Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Hartime

Ëndrra ime - shkruar nga Gent Koxha - Kaçanik

                             Ëndrra ime Isha duke shikuar TV dhe papritur , nuk e kuptova se si, unë gjendesha në një vend tjetër. Aty i gjithë vendi ishte i mbuluar me rërë, me një ngjyrë që nuk e kisha parë ndonjëherë,  rërë me ngjyrë të kaltër. Fryente një erë. Unë isha i vetëm dhe i frikësuar. Më dukej vetja si në filma western. Për një çast u shtanga dhe ndjeva një pickim në këmbë. Disa krijesa të vogla që dukeshin si njerëz kishin ardhur aty. Pas atij pickimi unë u trullosa dhe rashë në gjumë të thellë. Kur u zgjova,  pashë veten të rrethuar nga po ato krijesa. Ata. filluan të pyesnin se si kisha ardhur në atë vend. Dhe për çudi, unë  i kuptoja, sepse po flisnin në gjuhën angleze. I pyeta se cili vit ishte, e ata më thane se është viti 1517. U habita shumë. U thashë se unë vija nga viti 2012-ta. Gjumi më doli dhe pashë se ajo ishte vetëm një ëndërr.                                                                                             Shkruar nga Gent Koxha - Kaçanik ese

Rëndësia e shkollës - shkruar nga Xhevahire Jakupi - Kaçanik

                                                               '' Rëndësia e shkollës '' Jeta e një njeriu është si varka e një peshkatari që mundohet të gjejë rrugën e duhur për të peshkuar. Kështu edhe ne mundohemi të kemi një jetë sa më të lumtur për ta jetuar . Por që të kemi një jetë të lumtur , truri ynë duhet të jetë i pasuruar me dituri , e cila na ndihmon t’i kapërcejmë më lehtë vështirësitë në jetë. Për këtë arsye shkollat janë dhurata më e shtrenjtë për njerëzimin. Shkolla na ndihmon të fitojmë dituri të reja dhe aftësi mendore për të jetuar sa më mirë . Shih edhe: Ese të ndryshme shqip Kohë më parë shqiptarët nuk e kishin të drejtën e shkollimit. Së pari na penguan turqit, ndërsa serbët arritën deri në atë shkallë sa të mbyllin të gjitha s hkollat , në mënyrë që shqiptarët t’i mbulonte padituria dhe mjerimi . Por, shqiptarët nuk ndaluan  dhe mësimin e organizuan nëpër shtëpitë - shkolla..E sot? Shqiptarët  e Kosovës janë të lirë dhe gëzojnë të

Libri është një kopsht i bukur - shkruar nga Gëzime Livoreka -Kaçanik

Ese apo Hartim per librin Libri është një kopsht i bukur Hapa dritaren. Kopshti ishte zbukuruar me lulet më të bukura që kishin çelur. Aroma më freskonte tërë trupin. Në mendjen time bluanin mendime të ndryshme. Krahasoja ato lule të bukura, si lule parajse, me atë që e dua më së shumti, me mikun tim më të dashur – librin. Thashë më vete: lulet kanë zbukuruar kopshtin, ndërsa libri ka lëshuar rrezet e tij të arta për të ndriçuar mendjen e çdo fëmije, pavarësisht moshës së cilës i përket ai. Libri është burim i diturisë. Ai është dritare e jetës, i cili të hap rrugën drejt një të ardhmeje të lumtur. Sikur një pemë, e cila rritet dhe në fund na ushqen me fruta, edhe librin kur e lexojmë çdo ditë, truri ynë ushqehet me frutat më të bukura, me diturinë e cila nuk blihet me të holla, por vetëm duke mësuar. Populli thotë: Shtëpia pa libra është sikur dhoma pa dritare”. Nga kjo thënie kuptojmë se, vërtet, një njeri që nuk lexon i ngjan një dhome të errët, pa dritare. Në errësirë nuk

