Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Ese

Vlera e frikës ndaj Zotit Lavdiplotë

Frika ndaj Zotit është tejet e vlefshme, madje edhe nëse dikush dëshiron t’i vëjë çmim, kurrë një gjë të tillë nuk do të mund ta qëllonte, ngaqë gjësendet me vlerë të lartë janë të paçmimta. Përmes kësaj frike mbërrijmë të mos i frikësohemi njerëzve, sepse njeriu që ka frikë Krijuesin është i drejtë dhe bamirës ndaj krijesave dhe vallë si të frikohemi kur jemi të drejtë? Si dhe përmes kësaj frike do ta tërheqim mëshirën e Zotit, ndërsa dihet, njerëzit përmes mbërthyerjes së mëshirës prej të Gjithëmëshirshmit mbërrijnë të futen në Xhenet! Iljasa Salihu

Më të keqin ka raste kur e mëton si më të mirin!

Hoteli më i keq në botë është shumë më i mirë se sa burgu më i mirë në botë! Kur je në mesin e atyre që dalloheni për nga përkatësia kombëtare dhe fetare, edhe më i keqi i kombësisë dhe fesë suaj, do t’ju duket më i miri në mesin e atyre që kanë sjellje të mira e hiqen si të mirë, ndoshta edhe vërtetë janë të tillë, porse në ato çaste edhe fyerja dashakeqe prej vëllait tuaj, do t’ju duket shumë më e ndershme sesa fjalët miradie të atyre që i sheh si të huaj. Ndoshta në teori kjo nuk ju duket gjithaq përmbajtësore, porse në rast se gjendeni në ndonjë mjedis të tillë, vërtetë do të mendoni ashtu si shkrova unë!     Iljasa Salihu

Të dua kripa ime, përmes teje ka shije jeta ime, - sa fjali logjike kjo, apo jo?

Shumica e gjërave ushqimore marrin shije si rrjedhojë e përdorimit me masë të kripës. Sado me mjeshtëri të jetë e gatuar buka ose e përgatitur gjella, në mungesë të kripës kjo bukë dhe kjo gjellë do ta humbiste çdo rëndësi, madje edhe i urituri i lodhur prej urisë, me shumë vështirësi do t'i hante. Ndërsa mua më vajti mendja diku tjetër. Mendova dhe pyeta, përse vallë gjërat që i duam nuk i ndërlidhim alegorikisht asnjëherë me kripën, por vetëm me sheqerin ose ëmbëlsirën, përkundër që çdo njeri konsumon përgjatë ditës më shume gjëra të gjelpta, përmes së cilës ato gjëra shijëzohen, se sa të ëmbëlta. Po i tha dikush të dashurës, - ku të kam oj kripa ime, ajo do t'i hidhërohej shumë, ndërsa kur i thotë, - po ku të kam oj sheqeri im, ëmbëlsira ime, ajo do të lumturohej goxha shumë. Duket se edhe ndërmjet përdorimit të mbiemrave ledhatues kemi shpërfaqur padrejtësi! Iljasa Salihu  

Ushqimi i mendjes me ushqim të barkut!!!

Kishte lexuar në gazetë se çokollata ushqen trurin, me këtë rritë edhe inteligjencën e njeriut. Ky e kishte ndjekur këtë udhëzim që i pëlqente shumë. Vetëm pasi kishte rënë prej provimit me shkrim, kishte kuptuar se ushqim i trurit është leximi, ndërsa çokollata vetëm mund të të ndihmojë pakëz në këndelljen e asaj që prej kohësh ke përpunuar në mendje. Kështu është kur lehtësisht dëshiron t’i përvijosh gjërat e vështira dhe kështu është kur sipërfaqësisht i lexon shkrimet nëpër gazeta. Këtij si nuk i kishte shkuar mendja se barku përmes leximit nuk mbushet? Ndonëse ky kishte gjuajtur një herë, për të goditur kështu shumë herë: edhe barku i kënaqur edhe mendja e mbushur dhe e gatshme për provim! Iljasa Salihu  

Vlerësoje si mbret, sepse mbreti mbretëreshë të sheh

Me sa ngazëllim dhe nënshtrim disa gra i shërbejnë shefave të tyre përgjatë orarit të punës, sa mendja kah nuk të shkon. Ndërsa po i the se përse nuk i shërben burrit në shtëpi, të paktën sa gjysma e asaj që i shërben shefit, do të thotë, - të drejtat e barabarta i kemi me burrin, përse unë t’i shërbej atij, unë në punë dhe ai në punë, unë me rrogë dhe ai me rrogë, as unë dhe as ai nuk jemi shef i njëri-tjetrit, ndaj jemi të barabart dhe aq sa unë i bëj punët në shtëpi, aq edhe ai ka për t’i bërë, ndërsa shefi shef është, është më i ngritur në piramidën e punësimit, madje shpesh si shenjë nderi unë edhe i bëj kafe, ndërsa burri nëse më bën i bëj, nëse jo, atëherë as unë nuk i bëj, duhet të mësoheni ju burrat që t’i bëni edhe punët që deri më tani janë përfytyruar vetëm si të grave. Ndërsa gruaja e ndershme do të thoshte, - unë burrit tim i shërbej si të ketë dëshirë ai, për mua burri është mbret dhe vallë, keni dëgjuar ndonjëherë që mbreti të mos jetë martuar me mb

Ta ruajmë gjuhën shqipe, përndryshe na turpëruan disa gazetarë e politikan të Shqipërisë mëmë

Nëse gjuha nuk shkruhet, ajo shkrihet! Ngjashëm, nëse gjuha nuk ruhet, ajo rruhet, ndaj ta ruajmë gjuhën tonë duke e njohur dhe kultivuar sa më mirë atë dhe jo duke kërkuar ndërrimin e gjuhës së njësuar ende të pamësuar mirë. Sa më pak të përdorim fjalë të huaja duke qenë se të njëjtat fjalë i kemi edhe në gjuhën shqipe, ndërsa për ato që fare nuk i kemi, atëherë t’i familjarizojmë fjalët e huaja në gjuhën tonë me ndihmën e gjuhëtarëve tanë, të paktën duke i dhënë shije dhe shqiptim të gjuhës shqipe. Për mua edhe ky njeri është patriot i mirë, për dallim prej atyre që tërë ditën flasin për nacionalizëm shqiptar dhe kur të vjen puna e përzgjedhjes së prodhim shqiptar me atë të huaj, ai e zgjedh atë të huajin, ashtu sikurse kur të vjen çështja e përdorimit të fjalës shqipe dhe asaj të huaj, ai sa për t’u dukur se njeh gjuhë të huaja, zgjedh atë të huajën! Burimi: Iljasa Salihu

SINQERITETI, SINQERITETI DHE SINQERITETI

Iljasa Salihu Secili shkrimtar gjithherë duhet ta ketë parasysh sinqeritetin. Fillimisht shkrimet dhe veprat e tij shkencore të ngriten mbi themelin e sinqeritetit dhe jo parimisht mbi themelin e namit, të karrierës dhe të parasë. Nëse nuk përtoni, shikoni librat e autorëve që kanë vdekur me trup para 500 ose edhe më shumë vjetësh, se si sot, po ato libra me ngazëllim po i lexojmë dhe shpesh po shtangemi me mendjemprehtësinë e tyre. Librat e tyre kanë shpirt, sepse autorët e tyre kishin shkruajtur me sinqeritet, mbase Ibn Kajimi, Ibn Tejmije, Muhamed Gazali e Ebu Hanifja as që e kishin menduar ndonjëherë se “bishti im” ka për t’i lexuar disa prej veprave të tyre. Ata kishin shkruajtur dhe nuk ishin mërzitur për tregun e tkurrur të librit, ndërsa ne fatkeqësisht, shkruajmë dhe sikur të mos jemi fare musliman shpesh mërzitemi thellë për televizionet e përgjumosura për sa i përket dukurisë së librit dhe për lexuesit e fjetur e të dalldisur pas gjërave të kota. Qa

