Skip to main content

Romani ,,Era dhe Lisi'' nga Sinan Hasani-kritikë letrare apo analizë letrare


Romani ,,Era dhe Lisi'', për nga angazhimi është në vazhdën e romaneve të këtij shkrimtari, por tani Sinan Hasani ndalet te koha e deformimeve shoqërore, e cila përfundoi dhe u gjykua në Plenumin e Brioneve. Nga porosia e veprës dhe simbolika e saj kuptojmë se deformimet qenë një erë e fortë, që deshi të shkulë dhe të rrënojë edhe lisa të qëndrueshëm. Por, era si çdo erë është kalimtare, prandaj edhe lisat mbesin lisa, përkundër asaj force qëllimkeqe. Era është ajo erë e deformimeve, që u gjykua nga komunistët, ndërsa Lisi, një individ — luftëtar i dyzetenjëshes, si Ramë Ahishta, të cilit iu hapën shumë dosje.
Pra, rreth këtyre raporteve sillet romani i Sinan Hasanit dhe vihet përherë në ndeshje të vazhdueshme, herë-herë jo edhe të barabartë dhe me mjete të njëjta, në të cilën, me në fund fitojnë forcat e reja progresive shoqërore. Përmes një retrospeksioni të qëlluar hedhemi në jetën e Lisit — Ramë Ahishtës, një revolucionar i pakompromis, i cili  nuk kursen asgjë që të triumfojë revolucioni popullor dhe të sendërtohet ideali i tij. Ai nga fronti kthehet me dekorata për të vazhduar një front të ri në ndërtimin e vendit, por pikërisht në frontin e dytë i vehet ndërskëmbëza, presa e pyka të ndryshme që e hedhin në zhgënjim të madh.Ramë Ahishta, Lisi, keqkuptohet dhe pengohet me dashje nga ca individë të cilët dëshirojnë të vihen mbi shoqërinë dhe ta vejnë çdo lëvizje të saj nën një mbikqyrje të rreptë, kështu që në këtë konflikt me ta ai menjëherë pensionohet dhe i bëhen një sërë intrigash të ndryshme të paskrupullta. Dosja e tij, e cila del në dritë pas Plenumit, vërtet është tronditëse dhe pasqyrë më e paskrupullt e një deformimi që i është bërë një revolucionari me qëllime të caktuara, që ai të eliminohet nga jeta politike dhe shoqërore përgjithmonë. Nga kjo dosje shkrimtari shfrytëzon nga një pasus që e vë në fillim të çdo kapitulli në formë konstatimi e që, për ta zhvilluar pastaj dhe për ta treguar në disa faqe anën e vërtetë të medaljes, atë që ka të bëjë me Lisin dhe jetën e tij, në dosje hidhen dhe mbledhen lloj-lloj ,,shënimesh” dhe shpifjesh të tjera që i bëhen Lisit e për ,,mbledhjen” e të cilave merita të posaçme kanë Tahiri dhe Luma, dy prej shumë veglave të deformuara, të cilët shkrimtari i vë në kontakt të drejtpërdrejtë me Lisin. I pari është mik i tij, ndërsa i dyti është  fqiu i parë — një emigrant shpirtshitur, që kërkon biruca të tilla për të jetuar. 


Nëse doni analiza letrare të veprave tjera kliko mbi analiza letrare

 romani era dhe lisi, romane shqip, kritika letrare, sinan hasani, kritike per vepren era dhe lisi, veprat e sinan hasanit, vepra letrare, veprat e letersise, letersia, kritika per vepra

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more