Luan Starova |
Luan Starova lindi më 1941 në Pogradec, Republika e Shqipërisë. Gjimnazin dhe Fakultetin Filologjik - Gjuhën frënge i kreu në Shkup. Ka qenë ambasador në dy mandate në Tunis dhe Paris. Tani është profesor ordinar i historisë së letërsisë frënge në Fakultetin Filologjik të Shkupit.
Luan Sarova ka shkruar tregime, ese, romane, etj. Ai është marrë edhe me publicistikë.
Veprat më të rëndësishme të tij janë: “Kufijtë e pranverës”, “Njerëz dhe ura”, “Barrikada e kohës”, “Afrime”, “Relacione”, “Miqtë”, “Koha e dhive”, “Librat e babait”, etj.
Veprat e tij janë përkthyer në shumë gjuhë të botës.
loading...
Lexo edhe: