Skip to main content

Posts

Burgosja e ndjenjës shpirtërore

Burgosja e ndjenjës shpirtërore në kohën e Zogut për hir të përshtatjes me të huajt, duke mbetur pastaj qesharak të mërzitshëm; as si ata dhe as si vetja, pastaj goditja e ndjenjës shpirtërore për vdekje klinike në kohën e Enverit, si dhe betonizimi i kësaj ndjenje në kohën e tranzicionit kapitalist bëri që shqiptari i Shqipërisë të mos ketë vlerë as sa një mall me vlerë mesatare. Janë të tmerrshme (vëlla)vrasjet e çdoditëshme në Shqipëri. O Zot, riktheja ndjenjën shpirtërore atyre që e shkëmbyen këtë pasuri për një interes të ulët të kësaj bote. Burimi: Iljasa Salihu  

Kostandini vrasës nuk duhet ta ketë rrugën e gjatë për në shtëpi

Kostandini vrasës nuk duhet ta ketë rrugën e gjatë për në shtëpi, por atij duhet t’i rrënohet krejtësisht rruga. Atij duhet t’i shlyhet prej fjalorit fjala kthim dhe duhet t’i konfiskohet ora e jetës. Mungesa e tik-takut do t’ia tregon të keqen e mungesës së njerëzisë. Shkaku se atij pas një vrasje të mëparshme ia kishin lënë një rrugicë për tu kthyer në shtëpi, bëri ashtu siç bëri; edhe katër njerëz i dërgoi për në botën e amshuar. Burimi: Iljasa Salihu  

Neve na intereson që ndërhyrjen jashtë-parlamentare ta bëjnë qytetarët, ose ta bëjmë ne si Lëvizje VETËVENDOSJE!

'Neve na intereson që ndërhyrjen jashtë-parlamentare ta bëjnë qytetarët, ose ta bëjmë ne si Lëvizje VETËVENDOSJE!. Sepse, neve na intereson demokracia, dhe na intereson sovraniteti. Mënyrat për të ndërhyrë qytetarët, janë ato që dihen: protestat dhe demonstratat. Mënyrat për të ndërhyrë ne, si Lëvizje VETËVENDOSJE!, janë duke e bindur koalicionin LAN që të konstituojë Kuvendin dhe institucionet, pa marrë parasysh reagimin e PDK-së apo të Gjykatës Kushtetuese' Albin Kurti

Sa shumë njerëz i dëgjoj të ankohen për gjendjen e rëndë në Maqedoni

Sa shumë njerëz i dëgjoj të ankohen për gjendjen e rëndë në Maqedoni, madje të tillë dëgjojmë që janë edhe pjesë përbërëse e pushtetit, gjë që të jep të kuptosh se jo të gjithë njerëzit që kanë pushtet janë njerëz të këqinj. Po të njëjtit hakërrues, ndonëse me pavetëdije shpejt e përgënjeshtrojnë vetveten. Përkrahin ata që nuk i përkrahën përgjatë qeverisjes së tyre. Po të njëjtit vajtues ngurrojnë t’i përkrahin nismat e reja politike, nisma këto që përbëhen prej njerëzve që Enverin dhe materializmin nuk e njohin për Zot, por Allahun, të cilët lëre se të gjithë nuk janë engjuj, por asnjëri nuk është engjull, sepse të gjithë janë njerëz që edhe mund të kishin gabuar e të gabojnë. Këta nuk janë njerëz të përkryer, por fuqishëm besoj se janë shumë më burra se këta që tashmë edhe konceptin e burrërisë deshën dhe duan ta bëjnë të huaj për shqiptarët. Burimi: Iljasa Salihu

Atyre që përgjatë luftës të paktën një herë i ka fishkëlluar

Atyre që përgjatë luftës të paktën një herë i ka fishkëlluar plumbi sipër kokës, as në mendje nuk do t’i shkonte që për një punësim t’i marrin nga dy mijë euro apo më shumë se kaq. Këta nuk kanë luftuar, por kanë aktruar në luftë, ose kanë gënjyer se kanë qenë pjesëmarrës të luftës. Luftëtari është burrë në luftë dhe kryeburrë në paqe. Nëse thoni se disa luftëtar po korruptohen, atëherë unë ju pyes se çka do të thoshit nëse këta me shpirt të korruptuar të kishin rënë dëshmorë ? Sigurisht, sot do t’i kujtonim me krenari. Po këta nuk e merituan një gjë të tillë, madje as denjësinë në kohën e paqes, prandaj nuk janë ata që ju mendoni se janë. Luftëtari nuk korruptohet dhe pikë, sikundër që besimtari nuk i adhuron idhujt. Nëse ju thoni se kemi argumente se një ish akëcil luftëtari është korruptuar, atëherë unë ju them se ai nuk ka qenë luftëtar, por hipokrit në kohën e luftës! Burimi: Iljasa Salihu

Rreshta per dimrin - Poezi per dimrin

Thuaji vetvetes kur i ftohti vjen dhe akullima bie prej qielli do të doje të ishe atje duke ecur, dëgjuar të njëjtën melodi, s’ka rëndësi se ku, të gjesh vetveten brenda izolimit të errësirës ose poshtë thyerjes së bardhë të hënëzave të përqëndruara në luginën me dëborë. Këtë natë ndërsa bën ftohtë Thuaji vetvetes Gjithçka që di është asgjë. Por melodia e kërcimit tënd luan ndërsa je duke ikur. Dhe ti do që të kesh mundësi për një herë të vetme të gënjehesh përposhtë flakës së vogël të yjeve dimërorë. Edhe po qe se ndodh dhe nuk ke mundësi shko më tutje ose kthehu mbrapsht, dhe do e gjesh vetveten përsëri kur të kesh vajtur gjer në fund. Thuaji vetvetes në këtë rënie finale të ftohti mbi degëd e tua Thuaji vetvetes që e dashuron faktin se cili je.

A mund ta kapë truri ynë dimensionin e katërt?

                         Suksesi i filmit Avatar në vitin 2009 tregon se të apasionuarit pas kinemasë e vlerësojnë dallimin mes 2D dhe 3D dhe janë gati të paguajnë pak më shumë për të dytën. Shumica prej nesh jemi mësuar të shohim 2D. Edhe pse karakteristikat në ekran duket sikur kanë thellësi dhe cilësi, në fakta pamja është e sheshtë. Por kur vendosim syzet 3D, shohim një botë që ka formë, një botë ku mund të ecim. Mund të imagjinojmë ekzistencën në këtë lloj bote, sepse jetojmë në një të tillë. Gjërat në jetën tonë të përditshme kanë gjatësi, gjerësi dhe lartësi. Por për dikë që e ka njohur jetën vetëm në dy dimensione, 3D do të ishte e pamundur të kuptohej. Dhe sipas shumë studimeve, kjo është arsyeja përse ne nuk e shohim dimensionin e katërt, apo cdo lloj dimensioni përtej tij. Fizikanët punojnë me supozimin se ka të paktën 10 dimensione, por shumica prej nesh nuk do i shohë asnjëherë. Sepse ne e njohim jetën vetëm në 3D, kështu që truri ynë nuk kupton si të shohë

Ese: N’det - shkruar nga Guxim Klinaku

N’det Anija po rrugëtonte me sukses e trimeri duke qare valet. Ajo përplasej me to duke luftuar dhe duke mos i’u trembure aspak atyre perbindeshave te cilet ngriheshin lart e me lart dhe godisnin papushim anijen. E tundnin fort. Por prap se prap ajo nuk rrezohej sepse donte edhe ajo te mberrinte ne token ku ishim nisur te gjithe, ne atdhe.   Se shpejti do te gjendeshim ne brigjet e arta te Vlores, ne ato brigje qe si kisha pare tash e sa kohe, po mbusheshin afro tetëmbëdhjet vite. Me kujtohet si sot ajo dite kur ndava nga familja, nga te afërmit dhe nga shokët e ngushtë të fëmijëris, për të marrë rrugën e mërgimit. Nuk mund të flas askush për këtë rrugë aq të mundimshme, të dhimbëshme, e të lodhëshme pa e përjetuar vet, është vërtet diçka që ta këput zemrën e të bën të qash si fëmijë në dtën kur i thua “Lamtumirë” dhe në ditën kur i thua “Mirëmëngjesë”. Por shqiptar do jem si në atëdhe si jashtë tij, u munduam sa do pak ne mërgimtarët që ta ngrijmë në këmbë atdheun e ti

Ese: Një ditë fshatarqe - shkruar nga Guxim Klinaku

Një ditë fshatarqe - përshkrim Atë motë, dimri ishte shumë I ftohtë, megjithatë një ditë prej tij kishte qenë e mirë, dhe e ngrohtë, e vetmja gjë e përbashkët e asajë dite me të djeshmen e acaruar ishte bora e cila po i rezistonte bukur diellit. Akulli tani po pikonte dhe po I vinte fundi së ekzisturari, pas një dyluftimi me diellin ku ky I fundit doli fitues.   Pemët edhe pse me asnjë gjethe në trupin e tyre qëndronin si vigan, degët e saja të ngritura lart e më lart ishin të mbuluara me borë të bardhë, ku mbi të mund të vëreheshin fare mirë shenjat e këmbëve të ndonjë zogu I cili kishte kaluar atypari.   Bora kishte mbuluar qdo gjë përpos pullazeve të shtëpive, ku ajo kishte rrëshqitur tatëposhtë kulmit nga pjerrtësia e tij.   Po ti afrohesh fshatit, të bije në sy menjëher , tymi I zi I ogjaqeve të shtëpive, I cili ngrihej lart dhe formonte një re gjigante.   Shtëpit e fshatit ishin kryesisht të vogla, vetëm aty-këtu mund të dallohej ndonjë shtëpi më e madhe e cila s

Ese: Rruga imagjinare - shkruar nga Guxim Klinaku

Rruga imagjinare Ecja nen hijen e disa lisave, te cilet shtriheshin vargë njeri pas tjetrit, ishin lisa vertet te medhenjete gjat e te fort sikur donin ta mbronin ate rruge te shtruar bukure, ne të vërtet e mbronin!   Rruga nëpër të cilën hidhja hapat qetasë ishte rrugë e gjatë, plot sfida, e vështërsi, megjithatë vendosa ta kaloj duke dashur ta dijë pse ishte ishte ajo rrugë aq misterioze.   I shikoja lisat teksa gjethet e tyre valëviteshin duke u ndeshurë e perplasurë me armikun. Ishte luftë e vështirë megjithatë ia vlente të luftohejë. Ideali ishte I fort!   Ishte natë e errët dhe frikshme, yjet nuk ndriqonin, dukej sikur ata iu kishin fshehur errësirës, në mënyrë që ajo mos ta vërente, ndoshta edhe ata e kanë pasurë fatin tonë, por ishin përulurë para tij! Ngjyra e kuqe e rrugës me dukej shumë e quditshme, nuk kasha pasurë mundësi ta shoh një rrugë të till, megjithatë hapat nuk I ndalja ne asnjë qastë.   Jo shumë larg nga fillimi ne mesin e shum numrave te shkruar