Mjeku politikan, pse jo dikur edhe politikolog, kurse politikologu asnjëherë mjek

Kam dëgjuar dhe parë shumë mjek ta kenë braktisur profesionin e tyre, përkundër që me shumë vështirësi kryhen studimet për mjekësi, për t’u marrë kështu me politikë ose me tregti, edhe pse politika dhe tregtia sot nuk dallojnë gjithaq. Ndërsa fatmirësisht ende nuk kam dëgjur dhe parë politikolog (edhe pse ka dallim mes politikës dhe politikologjisë, në këtë rast duken si shumë të përafruar, ngase natyrshëm edhe ashtu janë) dhe ekonomistë ta kenë braktisur profesionin e tyre, përkundër që këto dy fusha nuk janë aq të vështira për t’u kryer, për t’u marrë kështu me mjekësi. Ajo që në këtë rast më shumë më habit, është fakti i braktisjes së asaj që me shumë sfilitje rrumbullakohet dhe të qenit besnik të asaj që kryhet shumë më lehtë se mjekësia. Ndoshta fitimi financiar është fajtori kryesor për gjithë këtë mishmash? Unë nuk jam i sigurt në gjetjen e një përgjigje të duhur. Kush ka ndonjë përgjigje tjetër, le të urdhërojë! Burimi: Iljasa Salihu

Po nuk pate Islam, nuk do kesh as shëndet !?

Sa është e qëlluar thënja popullore: "Kryesorja është me kanë shnosh (me shendet) tjerat vijnë vetë" Muslimani e di se shëndeti pa iman nuk mund të mbijetoj gjatë, e dini pse ? -Sepse po nuk e pate Islam, edhe nëse je me shëndet, nuk do e konsiderosh haram konsumimin e alkoholit dhe si pasoj e kësaj, ke për t'i pësu të gjitha dëmet e alkoholit dhe kështu shëndeti yt nuk do jetë më i mirë. Po nuk pate Islam, atëherë nuk ke për ta konsideruar drogën si të ndaluar dhe kështu do të bëhesh narkoman dhe shëndeti yt, besa edhe jeta yte do cënohet deri në vdekje. Po nuk pate Islam, atëherë para çdo sprove (sidomos ato përcaktimet e Zotit) do përjetosh depresion të madh (duke mos e pranuar përcaktimin e Zotit) dhe shpesh herë këto raste rezultojnë me vetëvrasje e varje. Po nuk pate Islam, nuk do e konsiderosh të ndaluar të shkosh pas kurvërisë dhe si pasoj e kësaj do jesh i rrezikuar nga dhjetra sëmundje seksualisht të transmetuara (sic është AIDS). Po nuk pate Islam,

Një tregti që do të zhdukë edhe vetë fjalën tregti!

Shqipëria ka menduar se si më së miri mund t’i rregullojë marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore. Ajo përmes kërkesës për ligjësimin e martesave mes gjinive të njëjta, fillimisht ka menduar t’i martojë meshkujt me meshkuj e gjelat me gjelë, ndërsa tepricën e femrave për një kohë do ta eksportojë si prodhim i vyeshëm vendor për në Serbi dhe për në Maqedoni për t’i pajisur kështu me vajza të bukura shqiptare beqarët dhe vejanët serb e maqedonas, të cilët moti kohë i kishin braktisur femrat e kombësisë së tyre për të ikur gjithandej në Evropë ose për të ushtruar ndonjë profesion në vendin e tyre, profesion ky që ia pamundësonte martesën e rregullt. Pasi Shqipëria mëmë të lodhet së përqafuari e ledhatuari dash me dash, atëherë do të kërkojë ndihmë prej nipave andej gardhit me identitet të pështjelluar. Fëmijët e gjorë, sigurisht që do të krenohen kur t’i shohin nga dy gjyshër në një shtëpi, kurse pas pak do të mallëngjehen rëndë kur të paktën nuk do ta shohin një gjyshe të vetme nëpër ato s

Edhe shkolla duhet të shkollohet!