Bukuritë natyrore të Kaçanikut -shkruar nga Diellëza Zharku

                    Bukuritë natyrore të Kaçanikut Akoma  zvarriten ngjarjet historike, gjersa  dy lumenjtë tanë rrjedhin. Ata lënë pas gjithë vuajtjen e këtij vendi, por prapë ai gjen focën të ecën përpara pranë maleve të Sharrit plak. Aty mbi të qëndron maja e mbretërisë, Lypeteni. Ky vend që i bëri ballë çdo gjëje, i doli para edhe vdekjes. Këtë  kurajo ia karakterizon Kalaja e tij me fortësinë e gurëve që i mbart me vete. Ajo akoma ngjall guxim e shpresë derisa ia hedh sytë ta shikosh, ku duket se historia u ringjall. Po ashtu kemi edhe Xhaminë shumëvjeqare që akoma gjendet në mesin tonë... Legjenda e këtij vendi akoma shtrihet nën këmbët e njerëzve dhe pse është e pashkelur. Ajo  akoma  rrezaton, i jep gjallërinë  Kaçanikut. Ajo bën vendlindjen time që ta lakmojë çdokush.                                                                                               Shkruar nga Diellëza  Zharku -Kaçanik ese per Kaqanikun,ese pr bukurite natyrore,bukuria natyrore shqip.bukuri

9 Prilli – Ditë pikëllimi e dhembjeje

9 Prilli – Ditë pikëllimi e dhembjeje Kaluan trembëdhjetë pranvera . Dhimbja dhe pikëllimi asnjëherë nuk u shuan dhe as do të shuhen për ata të cilët u flijuan në altarin e lirisë , për ata të cilët në lule të rinisë ia falën jetën e tyre Kosovës së dashur. Vitet kalojnë, por plagët nuk mbyllen. Ata ranë dëshmorë që ky popull të jetojë i lirë dhe i pavarur. Dëshmorët janë sikur një lis që rrënjët i ka të thella. Ata ujitën rrënjët e këtij lisi me gjakun e tyre të derdhur, gjak ky që rriti dhe zgjeroi degët e tij.E këto degë jemi ne: ata të cilët u rritëm e po rritemi të lirë . Po rritemi pa brenga falë gjakut që derdhën dëshmorët vetëm e vetëm që ne të jetojmë të lirë në trojet tona stërgjyshore. 9 Prilli i vitit 1999 është ditë e cila mbeti në historinë e vendit tim si ditë dhembjeje e pikëllimi, ditë me lot e vaj për nënat dhe fëmijët, të cilët i falën këtij vendi më të dashurit e tyre. Ne kurrë nuk do t’i harrojmë dëshmorët dhe në shenjë

Ese apo hartim për nënën -shkruar nga Diellëza Zharku -Kaçanik

                                         Nëna ime Nënë , ti je freskia e shpirtit tim. Me ty edhe e pavlefshmja kapet me të rendësishmen. Ndihmë për zemrën time të cilësoj ty.  Kur arrij të ndjej ngrohtësinë e frymëmarrjes tënde, më bën të kapem për gjethet e jetës, më bën pjesë të pendimeve për prapësitë që kam bërë ndonjëherë. Më zbukuron gëzimin tim me ndjenjën e flaktë që transmeton tek unë. Dorën time ma merr dhe fort ma shtrëngon, ku shfaq tek unë ndjenjë të habitur.  Unë mundohem që të vazhdoj të luaj rolin tim, por më mbërthen frika dhe prapë ti je gjithçka për mua.  Bashkohesh me mua si ushqim për shpirtin tim, shton tek unë masën e shpresës dhe dërgon dhuratën më të bukur që mund të të jap dikush, të ofron relaksin e zemrës dhe këtë e bën vetëm Ti, nëna ime, arsyeja e ekzistencës sime.                                                                                Shkruar nga Diellëza Zharku - Kaçanik ese per nenen,nena ese e bukur shqip,ese te bukura p