Ese: Në betejë - shkruar nga Guxim Klinaku

Në betejë Pranë nje sofre te vjeter, të cilen kush e di sa vjet e kishte fshatari , qendronim pesë shokë. Ai njeri plak nga mosha na priti shumë mirë, me bukë , raki, e nder, te cilat nuk do t’ia harrojm në asnjë çast të jetës.   Ai me fjalët e tij te mira thuajse na ngrohte më shumë se stufa të cilën e kishte ndezur pak parë. Tregonte për jetën e tij të cilën e kishte kaluar nëpër beteja me armikun dhe për trimërit e shokëve, të cilët ranë për flamurin kuq e zi. Ne dëgjonim me vëmendje, na pëlqenin ato fjal të mira për atdheun e për trimat . Hëna shëndriste atë natë aq fort, sa, shtëpit e fshatit mund të shiheshin shumë larg, por atë natë plot dritë e prishte dhe e bënte te keqe e të urryer I ftohti I madh e era e cila të brente si shpatë.   Pushkët I mbanim pranë dhe ndonjë herë I merrnim pa ndonjë arsye, dhe I shikonim me vëmendje, nga ato varej fitorja nesër në betejë kundër fashistëve. I shtrëngonim fort, ndonjëherë, edhe I pastronim me rrobat që kishim veshur.Rro

Shqipja nder 3 gjuhet me te vjetra ne bote, teze e padiskutueshme

                                              Sipas një studimi  “New York Times” rendit armenishten si gjuhën e parë më të vjetër në botë, e dyta është greqishtja, e më pas vjen shqipja, prej nga rrjedhin shumë gjuhë të tjera.  Ndikimi i gjuhës shqipe në gjuhët e tjera në rajon, dhe pohimet se shqipja është gjuha më e vjetër vazhdojnë të jenë temë diskutimi dhe debati në Ballkan. Kjo për shkak se teoria përmban implikime të shumta etnike dhe politike dhe ushtron një ndikim të mundshëm në pretendimet e shteteve moderne për territore të kontestuara. Sipas gazetës prestigjioze amerikane “New York Times”, gjuha shqipe radhitet në mesin e 3 gjuhëve më të vjetra të botës. Në studimin e publikuar dje dhe të përhapur rrufeshëm në të gjitha sitet online, paraqiten fakte se gjuha shqipe është ndër gjuhët më të vjetra të botës, madje si gjuhë është praktikuar që në kohën e Greqisë së lashtë. “New York Times” rendit armenishten si gjuhën e parë më të vjetër në botë, e dyta është

Shoqërisë sonë i duhen shkrimtar që...

Shoqërisë sonë i duhen shkrimtar që nuk frikësohen t’i kritikojnë dukuritë e këqija në shoqëri. Shkrimtarit i duhen lexues që nuk përtojnë t’i lexojnë shkrimet e tij. Lexuesve i duhen mendime të qarta dhe goditëse, sepse ata nuk janë pronar të bankave ku depozitohet dhe huazohet kohë. Ata duan të lexojnë gjëra që mund të ndikojnë mirësisht në ndryshimin e rrjedhave në jetën e tyre. Këtë ecejake do ta lyente me vaj ulliri, një politikë e shëndoshë. Politika e shëndoshë mund t ë mbërrihet me njerëz të shëndoshë, të cilët kanë prirje për të bërë politikë. E gjithë ky përvijim do të bëhej i mundur nëse shkrimtarët nuk do të shkriheshin në pellgun e politikës, por të cilët i përgëzojnë ata në punë të mira dhe i kritikojnë miqësisht në punët e tyre armiqësore. Jemi një alfabet. Unë jam një shkronjë për sa i përket veprimtarisë sime, por edhe ti je një shkronjë tjetër, të cilët së bashku përbëjmë një fjalë prej së cilës krijojmë fjali, shkrim, libërth, libër, fjalor, atlas dhe

Deklarata e shkencëtarit në prag të vdekjes: Alienët ekzistojnë

  Alienët, disa të vjetër gati 200-vjeçarë, janë të vërtetë dhe kanë vizituar Tokën, ka thënë një ish-shkencëtar i lartë nga Lockheed Martin. Në momentet e fundit të jetës së tij, ai zbuloi disa foto dhe ndau përvojat e tij personale me alienët. Boyd Bushman vdiq më 7 gusht 2014 dhe videoja e mëposhtme që flet për alienët, megjithëse ka vetëm pak kohë që ka dalë, ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve. "Unë kam disa prova sekrete", pohon ai në fillim të videos. Më pas ai vazhdon të deklarojë se incidente të tilla si Roswell në vitin 1947, kur një avion ushtarak i Forcave Ajrore u rrëzua, ndodhi për shkak të alienëve. Bushman ndan disa detaje në lidhje me alienët, si dhe teknologjinë e anti-gravitetit, të cilën ai thotë se është duke e zhvilluar SHBA-ja, Rusia, Kina dhe shkencëtarë në Zonën e famshme 51. Ai përshkruan teksa mban në dorë një foto të alienëve, duke thënë se ata janë rreth katër deri në pesë metra të gjatë, kanë më pak brinjë se qeniet njerëzore,