Djalë i shkolluar, ishte martuar me një vajzë me shkollë, punon në shkollë, shkoi në shkollë, erdhi prej shkolle, kishte marrë dije në shkollë, ishte dashuruar me shkollën jashtë shkolle dhe në shkollë kishte gjetur dashurinë e parë, nuk bën të vishesh kështu se në shkollë je duke shkuar, këto dhe shumë fjalë nuk e di se përse më sillen dredhë kokës për dukurinë e shkollës. Sakaq, këto fjalë sikur uji nëpër rrënjë, fillojnë t’i gjejnë vrimat e tyre. Mu kujtua një rrëfim i dhembshëm i një prindi të lodhur: "Djali im ishte mjaft i edukuar dhe i kulturuar. Për fat të keq, kjo zgjati derisa nuk doli në klasë të pestë! Në shkollë filloi të çoroditet, ta marrë të mbrapshtën, ndërsa me regjistrimin në shkollë të mesme, përfundimisht nuk mbeti më djalë im, por djali i kafeneve, i bandave, i duhanit, i qortimeve, i papërmirësimit dhe i gjitha veseve, të cilat nuk i shkojnë përshtati askujt e lëre më një nxënësit.” Po ky prind që rrjedhat në shkollë e më gjerë e kishin kapitur keq, kis

MEDITO!

MEDITO! Çfarë vlere ka jeta nëse nuk është për Allahun, dhe nuk është jetuar për t’u përgatitur për t’u takuar me Allahun? Nuk ka mirësi në këtë botë, përveç për atë që pendohet dhe nxiton të bëjë vepra të mira që të ngritet tek Allahu. Vëlla! Ti mund të marrësh frymë, por mos harro se mund të mos e kthesh atë mbrapa. Njerëzit në lidhje me këtë janë: ai që është zhytur në këtë botë dhe është dhënë pas kënqësive të saj, apo i penduar për mëkatet e tij tek Allahu i botërave. I pari nuk dëshiron që t’ia kujtosh vdekjen dhe llogarinë para Allahut, nuk dëshiron t’ia kujtosh adhurimet dhe largimin nga mëkatet. Le të mos harroj ky se do të vdes deshti apo nuk deshti. I penduari e kujton shpesh vdekjen, dhe përgatitet për ditën kur do të takohet me atë, gjithashtu mundohet të nxëjë punët e mira që i kanë ikur më herët pa bërë. Mos e kujto vdekjen me zemër të vdekur, por mendo për të vdekurit në varreza, për gjendjen e tyre, mendo se edhe ti një ditë do të hysh aty. I njejtë me

Do të kthehen të gjithë, a e di ?

Dikush do te kthehet si nje rrahje zemre, thjesht eshte larguar nga jeta jote. Dikush do te kthehet per te konsumar edhe pak zemren tende, edhe me pas do te ike serish. Dikush do te kthehet per te te vjedhur nje buzeqeshje apo edhe nje lot te fundit. Dikush do te kthehet per te te thene se pa ty ndihet me mire, i shtyre nga krenaria e tepert. Dikush do te kthehet per te te thene qe te ka dashur, por tani jo me. Dikush do te kthehet per nje perqafim, sepse ai e di mire ngrohtesine qe buron e mund t'ia japesh vetem ti. Dikush do te kthehet per te te fyer, por ti e qete dhe indiferente si gjithmone, do ja hedhesh pa problem. Dikush do te kthehet per te te kerkuar falje, kerkon qe t'i hapesh serish dyert e zemres tende, sepse e ka kuptuar qe pa ty nuk mund te eci perpara, se pa ty jeta eshte e vrenjtur si nje re e zeze, dhe ti ne ate moment, c'do te besh !? |Fabio Volo|

