarje që priten të ndodhin. Të parat mund të jenë më të përpikta dhe përmbajnë më shumë detaje se të dytat. Për nga përmbajtja janë të llojllojshme varësisht nga sfera që u përkasin. P.sh.: Njoftim për ekskursion. Njoftim për zgjatjen e pushimit gjatë një feste shtetërore. Noftim për pjesëmarrje në gara sportive etj. qka eshte njoftimi, cka eshte njoftimi, njoftimi shqip, qka jane njoftimet, cfare jane njoftimet, njoftimi ne shqip

Ardhja e sllavëve në Ballkan

            Ardhja e sllavëve në Ballkan Si ndaheshin sllavët Sllavët shtriheshin ndërmjet Dnjeprit(lumë në Rusi) e Karpateve(male që ndajnë Evropën dhe Azinë) prej nga edhe erdhën në Ballkan. Sllavët ndaheshin në tri grupe të mëdha: në sllavët e Lindjes, sllavët e Perëndimit dhe sllavët e Jugut. Sllavët e Lindjes janë: rusët, bellorusët dhe ukrainasit. Sllavët e Perendimit janë: polakët, çekët, moravët dhe sllovakët Sllavët e Jugut janë: sllovenët, kroatët, serbët, malazeztë, maqedonasit, bullgarët etj. Sllavët e Jugut Fiset sllave të Jugut në fillim u vendosën në veri të Danubit të ulët. Ata vazhdimisht kalonin Danubin(lumë që buron në Gjermani dhe derdhet në Detin e Zi) dhe plaçkitnin popujt e Ballkanit. Sllavët e Jugut në mes të shekullit VI filluan të depërtojnë në tokat e Perandorisë Bizantine. Ata erdhën gradualisht nga veriu në jug dhe zunë vend në tokat ndërmjet Danubit dhe Detit Egje. Të gjitha vendet i pushtuan me forcë. Nga fundi i sh

Hiperbola

                    Hiperbola Hiperbola është figurë letrare që zgjon parafytyrime, emocione dhe që i zmadhon veprimet e sendet më shumë sesa janë në të vërtetë,duke përdorur krahasimin për të përforcuar një mendim. P.sh.: Kur hiq me kordhët të prehtë Q’ishte si pendëz’ e lehtë, Posi pjepërin e priste, Në vdekje pa ndjer i klliste, Njerin’ e kalin e çante, Të dy më katër i ndante! P.sh. te vjersha “Sulltani” Dola nga fund i Azisë Si rrebesh i Perëndisë Vrava, preva e shkretova Botën me gjak e mbulova hiperbola shembuj, qka eshte hiperbolla, hiperbola shembull, shembuj per hiperbollen,

Rëndësia dhe nevoja për njohjen e dhënjes së ndihmës së parë

Rëndësia dhe nevoja për njohjen e dhënjes së ndihmës së parë Ndihma e parë Ndihma e parë është një kompleks procedurash e masash me të cilat shpëtojmë jetën ose shëndetin e njeriut të lënduar apo të atij që ka pësuar ndonjë fatkeqësi. Këto veprime zbatohen në vendin ku ka ndodhur fatkeqësia ose në vendin më të afërm të ngjarjes. Qëllimi i dhënjes së ndihmës së parë është që i lënduari të dërgohet sa më parë dhe në gjendje sa më të mirë në ndihmën medicinale, gjegjësisht në mjekim tek enti shëndetësor më i afërm. Nëse ndihmën e jep peroneli medicinal, atëherë kjo është ndihmë e parë profesionale, ndërsa nëse e jep personi joprofesiona1, atëherë kjo është ndihmë e parë joprofesionale apo laike. Këtë lloj të dytë të dhënjes së ndihmës së parë duhet ta njohin miliona njerëz.Çdo njeri i kulturuar duhet të dijë të japë ndihmën e parë, në radhë të parë t’i japë vetëvetes, në formë të vetëndihmës, ose shokut të vet, në formë të ndihmës reciproke. Posedimi i njohurive e

AUTO SHKOLLA - Libri i Auto Shkolles (A B C & D)

Nëse doni teste të autoshkollës kliko mbi Autoshkolla AUTO SHKOLLA - Libri i Auto Shkolles (A B C & D) Nëse dëshironi ta shkarkoni kliko këtu pas kësaj pritni 5 sekonda dhe klikoni skip ad dhe pas këtij veprimi keni linkun për shkarkim   libri i autoshkolles, autoshkolla libri, shkarko librin e autoshkolles, autoshkolle libri, libra per autoshkolle, libri i autoshkolle per kategorine A, B, C dhe D, autoshkolle libra, shkarko librin e autoshkolles,libra per autoshkolle, autoshkolle, meso autoshkollen