Katër Paradokset e Drejtimit

J anë disa paradokset të cilat në rast se i analizojmë dhe arrijmë ti praktikojmë gjatë punës do të na japin një rezultat të favorshëm dhe të dukshëm. Sigurisht që rezultatet nuk janë aq të dukshem siç edhe një pjesë e njerëzve dhe e drejtuesve mendojnë. Asnjëherë nuk mund të thuhet se një teknikë ose një strategji nuk pati rezultate nëse ne i presim ato brenda një periudhe të shkurtër dhe në një formë të prerë ku në shumicën e rasteve drejtuesit e kompanive këtë rezultat e kërkojnë në të ardhura financiare të menjëhershme. 1. Që të arrish më shumë, ngadalëso. Sigurisht që edhe po të shpejtosh mund të arrish dicka, do lodhesh. Të shpejtosh është e nevojshme vetëm kur objektivi është i përcaktuar shumë qartë dhe rruga që do të përshkruhet është e qartë në formën më të përpiktë mundshme. Por kur bëhet fjalë për biznes dhe për drejtimin e një kompanie është mirë të ngadalsojmë që të arrijmë më shumë. Çfarë përfitojmë? Nesë ngadalsojmë do të mund të shikojmë fakt

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ramiz Kelmendi, Ibrahim Bucaliu, pronari i rrjetit të shitjes së derivateve “HIB Petrol”, “Coca-Cola”

ZERI: Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ramiz Kelmendi, Ibrahim Bucaliu, pronari i rrjetit të shitjes së derivateve “HIB Petrol”, “Coca-Cola”, si dhe kompania për distribuimin e energjisë elektrike në Kosovë, KEDS, janë top importuesit e produkteve serbe në Kosovë gjatë vitit 2014. Koment: Çdo cent qe shkon ne Serbi financon perpjekjen e shtetit serb per ta minu pavaresine e Kosoves dhe per ta cenu lirine popullit te saj! Ndaloni importet nga Serbia!! Burimi: Ylli Hoxha

Në kërkim të lexuesve

Në kërkim të lexuesve, të cilët mund ta prishnin rendin nëpër universitete, madje të cilët mund të ishin kërcënim serioz edhe për vetë profesorët, policia kishte bastisur një bibliotekë të një universiteti. Për fat të mirë, asnjë nuk e kishin arrestuar, ngase asnjë nuk kishte qenë në bibliotekë. Kësisoj, së bashku me shumë profesorë, të qetë në kafenen që gjendej bri fakulteteve, bënin “kafe-politikë”! Burimi: Iljasa Salihu

Dënimet e reja që janë shumë të rrepta

Dënimet e reja që janë shumë të rrepta, duket se nuk e kishin paraparë daljen e Gardës së Republikës së Iliridës. Dikur AKSH-ja, tani GRI-ja mua po ma kujtojnë pjesën veriore të Mitrovicës. Përse vallë këta trima nuk ia fillojnë prej atje, që derisa të vijnë këtu, të paktën do të dëshmoheshin se fjalët dhe kushtrimi i tyre është përtej letrave! Burimi: Iljasa Salihu

