Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Analiza letrare

Tri këngë për Kosovën - (Analiza)

Tri këngë për Kosovën është triptik novelistik i Kadaresë. Ka parasysh Betejën e Kosovës (1389). Kjo ndodhi i ka shërbyer autorit të persiatë rreth mosmarrëveshjes disa shekullore shqiptaro-serbe. Jepet të kuptohet se në këtë “kolektiv ballkanik” shqiptarët gjithmonë kanë dal të mashtruar dhe janë bërë pre e “dashamirësisë” së rrudhjes së pandërprerë si troje, si etnos, si komb dhe si qenie njerëzore. analiza,referat,tri konge per Kosoven,tri kenge per Kosoven referat,analiza

Komisioni i festës - (Analiza)

Komisioni i festës - (Analiza) Komisioni i festës - ky roman ka marr shkas nga ardhja e Mehmet Rashid pashës, më 1830 në Astir, për t'i shuar kryengritjet shqiptare dhe shpalli amnisti të përgjithshme. Me këtë rast ftoi 500 kryengritës, gjoja për të festuar amnistinë, por në të vërtet i vrau të gjithë. Veprimi i romanit ndërtohet nga shikimi i kampit të armikut. Ky roman na porositë që kundër pabesive të armikut duhet patur vigjilencë dhe unitet për ta mbrojtur lirinë e kombit. Komisioni i festës - (Analiza),referate,permbajtja,permbledhje,referat,analize

Pallati i ëndrrave - (Analiza)

Nëpunësi i Pallatit të ëndrrave apo Pallati i ëndrrave është një roman ku shihet se si një shtet totalitar bën kontrollin e shpirtrave, kanalizon opinionin dhe bën shpërlarjen e trurit. Në këtë roman përpunohen dy tema kryesore: degjenerimi i Perandorisë Osmane dhe qëndresa e vitaliteti i popullit shqiptar. Linja e parë e veprimit ndërtohet rreth punës së Mark Alemit në Tabir Saraj, ku ishte caktuar të merrej me grumbullimin dhe shpjegimin e ëndrrave të shtetasve të sulltanit. Linja e dytë ndërtohet në formë të një polemike shkencore rreth eposit heroik shqiptar dhe pozitës që ai duhet të ketë në gjirin e folklorit ballkanik. pallati i enderrave analiza,referat,referate,vepra letrare,veper letrare,ismail kadare pallati i endrrave analize,analize,

Sjellësi i fatkeqësisë - (Analiza)

Sjellësi i fatkeqësisë  është një roman me temë nga periudha e Perandorisë Osmane, por që aludon në gjendjen aktuale në Shqipëri. Bën fjalë për shqetësimin e Sulltanit se një gjysmë milioni shtetas të tij evropian nuk mbuloheshin me ferexhe. Ai ngarkon Haxhi Miletin që ti sjellë ato në malësitë e thella të Shqipërisë. Haxhiu përfundon misionin, por kur kthehet në Orman Çiflig arrestohet dhe jetën e kalon në burg. I lihet lexuesit të përfundojë se Haxhiun e zu mallkimi i grave të Ballkanit, apo u bë pre e ndonjë intrige politike. analiza,analize,referate,referate,vepra,permbajtje,permbledhje

Jeta, loja dhe vdekja e Lul Mazrekut

Jeta, loja dhe vdekja e Lul Mazrekut është një roman që trajton temën e arratisjeve pas vitit 1990, kur njerzit iknin dhe vriteshin në kufi. Romani është përshkruar me groteskë, humor të zi e tragjizëm, realizëm magjik ballkanas, shqiptar e universal. Dialogjet janë të gjalla. Jeta, loja dhe vdekja e Lul Mazrekut,analiza,analize,analize e shkurte,referat,referate,vepra letrare,veper letrare,romani,

Romani Pse - Sterjo Spasse - (Analiza)

Tema e romanit: Jeta, Dashuria, Vdekja. Romani Pse është një vepër me shenja autobiografike. Ai është shkruar në trajtën e ditarit të protagonistit, Gjon Zaverit. Fundi i tij i prapë është një letër e Zaverit, të cilën e kishte shkruar para se të vdiste. Kjo letër sqron shumëçka nga domethënia e romanit dhe bota e protagonistit. Letra shqyrton përfundimisht kuptimin e jetës duke e kaluar në rrafshin mendimtar filozofik dhe në rrafshin praktik. Tani Zaveri përmbys, kundërshton filozofët e shkrimtarët dhe parapëlqen jetën e thjeshtë të njeriut.Mirëpo, kthim për veten nuk ka. Letra tash merr kuptimin e testamentit të njeriut, që mendonte filozofikisht për jetën. Në këtë vështrim të fundit epilogu i romanit:                 Bota e Hiçit, prej Hiçit, për Hiçin,                 Rrotullohet rreth qëllimit të Hiçit  nuk është përfundim i autorit, por përfundim për jetën shpirtërore e mendore të protagonistit, Zaverit. Në këtë pikë shfaqet një dallim ndërmjet pikëpamj

