Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Kritika Letrare

Krijimtaria letrare nga Ali Podrimja - Analiza

Vargu i tij orientohet drejt simbolit e alegorisë. Poezia e tij është poezi lirike e frymëzuar nga problemi i ekzistencës së popullit shqiptar, e lidhur thellësisht me fatin historik e politik të njeriut shqiptar. Përpunon tri fusha tematike, të cilat i përgjigjen tre faktorëve: dy janë të jashtëm-të huajtë (njëri është fqiu pushtues, i cili me vete sjell dhunë; kurse tjetri është i trupëzuar në indiferencën dhe dyfytyrësinë e Evropës plakë) dhe një i brendshëm (që janë puthadorët, gjarpërinjtë, kameleonët, minjtë, ushujzat e larot e tyre, të cilët për një rrotë veture-thotë poeti,shesin fatin e kombit.). Përballë të këtyre tri kategorive të së keqes Ali Podrimja vendos qëndresën heroike shqiptare. Në veprimtarinë e tij dallohen tri faza krijuese: nismëtare, të formimit e të kalitjes dhe fazën e pjekurisë artistike. I. Thirrje, Shamijat e përshëndetjeve, Dhimbë e bukur. Në këto vëllime autori është i magjepsur nga e kaluara historike e kombit. Preken edhe probleme si: mërgimi politik

Drama Emira-Analizë

Rëndësia:Paraqet dramën e parë në gjuhën shqipe.Ka shkallëzim xhelozie dhe intrige,ndërtim të konflikteve,dialog të gjallë,kompozicion dhe ndërtim struktural të rrallë. Mënyra e botimit:Pjesërishtë , vetëm tri aktet e para më 1886 kurse si tërësi më 1984 nga Françesko Solano. Tema: a) Një ngjarje nga jeta e arbëreshëve të kohës së shkrimtarit,dhuna që ushtrojnë cubat në një fshat arbëresh dhe përpjekja e pushtetit legjitim që ta shpëtojë popullatën nga kjo e keqe e madhe që banorëve të Piciljes ua ka vështirësuar jetën. b) Dashuria mes dy të rinjëve   Dallimi:Autori nuk i kthehet të kaluarës(një prej tipareve të romantizmit) por kapet për realitetin e kohës. Personazhet:kanë tipare romantike Emira - e dashura e Mirianit(plotësisht pozitiv;e çiltër,e sinqertë,besnike) Miriani - i dashuri i Emirës Gjergji - babai i Mirianit Bardhi - babai i Emirës Albenci - vëllai i Mirianit Kalina - vajza e dashuruar në Mirianin Kallonjeri - djali i dashuruar në Emirën(plotësisht negativ;intrigant,xhelo

Poema Eneida-analizë letrare apo kritikë letrare

Poema Eneida ka 12libra e ndanë në 2 pjesë: Në pjesën e parë flet për udhëtimet e Eneutnga Troja nëpër Kartagjen, Butrint, Sicili e Romë, i përgjigjet pjesës së dytë të Homerit-Odisea Në pjesën e dytë flet: kur ngjarja vendoset në Lacio, kur Eneu lufton kundër Mezencit, dyluftimi i Euralit dhe Turnit, zemërimi i Nisit për vrasjen e shokut të tij Euralit, i përgjigjet veprës së dytë të Homerit- Iliadës. Eneu me flotën e tij duke iu afruar Italisë nga Troja, Junina ia shkatërron flotën me stuhinë e dërguar, të cilët kishin arritur afër Kartagjenës. Këtë qytet e krijoi Didona, grua mjaft energjike, të cilës ia kishin vrarë burrin. Eneu fillon t'ia tregon ngjarjen Didonës, të cilës i vjen shumë keq për vuajtjet e Eneut dhe i lind një simpati, dhe nuk dëshiron të largohet nga Kartagjena.  Kur Eneu largohet nga Kartagjena, Didona bën vetëvrasje, bie nga shkëmbi. Rrugës për Sicili, Eneu ndalet në Butrint takohet me Andromakën, gruan e Hektorit.  Eneu zbretë edhe në Kumë, Sicili, ku

