Ruaje këtë postim Ruaje këtë postim

Merrni njoftime per postimet e reja

Search This Blog

Garda Krutane nga Kolë Jakova-Kritikë letrare apo analizë letrare

Ndër veprat poetike me temë nga epoka zulmëmadhe e Skënderbeut hyn dhe ,,Garda krutane” (1967) e K. Jakovës. Në këtë poemë autori u përpoq të pasqyronte sprovën e rëndë që iu desh të përballonte populli shqiptar gjatë qëndresës kundër pushtuesve otomanë. Frymën e lartë luftarake dhe patriotike poeti e ka mishëruar në historinë e plakut të moçëm malësor Llesh Galanit, i cili i fal atdheut katër djemtë e vet dhe, megjithë se di se pak shpresa ka që ata të kthehen të gjallë nga lufta, i përcjell duke i porositur që të mos kursejnë asgjë për fitoren.

Themelin e subjektit e formon përshkrimi i betejave që zhvillon me ushtrinë turke ,,garda krutane”, e përbërë prej Gjergj Aleksit, prej njerëzve të shtëpisë së Skurajve etj., dhe prej fshatarësisë së lirë shqiptare, e cila kishte rrokur armët për të mbrojtur jetën dhe pasurinë e vet. Skënderbeu del pak në poemë, emri i tij mbahet në gojë në popull si simbol i heroizmit dhe i trimërisë legjendare.

Poema ,,Garda krutane” është hartuar sipas modeleve të poezisë epike popullore. Kjo duket në një varg motivesh, si lamtumira e herornjve, fjalët që ata thonë përpara dhe gjatë betejës etj. Vepra është shkruar në tetërrokëshin e poezisë popullore. Poema nuk u ka shpëtuar të metave. Në përshkrimin e betejave poeti ka përdorur vend e pa vend hiperbolat, krahasimet dhe figurat retorike. Episodi i tridhjetë i vajzave që i japin fund jetës së tyre te shkambi i Lesterit për të mos rënë në duart e pushtuesve, me elementet e tepruara fantastike që ka, nuk është bindës. Veprën e ka dëmtuar edhe nënvizimi i imtësive etnografike në përshkrimin e heronjve dhe të ambientit të tyre.

Poema ka dhjetë këngë përmes të cilave Kolë Jakova paraqet mizoritë e ushtrive turke ndaj shqiptarëve. Ata djegin dhe shkatërrojnë vatra e vendbanime të malësorëve të arratisur. Djegin edhe pleq, gra, fëmijë. Tmerri është i madh. Në mesin e ushtrisë turke ndodhet edhe tradhtari Ballaban Pasha, i cili u prinë hordhive turke në luftë kundër Skënderbeut.

Zatën, boshti i poemës fillon atëherë, kur familjet e arratisura, duke ikur majave të thikta dhe të vështira edhe për kalim, shohin ushtrinë turke dhe një vajzë, të quajtur Sutë, e cila shfaqet në majë të një guri të madh. Sulltani mahnitet nga bukuria e saj, ndaj e porosit Ballabanin që t’ia sjellë para këmbëve dhe ta bëjë grua të vetën. Mirëpo, më kot ndërhyn Ballabani, sepse Suta me tridhjetë vasha të reja i vërsulet ushtrisë duke gjuajtur gurë mbi të. Në pamundësi të zënies së vashave, Ballabani urdhëron që ato t’i zhdukin me shigjetat e tyre dhe këtë ushtria e sulltanit e bën. Kjo është një nga këngët më të bukura të poemës.

Nëse doni analiza letrare të veprave tjera kliko mbi analiza letrare

 Ballaban Pasha, Kole Jakova, Garda Krutane, garda, ushtria, vashat shqiptare trimeria shqiptare, veprat shqiptare, romane shqip, poema shqip, kritika per garden krutane, analiza letrare per vepren garda krutane
loading...

Related Posts :

Namazi

Syzat