Skip to main content

Shqiptarët, popull me shumë emra, me një identitet




Shkrim nga: Faton Bislimi

      Mitet, legjendat, autoktonia, historia, vlerat, kontributet ose ndryshe ''mburrjet ballkanike'' kanë mbushur jo vetëm faqet e historive të shkruara anekënd botës, po edhe lumenj me gjak dhe troje me varre.Pra lavdërimet ballkanike kanë prodhuar më shumë luftëra sesa paqe, më shumë tragjedi sesa lumturi(begati), më shumë izolim sesa integrim.
    
    Populli shqiptar, ose populli i shumë emrave është ndër popujt prehistorik të Ballkanit.Pellazgët, ilirët, arbëreshët, shqiptarët, albanët(albanians) kaq shumë emra për një popull të vetëm, fakt shumë domethënës për autoktoninë e njërit prej popujve më të lashtë dhe më mbijetues të Evropës së sotme.Të rrallë janë popujt në botë që kanë trashëguar kaq shumë emra gjatë historisë së vet.
 
 Të gjithë këta emra janë epitete të periudhave të ndryshme historike,janë simbole të të njëjtit popull në faza të ndryshme të zhvillimit, vijimësi e të njëjtit identitet.

Pellazgët, ilirët, arbëreshët, shqiptarët apo albanët(albanians), siç i quajnë sot mbarë bota moderne ndodhen në rajonin e Ballkanit prej mijëra vjetësh.Së paku rreth 3200 vjet përpara fillojnë të dëshmohen gjurmë të shumta materiale, të cilat vërtetojnë ekzistencën e një populli të lashtë, me disa veçori të dallueshme nga popujt tjerë përreth tyre.
 
  Për origjinën e shqiptarëve ka shumë teori dhe teza, ka hamendje dhe hipoteza.Kjo është e natyrshme.Sa më të vjetër të jenë popujt aq më thellë që zhytesh, aq me pak gjen fakte dhe argumente.
 
Si një popull i lashtë, shqiptarët janë bërë objekt studimesh e studiuesish nga gjithë bota dhe në çdo kohë.

Poetë e filozofë, shkrimtarë e shkencëtarë, ushtarakë e shenjtorë nga lashtësia deri në kohët moderne, nga Ballkani, Evropa, Amerika e Lindja e Largët kanë pasur vëmendje dhe janë lidhur në një mënyrë apo tjetër me Shqipërinë e shqiptarët.Nga poeti antik grek Homeri deri te Plutarku, nga perandori romak Cezari deri te perandori reformator Diodelian, nga Anzhute deri te Huniadi, nga Barleti, Biçikemi e Tomeu e deri te Papa Klementi X, nga Shekspiri deri te Aleksandri Dymai, nga Katana e parë deri te Lenini, nga Bonaparti e deri te Bismarku, nga Sulltan Murati deri tek Ataturku, nga lordi Bajroni deri tek Edith Durhami, nga Shuflai deri te Stipçeviq, nga Stalini deri te Regani e Bill Klintoni dhe Bushi, nga nobelisti Ferid Murati deri tek e madhja Nënë Tereza.
 
  Shqipëria dhe shqiptarët e cunguar kanë qenë gjithmonë të pranishëm herë për të mirë e herë për të keq, herë me dashje herë pa dashje, prania e Shqipërisë dhe e shqiptarëve është e kudondodhur në faqet e historisë së njerëzimit nga lashtësia deri në kohët moderne.
 

   Gjurmët e vendbanimeve ilire fillojnë të datohen të plota,rreth viteve 1200 vjet përpara Krishtit,pra përafërsisht 3200 vjet nga koha jonë.Në shumë shkrime antike të grekëve, ilirët përshkruhen si ''popullsi jo greke e vendosur në perëndim të Ballkanit''.Shkencëtarët shqiptarë dhe të huaj burimet e tyre i kanë mbështetur në dy burime kryesore: mbi bazën e gjuhës dhe mbi bazën e arkeologjisë.Pra, shqiptarët jetojnë mbi trojet e tyre stërgjyshore dhe janë vazhdimësi autoktone e paraardhësve të tyre, ilirëve.
 
    Ilirologu kroat me prejardhje arbëreshe-shqiptare thotë: ''Çdo tregim për Ballkanin fillon me Ilirët''.

Shkrim nga : prof. Faton Bislimi 

Shkrime nga Faton Bislimi,Faton Bislimi shkrime nga Faton Bislimi
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more