Komedia bretkosat - analizë letrare apo kritikë letrare

Paraqitet në kohën e shkatërrimit të shtetit detar Athinës pas luftës së Peloponezit. Tema: Problemin e kritikës letrare, mes Eskilit dhe Euripidit në prezencë të Dionisit. Subjekti: Secili i bën shkurt vërejtje estetike-letrare, ku secili mbrohet me kundërargumente. Euripidi e kritikon Eskilin mbi psikologjinë e personazheve, ku pozixioni i tyre gjithmonë është i mbuluar, me fytyra të mbuluara, të heshtur, Eskili i përgjigjet se në tragjedinë e Euripidit dalin persona të këputur, me rrecka, gojëprishur e çalamanë. Euripidi thotë se Eskili i lë pa subjekt si në tragjedinë Orestia, Eskili hedhë poshtë këtë vlerësim duke cituar 3 vargjet e para.  Euripidi konstaton se në ato 3 vargje ka më shumë se 20 gabime.  Në fund sipas vlerësimit të Dionizit, në rolin e gjykatësit, dueli përfundon me fitore të Eskilit. Nëse doni analiza letrare të veprave tjera kliko mbi analiza letrare Komedia bretkosat analize,analiza bretkosat,Komedia bretkocat kritike letrare,kritika letrare komed

Komedia zogjtë - analizë letrare apo kritikë letrare

Tema: Përmes fantazisë të krijoi një jetë të lumtur e të pasur, për një pavarësi të njeriut nga plotëfuqia. Subjekti: Dy pleq nga Athina largohen nga atdheu të pakënaqur, shkojnë në një vend imagjinar në Pupëz, me veti kishin marr pula të egra dhe sorra.  Njërit i bie ndërmend ta krijoi polisin e zogjëve ku njerëzit dhe perënditë do t'i sundonin zogjtë.  Zogjtë të shqetësuar vijnë me maska,sepse në vendin e tyre kishin ardhur armiqtë e tyre-njerëzit.  Nëse doni analiza letrare të veprave tjera kliko mbi analiza letrare Pas fjalimit të mbajtur nga njëri prej pleqve arrijnë marrveshje me zogjtë ta formojnë qytetin mes qiellit dhe tokës, emrin Terqyqari (Nefalokokijati).  Në këtë qytet do të pranohen njerëz të shquar, por edhe poetin e varfur, Herakliti, Posejdoni, Tribali.  Komedia përfundon kur Zeusi e marton të bijen me njërin prej qytetarëve.  Komedia zogjte analize,analize komedia zogjte,analize letrare komedia zogjte,Terqyqari,Herakliti,Posejdoni,Tribali,Pupe

Prometeu i mbërthyer-analizë letrare apo kritikë letrare

Tema: Flet për kundërshtimin e Zeusit nga Prometeu , që të mos zhdukë racën njerëzore. Subjekti - Prometeu është një nga titanët e mëdhenj që ia mbajti anën Zeusit deri në momentin kur Zeusi dëshiroj të sjellë një racë tjetër të njerëzve dhe në atë moment e kundërshtoi Zeusin.   Zeusi e angazhoi Hefesin, të birin, perëndinë e zjarrit.  Zeusi i dhuroi 2 veçori alegorike: Pushtetin dhe Forcën.  Prometeu lidhet për shkëmbi, rri si rojtar i vetmuar dhe në një pozitë shumë të keqe. Prometeu i dhuroi njerëzimit zjarrin, i bëri njerëzit që të njohin ciklet natyrore, i bëri njerëzit që të shohin edhe pse kishin sy, të dëgjojnë, zbuloi numrat me të cilat i dha mundësi të zhvillohet shkenca, zbuti kafshët etj, të gjitha këto përkundër dëshirës së Zeusit. Zeusi me gjithë forcat e tij ngriti një stuhi, e cila stuhi e rrëzoi shkëmbin ku ishte lidhur prometeu dhe ra në det. Zeusi u tregua i vrazhdë edhe ndaj gruas së tij -Herës Figura simbolike: Prometeu ka simb

Tragjedia Persët nga Eskili-analizë letrare apo kritikë letrare

Tema:   Lufta e Persëve kundër Grekëve Subjekti:   Është trilogji, i largohet legjendave, i zavendëson me ngjarje bashkëkohore, ku merr pjesë edhe vet.  Kjo luftë zhvillohet në krye me Kserksin, biri i Darit, ngjarja zhvillohet në oborrin e Persëve.  Tragjedia fillon me korin e pleqëve persianë, që e lëvdojnë mbretin dhe ushtrinë persiane. Nëna e Kserksit sheh ëndrra të tmerrshme, Dari flet për humbje të mëdha, që vjen si rezultat i krenarisë së tepruar të Kserksit.  Ngjarja religjioze dhe porosia morale e përcjellin fatin e ngjarjes.  Ngjarja nuk zhvillohet para spektatorëve por përmes lajmëtarit i cili e kumton humbjen ose fitoren.  Nëse doni analiza letrare të veprave tjera kliko mbi analiza letrare Tragjedia nga Eskili,Eskili tragjedite,Tragjedia perset nga Eskili,Eskili perset analize,Perset analize,Tragjedia nga eskili kritike letrare,analiza e tragjedise perset nga eskili,Eskili analize

Romani-Lufta dhe Paqja- analizë letrare apo kritikë letrare

Analiza e romanit historik “Lufta dhe paqja”   Ndërtimi: përbëhet prej IV vëllimeve.   I – Na njeh me aristokratët rusë : Andrea Bollkonski,Ellena Kurgini,Pjer Bezuhovi etj. II – jep skena të kryeqytetit,sidomos të familjeve Bezuhov,Rostov dhe Bollkonski. III dhe IV – jipen përshkrime të luftës së Borodinos,skena nga djegia e Moskës që përmbyllen me një skenë të qetë të familjes Bezuhov.   Tema: lufta patriotike e popullit rus kundër ushtrisë franceze të Bonapartës. Ngjarjet janë prej 1805 nga lufta e Borodinos deri 1820 deri te kryengritja e Dekabristëve.   Jeta e personazhëve është dhënë bindshëm,portretet janë komplete deri në hollësi ndërsa gjuha është karakteristike: një është gjuha e aristokracisë,tjetër gjuha e spahinjve dhe e treta – gjuha fshatarëve.   Në vepër nuk ka personazh kryesor,sepse hero kryesor paraqitet vet populli. Personazhët historikë(Napoleoni,Kutuzovi) janë vënë krahas atyre fiktiv të fisnikëve rusë si :   Knjaz Andrej Bollkonski – shok i

Poema epiko-liriko-Serafina Topia-analizë- letrare apo kritikë letrare

Botuar më 1839 si Këngë e Serafina Topisë dhe më 1897 si një pasqyrë e jetës njerëzore. Tema është romantike , gërshetohet dashuria ndaj të zgjedhuri-zgjedhurës me dashurinë ndaj atdheut , këtu ngadhënjen dashuria ndaj atdheut , sakrifikohet dashuria nda femrës apo mashkullit , për hir të dashurisë ndaj atdheut. Serafina , bja e Ndre Topisë dhe mbesa e Gjergj Arianit Topisë , sakrifikon dashurinë që ka ndaj Bozdarit , nipit të Skenderbeut dhe martohet me Nikollë Dukagjinin , duke e respektuar fjalën e prindërve se kjo martesë do të ndihmonte në bashkimin e forcave kombëtare kundër armikut. Elementet lirike të poemës janë : lindja e dashurisë mes dy të rinjëve , Serafinës dhe Bozdarit,ëndrrat vajzërore,frika se mos del diçka që do ta pengojë e ta prishë këtë dashuri e cila konfrontohet në rastin kur marrin vesh prindërit e Serafinës tek e cila dominon arsyeja mbi ndjenjën apo më mirë thënë detyra ndaj atdheut kundër pasionit të dashurisë , kur prindërit e Serafinës me pëlqim

Poema Odisea-analizë letrare apo kritike letrare

Odisea Tema: Flitet për kthimin e burrit në shtëpi, në momentin kur gruaja e tij duhej të martohej me një burrë tjetër, dhe burri i vërtet e ndërpret martesën.   Subjekti: Odiseu mbreti i Itakës bashk me një grup luftëtarësh marrin rrugën për tu kthyer në Itakë. Gjatë rrugës së kthimit Odiseu haset në shumë pengesa të ngyrosura me mitologji, ku ndikojnë edhe perënditë.   Posejdoni, zoti i detit, ia çon anijen në ujdhesën e nimfës Kalipso,e cila do ta përvetësojë për burrë në kohën kur Penelopës gruas së Odiseut, shumë mësitë e duan dorën e saj.  Biri i Odiseut, Telemaku i cili ka dalë ta kërkojë të atin, në rrugë takohet me heronjtë e trojës: Menelaun dhe Helenën, por jo me Agamenonin sepse atë e kishte vrarë gruaja e tij.   Kalipsa me urdhërin e perëndive e lëshon Odiseun, Posejdoni përsëri ia shkatërron anijen.  Nausika i gjen në breg të detit dhe i çon në pallat ku aty takohet me Demodikun i cili këndon këngë për luftën e Trojës.  Grekët ndërtojnë një kalë t