Pasqyrën mos e urreni, ajo nuk ju gënjenë asnjëherë

Pasqyrën mos e urreni, ajo nuk ju gënjenë asnjëherë Nëse e urren shtrirjen e thinjave sipër kokës suaj, si rrjedhojë e daljes përpara pasqyrës, atëherë nuk duhet ta urreni e ta mallkoni pasqyrën e cila ia bëri të mundur pamjen flokëve të zbardhuara. Thjeshtë, duhet ta pranoni të vërtetën e moshës dhe të derteve që i ofron kjo jetë sprovë. Mos harroni se thinjat janë edhe shenjë e pjekurisë suaj! Këtë shembull desha ta lidhi me ata njerëz që i urrejnë dhe i mallkojnë kritikuesit e drejtë dhe të hapur, të cilët paraqiten si pasqyrë e të bëmave të tyre. Ata sikurse ai flokëthinjuri, nuk duhet ta mallkojnë pasqyrën për zbulimin e të padëshirueshmes së tyre, por duhet pranuar një argument tashmë të dukshëm dhe normal në jetë. Mos harroni se kritikuesit e drejtë dhe të paanshëm janë një pasqyrë e drejtë dhe e skërmitur mirë, përpara së cilës si njerëzit e politikës, ashtu edhe ata të shkencës e të artit mund ta shohin veten ashtu siç në të vërtetë janë dhe jo ashtu siç në të pa vërt

Ai dhe ata

Dikush ka një ëndërr të shëmtuar, ndërsa unë kam një frikë të bukur. Unë kam një mendim të varfër, kurse dikush ka frikë për të menduar. Dikush ka para, ndërsa unë nuk kam vetëm të holla. Unë kam begati të ngjeshur, kurse dikush ka tufë dëshirash. Dikush ka makinë luksoze, ndërsa unë kam një qëllim të mirë. Unë kam vullnet, kurse dikush ka vetëm oreks. Dikush ka emër me nam, ndërsa unë kam emër me mbiemër. Unë kam rroba që i përdori, kurse dikush ka lakuriqësi të papërdorshme. Dikush ka zemër që pompon gjakun, ndërsa unë kam shpirt për të dashuruar. Unë kam këmbë për të ecur, kurse dikush ka këmbë për të shqelmuar. Dikush ka fytyrë të bukur, ndërsa unë kam një fytyrë njëfytyrëshe. Unë kam prindër të edukuar, kurse dikush ka prindër të pashëm. Dikush ka fëmijë për të lozur, ndërsa unë kam lodra për fëmijë. Unë kam grua për ta arsyetuar jetën, kurse dikush ka jetë për t’i joshur gratë. Dikush ka moral për shitje, ndërsa unë kam material për të të dhënë falas. Unë kam ca

Ese për atdheun shkruar nga Learta Luzha

                                         Atdheu Atdheu është mbase para së gjithash.  Atdheu nuk do dashuri të ''cunguar'' . Ai që nuk i jep gjithçka atij, ai ka mohuar të gjitha.  Nuk ka '' sëmundje '' më fisnike se sa malli për atdheun . Në atdhe njeriu ka të kaluar, por edhe të ardhme .Në vend të huaj ka vetëm të tashme. Patriotizmi i vërtetë i dikujt nuk është ai që krekoset dhe mburret në çastet solemne, por ai që çdo ditë e çdo orë kujdeset, pa u lodhur për të mirën e përgjithshme dhe nuk mburret me këtë. Atdheun e duam jo se është i madh apo i vogël por e duam sepse është i yni . Atdheu është vetëm një, ashtu sikurse nëna .Thuhet se kush ka vdekur për atdhe, nuk ka vdekur por ka rilindur. Një dimër në atdhe është më i ëmbël sesa qindra pranvera në vend të huaj. Atdheu është si familja , vlerën ja njohim vetëm kur jemi largë. Learta Luzha - Kaçanik Fjalët e bukura të përdorura në këtë ese (të zgjedhura nga Rapitful) Atd

