Skip to main content

Deklarata 17 shkurti


Shkrim nga prof. Faton Bislimi



    rrjedhën e zhvillimeve njëshekullore, në Evropën demokratike të sotme bëhet e domosdoshme për një popull që të lirohet nga skllavëria, nga rripat që mbajnë lidhur popujt e tjerë jodemokratikë, në këtë rast sllavët serbë. Është e natyrshme që populli shqiptar i Kosovës të festoj në mënyrë shumë solemne, por duke respektuar çdo kusht nga BE-ja, NATO e deri te tribunali i Hagës dhe propozimi gjithëpërfshirës i Ahtisarit që përfshin me këtë përshtatjen e prioriteteve të legjislacionit të paraparë në aneksin XII.
     
    Historianëve dhe politikanëve le të ju shkoj mendja te kolonitë amerikane 1776 dhe kolonitë evropiane më ‘’2008’’: krahasimet dhe dallimet e theksuara. Në ditën e madhe rreth shpalljes së pavarësisë së Kosovës (para një viti), i gjithë populli është ngritur në këmbë për të shikuar me vëmendje se çfarë dokumenti i jashtëzakonshëm është deklarata e shpalljes së pavarësisë.
   
    Garat që u bënë në ditën e pavarësisë, midis presidentit Sejdiu dhe kryeministrit Thaçi për përvetësimin e meritave ishin të kota, ua atribuan gjithë qytetarëve për përpjekjet shekullore të tyre, dhe ne jemi vetëm ata që e kurorëzuan mundin e sakrificën shumëvjeçare të popullit të Kosovës për liri e pavarësi, Edhe pse i pari shkroi Sejdiu ‘’Kosova nuk ka një Ismail Qemajl’’, prap se prap është e turpshme që vetes t’i zgjatësh mandatin për kryetar shteti, por është e trishtueshme dhe e tmerrshme ti ndërrosh emrin shkollës që ka emrin e njeriut të sakrificës të dëshmorit të Kombit, njeriut që nuk e ndali pushkën për një çerek shekulli siç ishte Azem Galica e ti vësh emrin e gjyshit që rezulton si keqpërdorim i pozitës.
  Edhe rrëfimi i Thaçit që i ka thënë djalit të tij për rëndësinë e pavarësisë dhe të njëjtin rrëfim t’ua përcjellin edhe fëmijëve dhe nipërve të tyre, këtë e dinë edhe gurët e lumit e të malit, lisat dhe lulet e fushave të gjallët dhe të vdekurit, por nuk e dinë prapavijën e dokumentit të jashtëzakonshëm.
  
       Është aq i kufizuar me kushte, obligime dhe rezerva të cilat japin detyrime të mëdha për Kosovën, që burokracia e mbetur të sundoj akoma. Kur i shikojmë të gjitha këto, atëherë jemi të varur e të stërnvarur.
  Edhe në paragrafin e fundit:’’ Ne këtu konfirmojmë, në mënyrë të qartë, të veçantë dhe të pandryshueshme se Kosova do të jetë ligjërisht e gatshme që t’u bindet dispozitave të cekura në këtë deklaratë.

Por megjithë këtë faleminderit Evropë që lëvize nga ajo e të qenurit ‘’perandori e izolimit’’ drejt frymës së  zgjerimit të familjes evropiane, pra Evropa e shek. 21 po vazhdon të dekolonizohet: nga protektorati deri në të qenit anëtare Be-së, pa arritur një pavarësi të plotë dhe sovrane në ndërkohë. E ne shqiptarët të paktit në letër e kemi pranuar këtë çmim.
     

    Këtu do të jenë me mijëra zyrtar evropian të pranishëm, për të na mbushur mend një herë e përgjithmonë për ndaljen e korrupsionit i shoqëruar me qindra të këqija dhe për të na detyruar të kthehemi ne rrugën e përparimit, mirëqenies qytetare, respektimit dhe zbatimit të ligjit.
    

    Për tmerret e viteve diktatoriale millosheviqiane kjo zgjidhje për Kosovën nuk është edhe aq e mirë dhe e favorshme, mirëpo ky problem qëndron më pak te manastiret e bukura ne Deçan, Graçanicë dhe në toka të begatshme, të cilat si kurrë më parë, do të jenë ishuj të bukur në një det të huaj.
    

    Krahasuar me serbët e anamoravës, Shtërpcës dhe kudo që gjenden serbë në Kosovë, por jo edhe në Mitrovicën e veriut, megjithë mbylljen e përkohshme nga NATO-ja mes tyre dhe Serbisë, pas djegies së dy pikave kufitare nga turmat serbe, realiteti i integrimit të tyre të përditshëm shoqëror, ekonomik dhe kulturor  vazhdon dhe nuk ndalet.De fakto Kosova pothuajse është ndarë.Mendoj se do të mbetet e tillë deri atëherë kur Kosova dhe Serbia do të jenë në fund që të dyja anëtare të BE-së, por për disa dekada do të arrijë në një pozitë të krahasueshme me atë të Belgjikës.
   

   Është e tmerrshme kur humbet dora e gangrenizuar mirëpo ky është parakushti i dhimbshëm për shërim dhe vazhdim të jetës, shumica e serbëve e dinë se kjo është zgjidhja më e mirë, për t’i detyruar ata të kthehen në rrugën nga kanë ardhur, në pashallëkun dhe paragjykimet primitive të Beogradit, kuptohet ata që i kanë duart e përlyera me gjakun shqiptar.
  

   Kosova detyrimisht do të evropianizohet, që nënkupton nevojën e ndryshimeve të mëdha, jo vetëm në planin formal-juridik, por edhe në atë të mendësisë.
   Shteti kosovar, si fryt i flijimeve të mëdha të vetë qytetarëve dhe i përkrahjes së faktorit ndërkombëtar duhet të strukturohet dhe të funksionoj në përputhje me standardet evropiane, që nënkupton funksionimin dhe zbatimin e padiskutueshëm të ligjit.
      
   Pavarësia e Kosovës do të ketë kuptim vetëm nëse qytetarët e saj do të jetojnë me mirë se më parë.
     
   Këtë mrekulli që burimin e ka nga sakrifica e popullit gjatë tërë shekullit, Evropa do ta mbikëqyr me rigorozitet.

      Shkrim nga prof. Faton Bislimi 

 Shkrim nga prof. Faton Bislimi, Deklarata 17 shkurti,shkrime nga Faton Bislimi

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more