Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Biografia

Zhan Batist Molier - MOLIERI (1622-1673)

Është komediografi më i madh francez.  Në moshën 20-vjeçare doli në skenë dhe u çmua si aktor komik. Më 1643 formoi teatrin e vet "Molier", në skenën e të cilit u luajtën me sukses komedi dhe tragjedi të ndryshme. Ka shkruar shumë komedi, nga të cilat më të njohura janë: " Tartufi ", "Mizatropi", " Koprraci ", " Don Zhuani ", "Borgjezi xhentëlmen apo Borgjezi fisnik", "I ligu për mend" e të tjera. Veprat e Molierit kanë rëndësi mjaft të madhe si për letërsinë franceze ashtu edhe për letërsinë botërore. Është përkthyer në shumë gjuhë të botës.  Në letërsinë shqiptare është imituar nga Çajupi, Fishta e shkrimtarë të tjerë komedish. veprat e molierit, veprat e molierit, biografia e Molierit,Molieri Biografia

Esad Mekuli(1916-1993) - Biografia

Esad Mekuli(1916-1993) -  Biografia Poeti Esad Mekuli lindi më 17.12.1916 në Plavë, ndërsa vdiq më 6 gusht 1993 në Prishtinë. Kreu gjimnazin më 1936 në Pejë, fakultetin e veterinarisë në Beograd, ku doktoroi më 1959. Si gjimnazist ka shkruar romanin Vendeta – hakmarrja Gjatë studimeve është burgosur tri herë, sidomos kur kundërshtoi traktin për shpërnguljen e shqiptarëve në Turqi. Në vitin 1940 qëndroi në burgun famëkeq të Glavinjaqës në Beograd, nga u lirua në prag të kapitullimit të Jugosllavisë mbretërore. Më 1942 burgoset në Kullën e Sheremetit, për shkak të bashkëpunimit me Lëvizjen antifashiste. Në fund të vitit 1943 u bashkohet aradheve partizane, si redaktor i gazetës ilegale Lirija. Pas luftës Esad Mekuli ishte kryeredaktor i revistës letrare Jeta e re 1949-1972, e cila kultivoi penat e reja letrare; kryetar i parë i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës; kryetar i parë i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës 1975-1970, anëtar me korrespondencë i dis

Mehmet Bislimi - Biografia dhe veprat

 Mehmet Bislimi - Biografia  dhe veprat Mehmet Bislimi , publicist dhe poet nga Prekazi, i burgosur dhe i përndjekur politik, në rrethana të caktuara më 1994 emigroi në Zvicër ku edhe jeton e vepron përkohësisht. Deri me tani, ka publikuar shkrime të shumta në mediet e shkruara dhe elektronike, si: në gazetën “Bota e re”, Prishtinë, në revistën “Alternativa”, Lubjanë, në gazetën “Rilindja”, Zvicër, në gazetën “Zëri i Kosovës”, Zvicër, në revistën “Rruga jonë”, Francë, në gazetën “Epoka e re”, Prishtinë, në gazetën, “Infopress”, Prishtinë, në gazetën “Shekulli”, Tiranë, në revistën, “Ars Petika”, si dhe në dhjetëra ueb faqet. Radiokosovaelire, kosovapress, albaniapress, neneshqiperi, shqiperiebashkuar, albanur, pashtraku, besiana, radiodrenica, skenderajlive etj. Për një kohë të gjatë krijuesi Bislimi, ka mbajtur edhe rubrikën e humorit në gazetën “Zëri i Kosovës”, në Zvicër me nofkën “Ngucakeqi”, si dhe në revistën, “Rruga jonë”, në Francë me nofkën “Gjembi”. Mehmet Bislimi, deri me ta