Robinson Kruzo - (Analiza)

Ky roman trajton një teme tejet apo mjaftë interesante Në këtë roman të Daniel Defos përshkruhet jeta e personazhit apo heroit kryesor  të tij të quajtur Robinson Kruzo . Robinson Kruzo u lind në vitin 1632 në '' New York '' nga një familje e mirë , por nuk ishte vendas , por babain e kishte nga Bremeni që u vendos në Hull dhe fitoi një pasuri të madhe dhe u martua me nënën e tij nga një familje e shquar Robinson nga edhe ky e mori emrin . Mbiemri i kësaj familje të shquar ishte Krajner por i quajtën Kruzo , atëherë ky u quajt jo Robinson Krajner por Robinson Kruzo që është edhe personazh kryesor i këtij romani shumë interesant. Shih edhe:  Analiza Letrare Robinson Kruzo kishte dy vellezer më të medhenjë , njëri ishte oficer që më vonë u bë nënkolonel ku luftoi në shumë luftra që u zhvilluan në Angli , ndërsa vellai i dytë nuk dihet se ç'u bë me të kurrë . Robinsoni duke qene djali i tretë në familje nuk ja mësuan asnjë zanat por Kruzo ishte i pasionu

Zogu dhe kulla - (Analiza)

" Zogu dhe Kulla '' Ky tregim trajton një temë e cila flet për një zog që jeton në një kullë të lartë dhe për një djalë që dëshironte të ja merrte zogut këngën dhe zërin e tij të bukur . Zogu këndonte aq bukur saqë bënte që trëndafilat të lulëzojnë me fletët e tyre të blerta dhe të bukura . Djali i cili jetonte në një dhomë të kullës fliste me ëmbëlsi por nuk kishte rehati sepse mendonte vazhdimisht sesi të ja merrte zogut këngën e tij të mrekullueshme . Ai një natë iu afrua zogut dhe i tha : Dua këngën tënde. Ti mund të gjesh ndonjë këngë tjetër, djali ia kërkoi këngën zogut sepse me këngën e tij të bukur të gjithë do ta donin dhe respektonin djalin . Djali priti disa ditë dhe më pastaj doli që ta kërkonte zogun që të ja merrte këngën zogut . Duke e kërkuar papritmas dëgjoi një jehonë ! Ai donte ta ndiqte por jehona atë e ndiqte. Më në fund jehona arriti deri te veshët e djalit dhe i tha : - Mos e kërko zogun kot atë nu

Përtej largësive nga Bilal Xhaferri (Analiza)

Përtej largësive Ky roman trajton temën që ka lidhje me kohen ilire , kur Ilirët luftonin kundër pushtuesve romak . Më konkretisht bëhet fjalë për kryengritjen e madhe Ilire të viteve 6-9 të shekullit të parë të erës së re kundër romakëve . Këtë kryengritje e udhehoqën dy komandantë : Bato i Breukeve dhe Bato i Desidiateve ku pas nje beteje ku ai kapet i gjalle nga ushtria ilire . Personazhi kryesor i këtij romani është Ergysi që është luftëtar i shquar i cili po kthehej nga fushëbeteja i lodhur, i rraskapitur , i uritur por me një moral të lartë siç i kishte hije ushtarit Ilir . Në vazhdimin e veprës shkrimtari vuajtjet e Ergysit që kishte marrur rrugën për në Dardani nga Andetriumi e deri në Skardus ( Malet e Sharrit ) qe siç thoshte shkrimtari ka kaluar shtate diej e shtate hëna për të arritur në Dardani. Gjatë udhëtimit të tij të gjatë për në keshtjellën e Buklit që i duheshin edhe shtatë ore në udhëtim . Gjatë udhëtimit Ergysi takoi një vajzë shumë të bu

I huaji - Albert Kamy - (Analiza)

