Mehmet Bislimi - Biografia dhe veprat
Mehmet Bislimi, publicist dhe poet nga Prekazi, i burgosur dhe i përndjekur politik, në rrethana të caktuara më 1994 emigroi në Zvicër ku edhe jeton e vepron përkohësisht.
Deri me tani, ka publikuar shkrime të shumta në mediet e shkruara dhe elektronike, si: në gazetën “Bota e re”, Prishtinë, në revistën “Alternativa”, Lubjanë, në gazetën “Rilindja”, Zvicër, në gazetën “Zëri i Kosovës”, Zvicër, në revistën “Rruga jonë”, Francë, në gazetën “Epoka e re”, Prishtinë, në gazetën, “Infopress”, Prishtinë, në gazetën “Shekulli”, Tiranë, në revistën, “Ars Petika”, si dhe në dhjetëra ueb faqet. Radiokosovaelire, kosovapress, albaniapress, neneshqiperi, shqiperiebashkuar, albanur, pashtraku, besiana, radiodrenica, skenderajlive etj.
Për një kohë të gjatë krijuesi Bislimi, ka mbajtur edhe rubrikën e humorit në gazetën “Zëri i Kosovës”, në Zvicër me nofkën “Ngucakeqi”, si dhe në revistën, “Rruga jonë”, në Francë me nofkën “Gjembi”.
Mehmet Bislimi, deri me tani ka botuar këto libra:
1. “Anekdota popullore dhe satira autoriale”, Prishtinë 2002.
2. “Trëndafila maji”- poezi, Prishtinë 2003.
3. “Fjalë dhe gurë”- poezi, Prishtinë 2003.
4. “Këtu i thonë Drenicë”, Tahir meha- monografi, Prishtinë 2004.
5. “Ironi e verdhë”- poezi, Prishtinë 2005.
6. “Stinë e vonuar”- poezi, Prishtinë 2008.
7. “Shkrime publicistike”, Prishtinë 2009.
8. “Anekdota popullore dhe satira autoriale- II-“, Prishtinë 2010.
9. “Një jetë në shërbim të shqiptarisë”, Mehmeti i vogël- monografi, Prishtinë???
10. “Anekdota autoriale të përzgjedhura” është libri i tij i radhës, Prishtinë 20?...
loading...
Lexo edhe: