Skip to main content

Poema epiko-liriko-Serafina Topia-analizë- letrare apo kritikë letrare


Botuar më 1839 si Këngë e Serafina Topisë dhe më 1897 si një pasqyrë e jetës njerëzore.

Tema është romantike , gërshetohet dashuria ndaj të zgjedhuri-zgjedhurës me dashurinë ndaj atdheut , këtu ngadhënjen dashuria ndaj atdheut , sakrifikohet dashuria nda femrës apo mashkullit , për hir të dashurisë ndaj atdheut.Serafina , bja e Ndre Topisë dhe mbesa e Gjergj Arianit Topisë , sakrifikon dashurinë që ka ndaj Bozdarit , nipit të Skenderbeut dhe martohet me Nikollë Dukagjinin , duke e respektuar fjalën e prindërve se kjo martesë do të ndihmonte në bashkimin e forcave kombëtare kundër armikut.

Elementet lirike të poemës janë : lindja e dashurisë mes dy të rinjëve , Serafinës dhe Bozdarit,ëndrrat vajzërore,frika se mos del diçka që do ta pengojë e ta prishë këtë dashuri e cila konfrontohet në rastin kur marrin vesh prindërit e Serafinës tek e cila dominon arsyeja mbi ndjenjën apo më mirë thënë detyra ndaj atdheut kundër pasionit të dashurisë , kur prindërit e Serafinës me pëlqimin e së bijës së vet , vendosin ta fejojnë me Nikollë Dukagjinin , fisnik i Veriut që do të ndikonte në bashkimin e Veriut të tyre me Jugun e Topiajve për të luftuar armikun e përbashkët , turkun , Bozdari , dashnori i parë i Serafinës , pasi e vret një turk , largohet nga atdheu , më vonë kthehet , merr vesh për gjënë që i ka ndodhur merr vesh për tolerancën e Serafinës .

Bozdari zemërohet ashu si Akili i Iliadës së Homerit , aq sa nuk intervenon kur po e digjnin të gjallë Evodën me djalin e saj turqit.Në dasmën e Skëndërbeut takohet Nikolla me Bozdarin , te Serafina ndodh ajo që i përtëritet dashuria ndaj Bozdarit dhe në konfliktin që lind mes Nikollës dhe Bozdarit , Serafina mban anën e Nikollës këtu vërehet morali i bashkëshortes dhe i nënës që e mban anën e Nikollsë. 

Në konflikt intervenon edhe Skenderbeu , me autoritetin e tij i ndan të rinjtë dhe e shkuan konfliktin , te masa paraqiten revolta kundër konflikteve individuale, kur kërkohet unitet pët të luftuar kundër armikut të përbashkët.

Evokohen kujtime nga lufta para ardhjes së Skëndërbeut. 

Serafina është romantike , ka dashuri të zjarrtë ndaj atdheut,përballon ndarjen nga dashuria e parë,është dashnoe e zjarrtë,patriote po ashtu ka edhe shpirt krijues sepse ajo është autore e këngës për Radavanin ku flet për një dashuri pikëlluese dhe tragjike.

Idenë e bashkimit kombëtar e theksojnë të gjitha personazhet kurse Skëndërbeu i takon mendimit se duhet të luftojnë shqiptarët duke u mbështetur në forca vetanake këtu në mënyrë të tërthortë i bëhet kritikë vendeve perëndimore që nuk ndihmuan asgjë edhe pse Skennderbeu luftoi shum për Evropën në kohën kur gjendja e saj ishte më kritike.

Bozdari është personazh romantik kur lufton kundër një ushtari turk dhe kalorsiak kur shpëton një vajzë të panjohur,kontravers kur dashurinë ndaj atdheut e përzien me dashurinë ndaj të dashurit-të dashurës,e torturon veten,vajton buzë detit,zbraz hidhërimin duke dashur të shprehë dashuri ndaj Olimpisë.

Radavani është antitezë e Bozdarit,ka dashuri konstante ndaj atdheut , dashuri ideale naj femrës , nuk largohet nga atdheu edhe kur i shkatërrohet lumturia me humbjen e së dashurës Parailës.

Dialogët dhe monologët lirikë janë tipare të ligjeratës poetike të kësaj poeme.Kemi idealizim të skajshëm të Skëndërbeut.


Nëse doni analiza letrare të veprave tjera kliko mbi analiza letrare

Serafina Topia analize,analiza letrare,Serafina analize,kritike letrare Serafina Topia
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more