I vogël për nga vëllimi, thjeshtë për nga ligjërimi. Tema : fatkeqsitë e një njëriu i cili i shtyrë nga rrethanat e përfundon jetën si kriminel. Kamy vë në pah situate jetësore, kur ekzistenca e njeriut përjetohet si absurd. Ndërtimi : ndahet në dy pjesë me njëmbëdhjetë kapituj. Subjekti: në pjesën e parë zbulohet jeta e rëndomtë e kryepersonazhit Mërso. Ai gjendet përballë situatave para të cilave ndjehet i pafuqishëm, çka e bën të mos i jap kuptim jetës së vet. Veprimi fillon me telegramin që merr nga Shtëpia e pleqve që e njofton me vdekjen e së ëmës. Këtë lajm ai e prêt me gjakftohtësi, nuk derdh as një pikë lot, fle rrugës për në Marengo (qyteti ku gjendet Shtëpia e pleqve), para kufomës pi cigare dhe kafe, kotet, refuzon të shohë nënën për herë të fundit, fill pas varrimit shkon të lahet në plash, lëshohet në aventura dashurie me ish-daktilografen e zyrës së tij,etj. Tensionimi dramatik fillon me takimet e shpeshta të Mërsoit me fqinjin e tij Rajmondin, i cili kërkon me

Njëqind vjet vetmi - Gabriel Garsia Markes (Analiza)

'' Njëqind vjet vetmi ''  - ''Gabriel Garsia Markes'' (Analiza) '' Subjekti '': historia e librit fillon në mars të 1952 gjatë një udhëtimi me nënën në Arackataka, fshati i tij i lindjes. Në këtë vepër përshkruhet ngritja dhe rënia e familjes Buendia dhe e fshatit Macondo, themeluar prej saj në zemrën e Kolumbisë. Gjashtë breza, jetët e të cilëve gërshetohen në Makondo (jashtë botës , mes reales dhe fantazisë , mes së vërtetës dhe legjendës, mes misterit dhe ezoterizmit). Nga kryeplaku i familjes dhe themeluesi i Macondo-s, Hose Arkadio Buendia deri tek fëmija i fundit me të cilin mbyllet romani kalon një shekull . Duke u martuar Hose Arkadio me kushërirën e tij Ursula, të gjashtë brezat jetojnë të mbytur nga supersticioni dhe nga frika e fëmijëve me bisht derrkuci. Të pakta janë çastet e lumtura në jetën e Mokando-s, shpesh herë i trazuar nga lufta civile, lulëzimi ekonomik, shfrytëzimi, katastrofat natyrore dhe

Kush e solli Doruntinën - (Analiza)

Kush e solli Doruntinën është roman ku poetizohet besa e shqiptarëve. Veprimi i romanit shtjellohet në Shqipërinë mesjetare. Kapiten Stresi është i ngarkuar të shkruaj një raport dhe të mbyll çështjen e ardhjes së Doruntinës nga Bohemia, vdekjes së saj dhe të nënës , dhe hapjen e varrit të Konstandinit. Fjala është për një nënë me nëntë djem dhe një vajzë, të cilën dëshirojnë ta martojnë larg. Nëna nuk bindet deri sa Konstandini i jep besën se do ta sjellë Doruntinën sa herë që ajo dëshiron. Në luftë vdesin të nëntë djemt. Nëna digjet për ta parë Doruntinën, por s'ka kush t 'ia sjellë. Mallkon Konstandinin e vdekur pse dha besën kur nuk është në gjendje ta mbajë. Konstandini i mbetet besnik fjalës , ndonëse i vdekur , ngrihet nga varri, e shalon kalin, e gjen motrën dhe ia sjell nënës . Autori përcjell mesazhin se: besa si e mund jetën e nënshtron edhe vdekjen . Postime të ngjashme: Ismail Kadare    Biografia Kështjella G

Dosja H - (Analiza)

Në veprën Dosja H   përshkruhet udhëtimi i dy studiuesve të huaj Maks Roth dhe Vili Norton, të cilët vijnë në Shqipëri për të mbledhur dhe regjistruar në gramofon këngë të eposit heroik shqiptar. Hulumtojnë për ndonjë lidhje mes eposit homerik me eposin heroik shqiptar, i cili akoma këndohej nga malësorët shqiptar dhe sllavët e jugut. Ky udhëtim i vë në dyshim autoritetet shqiptare, sidomos nënprefektin e zonës, i cili angazhon agjentin Dulë Baxhaja t'i përcjellë të huajt. Veprimi zhvillohet në Hanin e Rashtbuallit. Në popull përhapet dyshimi se ata janë spiun. Hani bastiset dhe materialet e tyre asgjësohen. referat,referate,personazhet,subjekti,rendesia,permbajtja,analiza,analizat,analize,dosja H,dosjet h,Dosja H, kadare,kadareja,ismail kadare