Në Maqedoni pakëz u rritën rrogat

Në Maqedoni pakëz u rritën rrogat, ndërsa shumë u rritën edhe çmimet e gjobave, kur dihet mirëfilli se do të mjaftonte çmimi i kaluar i gjobave nëse do të dënoheshin ata që e meritojnë dënimin. Nuk ka nevojë të rriten çmimet e produkteve me qëllim që pronarët e ndërmarrjeve tregtare dhe prodhuese të arkëtojnë sa më shumë mjete financiare. Do të mjaftonte të rritej mundësia e konsumatorëve për të blerë sa më shumë produkte. Edhe kështu pronarët do të pasuroheshin, duke i lënë njëkohësisht të kënaqur edhe blerësit. Kësodore, do të mjaftonte të respektohej ligji për gjoba dhe jo dimensioni fiskal të ngjeshet duke i mbytur ata që nuk kanë njeri të njohur në piramidën e pushtetit. Nga kjo mendësi e mbrapshtë fiskale dhe juridike, del se kishin pasur të drejtë francezët kur thoshin: “Ligjet i miratojnë dhe i shkelin të pasurit, ndërsa ndëshkohen vetëm të varfrit! Burimi: Iljasa Salihu

Një njeri i devotshëm

Një njeri i devotshëm, sa herë që e këshillonte djalin e tij, ia thoshte këto fjalë: A dëshiron të tregoj për një fuqi që nuk mposhtet kurrë? Djali i përgjigjej: Po, si jo! Prindi ia kthente: Mbështetu vetëm në Allahun. Burimi: Valdet Kamberi

Njerëzit mund ta shpallin dëshmor kë të duan

Njerëzit mund ta shpallin dëshmor kë të duan, edhe pse nesër do të dëshmojnë për çdo dëshmi të kësaj bote që i përkiste të vërtetës dhe gënjeshtrës. Ndërsa Zoti është Ai që e pranon dëshmor atë që duhet, atë që me të vërtetë kishte qenë dëshmitar i një ngjarjeje madhështore! Burimi: Iljasa Salihu

Ummeti ynë ka më shumë nevojë për...

Ummeti ynë ka më shumë nevojë për dituri, thirrje, mësim dhe edukatë, sesa që ka nevojë për gjykatës. Ndërsa sot fatkeqësisht kemi shumë pakë besimtarë që veprojnë si mësues, thirrës, edukatorë, ndërsa kemi shumë që veprojnë si gjykatës. Burimi: Senad Ramadani

Pensionistët udhëtojnë falas me autobusët e Trafikut Urban

Nga java e ardhshme, pensionistët do të mund të udhëtojnë pa para me autobusët e linjës 3 dhe 4 të Trafikut Urban. Ky ka qenë premtim i kryetarit Shpend Ahmeti, i cili do të nis së funksionuari nga muaji i ardhshëm. Ky premtim është konfirmuar në emisionin 038 të KTV-së, nga vet kryetari i komunës, Shpend Ahmeti. Të moshuarit që udhëtojnë çdo mëngjes për në parkun e “Gërmisë” me linjën 4, kanë thënë se janë të lumtur që kryetari Ahmeti ka mbajtur premtimin dhe se do ishte mirë që rregulli në të ardhmen të vlejë edhe për linjat tjera. E kjo mund të ndodh vetëm kur të bëhet riformatizimi i tërë Trafikut Urban, një prej premtimeve kryesore të kryetarit Ahmeti

Përpara se të lavdërohet dikush prej kolltukut të pushtetit

Përpara se të lavdërohet dikush prej kolltukut të pushtetit se ata ishin që i zbuluan shqiptarët e Rekës së Epërme, duhet të turpërohen po të njëjtit njerëz për dëbimin e shqiptarëve prej trojeve të tyre dhe fashitjen e kulturës dhe historisë shqiptare përgjatë mbajtjes së pushtetit nga ana e tyre. Me qindëra shqiptarë ia mbathin prej vendlindjes si rrjedhojë e kushteve të rënda që i krijuan të pushtetshmit, ndërsa tani që zbuluan “ujin e ngrohtë” desh fluturuan, përkundër që edhe në këtë rast nuk janë të çiltër, ngaqë edhe ashtu vetë këta “shqiptarë” po e mohojnë kombësinë e tyre shqiptare. Sidoqoftë, shpresojmë t’i rikthehen natyrshmërisë së tyre! Burimi: Iljasa Salihu

Kur Vetvendosje...