Ese për Verën

Ese për Verën Vera fillon me 21 qershor dhe mbaron me 21 shtator Vera është periudha më e nxehtë e vitit që bashkë me ngrohtësinë e saj sjell edhe dashurinë për natyrën dhe bukuritë e saj. Në verë , ditët bëhen më të gjata ndërsa netët më të shkurta. Njerëzit mund të punojnë më shumë dhe mund të jenë jashtë për një kohë më të gjatë nëse kanë për të punuar me orë të tëra. Njerëzit në këtë stinë pëlqejnë të dalin dhe të kënaqen me bukuritë e natyrës dhe kjo sigurisht se mund të ndodhë më së miri në stinën everës . Vera është stina më e pëlqyer nga të gjithë. Çdokush e pret verën me muaj për t’i shijuar të mirat që i sjell me ardhjen e saj. Shumë njerëz gjatë verës preferojnë t’i vizitojnë vendet turistike për të kaluar pushimet e tyre verore dhe për t’i shijuar bukuritë natyrore të krijuara nga Zoti . Gjatë verës ekziston mjaft kohë e lirë për të bërë vizita edhe në farefisin tonë,për të lexuar ndonjë përrallë , tregim , nov

Essay:Television

Essay:Television Television -- the most pervasive and persuasive of modern technologies, marked by rapid change and growth -- is moving into a new era, an era of extraordinary sophistication and versatility, which promises to reshape our lives and our world. It is an electronic revolution of sorts, made possible by the marriage of television and computer technologies. The word "television", derived from its Greek (tele: distant) and Latin (visio: sight) roots, can literally be interpreted as sight from a distance. Very simply put, it works in this way: through a sophisticated system of electronics, television provides the capability of converting an image (focused on a special photoconductive plate within a camera) into electronic impulses, which can be sent through a wire or cable. These impulses, when fed into a receiver (television set), can then be electronically reconstituted into that same image. Television is more than just an electronic system, however. I

Essay:My Mentor

Narrative Essay                                                                                         My Mentor When I was young, I was so curious about a lot of things. I used to ask some elders at home about the things I was curious at, but all I can remember are the sweet, calm answers of my beloved grandfather. I never thought that his answers to my childish questions could slowly mold me into someone who values the great mentorship of a grandpa. I realized that yes, he was preparing me to face the world behind the wall. My grandfather inspired me to work hard, taught me how to be responsible, and showed me the value of education. One day, I saw him sitting in an old armchair in our backyard. With my curiosity, I got my own chair, sat beside him and asked, “Lo, what are you doing here?” He looked at me, smiled and said, “Nothing, I just feel so happy on how these plants have grown well.” That’s when I realized that he was pertaining to all the green, lavish plants we h

Essay:Drugs problem solution

                                               Drugs problem solution Drug abuse is rife in many countries. Billions of dollars are spent internationally preventing drug use, treating addicts, and fighting drug-related crime.   Although drugs threaten many societies, their effects can also be combated successfully. This essay looks at some of the effects of drug use on society, and suggests some solutions to the problem. Drug abuse causes multiple problems for countries and communities.   The medical and psychological effects are very obvious.   Addicts cannot function as normal members of society. They neglect or abuse their families, and eventually require expensive treatment or hospitalization. The second effect is on crime.   Huge police resources are needed to fight smuggling and dealing. Criminal gangs and mafia underworlds develop with the money from drugs. Despite these problems, the menace of drugs can be fought. Education is the first battle. Children need to

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more