Ali Podrimja 1942- Biografia

Ali Podrimja 1942-        Biografia Ali Podrimja lindi në Gjakovë më 1942.  Këtu mbaroi shkollën fillore dhe të mesme, kurse studimet i kreu në Prishtinë (Dega e Gjuhës dhe e Letërsisë Shqiptare).  Punoi në gazetën “Rilindja”, pastaj kaloi në redaksinë e Botimeve të “Rilindjes”, ku vazhdon të punojë edhe tash. Ali Podrimja shkruan kryesisht poezi.  Përveç librit të tregimeve “Loja në diell” (1967), botoi këto përmbledhje me poezi: “Thirrje” (1961), “Shamijat e përshëndetjeve” (1963), “Dhi mbë e bukur” (1967), “Sampo” (1969), “Lum Lumi” (1982), “Fundi i gëzuar” (1988), “Zari” (1990), “Në bisht të sorrës” (1994) etj.

Jakov Xoxa (1923- 1979)-Biografia

Jakov Xoxa (1923- 1979)-Biografia Jakov Xoxa në letërsinë shqipe është i njohur si romancier, novelist dhe tregimtar.  Lindi në Fier ku mbaroi shkollën fillore, ndërsa të mesmen e kreu në Korçë.  Pasi përfundoi studimet e larta për letërsi, një kohë punoi si gazetar dhe më vonë si profesor i letërsisë në shkollën e lartë.  Nga viti 1965, Jakov Xoxa filloi të merret kryesisht me krijimtari letrare.  Në fillim shkroi skica, reportazhe dhe tregime, të cilat janë pëmbledhur në “Novela” 1 dhe 2.  Në letërsinë shqipe u bë i njohur me romanet: “ Lumi i vdekur ”, “ Juga e bardhë ” dhe “ Lulja e kripës ”.   Është marrë edhe me stilistikë dhe teori të letërsisë.

Faik Konica (1875 – 1942) - Biografia

Faik Konica (1875 – 1942) - Biografia Është njëri nga lëvruesit më të mëdhenj të gjuhës shqipe, publicist, studiues dhe përkthyes.  Lindi në Konicë në vitin 1875.  Në vendlindje mori mësimet e para në gjuhën turke, arabe dhe greke.  Studioi në liceun e Stambollit dhe i përfundoi në Francë.  Në Bruksel drejtoi gazetën “Dielli” dhe më pas “Trumbeta e Krujës”.  Qe sekretar i përgjithshëm i Federatës “Vatra”.  Mbrojti çështjen shqiptare në Konferencën e Amasadorëve në Londër.  Ka shkruar: “Nën hijen e urmave” (1924), “ Doktor Gjilpëra , zbulon rrënjët e dramës së Mamurrasit”, “ Katër përralla nga Zullulandi ”, “Shqipëria si m’u duk...”.  La në dorëshkrim të shkruar anglisht veprën: “Shqipëra – kopshti shkëmbor i Evropës Juglindore” e cila u botua në vitin 1957.  Ka shkruar edhe shumë artikuj, pamflete, shënime, ese etj.  Vdiq në vitin 1942 në Amerikë. Lexo edhe këto artikuj: Doktor Gjilpëra Katër përrallat e Zulullandit

Enver Gjergjqeku(1928)- biografia

Enver Gjergjqeku (1928)- biografia Lindi nё Gjakovё, ka punuar si mёsues i fillores, profesor i gjuhёs shqipe nё shkollёn Normale, nё Shkollёn e Lartё  Pedagogjike dhe sё fundi mёsimdhёnёs i letёrsisё shqiptare nё Fakultetin filologjik tё Prishtinёs.  Ka botuar disa pёrmbledhje vjershash, temash e motivesh tё ndryshme.  Ndёr to janё pёr t’u pёrmendur: tema e sё kaluarёs sё largёt e tё afёrt historike e popullit shqiptar, tema e luftёs sё Dytё Botёrore, tema e pёrditshmёrisё dhe jetёs pёr liri.   Pёrmbёledhjet si: Gjurmёt e kohёs, Bebёzat e mallit, Tinguj tё zgjuem, Blerimi i vonuem, Xixa Stralli, Ashti ynё, Pengu, Lumi i palodhur, pёrmbledhjen e tingёllimave Sogjetarё Amshimi, Flatrimi i fjalёs.