Romani ,,I huaji” nga Alber Kamy-kritikë letrare apo analizë letrare

Alber Kamy Romani   '' I huaji '' zë një vend të veçantë në krijimtarinë letrare të Alber Kamysë. Ai është shkruar me një gjuhë specifike, si një tregim tejet i pikëlluar i historisë së njeriut, i cili nuk është i vetëdijshëm , prandaj s’ështe i zoti të kuptojë se ç’po ngjante rreth e përqark tij.  Ky është pikërisht Zotëri Merso , protagonist i këtij romani . Veprimi i romanit nis me telegramin që merr ai nga Drejtoria e shtëpisë së pleqve, ku e pat vendosur të ëmën para tre vjetësh. Në tekstin konciz të telegramit thuhet se nëna e tij kishte vdekur dhe se varrimi i saj do të bëhej nesër.  ''Mersoja'' e pret këtë lajm tragjik me një gjakftoftësi të rrallë, gati të pabesueshme. Një qëndrim i tillë jo i natyrshëm e shtyn lexuesin në një dilemë të thellë. Ai s’mund të marrë as me mend si është e mundshme që një bir të mos derdhë as një pikë lot për humbjen e qenies më të afërt, më besnike e më të dashur në botë, për krijesën me të s

Garda Krutane nga Kolë Jakova-Kritikë letrare apo analizë letrare

Garda Krutane nga Kolë Jakova-Kritikë letrare apo analizë letrare Ndër veprat poetike me temë nga epoka zulmëmadhe e Skënderbeut hyn dhe ,, Garda krutane ” (1967) e K. Jakovës. Në këtë poemë autori u përpoq të pasqyronte sprovën e rëndë që iu desh të përballonte populli shqiptar gjatë qëndresës kundër pushtuesve otomanë. Frymën e lartë luftarake dhe patriotike poeti e ka mishëruar në historinë e plakut të moçëm malësor Llesh Galanit, i cili i fal atdheut katër djemtë e vet dhe, megjithë se di se pak shpresa ka që ata të kthehen të gjallë nga lufta, i përcjell duke i porositur që të mos kursejnë asgjë për fitoren. Themelin e subjektit e formon përshkrimi i betejave që zhvillon me ushtrinë turke ,,garda krutane”, e përbërë prej Gjergj Aleksit, prej njerëzve të shtëpisë së Skurajve etj., dhe prej fshatarësisë së lirë shqiptare, e cila kishte rrokur armët për të mbrojtur jetën dhe pasurinë e vet. Skënderbeu del pak në poemë, emri i tij mbahet në gojë në popull si simbol i heroizmit

Romani ,,Era dhe Lisi'' nga Sinan Hasani-kritikë letrare apo analizë letrare

Romani ,, Era dhe Lisi '', për nga angazhimi është në vazhdën e romaneve të këtij shkrimtari, por tani Sinan Hasani ndalet te koha e deformimeve shoqërore, e cila përfundoi dhe u gjykua në Plenumin e Brioneve. Nga porosia e veprës dhe simbolika e saj kuptojmë se deformimet qenë një erë e fortë, që deshi të shkulë dhe të rrënojë edhe lisa të qëndrueshëm. Por, era si çdo erë është kalimtare, prandaj edhe lisat mbesin lisa, përkundër asaj force qëllimkeqe. Era është ajo erë e deformimeve, që u gjykua nga komunistët, ndërsa Lisi, një individ — luftëtar i dyzetenjëshes, si Ramë Ahishta, të cilit iu hapën shumë dosje. Pra, rreth këtyre raporteve sillet romani i Sinan Hasanit dhe vihet përherë në ndeshje të vazhdueshme, herë-herë jo edhe të barabartë dhe me mjete të njëjta, në të cilën, me në fund fitojnë forcat e reja progresive shoqërore. Përmes një retrospeksioni të qëlluar hedhemi në jetën e Lisit — Ramë Ahishtës, një revolucionar i pakompromis, i cili  nuk kursen asgjë

Romani ,,Dikush më buzëqeshte” nga Fatos Arapi-kritikë letrare apo analizë letrare

Fatos Arapi Romani ,, Dikush më bëzëqeshte ” nga Fatos Arapi -kritikë letrare apo analizë letrare Proza artistike e realizuar bukur është romani ,, Dikush më bëzëqeshte ”. Tema e këtij romani, edhe pse lidhet me luftën antifashiste, nuk ka të bëjë me prezentimin klasik, tradicional, të luftës. Kërshëria krijuese e autorit, në plan të parë, përqëndrohet në ndriçimin e botës së nuancuar dhe komplekse të brendshme, në ndriçimin e labirinteve më të degëzuara psikologjike. Vetë shkrimtari, duke rrëfyer në vetën e parë dhe duke u identifikuar plotësisht me personazhin që rrëfen , fare rastësisht has në emrin e një heroine, të rënë në luftë. Ky tregimtar, dikur fëmijë edhe vetë, ka qenë dëshmitar i vrasjes së kësaj heroine nga ana e fashizmit, në qytetin e vet. Kështu, pa pritur, atij tani i del përpara syve pamja e dikurshme: nëpër një rrugë të qytetit të tij, vrasësit e tërhiqnin të varur pas një karroce kufomën e heroinës. Fëmijët e lagjes dhe të qytetit, së bashku me ta

