Ruaje këtë postim Ruaje këtë postim

Merrni njoftime per postimet e reja

Search This Blog

Ese: Në kërkim të vërtetës shkruar nga Gani Bytyçi

Nje dite vjeshte e njoha nje grua. Gjate nje udhetimi. Ashtu siç e kisha njohur dikur Loren, veçse atehere ishte pranvere. Jo, kete tjetren e kisha takuar para se te mirrja trenin. Me duket se e kisha shikuar pa dashje. Ndoshta edhe jo. Nuk jam fare i sigurt, ngase me jane ngaterruar kohet, stinet. Sidoqofte ajo kishte qeshur. I isha afruar dhe e kisha pyetur se perse qeshte. Me duket se keshtu kishte ndodhur. Keshtu me kishte ndodhur disa here kohet e fundit. Kur shihja njerez duke qeshur, kisha deshire te kuptoja se ku e gjenin ata motivin per te qeshur, ngase une kahere e kisha humbur kete ndjenje.

Ajo nuk e fliste gjuhen e atij qyteti. Me foli ne nje gjuhe tjeter. Edhe une, si ne enderr, u perpoqa t`i flisja ne gjuhen tjeter. Ne te vertete, ajo dy a tri here vetem e perseriti emrin e qytetit Z, per ku ishte nisur. I thashe se edhe une udhetoja per atje. Vertet isha nisur per ate qytet, sikur shkoja te kerkoja diçka qe e kisha humbur qysh ne antike. Ne tren u ngjitem se bashku. Ajo fliste tere kohen. Une nuk e di nese e degjoja ate apo Loren. Di vetem se ne te njejten kohe me flisnin dy veta. Nuk di nese ajo e kuptoi kete ndjenje timen apo jo. Me gjase me mori per dike qe me shume i pelqen te degjoje se sa te flase. Nuk di se ne ç`kohe, ndoshta kur une nuk isha fare i pranishem, ajo e kishte marre doren time dhe e mbante me te sajat dhe here e shtrengonte e here-here e perkedhelte. Une ndjeja nje ftohtesi te akullt. Kjo me kujtohet mire.
Ajo pati marramendje gjate udhetimit. Me gjase edhe u perpoq te flinte. Apo ashtu mu duk mua. Doren time e mbajti tere kohen me duart e saj. Kur arritem ne qytetin Z, ishte mbremje. Per kete jam fare i sigurt, ngase me saktesi degjoja paralajmerimin e orarit te nisjes dhe arritjes se trenave. Ajo me propozoi te shetisnim ne parkun perbri stacionit. S`di pse nuk e kundershtova. U nisa me te. Ajo perseri me zuri per dore. Sa me shume i afroheshim parkut, aq me shume ndjeja nje perhumbje tjeter. Prape nuk isha aty ku ndodhesha. Po as gjetiu nuk isha. Serish kisha tretur diku. Nuk e dija as vete se ku. Askund. Ate qe kerkoja tere kohen ishte te dija se ku ndodhesha. Nuk e di pse, sapo u futem ne park, ajo mori drejtimin e vendit ku nje here kisha qendruar me Loren. Aty kisha kaluar çaste te lumtura. Apo vetem me ishte dukur ashtu.
Edhe sot me behet se aty kishte mbetur gjithe pjesa e lumtur e jetes sime. Nuk di per ç`arsye ajo ndali vetem disa larg atij vendi. Dora zuri te me ftohej. Ftohtesia pastaj me hyri ne tere trupin. Hyri thelle ne brendesine time., me pushtoi te terin dhe me ktheu ne nje cope akulli. Me nuk ndieja asgje. Isha i paasnje ndjenje. Perseri nuk e dija se ku ndodhesha. Apo nuk isha askund. Lora me doli para sysh. Portreti i saj. Ajo, e tera, plot gjalleri. Per nje çast e ndjeva gjithe ngrohtesine dhe aromen e saj. Ate te flokeve dhe te qafes se saj, qe aq shume me pelqente dhe qe me mbetej per shume kohe, edhe kur Loren me nuk e kisha prane. Nuk di si me ka pare ajo tjetra. Apo s`me ka pare fare.ngase me duket sikur isha krejt i padukshe. Lora iku. M`u be se me puthi. Ndoshta edhe jo. Sidoqofte, puthjet e saj i ndjeja edhe kur ajo nuk me puthte.
Mu be se Lora, para se te ikte, me tha: Do me humbesh nje dite. Por, ajo nuk me tha se ne te vertete une do te humbja vetent ime. Ne dalje te parkut, tek nje porte e madhe dhe e vjeter hekuri, e pashe se isha vetem. Nuk e dija ne isha vetem apo me dyteshorin tim. Nuk e kuptoja se cili ishim, une apo ai – dyteshori im, ai qe me s`isha une. Apo isha une, dyteshori i vetvetes. Pata frike. Nuk e di nga se. U ktheva edhe nje here me veshtrim nga parku, sikur te kerkoja dike. Apo te kerkoja veten e mbetur atje qe prej kohesh. S`e kuptoja fare ne isha une ne dalje tek porta e madhe dhe e vjeter prej hekuri, apo kisha mbetur atje ne vendin me bar e gjethe, ku njehere isha i lumtur. Kalova rrugen perballe parkut pa asnje kujdes ndaj veturave qe kalonin me shpejtesi. Degjova disa here sirena automjetesh. Nuk ua vura veshin fare. Kur dola ne anen tjeter te rruges, mu be se dikush me therriste.

Atehere e kuptova se isha une. Jo qe isha une, por qe akoma e mbaja emrin tim dhe mund te pergjigjesha per te. Kete e kuptova. Por, pjesa tjeter imja, ajo e tera, me duket se kishte mbetur pa emer. Them pa emer, ngase vertet eshte e tille. Nuk di si ta quaj. Dashuri, apo dhembje. Disa here m`u keput frymemarrja. Ndjeva dhembje ne kraharor. Kisha dhe marramendje. Me gjase, ajo pjesa tjeter, qe tani po afrohej dhe donte te futej brenda meje, ishte vetem dhembja. Perseri pata frike. Desha te ikja diku. Nuk dija ku. U futa ne turmen e njerezve, qe leviznin si thnegla ne te gjitha anet e stacionit. Beja sikur prisja trenin qe do te me sillte dike. Ne te vertete, as prisja kend, as me priste kush. Dikur e pashe se stacioni gati ishte zbrazur nga njerezit. Verejta nje tren, ndoshta i fundit i asaj dite, qe ishte duke ikur diku. U futa ne te dhe zura vend ne korridor. Nuk shikova as pyeta se ku shkonte. Nuk doja te shkoja askund. Nuk isha as ne pritje te dikujt. Mbase kerkoja veten time te humbur.

loading...

Related Posts :

Namazi

Syzat