Skip to main content

A mund ta kapë truri ynë dimensionin e katërt?

                         4D

Suksesi i filmit Avatar në vitin 2009 tregon se të apasionuarit pas kinemasë e vlerësojnë dallimin mes 2D dhe 3D dhe janë gati të paguajnë pak më shumë për të dytën. Shumica prej nesh jemi mësuar të shohim 2D. Edhe pse karakteristikat në ekran duket sikur kanë thellësi dhe cilësi, në fakta pamja është e sheshtë. Por kur vendosim syzet 3D, shohim një botë që ka formë, një botë ku mund të ecim. Mund të imagjinojmë ekzistencën në këtë lloj bote, sepse jetojmë në një të tillë. Gjërat në jetën tonë të përditshme kanë gjatësi, gjerësi dhe lartësi. Por për dikë që e ka njohur jetën vetëm në dy dimensione, 3D do të ishte e pamundur të kuptohej. Dhe sipas shumë studimeve, kjo është arsyeja përse ne nuk e shohim dimensionin e katërt, apo cdo lloj dimensioni përtej tij. Fizikanët punojnë me supozimin se ka të paktën 10 dimensione, por shumica prej nesh nuk do i shohë asnjëherë. Sepse ne e njohim jetën vetëm në 3D, kështu që truri ynë nuk kupton si të shohë për më tepër.

Në vitin 1884, Edvin Abot botoi një roman që përshkruan të parit e dimensioneve përtej tonit. Tek “Romancë e shumë dimensioneve”, ai përshkruan jetën e një katrori në një botë dy dimensionale. Jeta në 2D nënkupton që katrori është i rrethuar nga rrathë, trekëndësha dhe katërkëndësha, por gjithë sa sheh katrori janë vija të tjera. Një ditë, katrorin e viziton një sferë. Në pamje të parë, sfera i duket thjeshtë si një rreth katrorit tonë, dhe katrori nuk mundet ta kuptojë se cfarë i thota sfera, kur i përshkruan atij objektet tredimensionalë. Me kalimin e kohës, sfera e merr katrorin në botën tredimensionale, dhe ky nis të kuptojë. Tani ai nuk sheh vetëm vija, por forma që kanë thellësi. I inkurajuar, katrori e pyet sferën se cfarë ekziston përtej botës tredimensionale; sfera shastiset. Ajo nuk mundet të kuptojë një botë përtej kësaj, dhe kjo vlen edhe për lexuesin. Truri ynë nuk është stërvitur të shohë gjëra të tjera vec botës sonë, dhe do të duhet dicka nga një tjetër dimension që të na bëjë të kuptojmë.

Po cili është ky dimension tjetër? Mistikët e shihnin si një vend ku jetonin shpirtërat, përderisa nuk ishin të lidhur prej rregullave tokësore. Në teorinë e tij të relativitetit, Einsteini quante dimension të katërt kohën, por shtonte se koha është e pandashme nga hapësira. Të afeksionuarit pas fantashkencës mund ta njohin këtë bashkim si hapësirë-koha, dhe në të vërtetë ideja e një vazhdimësie hapësirë-kohë është bërë popullore për shekuj të tërë prej shkencëtarëve të fantashkencës. Einsteini e përshkruante gravitetin si një përthyerje të hapësirë-kohës. Sot, disa fizikanë e përshkruajnë dimensionin e katërt si cdo hapësirë që bie pingul mbi një kub – problemi është se shumica prej nesh nuk munden të imagjinojnë dicka që është pingule me një kub.
Studiuesit kanë përdorur idetë e Einsteinit për të përcaktuar nëse mund të udhëtojmë në kohë. Ndërkohë që mund të lëvizim në cdo drejtim në botën tonë 3D, në kohë ne mund të ecim vetëm përpara. Pra, udhëtimi në të kaluarën është quajtur pothuajse i pamundur, ndonëse disa studiues kanë ende shpresë për të gjetur vrima që lidhin pjesë të ndryshme të hapësirë-kohës.

Nëse nuk mundemi ta përdorim dimensionin e katërt për udhëtim në kohë, dhe nuk mund ta shohim atë, atëherë c’kuptim ka të dimë për të? Kuptimi i këtyre dimensioneve më të lartë ka rëndësi për matematicienët dhe fizikanët sepse i ndihmon të kuptojnë botën. Për shembull, teoria e fijeve mbështetet mbi të paktën dhjetë dimensione që mbeten për t’u zbuluar.  Për këta studiues, përgjigjet e problemeve kompleksë të botës 3 D mund të gjenden në dimensionin tjetër – dhe përtej tij.
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more