Ese apo hartim për pranverën

Ese apo hartim për pranverën '' Pranvera '' '' Pranvera '' erdhi. Ditët tani janë më të gjata. Moti është më i ngrohtë. Borë ka vetë në maja të larta të bjeshkëve . Tani në vend të borës shpesh bie shi . Përrojet dhe lumenjtë vërshojnë fushat dhe arat . Nën kaçubat dalin lajmëtarët e pranverës - lulebora dhe vjollca . Ariu zgjohet nga gjumi dimëror . Fëmijët i gëzohen pranverës .Dalin në natyrë .Mbledhin lule në livadhe e fusha .Ato ua dhurojnë më të dashurve të tyre. Pyjet dhe ograjat gjallërojnë nga cicërima e zogjve. Zogjtë shtegtarë vijnë nga viset e nxehta.Ata i bëjnë foletë për të vegjëlit e tyre. Fushat në pranverë janë plot bujq .Ata lëvrojnë arat .Nga puna e kopshtarit në pranverë kemi qepë,spinaq,sallatë e perime të tjera. Në pranverë njerëzit veshin rroba të lehta. Ushqimi duhet të jetë më i pasur me pemë dhe perime. Në këtë stinë çdo gjë lulëzon . Shih edhe nje ese tjeter: '' Ese per pra

Ese apo hartime per pranveren

Ese apo hartime per pranveren Kliko mbi titullin qe te hapet faqja perkatese  Pranvera Ese per pranveren Ese per pranveren Ese per pranveren   ese tjeter Ku shkoi të ftohtit U kthyen dallëndyshet pranvera pershkrim,pranvera referat,pranvera hartim,erdhi pranvera,erdhi pranvera hartim,hartim per pranveren,ese per pranveren,pranvera ese shqip,Hartim per Pranveren,hartime per pranveren,pranvera hartime shqip,ese per pranveren,ese te bukura per pranveren,pranvera ese shqip,hartime shqip per pranveren,pranvera ne vendin tim  

Deklarata 17 shkurti

Shkrim nga prof. Faton Bislimi     Në rrjedhën e zhvillimeve njëshekullore, në Evropën demokratike të sotme bëhet e domosdoshme për një popull që të lirohet nga skllavëria , nga rripat që mbajnë lidhur popujt e tjerë jodemokratikë, në këtë rast sllavët serbë. Është e natyrshme që populli shqiptar i Kosovës të festoj në mënyrë shumë solemne, por duke respektuar çdo kusht nga BE-ja, NATO e deri te tribunali i Hagës dhe propozimi gjithëpërfshirës i Ahtisarit që përfshin me këtë përshtatjen e prioriteteve të legjislacionit të paraparë në aneksin XII.            Historianëve dhe politikanëve le të ju shkoj mendja te kolonitë amerikane 1776 dhe kolonitë evropiane më ‘’2008’’: krahasimet dhe dallimet e theksuara. Në ditën e madhe rreth shpalljes së pavarësisë së Kosovës (para një viti), i gjithë populli është ngritur në këmbë për të shikuar me vëmendje se çfarë dokumenti i jashtëzakonshëm është deklarata e shpalljes së pavarësisë.         Garat që u bënë në

Shqiptarët, popull me shumë emra, me një identitet

Shkrim nga: Faton Bislimi        Mitet, legjendat, autoktonia, historia, vlerat, kontributet ose ndryshe ''mburrjet ballkanike'' kanë mbushur jo vetëm faqet e historive të shkruara anekënd botës, po edhe lumenj me gjak dhe troje me varre.Pra lavdërimet ballkanike kanë prodhuar më shumë luftëra sesa paqe, më shumë tragjedi sesa lumturi(begati), më shumë izolim sesa integrim.          Populli shqiptar, ose populli i shumë emrave është ndër popujt prehistorik të Ballkanit.Pellazgët, ilirët, arbëreshët, shqiptarët, albanët(albanians) kaq shumë emra për një popull të vetëm, fakt shumë domethënës për autoktoninë e njërit prej popujve më të lashtë dhe më mbijetues të Evropës së sotme.Të rrallë janë popujt në botë që kanë trashëguar kaq shumë emra gjatë historisë së vet.     Të gjithë këta emra janë epitete të periudhave të ndryshme historike,janë simbole të të njëjtit popull në faza të ndryshme të zhvillimit, vijimësi e të njëjtit identitet. Pellaz

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Të jetuarit në mënyrën e duhur!

