Anatoli Brouchkov, një shkencëtar rus, injektoi një bakter rreth 3.5 milion të vjetër në trupin e tij dhe mendon se ka gjetur burimin e rinis së përjetshme. Ai thotë se e ndjen veten shumë të shëndetshëm dhe mjaft energjik, krahasuar me moshën që ka. “Pas eksperimenteve të suksesshme tek minjtë dhe tek disa insekte, mendova se do të ishte interesante që të bëja një hap më tutje. Që kur nisa eksperimentet tek vetja, prej dy vitesh nuk kam ndjerë asnjë shqetësim shëndetësor, qoftë edhe temperaturë”, shpjegoi shkencëtari për ‘The Siberian Times’. Bakteri quhet Bacillus F dhe duket se nuk shfaq ndonjë rrezik për njeriun, që nga momenti që gjendet tek uji i pijshëm dhe që konsumohet rregullisht edhe nga banorët e zonës. “Për shkak të shkrirjes së akujve në veri të Rusisë, bakteri qarkullon në ambient dhe ujëra. Banorët e zonës, po jetojnë më gjatë se pjesa tjetër dhe nuk preken nga gripi. Kështu që nuk ka rrezik për mua”, tha ai. Ajo që ka kryer Brouchkov, nuk është
Ese,hartime,teste,programe,libra shqip fjalor, autoshkolla, letersi,gjuhe shqipe,letersi boterore,kuriozitete,fjale te urta,analiza letrare,vjersha per femije,poezi,biografi, takvimi,shendetesi,mjekesi,pytje - pergjigje, tregime, gramatike,autoshkolla teste,,thenie filozofike,falja e namazit,