Skip to main content

SINQERITETI, SINQERITETI DHE SINQERITETI



Secili shkrimtar gjithherë duhet ta ketë parasysh sinqeritetin. Fillimisht shkrimet dhe veprat e tij shkencore të ngriten mbi themelin e sinqeritetit dhe jo parimisht mbi themelin e namit, të karrierës dhe të parasë. Nëse nuk përtoni, shikoni librat e autorëve që kanë vdekur me trup para 500 ose edhe më shumë vjetësh, se si sot, po ato libra me ngazëllim po i lexojmë dhe shpesh po shtangemi me mendjemprehtësinë e tyre. Librat e tyre kanë shpirt, sepse autorët e tyre kishin shkruajtur me sinqeritet, mbase Ibn Kajimi, Ibn Tejmije, Muhamed Gazali e Ebu Hanifja as që e kishin menduar ndonjëherë se “bishti im” ka për t’i lexuar disa prej veprave të tyre. Ata kishin shkruajtur dhe nuk ishin mërzitur për tregun e tkurrur të librit, ndërsa ne fatkeqësisht, shkruajmë dhe sikur të mos jemi fare musliman shpesh mërzitemi thellë për televizionet e përgjumosura për sa i përket dukurisë së librit dhe për lexuesit e fjetur e të dalldisur pas gjërave të kota.

Qartë, meqë kemi marr rrugën e diturisë duhet edhe të mërzitemi për letargjinë e lexuesve, por jo vetëm të mërzitemi dhe pastaj të shkruajmë ndonjë poezi pikëllimi, por t’i përveshim llërat dhe të punojmë me rininë, mbase edhe atëherë kur ata na mohojnë. Shkurt, të mos e mallkojmë errësirën, por ta ndezim një qiri, siç thonë dijetarët. Vetëm sinqeriteti në vepër të bën të pavdekshëm në këtë botë me gjallesa të vdekshme. Ndaj, të nderuar shkrimtar e të nderuar lexues, ta kemi parasysh sinqeritetin dhe ta keni parasysh se mundi i sinqeritetit nuk është kusht që sot të paguhet!
  
 
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more