Skip to main content

Romani-Lufta dhe Paqja- analizë letrare apo kritikë letrare

Analiza e romanit historik “Lufta dhe paqja”
 
Ndërtimi: përbëhet prej IV vëllimeve.
 
I – Na njeh me aristokratët rusë : Andrea Bollkonski,Ellena Kurgini,Pjer Bezuhovi etj.
II – jep skena të kryeqytetit,sidomos të familjeve Bezuhov,Rostov dhe Bollkonski.
III dhe IV – jipen përshkrime të luftës së Borodinos,skena nga djegia e Moskës që përmbyllen me një skenë të qetë të familjes Bezuhov.
 
Tema: lufta patriotike e popullit rus kundër ushtrisë franceze të Bonapartës.
Ngjarjet janë prej 1805 nga lufta e Borodinos deri 1820 deri te kryengritja e Dekabristëve.
 
Jeta e personazhëve është dhënë bindshëm,portretet janë komplete deri në hollësi ndërsa gjuha është karakteristike: një është gjuha e aristokracisë,tjetër gjuha e spahinjve dhe e treta – gjuha fshatarëve.
 
Në vepër nuk ka personazh kryesor,sepse hero kryesor paraqitet vet populli.
Personazhët historikë(Napoleoni,Kutuzovi) janë vënë krahas atyre fiktiv të fisnikëve rusë si :
 
Knjaz Andrej Bollkonski – shok i mirë,kritik,racionalist i guximshëm që ngreh moralin e ushtarëve në luftë,por plaga në betejë shkakton ndryshime të botëkuptimeve për jetën dhe humb vullinetin për veprime të mëdha me çka bie në depression shpirtëror.
 
Pjer Bezuhovi- i drejtë,joegoist i cili sakrifikon ndjenjat e veta për lumturinë e të tjerëve.
Në fillim arsyeton çdo gjest të Bonapartës,por me zhvillimin e ngjarjeve ndërron mendim dhe don të bëjë atentat ndaj Bonapartës për ta shpëtuar Rusinë,por kapet nga armiqtë francezë.
 
Natasha Rostova – me fëmijëri pa brenga dhe e gëzuar në rini është në kërkim të lumturisë së vet me çka dashurohet në Bezuhovin dhe martohet me të duke arritur lumturinë e jetës.
 
Tushini-ushtar i vogël me vullnet të hatashëm,për të cilin lufta shëndrrohet në lojë,me çka gëzohet dhe enthuziazmohet praën të vdekurve në fushëbetejë ,por më vonë këndellet nga realiteti – urdhi për tërheqje nga lufta.Ptalon Karataevi- naiv i urtë,i qetë i cili asgjë të mirë nuk ka parë në jetë të vet dhe të keqen e ka pranuar si diçka shumë normale.


Nëse doni analiza letrare të veprave tjera kliko mbi analiza letrare

lufta dhe paqja analize,lufta dhe paqja kritike letrare,kritike letrare per romanin lufta dhe paqja,lufta dhe paqja,kritika letrare per romanin lufta dhe paqja,romani lufta dhe paqja kritike letrare,Lev Nikollajeviç Tolstoi lufta dhe paqja,tolstoi lufta dhe paqja,analiza letrare
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more