Dimri i madh -(Analiza)

Dimri i madh -(Analiza) Dimri i madh është variant i zgjeruar i romanit “Dimri i vetmisë së madhe”, ku përshkruhen ngjarjet e vitit 1960-1961. Është viti i prishjes së marrdhënieve mes Shqipërisë dhe Bashkimit Sovjetik, me ç'rast ndërpriten marrdhëniet ekonomike e politike dhe shumë student detyrohen t'i ndërprejnë studimet. Veprimi i romanit vendoset në Kremlin dhe Tiranë dhe bartës i veprimit është gazetari Besnik Struga. Ai ngarkohet ta shoqërojë delegacionin shqiptar, si përkthyes në Moskë. Lëndën e këtij romani Kadare e herri nga procesverbalet e bisedimeve dhe nga kujtimet e Enver Hoxhës, portreti i të cilit është shumë lajkatues në këtë roman, çka bëri që të forcohej pozita e Kadaresë në parti. referat,referate,personazhet,subjekti,rendesia,permbajtja,analiza,analizat,analize,dimri i madh,kadare,dimni i madh kadare

Krushqit janë të ngrirë - (Analiza)

Krushqit janë të ngrirë - (Analiza) Krushqit janë të ngrirë është roman i cili i  kushtohet statutit të Kosovës në Jugosllavi. Veprimi i romanit zhvillohet në Kosovë, ku ishte vendosur shtetrrethimi si rezultat i demonstratave të mars-prillit të vitit 1981. Autori niset nga mitologjia shqiptare për të përshkruar proceset e montuara politike, arrestimet, torturimet, burgosjet, vrasjet. Në epiqendër është jeta e Teuta Shkrelit , mjeke kirurge në një spital të Prishtinës. Ajo në punë ballafaqohet me një varg intrigash dhe inkriminimesh. Ndodhet në një udhëkryq, dhe zgjedh të ndjekë rrugën e besnikërisë ndaj popullit të vet e ndaj profesionit, në vend të besnikërisë pasive ndaj shtetit. referat,krushqit jane te ngrire,krushcit jane te ngrire,analiza,analize,veprat,referat,referate,personazhet,subjekti,rendesia,permbajtja

Prilli i thyer - (Analiza)

Prilli i thyer - Ismail Kadare -(Analiza) Prilli i thyer është roman i cili prek apo trajton temën e gjakmarrjes . Përshkruhet me hollësi forca dhe ndikimi i kanunit në jetën e malësorëve. Veprimi vendoset në vitet e ‟30-ta dhe ndërtohet në dy linja. Linja e parë flet për një malësorë, Gjorg Berisha, i cili është i detyruar nga familja dhe të afërmit ta vrasë vrasësin e vëllait të vet nga fisi i Kryekuqes. Krahas tragjizmit theksohet dëshira e njeriut të thjeshtë, si viktimë e kanunit, për ta gëzuar jetën . Shkrimtari depërton thellë në psikologjinë e këtij personazhi . Berisha nuk pajtohet me kanunin dhe nuk gjen forcë ta kundërshtoj e ta dënojë. Linja e dytë është ajo e udhëtimit të çiftit Besian dhe Diana Vorpsi në Malësi në Orosh. Përshkruhet edhe dashuria midis Gjonit dhe Dianës, rrugët e të cilëve kryqëzohen në një pikë, kur Gjorgu shkonte për ta takuar qehajain e gjakut , dhe kur Diana po kalonte muajin e mjaltit në malësi të Veriut nga insistim

Borgjezi fisnik - Molieri (Analiza)

  Shkruar nga: Agon Bislimi Borgjezi fisnik është një nga veprat më realiste e me permbajtje të thellë shoqërore . Molieri vazhdon traditat e komedisë popullore, por duke e ndryshuar në komedi balet, krijon ambientin për të goditur aristokracinë dhe për të vënë në lojë borgjezët mendjelehtë e hundëpërpjetë, që përpiqen të imitojnë në çdo gjë aristokracinë e oborrit mbretëror. Si personazh kryesor i kësaj komedie del një tregëtar i pasur, Zhurdeni , i cili është krejt i paditur, mëndjeshkurtër dhe ambicioz . Ai kërkon t’u përngjajë fisnikëve të mëdhenj, të lidhë krushqi me ta dhe, po pat mundësi, të fitojë edhe ndonjë titull fisnikërie. Për të përvetësuar shkëlqimin e jashtëm të zotërinjve, mënyrat, veshjet, mësimin e tyre, ai merr nga mësues privatë mësime muzike, skermi, vallëzimi, filozofie. Këta mësues që nuk dinë gjë të madhe, janë fodullë e qesharakë me rolin e tepruar, që u mveshin arteve të tyre (Asnjë shtet s’mund të ekzistoj pa muzikë — thotë p.sh. mësue