Poema Iliada-analizë letrare apo kritike letrare

 Iliada Ndërtimi: Zhvillohet lufta në 51 ditët e fundit   Lexuesi e di ngjarjen deri në ditën e 10   Ka 15.700 vargje e ndarë në 24 libra, në bazë të alfabetit grek.   Tema: Poemë heroike, tregohet për trimat e mëdhenj të luftës së Trojës dhe për luftën në mes grekëve dhe trojanëve.   Subjekti : Shkaktar i luftës , hipokrizia e mbreti të Trojës Parisit , i biri i mbretit Priam. Parisi si mik i Menelaut (vëllau i Agamenonit), i rrëmbeu shumë pasuri dhe gruan Helenën, me këtë gjest të bërë nga Parisi filloi lufta 10 vjeçare greko-trojane.   Kryepersonazh i Iliadës është Akili, biri i mbretit Pelejës dhe i biri i perëndeshës së detrave Tetidës. Ngjarja e veprës fillon me hidhërimin e Akilit – Agamenonit, Agamenoni ia rrëmbeu vajzën e Krisit dhe e bëri robresh. Agamenoni pranon ta lëshoj vajzën e Krisit si kompenzim rrëmben robreshën e Akilit Briseidën. Agamenoni dëshiron të kthehet në Greqi por pengohet nga Odise.   Përçarjet e grekëve i shfrytëzonin trojanë

Epi i Gilgameshit - Analiza

Epi i Gilgameshit Epi i Gilgameshit së pari i krijuar në gjuhën sumere , aty nga shek. XXII deri në shek. XVIII p.e.r.   Tregimet për Gilgameshin , të njohura në gjithë Lindjen e Mesme , por nuk i dihet autori .   NDËRTIMI   Vepra Epi i Gilgameshit   është i ndarë në 12 këngë, sipas temave e ndajmë në 2 pjesë   TEMA E PARË   Kjo pjesë shkon deri në këngën VIII, ka si temë luftën që bën njeriu kundër së keqës njerëzore.   Subjekti: Gilgameshi personazh kryesor i epit, me prejardhje hyjnore (2/3) dhe njerzore (1/3).  Themelues i Urukut, dhe mbret i saj. Krijues i një mbretërie të pasur, ishte një sundimtar i vrazhdë që nuk pyeste shumë për popullin , veçmas i mundonte të rinjët, nuk i linte të bashkohen.   Perënditë i pranuan ankesat e popullit , dërgojnë një krijesë hyjnore Enkidujin, i cili e humbi betejën kundër Gilgameshit. Më vonë këta dy bëhen vëllezër dhe bashkëluftëtarë.   Këta dy luftuan kundër një të keqe, Humbabës, krijesë hyjnore që i t

Poema Erveheja- Muhamed Kyçyku-Analizë letrare apo kritikë letrare

Në këtë vepër është e paraqitur jeta e një gruaje e quajtur Erveheja .  Përveç bukurisë ka edhe mençurinë.  Gjth ç ka shkonte mirë derisa burri i saj shkon në kurbet, kunati i saj dëshiron ta bëjë të tijën por nuk mundi sepse hasi në vigjilencën dhe moralin e Ervehesë .  Erveheja është edhe humaniste kur e shpëton nga litari një të huaj duke i paguar 400 dukatë .  Veprës ia humbin vlerën artistike disa fenomene psh: kur anija përmbyset dhe shpëton vetëm ajo, bëhet mjek i syve. Nëse doni analiza letrare të veprave tjera kliko mbi analiza letrare poema erveheja,analiza e vepres Erveheja,koment i poemes erveheja,Analiza e vepres Erveheja,Erveheja analize letrare,kritike letrare Erveheja,Erveheja analiza letrare,veper letrare analize,kritika letrare Erveheja,