Filip Shiroka (1859 - 1935 )- Biografia

Filip Shiroka (1859 - 1935 )-  Biografia Filip Shiroka lindi në Shkodër në vitin 1859.  Qe i detyruar të largohet nga atdheu dhe të jetojë në Misir e Liban. Vjershat e tij u botuan me pseudonimin Gegë Postripa. Në vitin 1933 u botua përmbledhja e vetme e vjershave “Zani i zemrës”.

Biografia - Pjetër Budi (1566 - 1622)

Biografia - Pjetër Budi (1566 - 1622) Pjetër Budi lindi rreth vitit 1566 në fshatin Guri i Bardhë, rrethi i Matit.   Mësimet e para i bëri pranë klerit të vendit.  Në moshën 21-vjeçare u emërua prift.  Disa vjet punoi në vise të ndryshme të Kosovës, kurse në vitin 1599 u emërua vikar i përgjithshëm i Serbisë.  Në vitin 1618 Budi arriti të nxjerrë nga shtypi librin e tij të parë “Doktrina e Krishtenë”.  Në vitin 1621 ai botoi librin e dytë “Pasqyra e të rrëfyemit” dhe të tretin “Rituali roman”.  Këta libra autori i firmos si peshkop i Zadrimës.

Dora e njeriut- tregim nga Qamil Batalli

Dora e njeriut- tregim nga Qamil Batalli Asnjë ndërtesë në atë qytet nuk mund të krahasohej me të. Kishin vendosur njerëzit ta ngr nin deri lart, afër resh. Ata sollën vinça të mëdhenj dhe nisën ta çonin lart kat më kat. Një ditë prej ditësh, kur punëtorët majë godinës dukeshin fare të vegjël, kaloi mbi ta Reja e Zezë, e ngarkuar plot e përplot me shi.Kur e pa këtë godinë që kishte ngritur kokën aq larg, qeshi me të madhe sa bubulloi tërë qielli: - Po ti na qenke një ndërtesë mendjemadhe, oj! – i tha pastaj me një habi të papërmbajtur. - Ndërtesa ku punonin punëtorët e dëgjoi me vëmendje dhe ia ktheu pa u trazuar: - Unë nuk jam ndërtesë, oj Re e Zezë. Mua më quajnë Rrokaqiell. Reja e zezë qeshi sërish. U lëkund sa andej e këndej nëpër atë kaltëri të gjerë: - Ani çka ?! – i tha me të qeshura e me të dridhura, sa gati duke iu derdhur tërë uji që e kishte përpirë. – A nuk e ditke ti se rrufetë që shkrepin nga unë mund të të rrafshojnë për tokë? Sa më shumë që ngre kokën

Pjetër Budi (1566 - 1622)

Pjetër Budi (1566 - 1622) Pjetër Budi lindi rreth vitit 1566 në fshatin Guri i Bardhë, rrethi i Matit.   Mësimet e para i bëri pranë klerit të vendit. Në moshën 21-vjeçare u emërua prift.  Disa vjet punoi në vise të ndryshme të Kosovës, kurse në vitin 1599 u emërua vikar i përgjithshëm i Serbisë.  Në vitin 1618 Budi arriti të nxjerrë nga shtypi librin e tij të parë “Doktrina e Krishtenë”.  Në vitin 1621 ai botoi librin e dytë “Pasqyra e të rrëfyemit” dhe të tretin “Rituali roman”.  Këta libra autori i firmos si peshkop i Zadrimës.