Vdekja më vjen prej syve të tillë - Analiza

Rexhep Qosja Në vëllimin e prozës ,, Vdekja më vjen prej syve të tillë ”, autori përfshin trembëdhjetë tregime .  Ndonjëri nga ato është shkruar vetëm sa për të plotësuar strukturën e një tërësie tematike kronologjike, çfare ka qenë ambicje e autorit apo '' Rexhep Q osjes .  Lexo edhe biog rafinë e au torit:'' Rexhep Qosja '' Pjesa më e madhe dhe relevante si vlerë e këtij rrëfimi mbi Vajazanin janë ngarkim e frymëzim që vjen si domosdojë e brendshme e krijuesit.  Duke pasur ambicjen që ky rrëfim të jetë si çdo rrëfim, me fillim dhe fund — të fillojë me fëmijërinë e thellë dhe të përfundojë me vdekjen, rrjedha e rrëfimit, sidomos në fillim, duket si e dhunuar.  Megjithatë, kjo si kornizë fillimi, të cilën'' Rexhep Q osja '' e len të hapur duke dashur të krijojë iluzionin e kohës së pafund, si rrjedhë lashtësie, që e kufizon me legjendën dhe mitin , plotësisht përputhet dhe kryen rolin e vet si përcaktim i jashtëm i rrëfimi

Romani ,,Përsëri në këmbë” i Dhimitër Xhuvanit-kritikë letrare apo analizë letrare

Dhimitër Xhuvani Romani ,, Përsëri në  këmbë ” i Dhimitër Xhuvanit-kritikë letrare apo analizë letrare Romani ,, Përsëri në  këmbë” i Dhimitër Xhuvanit i kushtohet temës së qëndrimit të njeriut në fatkeqësi, të ndihmës morale që i jep atij shoqëria socialiste. Një punëtor, në moshë të re, ka humbur të dy këmbët. Përpara tij qëndron një dilemë: të zvarritet në jetë, të rrijë qosheve, të harrohet nga njerëzit dhe të kënaqet me një pension të përshtatshëm, apo to përpiqet të ngrihet persëri në këmbë, të hyjë në shoqëri. Punëtori Din Hyka i romanit ,,Përsëri në këmbë” të Dh. Xhuvanit zgjedh rrugën e dytë. Kjo është rrugë e vështirë, plot dhimbje fizike e kontradikta morale, por rrugë ngjitjeje drejt kënaqësisë më sublime që mund të ketë njeriu, kur mposht fatkeqësinë, kur del në radhët e para të jetës dhe kur nuk le të thyhen ëndrrat, pasionet, kur, me në fund, pas shumë përpjekjesh provon përsëri, me forcë të përtërirë bukurinë e ndjenjës së krijimit. Karakteri i Din

Romani ,,Rruga e shtëpisë sime” nga Nazmi Rrahmani- kritikë letrare apo analizë letrare

Romani ,, Rruga e shtëpisë sime ” kritikë letrare apo analizë letrare Nazmi Rrahmani Në romanin e fundit, ,, Rruga e shtëpisë sime ”, Nazmi Rrahmani sjell temën e fatit të çrrënjosjes së njeriut tonë, fatin e braktisjes së dhunshme të trojeve dhe të votrës së vet. Ky fakt, ashtu siç dihet nga e kaluara, është një nga dramat tronditëse që, në letërsinë tonë të sotme, është trajtuar edhe herëve tjera. Romani ,, Rruga e shtëpisë sime ” është njëra nga ato vepra që e selit arratisjen e një familjeje shqiptare të trojeve tona diku nëpër shkretirat e Anadollit. Drama e njeriut që shtrëngohet ta braktisë kasollën stërgjyshore, në këtë roman transponohet sipas formës së   një rrëfim-kujtimi. Shpërngulja e familjes në fjalë është bërë diku para luftës së fundit. Rrethanat, në të cilat bëhet kjo shpërngulje, karakterizohen nga terrori i ushtruar i pushtuesit të ri mbi banorët e vendit, mbi banorët e Perrronit të Keq. Në rrëfimin e romanit vërehen tri faza të ngjarjes së zhvill