Poezia Paraja-Hasan Zyko Kamberi - Analize letrare apo komentim i poezisë

Rëndësia: është me motiv social dhe më e rëndësishmja e kësaj periudhe.   Personazhet: personazhet jan të shtresave të ndryshme.   1. feudalët (mbreti,vezirët, pashallarët, tregtarët, zejtarët)   2. klerikët (i pari i fesë, myftiu, myderrisi, kyrët e vaizët)   3.të varfërit (servilët, mundqarët, sahanlëpirësit, pakurrizorët)   Subjekti: flitet për veprimet, sjelljet e njerëzve që të aarijnë deri te para. Ku dy shtresat e para zhvillojnë luftë pa kompromis, ndërsa e treata veprojnë kundër ndërgjegjes, moralit, karakterit për të fituar para.   Qëndrimi i autorit: Shkrimtari dy grupet e para i satirizon dhe ironon ndërsa për shtresën e tretë i vjen keq për jetën e tyre. Nëse doni analiza letrare të veprave tjera kliko mbi analiza letrare poezia paraja koment i poezise,poezia paraja nga Hasan Zyko Kamberi analize letrare,analiza shqip,komentim i poezise paraja Hasan Zyko Kamberi,Poezi paraja kritike letrare,ANALIZA E POEZISË PARAJA,poezia paraja analize,analize e

Frang Bardhi-Dictionarium latino-epiroticum-analize letrare apo kritike letrare

Në parathënie jep dy motive se pse e shkroi:   1. Kombëtar- ti ndihmoj gjuhës shqipe që kishte filluar të humbej,   2. Religjioz - ti ndihmoj priftërinjtë që përmes këtij fjalori të përkthejnë çdo libër që u bie në dorë.   Është e tipit 2 gjuhësor por del edhe 4 gjuhësorë si latinisht, italisht, shqip,turqisht.  Ai shënon emrat në të pashquar, foljet në paskajore.  Në pjesën e dytë ka pjesë gramatikore si: numërorët, ndajfoljet, lidhëzat, pasthirrmat dhe pjesë nga folklori, 113 proverba dhe 2 biseda. Ka 2544 fjalë. Nëse doni analiza letrare të veprave tjera kliko mbi analiza letrare Frang Bardhi-Dictionarium latino-epiroticum-analize letrare apo kritike letrare,analiza letrare,Frang Bardhi dictionarium latino epiroticum analize letrare,veprat e Frang Bardhit kritike letrare,analiza letrare

Lumi i vdekur nga Jakov Xoxa

Lexo një analizë më të mirë kliko mbi  Lumi i vdekur Jeta e vështirë e fshatit të Myzeqesë gjatë viteve 1938 - 1939 Fati i tri familjeve: - Familja Shpiragu e dëbuar nga beu i vendit; - Familja Tafilaj, kosovarë të dëbuar nga pushtuesi serb; - Familja e Koz Dynjasë, vendase nga fshati Trokth.   Linjat paralele: - Vështirësitë e jetës e mbijetesës së fshatarëve përballë bejlerëve e tregtarëve; - Dashuria e Vitës me Adilin (një bashkim simbolik).   Zhvillimi i ngjarjeve: - Dëbimi nga toka e vet e familjes së Shpiragajve; - Vendosja e tyre në Trokth; - Marrëveshja e Pilo Shpiragut me tregtarët e Fierit; - Shpërthimi i lumit; - Zhgënjimi i Pilo Shpiragut nga tregtarët; - Marrëveshja e tij me beun; - Arratisja e Adilit me Vitën. Personazhet kryesore: - Pilo Shpiragu e Koz Dynjaja, që tipizojnë figurën e fshatarit shqiptar mes dilemave të kohës. - Sylejman Tafili tipizon figurën e kosovarit të ikur nga serbët, por dhe të zhgë

Vepra e Bodlerit-analizë letrare apo kritike letrare

VEPRA E BODLERIT Jeta dhe vepra e Bodlerit të bëjnë të kuptosh se ai në të vërtetë jetonte me artin dhe per artin.  Përveç poezive ai shkruante dhe botonte edhe proza poetike, tregime, ese e kritika për veprat letrare, por edhe për ekspozita të artit figurativ dhe për opera. Pra, ai e donte artin në përgjithësi. Mbase fati i ngjashëm bën që ai ta dojë në mënyrë të veçantë dhe ta përkthejë me dashuri në gjuhën frenge shkrimtarin e njohur Edgar Alan Po. Përveç tij, Bodleri çmonte shumë edhe shkrimtarë të tjerë të kohës, të letërsisë së cilës i përkiste edhe vetë, si Viktor Hygoin , Teofil Gotjenë, Fransua Vijonin e të tjerë. Sado që thuhet se Bodleri është i ndikuar nga E. A. Po, ai është individualitet poetik plotësisht i ri dhe plotësisht burimor sa i përket zgjedhjes së motiveve, shprehjes, gjuhës dhe atmosferës poetike. Është i pari nga poetët modernë, i cili diti në mënyrë aq rrëqethëse ta paraqesë realitetin e kohës, gjendjen e mjegullimtë të jetës urbane, motivet s

