Skip to main content

Romani “Xha Gorio” Kritikë letrare apo analizë letrare

Romani “Xha Gorio”  Kritikë letrare apo analizë letrare

Njëra prej veprave më të njohura të Balzakut është edhe romaniXha Gorio”, në të cilin trajtohen tema të rëndësishme shoqërore, morale dhe psikologjike.
Si në shumicën e veprave të Balzakut, edhe nëpër faqet e këtij romani defilojnë shumë personazhe të romaneve të tjera, mirëpo figurë qëndrore, kryepersonazh është xha Gorio, një prind i fyer, dashuria e të cilit për vajzat e tij është e jashtëzakonshme, shkatërrimtare.
Balzaku jetoi në një kohë me kthesa të mëdha shoqërore, politike e morale, të cilat lanë gjurmë të pashlyeshme edhe në psikologjinë e njerëzve. Pasojat e kësaj kthese u pasqyruan edhe në këtë roman të Balzakut. Xha Gorio, një fabrikant i madh, mbetet krejt i vetmuar në vitet e pleqërisë, edhe pse i ka dy vajza, të cilat interesohen vetëm për të hollat e tij. Ai e err jetën në pansionin e zonjës Vokër të Parisit, ku kishin gjetur strehim njerëz me fate jetësore prej më të ndryshmeve. Autori vëmendjen e përqendron kryesisht në dukuritë shoqërore të shkatërrimit të familjes, të rënies morale të saj.
Romani ngrihet mbi konfliktin e atit Gorio dhe bijave të tij Anastazies dhe Delfinës. Xha Gorio del tragjik në shumë plane, por këtu po veçojmë vdekjen e së shoqes, të cilën e kishte dashur shumë dhe mospërfilljen e të bijave. Derisa ai binte gjithnjë e më poshtë dhe në pikëpamje shoqërore ishte vetëm një “fabrikant makaronash”, bijat e tij, falë parave të tij, u ngritën në shoqërinë aristokratike dhe erdhi puna deri në atë shkallë sa të turpëroheshin nga puna me të cilën merrej ai. 

Jeta e xha Gorios shndërrohet kështu në një ankth të vërtetë. Jeta e tij s’ka kurrfarë kuptimi. E vetmja ngjarje në jeten e tij është vizita fshehurazi e te bijave, të cilat nuk dëshirojnë që rrethi i tyre i ri shoqëror  ta kuptojë se të kujt ishin. Ato aq shumë jepen pas jetës mondane aristokralike, sa nuk shkojnë ta takojnë të atin as kur është duke dhënë shpirt, madje nuk marnin pjesë as në varrimin e tij.
Me një fjalë, kemi të bëjmë sa me një depërtim të thellë në dramën shpirtëtore të një prindi të fyer, aq edhe me një akuzë të ashpër kundër rrënimit të vlerave morale nga shoqëria e re që po krijohej.
Krejt kjo është sendërtuar nëpërmjet personazhesh të fuqishme letrare, situatash bindëse jetësore, marrëdhëniesh të ndërlikuara ndërnjerëzore e shoqërore, që romanin “Xha Gorio” e bëjnë një nga veprat më të lexuara të Balzakut dhe një nga kryeveprat e letërsisë botërore. 

Nëse doni të lexoni edhe një analizë tjetër të këtij romani kliko mbi Xha Gorio



Nëse doni analiza letrare të veprave tjera kliko mbi analiza letrare

Romani xha gorio, analize per romanin e xha gorios, Xha Gorio analizem, Balzaku analize, xha gorio kritike letrare, kritike letrare per romanin xha gorio, romani Xha gorio kritika letrare, analiza letrare per romanin e balzakut, romane analiza, analiza shqip, letersia boterore analiza, romanet e balzakut,
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Vjershe per 28 nentorin nga Suhejla Topojani - Kaçanik

28 Nëntori

Shumë zemra rënkonin
Shumë lotë pikonin
Shumë fëmijë u vranë
Vetëm se ishin shqiptarë.

Tani erdhi paqja
Tani erdhi liria
Gëzohemi të gjithë
Se erdhi Pavarësia.

Mirë se erdhe Pavarësi
Mirë se erdhe 28 Nëntor
Jemi të gëzuar të gjithë
Të bashkuar e unik

Vjershe apo poezi nga Suhejla Topojani - Kaçanik


vjersha per 28 nentorin,28 nentori vjersha shqip,vjersha dhe poezi per 28 nentorin,28 nentori poezi shqip,vjersha te bukura per 28 nentorin,pavaresine e Shqiperise,shqipnise,

Pranvera në vendin tim

''Pranvera''është një stinë e bukur ku natyra fillon të ngjallet e të gjelbërohet,moti fillon të ngrohet jetë e re fillon të afrohet.

Çdo mëngjes kur zgjohem kënaqem kur shikoj rrezet e diellit që bien në dritare dhe kënaqem poashtu kur dëgjoj cicërimën e zogjve.

Kjo stinë e gëzon çdokënd me gjallërinë dhe bukurinë e saj.

Zogjtëgëzohen shumë sepse tani e kanë më të lehtë jetën,ushqimin dhe strehimin.Disa prej tyre(zogjtë shtegtarë) kthehen nga vendet e largëta si: dallëndyshja,lejleku etj.

Bariu është shumë i gëzuar sepse tani ai ka ku ti kullos bagëtinë dhe ta ruaj më lehtë atë.

Bujku fillon ta mbjellë misrin,domatet,patatet e perime dhe pemë tjera të ndryshme që janë të nevojshme për jetesën e njeriut.

Unë e dua këtë stinë sepse është tejet e bukur dhe në mua ngjall dashuri dhe lumturi shpirtërore.


Lexo edhe nje ese tjeter: Ese per pranveren


Shkruar nga stafi Rapitful.

Ndalohet rreptesisht kopjimi dhe postimi ne nje faqe tjeter


Pranvera në vendin tim .Kjo eshte nje…
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more