Nëse jeton realiteti atëherë është ai që të mban më këmbë në tokë . Por ne fakt ka disa gjëra të skajshme shume të rralla ku në mendjen e tyre në bashkpunim me dëshirat që kërkohen nga zemra arrihet te përdhoset realiteti duke u shumëzuar gjithçka me zero. Fantazitë arrijnë të të krijojnë në një mënyrë halucinacione dhe të bëjnë të pa vetëdijshem për gjërat që bënë. Ndoshta është shumë e bukur ,bota që na pëlqen t’a jetojm sipas interesit tonë duke e fantazuar me gjërat që në bëjnë të lumtur dhe me gjërat që ja vlen t’i thuash dhe ti kesh . Ja pse unë jetoj por kjo është absolutisht e pamundur. Bota është krijuar me rregulla nga më të ndryshmet dhe duhet gjithmonë të përmbahesh në kufinjte që të janë caktuar ,nëse i injoron atëherë pëson. Eshtë e vërtetë shprehja “Rregullat janë krijuar për tu thyer” por nëse thyhen deri në atë pikë sa “kupa nuk mban më ujë” atëherë nuk është e lehtë të shpëtosh pa u laguar nga gjërat e kota që mund të kesh bërë pa dashur ose ndosh

Erdhi pranvera

'' Pranvera '' eshte nje nder stinet me te bukura dhe me te gezueshme per ne. Ajo fillon me ikjen e dimrit  dhe mbaron me ardhjen e '' Veres ''. Ne '' Pranvere '' fillojne te lulezojne pemet, lulet etj. Në kete stine ditet zgjaten kurse netet shkurtohen duke i falur me shume lumturi femijeve. Njerezit ne kete stine fillojne te vishen  me rroba me te holla dhe me ngjyra me te hareshme , dallendyshet kthehen fluturimthi dhe fillojne te zgjedhin shtepite me te denja per folete e tyre. Eshte kënaqesi qe te zgjohesh ne mengjesin e kesaj stine me ane te cicerimave te ketyre zogjve kaq te mrekullueshem. Ne kete stine moti fllon te nxehet dhe Dielli del me rrezet e tij te arta kurse qielli merr ngjyre te kalter dhe si zakonisht rete hapen dhe ia lene vendin disa reve plot me ngjyra  me forma te ndryshme etj. Shih edhe nje ese tjeter per pranveren : '' Ese per pranveren ''  pranvera pershkrim

Të jemi tolerantë

Konfliktet kanë shoqëruar njerëzimin gjatë gjithë historisë së tij.  Shpesh ato janë bërë shkak i grindjeve të ashpra.  Mjafton të kujtojmë dy luftërat e mëdha botërore që i sollën botës dëme, apo edhe konfliktet e brendshme nacionale të pranishme në një shoqëri multietnike. Aty ku konfliktet janë zgjidhur me tolerancë, përmes dialogut të hapur, shoqëria ka ecur përpara.  Kurse jotolerenca është një ngërç i madh që zë në fyt zakonisht komunitetet e paemancipuara njerëzore. Kështu, në jetën e përditshme shpesh njerëzit ndodhen përballë konflikteve e keqkuptimeve të ndryshme.  P.sh.:  - Albani mendon se mësuesi nuk e ka vlerësuar drejt detyrën e tij në anglisht.  - Andi do të mbajë në shtëpi një këlysh, por prindërit nuk e lejojnë. - Dorina kërkon të shkojë në disko, por nëna nuk është e një mendjeje me të.  - Klajdi i vogël kërkon të shikojë filmat vizatimorë, por Inës, motrës së tij të madhe, i pëlqejnë telenovelat. Kështu mund të va

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more