Poema ''Çajld Haroldi'' nga ''Xhorxh Gordon Bajron'' - analizë apo referat

Poema '' Çajld Haroldi '' nga Xhorxh Gordon Bajron analizëapo refe rat Bajroni u bë i njohur dhe i dashur te shqiptarët më së tepërmi për shkak se në udhëtimin e tij vizitoi edhe Shqipërine dhe se në poemen e tijë “ Çajld Haroldi ” strofa të tëra ia kushtoi asaj: natyrës , jetës, historisë dhe zakoneve të shqiptarëve. Që në strofën e parë të pjesës nga Kënga e dytë, të cilën ia kushton Shqipërisë, ai jep një pasqyrë të historisë dhe të gjendjes në këtë vend. Shqipërinë e sheh si vend ku ka lindur ''Aleksandri i Madh'', por edhe ''Skënderbeu'', i cili me shpatën e tij kreshnike dërrmonte armiqtë. Pas këtyre të dhenave historike, ai atë e përshkruan si vend - nënë të burrave të egër, i cili po ballafaqohej me një realitet tjetër nën pushtimin otoman, ku në vend të kryqave po ngriteshin minaretë.  Ne letrën që ia dërgon s’ëmës, Bajroni shkruan: “Arnautët ose albanezët më bënë shumë përshtypje ngaqë kanë ngjashmëri me

Plaku dhe deti - Analiza

Romani “Plaku dhe deti” kritikë letrare apo analizë letrare Romani “Plaku dhe deti” Vepra “ Plaku dhe deti ”, të cilën teorikët e quajnë herë novelë , herë roman , është një nga veprat më të thjeshta, por më të fuqishme e më të çmuara të Heminguejt. Themi të thjeshta, sepse kemi pothuajse vetëm një personazh , një subjekt tepër të zakonshëm, por nëpërmjet të së cilave autori arrin të japë një filozofi të tërë jetësore. Po të nisemi vetëm nga titulli '' Plaku dhe deti '' , po t’i lexojmë dy fjalët e tij me kuptim simbolik — e letërisa vetëm kështu duhet të lexohet— menjëherë të rrënqethet trupi nga kundërvënia: plaku/deti. Domethënë, një njeri i vetëm, në muzgun e jetës së tij, me forcat e shpenzuara kaherë, përballë një fuqie të pamatshme dhe me plot të papritura, siç është deti, ku ai e ka kaluar jetën si peshkatar. Plakun Santiago, peshktarin e vetmuar-,jo vetëm profesioni që ushtron, jo vetëm nevoja për të jetuar, por ndoshta vetë fati

Romani “Xha Gorio” Kritikë letrare apo analizë letrare

Romani “ Xha Gorio ”  Kritikë letrare apo analizë letrare Njëra prej veprave më të njohura të Balzakut është edhe romani “ Xha Gorio ”, në të cilin trajtohen tema të rëndësishme shoqërore , morale dhe psikologjike . Si në shumicën e veprave të Balzakut, edhe nëpër faqet e këtij romani defilojnë shumë personazhe të romaneve të tjera, mirëpo figurë qëndrore, kryepersonazh është xha Gorio, një prind i fyer, dashuria e të cilit për vajzat e tij është e jashtëzakonshme, shkatërrimtare. Balzaku jetoi në një kohë me kthesa të mëdha shoqërore, politike e morale, të cilat lanë gjurmë të pashlyeshme edhe në psikologjinë e njerëzve. Pasojat e kësaj kthese u pasqyruan edhe në këtë roman të Balzakut. Xha Gorio, një fabrikant i madh, mbetet krejt i vetmuar në vitet e pleqërisë, edhe pse i ka dy vajza, të cilat interesohen vetëm për të hollat e tij. Ai e err jetën në pansionin e zonjës Vokër të Parisit, ku kishin gjetur strehim njerëz me fate jetësore prej më të ndryshmeve. Auto

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more