Naim Frashëri (1846 – 1900)

Naim Frashëri (1846 – 1900) Naim Frashëri është poeti më i madh i Rilindjes sonë Kombëtare.  Ai është atdhetar, mendimtar dhe veprimtar i shquar i arsimit dhe i kulturës shqiptare.  Gjithë jetën dhe veprën e tij Naimi ia kushtoi çështjes së çlirimit të Shqipërisë nga zgjedha osmane.  Lindi në Frashër të Përmetit, ku kaloi edhe fëmijërinë dhe rininë.  Atje shijoi bukuritë e natyrës së mëmëdheut dhe më vonë në atë temë bëri hapat e parë në vjershërimin shqip.  Mësoi në gjimnazin “Zozimeja” të Janinës ku studioi historinë dhe letërsinë.   Mësoi disa gjuhë. Në atdhe punoi në Berat e në Sarandë.  Ngjarjet e vitit 1878 ndikuan në formimin e Naimit si atdhetar dhe si poet i madh.  Botoi këto vepra: “ Bagëti e bujqësi ”, “ Lulet e verës ”, “Dëshirë e vërtetë e shqiptarëve” (greqisht), “Qerbelaja”, “Historia e Skënderbeut” etj.  Vdiq në vitin 1900 në Stamboll. biografia e Naim Frasherit, Jeta e Naim Frasherit, Veprat e Naim frasherit, ku vdiq Naim

Pablo Neruda (1904 )

           Pablo Neruda (1904 )  Pablo Neruda është poet i njohur demokrat i Kilit.. Poezitë e tij të ëmbla lirike janë të mbushura me frymë sociale dhe erotike.  Ka shkruar shumë. Në vitin 1971 mori çmimin Nobël për letërsi. Mori pjesë aktive në jetën politike të Kilit në kohën e Salvador Alendes, duke qenë përfaqësues diplomatik në Paris, ku mbeti edhe pas vrasjes së Alendes në vitin 1973 nga junta ushtarake. Përmbledhjet më të njohura të poezive të tij janë: “Këngët e mbrëmjes”, Banori dhe shpresa e tij”,Gurët e Kilit”, “Unazat” etj.

Biografia e Molierit ( 1622-1673)

   Biografia e Molierit ( 1622-1673) Emri i vërtetë i Molierit është Zhan Batist Pokëlen.  Është përfaqësuesi më i rëndësishëm i klasicizmit francez.  U lind në Paris në vitin 1622.  Me një trupë teatrore shëtit tërë Francën , ku njihet me jetën e popullit dhe maniret e provincës.  Ka shkruar një numër të madh të komedive,si: “ I sëmuri imagjinar”, “ Tartufi ”, “Mizantropi”,” Koprraci ”, “ Borgjezi fisnik ” etj. emri i vertete i molierit,emri i vertete i molerit,biografia e Molierit, Biografia e Molerit

Nazmi Rrahmani - Biografia

Nazmi Rrahmani Nazmi Rrahmani lindi më 1941 në fshatin Ballofc të Podujevës.   Shkollën fillore e mbaroi në Podujevë, gjimnazin dhe studimet universitare (Dega e Gjuhës dhe e Letërsisë Shqiptare) i kreu në Prishtinë.  Ka punuar si  redaktor në revistën letrare “Jeta e re” dhe në redaksinë e botimeve të “Rilindjes”.  Njihet si romancier dhe përkthyes i letërsisë.  Ka botuar këto vepra “ Malësorja ”, “Tymi i votrës së fikun”, “Toka e përgjakur”, “Pas vdekjes” dhe “ Rruga e shtëpisë sime ”. Veprat e Nazmi Rrahmanit janë bërë shumë popullore dhe janë ribotuar shumë herë. Dallohet si shkrimtar që përshkruan vuajtjet jetësore dhe mjedisin e fshatit kosovar.