Analiza e veprës ''Lahuta e Malcisë'' nga Gjergj Fishta

Lahuta e Malcisë Gjergj Fishta (Analiza) Lahuta e Malcis nuk është vepër historike, edhe pse mbështetet në ngjarje historike dhe përshkruan persona të vërtetë që kanë marrë pjesë në këto ngjarje . Vepra e Gjergj Fishtës nuk është as një trillim fantastik, megjithëse në të pasqyrohet një popull që bashkëjeton në mënyrë të pandarë me mitet e legjendat e veta. Lahuta e Malcis është një poemë epiko-heroike, një vepër epope, subjekti i së cilës është ndërtuar mbi epizode të shumta, ku veprojnë një numër i madh personazhesh historike e mitologjike . Baza kompozicionale e poemës është konflikti ndërmjet dy popujve më të vegjël në Ballkan: i shqiptarëve me malaziasit. Ky konflikt nis në Vraninë, një ishull i vogël në Liqenin e Shkodrës, pikë kufitare ndërmjet Shqipërisë dhe Mali të Zi, dhe përfundon në Londër, në Konferencën e krerëve të Fuqive të mëdha, të cilët morrën vendimin që forcat shumëkombëshe të vendoseshin në qytetin e Shkodrës, për të zgjedhur këtë konfli

Lulja e kripës -Jakov Xoxa - Analiza

Lulja e kripës -Jakov Xoxa - Analiza Edhe ky roman i dyti me radhë, shkruar nga Jakov Xoxa, trajton një temë nga e kaluara jo shumë e largët e popullit shqiptar, në të cilën shprehet epoka e sakrificës së madhe të njeriut tonë. Ngjarjet e përfshira në këtë vepër janë ato të vitit 1940, pra koha kur Shqipëria ishte e okupuar nga pushtuesit fashistë.  Edhe në këtë prozë autori e shfrytëzon lëndën nga legjendat dhe gojëdhënat dhe nga rrethanat e përgjithshme kombëtare, nga jeta shoqërore e historike e kohës.  Kompozicionin e përbëjnë dy pika kryesore: fatet e dy familjeve, asaj të Grigor Dosarit dhe të Milto Sopit. Në mënyrë të drejtpërdrejtë, shkrimtari flet edhe për rrugën e gabuar që kishin zgjedhur disa të rinj shqiptarë në kohën e okupacionit, të cilët duke mohuar vetveten, pranojnë modën dhe botën e degjeneruar të armikut. lulja e kripes analiza,analiza e romanit lulja e kriposur,lulja e kripes,lulja e krypes,analize,kritike letrare,referat,referate

Lumi i vdekur - Jakov Xoxa (Analiza)

Lumi i vdekur - Jakov Xoxa (Analiza) Ngjarjet te romani "Lumi i vdekur" shtrihen brenda viteve 1938 -1939 të shekullit XX. Rrëfimi i ngjarjes në romanin "Lumi i vdekur" fillon me shpërnguljen e dhunshme të familjes së Pilo Shpiragut nga fshati Grizë dhe mbyllet pas një viti, me shpërnguljen po të kësaj familjeje, tani nga fshati Trokth. Brenda këtij harku kohor janë vendosur një varg ngjarjesh, kryesisht dramatike, me intensitet shkallëzues. Qerrja e ngarkuar me plaçkat e shtëpisë nis rrugën pa ditur ku do të degdiset. Sa për një natë Pilo Shpiragu vendos të strehohet tek hani i Bishtanakës, ku rastësisht ai do të gjejë "shpëtim" te tregtarët e Fierit, të cilët do ta punësojnë në fermën e fshatit Trokth. Në të njëjtën kohë ai do të njihet dhe me familjen kosovare të Sulejman Tafilajt. Të dyja këto takime do të përcaktojnë rrjedhën e mëtejshme të jetës dhe të fatit të familjes Shpiragu. Ngjarja pas takimit në hanin e Bishtanakës do të lejojë degë

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more