Skip to main content

Vdekja më vjen prej syve të tillë - Analiza

Rexhep Qosja,Vdekja me vjen prej syve te tille
Rexhep Qosja

Në vëllimin e prozës ,,Vdekja më vjen prej syve të tillë”, autori përfshin trembëdhjetë tregime

Ndonjëri nga ato është shkruar vetëm sa për të plotësuar strukturën e një tërësie tematike kronologjike, çfare ka qenë ambicje e autorit apo '' Rexhep Qosjes

Lexo edhe biografinë e autorit:'' Rexhep Qosja ''

Pjesa më e madhe dhe relevante si vlerë e këtij rrëfimi mbi Vajazanin janë ngarkim e frymëzim që vjen si domosdojë e brendshme e krijuesit. 

Duke pasur ambicjen që ky rrëfim të jetë si çdo rrëfim, me fillim dhe fund — të fillojë me fëmijërinë e thellë dhe të përfundojë me vdekjen, rrjedha e rrëfimit, sidomos në fillim, duket si e dhunuar. 

Megjithatë, kjo si kornizë fillimi, të cilën'' Rexhep Qosja '' e len të hapur duke dashur të krijojë iluzionin e kohës së pafund, si rrjedhë lashtësie, që e kufizon me legjendën dhe mitin, plotësisht përputhet dhe kryen rolin e vet si përcaktim i jashtëm i rrëfimit. 

Por, duke folur mbi këtë çështje, që mund të duket e natyrës së jashtme, preket një çështje e rëndësishme teorike lidhur me krijimtarinë letrare artistike — për kufirin në mes të asaj që lind si domosdojë frymëzimi dhe e së kërkuarës. 

prozën rrëfimtare'' Vdekja më vjen prej syve të tillë '' të Rexhep Qosjes çështja njëmend mund të konsiderohet si formale, meqë ajo që është thelbësore në këtë vepër, ka lindur si imperativ i brendshëm, kurse margjinat e këtij rrëfimi shërbejnë vetëm si detaj, dekor për ta shquar dhe theksuar këtë qenësi.
Rrëfimi mbi Xhezair Gjikën i realizuar përmes tri këndesh të mundshme të narracionit, është rrëfimi i një krijuesi me aftësi të theksuar për shqetësime dhe meditime etiko-filozofike. 

Ai, duke rrëfyer për vete, shndërrohet në një dritare sugjestive prej ku mund të hidhet dritë në një kapitull të rëndësishëm dhe të veçuar nga tërësi e kronikës së Vajazanit. 

Xhezairi, duke veçuar disa nga çastet kyçe të jetës së vet, hedh dritë të fuqishme mbi esencën e raporteve ndërnjerëzore të kohës dhe ambientit gjegjës. 

Veçimi dhe theksimi i nyjeve gjatë këtij rrëfimi arrihet në dy drejtime: nga përjetimet e drejtpërdrejta të tij, nga përpjekjet direkte me realitetin dhe, nga inspirimi si rezultat i soditjeve aktive, në të parë të distancuara të këtij realiteti. 

Linja e parë e rrëfimit tek vepra Vdekja më vjen prej syve të tillë është kryesorja, ndërsa e dyta insiston t’i krijojë atmosferë bindëse për motivim të brendshëm të linjës së parë. 

Lënda të cilën e thith ky rrëfim nga jeta, është e gjërë, e shumëllojshme dhe e pasur me të gjitha ngjyrat e saj. 

Ajo degëzohet dhe përvidhet thellësive të këtij mozaiku të botës dhe të frymemarrjes së Vajazanit. 

Depërton në thellësi të padukshme të jetës së tij dhe që andej nxjerr në shesh, i qartëson dhe i demaskon lakimet, thyerjet, rrëximet, siç janë demagogjia, indiferenca, grykësia, zilia, ligësia, faji, mëkati, ndjekja, vrasja, frika, dhuna, vetmia, pendimi, dilema, dogma, vuajtja, dashuria... Mandej çështjet që kanë të bëjnë me vete aktin krijues, me frymëzimin, realitetin, cenzurën... Shumica e çështjeve që ngreh Rexhep Qosja janë të natyrës etike ekzistenciale. 

Vërehet, po ashtu, se shumica prej tyre janë dukuri të natyrës negative — janë ana e shëmtimit të njeriut, të cilat ndërkaq janë thellësisht të motivuara nga ndjenja e fuqishme e shqetësimit dhe e dhembjes që përjeton rrëfyesi. 

Për më shumë vuajtja, dhembja e Xhezairit, si refleks i brendshëm që lind nga shëmtimi i cili ka rënë mbi Vajazan, është sfondi kryesor i tërësisë së rrëfimit tek vepra Vdekja më vjen prej syve të tillë





 
Shkruar nga: Rapitful

Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër

Postime të ngjashme:


Rexhep Qosja  Biografia



Nëse doni analiza letrare të veprave tjera kliko mbi analiza letrare

 Rexhep Qosja analize letrare, vdekja me vjen prej syve te tille analize, analize per vepren vdekja me vjen prej syve te tille, vdekja, jetesa, analiza letrare, vepra shqip, libra shqip analiza, analiza per vepra shqip, veprat letrare analiza, kritike per vepra letrare, kritika per vepra letrare, kritike, letersia shqipe, gjuhe shqipe dhe letersi, vdekja me vjen prej syve te tille referat, referate per romane, referat per roman, qysh me shkru ni referat, referate online, kritika letrare online, kritike per vepra, rexhep qosja veprat
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more