Kur i rrotullojke VV kerret e EULEX-it, u qartshe, se shih çka po bajnë këta barabat. Sot qe çka na doli EULEX-i. Kur i rrotullojke VV kamionat me mall Serbie, këqyrshe shtrembët. Sot miliardat vazhdojnë me i shkue ekonomisë së Serbisë, e cila i përdor kundër teje. Kur e rrotullojke VV qytetin se negociatat s'bajnë, na u idhnojshe që po ta prishim teraqellëkun n'terasë të kafiqit. Sot Serbia hala zullimin s'ta ndalë. Kur i rrotullojshin deputetët e VV-së dajak nëpër asfallt sa dojshin me e parandalue shitjen e KEDS, u bajshe kishe s'po sheh. Sot po të sillet dhoma kur po të vjen fatura e rrymës. Kur i rrotullojke VV do tulla me i thye 2-3 xhama, që ti me i pa hajnat brenda institucioneve kah i vjedhin milionat, ti na shajshe qe po e dëmtojmë pronën publike, që nuk e ka tejkalue kurrë ma shume se 300-400 euro. Hajt, qe, 1000 euro. Qe bre edhe 5000. Sot qata hajna ta kanë bllokue shtetin. Edhe sa fatkeqësi duhen me i ndodhë këtij vendi të shkretë, ma

Gaspër Pali - Biografia

                                 Jeta e Gaspër Palit nuk qe thjesht një ekzistencë, por në radhë të parë një esencë. U lind në Shkodër, në një shtëpi dy katesh të lagjes Serreq, me 14 gusht 1916, kur në të gjitha pemët ndihej muzika e gjinkallave. Kur foshnja bënte rrugën e parë nga materniteti, nëpër kalldrëme trokiste djegaguri . . . Nëna, Luçia – shtëpiake, ishte bijë e familjes Daberdaku. Babai Kola – çikërrimtar në rrënim e sipër, punonte në pazarin e Shkodrës. Bashkëshortët nxorrën në dritë plot 11 fëmijë, të fundmin Gasprin. Emri qe i përsëritur, mbasi vëllai i madh, që vdiq rreth të njëzetave quhej po ashtu. I lindur më tepër në një komunitet, se sa në një familje, Gaspri u rrit me ndjenjën e respektit ndaj të tjerëve dhe me atë të përkujdesjes së të tjerëve ndaj tij. Babai qytetar, ndonëse kishte për të ushqyer një ekip fëmijësh, u dha që të gjithëve arsim në vend e dy prej tyre (Zefit dhe Gasprit) edhe dije të thella në shkollimin e lartë jashtë shtetit.

Ese: Në kërkim të vërtetës shkruar nga Gani Bytyçi

Nje dite vjeshte e njoha nje grua. Gjate nje udhetimi. Ashtu siç e kisha njohur dikur Loren, veçse atehere ishte pranvere. Jo, kete tjetren e kisha takuar para se te mirrja trenin. Me duket se e kisha shikuar pa dashje. Ndoshta edhe jo. Nuk jam fare i sigurt, ngase me jane ngaterruar kohet, stinet. Sidoqofte ajo kishte qeshur. I isha afruar dhe e kisha pyetur se perse qeshte. Me duket se keshtu kishte ndodhur. Keshtu me kishte ndodhur disa here kohet e fundit. Kur shihja njerez duke qeshur, kisha deshire te kuptoja se ku e gjenin ata motivin per te qeshur, ngase une kahere e kisha humbur kete ndjenje. Ajo nuk e fliste gjuhen e atij qyteti. Me foli ne nje gjuhe tjeter. Edhe une, si ne enderr, u perpoqa t`i flisja ne gjuhen tjeter. Ne te vertete, ajo dy a tri here vetem e perseriti emrin e qytetit Z, per ku ishte nisur. I thashe se edhe une udhetoja per atje. Vertet isha nisur per ate qytet, sikur shkoja te kerkoja diçka qe e kisha humbur qysh ne antike. Ne tren u ngji