Drama ,,Cuca e maleve” - Analiza

Analize për  Dramën  ,, Cuca e maleve ” e Loni Papës Autori niset nga një ngjarje reale që ndodh në një nga fshatrat e malësisë në vitin 1950 dhe lidhet me veprimtarinë heroike të vajzave dëshmore, por me këtë fakt real përgjithëson luftën dhe heroizmin e të rejave malësore kundër paragjykimeve kanunore. Vendin kryesor në dramë e zë lufta që bën bota e vjetër e përmbysur me botën e re, që po rritet e forcohet dita ditës. E reja përfaqesohet në dramë nga Cuca , nga i riu komunist Fizi, që e perkrah dhe mbron idealet e saj, nga vajzat malësore, të cilat të etura per dije e ndjekin, e respektojnë dhe e mbrojnë mësuesen e tyre. Figurën e Cucës , si mishërim i së resë të dalë nga gjiri i popullit, autori e përshkruan me shumë dashuri e ngrohtësi. Fati i saj në të kaluarën do të ishte i njejtë me fatin e shumë të rejave malësore: një fëmijëri e mjerë, pa gëzime, një fejesë që në djep me një njeri të panjohur dhe një jetë prej skllaveje në shtëpi të burrit.Për më tepër, Cuca

Miti dhe Legjenda

Miti Miti është lloj i veçantë i krijmtarisë gojore popullore – rrëfim (rrëfenjë) që bën fjalë për qenie të mbinatyrshme për heronj legjendarë, për ngjarje edhe dukuri të çuditshme ku pasqyrohen parafytyrimet e përpjekjet e njërëzve primitivë për të shpjeguar prejardhjen e jetës dhe dukuritë e ndryshme natyrore.Në mite gjejmë edhe figura perëndish për heronj legjendarë e personalitetesh historike. Legjenda   Legjenda është një kallëzim popullor që bën fjalë për një dukuri, ngjarje ose personazh historik që mund të ketë bazë të vërtetë, por duke kaluar gojë më gojë është bashkuar me elemente fantastike. miti dhe legjenda, qka eshte miti, qka eshte legjenda, mitet dhe legjenda, meso miti, meso qfar eshte miti, meso qfare eshte legjenda, mit, qka eshte mit, qka eshte legjend

Poezia e Din Mehmetit-kritikë letrare apo analizë letrare

                      Poezia e Din Mehmetit-kritikë letrare apo analizë letrare Din Mehmeti Analiza letrare e poezisë së Din Mehmetit Ndër temat më të shpeshta në poezinë e Din Mehmetit është tema sociale dhe morale. Ashtu si edhe në poezinë e Azem Shkrelit , edhe te ky poet hetojmë prirjen për të skalitur portrete psikologjiko-sociale të njeriut tonë. Edhe kujtimi fëmijëror, ashtu si te poeti Rrahman Dedaj, është po ashtu prezent në poezinë e Dinit. Dhe jo njëherë, përmes intonimesh pak nostalgjike, poeti ndjen dhembje dhe do të vuajë që eshtë ,,ndarë”, që është ,,shkëputur”, nga gjiri i natyrës dhe botës së vendlindjes. Do të vuajë për shkak se e ndjen procesin e tjetërsimit në vete. Kurse ata, bashkëfshatarët dhe malësorët e tij krenarë, mbeten përherë të pastër, të paprekur në vizionin poetik të Din Mehmetit. Poezia ,Sytë që shkrepin dashni” është një monolog i nënës përmes të cilit ajo shpreh, me forcë të theksuar emocionale , dashurinë ndaj birit. Por monologu

Poezia e Ali Podrimjes-Kritikë letrare apo analizë letrare

                             Poezia e Ali Podrimjes-Kritikë letrare apo analizë letrare Ali Podrimja Poeti Ali Podrimja është një shpirt kërkues. Atë nuk e josh as nuk e mashtron shfaqja e shndritshme e fenomenit të dhënë, por e tërheq thelbi i përmbajtjes së fenomenit dhe përpiqet të depërtojë tek ai me tërë mendimin dhe ndjeshmërinë që e karakterizon.  Duke lexuar poezinë e tij na vijnë në kujtesë disa çaste më shprehëse të poezisë shqiptare të viteve ‘30 me Migjenin në krye.  Nga pikëpamja filozofike dhe etike poeti ka vënë në qendër të motiveve heroin e vet lirik, njeriun e truallit të vet. Poeti i drejtohet me shumë anës vizuele, se sa anës akustike.  Fjalori i tij është një fjalor i peshuar nga aspekti semantik dhe çdo fjalë synon të ketë një domethënie, një koncentrat ideje.  Poeti nuk analizon, por sintetizon.  Organizimi ritmik i vargut përbën një tipar mjaft origjinal të vjershërimit të tij.  Përballë rrëfimit ai vë një rrëfim fort të ngjeshur, një ,

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more