Dritëro Agolli - Biografia

Dritëro Agolli Dritëro Agolli lindi në fshatin Menkulas të Devollit më 1931. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, gjimnazin në Gjirokastër, ndërsa studimet e larta për gazetari në Leningrad. Punoi kryesisht në gazetën “Zëri i popullit” dhe në Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë. Shkruan poezi, tregime, novela, romane, drama etj.   Veprat letrare: “Në rrugë dola”, “Mesditë”, “Komisari Memo”, “ Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo ”, “ Njeriu me top ”, “Fjala gdhend gurin”, “Trëndafili në gotë”, “Mosha e bardhë”, “Vjen njeriu i qeshur”.

Petro Marko (1913-1991)

Petro Marko(1913-1991) Petro Marko lindi në fshatin Dhërmi të Himarës më 1913. Është luftëtar vullnetar i Spanjës. Ka shkruar vjersha, skica, tregime, reportazhe , romane etj. Pas çlirimit krijoi një varg romanesh nga më të njohurit në letërsinë shqiptare, si: “ Hasta la vista ”, “ Stina e armëve ”, “ Qyteti i fundit ”, “Ara në mal”, “Ultimatumi” etj.

Sami Frashëri-(1850-1904) - Biografia

Sami Frashëri-(1850-1904) Sami Frashëri lindi në Frashër ku i mori edhe mësimet e para.  Gjimnazin Samiu e kreu në Janinë bashkë me Naim Frashërin .  Samiu njihte shumë gjuhë si ato klasike, lindore dhe ato perëndimore.  Punën dhe veprimtarinë e tij si shkrimtar, shkencëtar e publicist e vazhdoi në Stamboll.   Samiu ka botuar shumë vepra në gjuhën shqipe dhe në gjuhën turke.  Në gjuhën shqipe na la disa vepra me karakter arsimor dhe pedagogjik si “Abetarja e shkronjëtorja” (gramatikë), dramën “Besa”, “ Shqipëria ç’ka qënë,ç’është dhe ç’do të bëhetë ” etj. Sami Frasheri biografia, jeta dhe vepra, veprat e sami frasherit, sami frasheri ku lindi

Zef Serembe (1843-1901) - Biografia

Zef  Serembe (1843-1901) Zef Serembe është poet i shquar arbëresh, i cili i këndoi me afsh e vrull dashurisë së vashës dhe dashurisë së atdheut.  Zef Serembe lindi në fshatin Strigari (San Kozmo Albaneze) të Kalabrisë. Zef Serembe ka shkruar vjersha, poema dhe drama. Njihet vetëm një pjesë e veprimtarisë së tij letrare, e cila u botua nga i nipi Kozmo Serembe . Botoi librin “Poezi italisht e këngë origjinale të përkthyera nga shqipja”.  Zef Serembe i këndon të kaluarës së lavdishme, shpreh mallin dhe dashurinë për atdheun e lirë, jep kushtrimin për çlirimin kombëtar nga sundimi osman.  Me entuziazëm u këndon edhe lëvizjeve çlirimtare të popujve të tjerë. Mbi të gjitha i këndoi dashurisë për vajzën e fshatit të cilën e dashuroi me thellësitë e zemrës.

Luan Starova - Biografia

Luan Starova Luan Starova lindi më 1941 në Pogradec, Republika e Shqipërisë. Gjimnazin dhe Fakultetin Filologjik - Gjuhën frënge i kreu në Shkup. Ka qenë ambasador në dy mandate në Tunis dhe Paris. Tani është profesor ordinar i historisë së letërsisë frënge në Fakultetin Filologjik të Shkupit. Luan Sarova ka shkruar tregime, ese, romane, etj. Ai është marrë edhe me publicistikë. Veprat më të rëndësishme të tij janë: “Kufijtë e pranverës ”, “Njerëz dhe ura”, “Barrikada e kohës”, “Afrime”, “Relacione”, “Miqtë”, “Koha e dhive”, “Librat e babait”, etj. Veprat e tij janë përkthyer në shumë gjuhë të botës.

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more