Skip to main content

Epi i Gilgameshit - Analiza

epi i gilgameshit,epi i gilgameshit,eposi i gilgameshit
Epi i Gilgameshit




Epi i Gilgameshit së pari i krijuar në gjuhën sumere, aty nga shek. XXII deri në shek. XVIII p.e.r.
 
Tregimet për Gilgameshin, të njohura në gjithë Lindjen e Mesme, por nuk i dihet autori.
 
NDËRTIMI
 

Vepra Epi i Gilgameshit  është i ndarë në 12 këngë, sipas temave e ndajmë në 2 pjesë
 
TEMA E PARË
 

Kjo pjesë shkon deri në këngën VIII, ka si temë luftën që bën njeriu kundër së keqës njerëzore.
 
Subjekti: Gilgameshi personazh kryesor i epit, me prejardhje hyjnore (2/3) dhe njerzore (1/3). 

Themelues i Urukut, dhe mbret i saj. Krijues i një mbretërie të pasur, ishte një sundimtar i vrazhdë që nuk pyeste shumë për popullin, veçmas i mundonte të rinjët, nuk i linte të bashkohen.
 
Perënditë i pranuan ankesat e popullit, dërgojnë një krijesë hyjnore Enkidujin, i cili e humbi betejën kundër Gilgameshit. Më vonë këta dy bëhen vëllezër dhe bashkëluftëtarë.
 
Këta dy luftuan kundër një të keqe, Humbabës, krijesë hyjnore që i tmerronte njerëzit e një krahine. Këta dy korrën fitore në këtë betejë me ndihmën e hyjnive të Shamashit (zotit të diellit), dhe të Ninibit (hyjit të luftës).Gilgameshi dhe Enkiduji luftuan për të mirën e përgjithshme e jo personale.
 
TEMA E DYTË
 
Fillon nga kënga e IX e deri në fund, ka si temë fikën nga vdekja dhe nga bota e nëndheshme dhe përpjekjen për të gjetur pavdekësinë. Konsiderohet si tema kryesore e epit të Gilgameshit.
 
Subjekti: Është si vazhdim i pjesës së parë, por me përmasa shqetësuese, vdekja e Enkidujit.
 
Vdekjen e Enkidujit Gilgameshi e përjetoi rëndë, dhe që në atë moment koncepti i epit merr një kaje tjetër, jo të luftës dhe të guximit, por atë të nënshtrimit dhe të frikës nga vdekja. Me vdekjen e Enkidujt Gilgameshi kuptoi domosdoshmërinë e vdekjes, se edhe ai një sit duhej të vdiste.
 
Gilgameshi mbante iluzione se Enkiduji do të zgjohet, e mbajti 6 ditë të pavarrosur,të 7 dha urdhër për ta varrosur. 

Atij i mbeti vetëm një shpresë, gjyshi i tij Utnapishtimi, i cili e kishte fituar pavdekësinë me barkën e tij që shpëtonte njerëz. Gilgameshi me shumë vështirësi arriti te gjyshi i tij, ai ia tregon një bari në fund të detit, mirëpo ai bari nuk ishte bari për ta fituar pavdekësinë por në të cilin ishte i vendosur rinia dhe fuqia,edhe këtë nuk arrin ta merr sepse para tij e merr një gjarpër. 

Tani e kupton se edhe ai një dit duhet të vdesë dhe kthehet në Uruk, i kërkon priftërinjëve të shkoj në botën e nëndheshme që ta takoj Enkidujin. Bisedon me hijen e tij, dhe e kupton tmerrin që e pret.
 
Vepra e Gilgameshit mbetet një porosi e madhe për të gjithë njerëzit,se njeriu është i vdekshëm.

Pra tek vepra Epi i Gilgameshit  tregohet një porosi e pastër se të gjithë një ditë do të vdesim ndërsa do të mbesin vetëm veprat e njeriut.

Postime të ngjashme:

Epi i Gilgameshit  analizë tjetër

Miti dhe Mitologjia

Nëse doni analiza letrare të veprave tjera kliko mbi analiza letrare

Epi i gilgameshit,analize letrare,analiza letrare,Gilgameshi analize letrare per kete veper,kritike letrare epi i gilgameshit,Gilgameshi kritike letrare,Analiza e vepres Epi i Gilgameshit,Gilgameshi shqip,Gilgameshi kritike letrare,kritika letrare shqip
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more