Ese : Rrugicat e Tiranës shkruar nga Kostandin Dhamo

Ende ka ne Tirane rrugica te ngushta me kalldrem dhe shtepi te uleta aneve, te cilat çdokush i ndertoi sipas trilleve te veta arkitekturore.Muret rrethues prej qerpiçi te oborreve jane te lyer me gelqere lebyrese dhe, persiper i mbrojne nga rrebeshet e shirave tjegullat me myshk dhe me nje bimesi te çuditshme si e shkretetirave, ku rreshqet ndonje mace syndezur, apo ku çukit ndonje gjel i fryre pendekuq si prush i dafurruar… Neper telat e shtyllave elektrike qe pingulen pergjate rrugicave, ngecin ende balonat e kalamajve si re te harruara dhe, mblidhen ne çastin e mberritjes, apo te shtegtimit dallendyshet e hareshme, per te cilat, krahasimi me notat muzikore eshte aq i gjetur dhe i bukur sa, kot te perpiqesh te gjesh nje tjeter. Po çatite ? Te purpurta dhe te pjerreta, me tjegullat qe valezojne e valezojne, aq sa po ta perqendrosh veshtrimin, te merren mendte, ato humbasin skajeve pas degeve te shtrira te pemeve, duke te nxitur plot fantazi te perfytyrosh vatrat e

Ese: Nën qiellin e Mesdheut shkruar nga Arturo Perez Reverte

Eshte nje nate mesdhetare dhe e qete, toka nuk duket, me zhurmen e ujit fosforeshent ne vijen e varkes dhe profilin e sigurte te pemes dhe velave te ngritura qe lekundet ngadale ne qiellin plot me mijera yje. Nje prej atyre neteve ne te cilat nuk te vjen keq te mos e tymosesh, sepse do te ishte bukur ta ndizje nje cigare i mbeshtetur tek mbeshtetesja, prane timonit, me tre oret para teje ne fund te turnit te rojes, llampa e busulles qe ndriçon dobet orientimin lindje juglindje dhe larg, dritat e nje anije tregtare itinerari i se ciles te mbajti te palevizur nga radari dhe qe me ne fund largohet, duke te te lene te lire nga rreziku dhe duke te lene te gjithe detin dhe qiellin per veten tende. Eshte nje nga ato nete ne te cilen ndodhesh ne bord prej pese ditesh egoiste qe duken njezet dhe gjithçka qe lidhet me token duket kaq larg, saqe nuk te intereson fare; dhe e kupton qe prej nje shekulli nuk degjon llogje radiosh, nuk lexon nje gazete, nuk shikon televizor, nuk te

Ese: Vjeshtë në Vjenë – shkruar nga Monika Stafa

Do te kisha dashur ta beja me heret, shume me shpejt se te gjitha kryeqytetet e Europes me pare. Por jo, mundesia me ish dhene tani. Tani kur gjysmen tjeter te lumit qe kalonte mes permes saj e kisha vizituar disa here, ne nje tjeter kryeqytet madheshtor. Isha ndalur mendueshem se kjo tallazitje e tij e shtruar ne mengjes a mund te kish qene po e njejta ne anen tjeter te saj. Ndoshta kurioziteti e kish glorifikuar, ndoshta pamundesia per ta prekur e kish tjetersuar ne perfytyrim, por nje gje ish e sigurt, Vjena tani do te ish mes meje dhe saj. Me Danubin ne mes, asgje s’do ish me e kriptuar si me pare. Mendja ma thosh, por jo te gjitha shqisat ishin njesh me te. Udhetimet e mia s’di pse i ndertoja me kete kryeqytet europian ne mendje. Ndoshta shenjat historike te qytetit me kishin mbetur ne heret ne kujtese kur endesha mes bukurive femerore te Sisit, princeshes se dinastise habsburgase dhe lojerave dashurore te saj, pasionit per artet dhe historine. Hajdit, vogelushes

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more