Skip to main content

Ese: Një ditë fshatarqe - shkruar nga Guxim Klinaku

Një ditë fshatarqe-përshkrim





Atë motë, dimri ishte shumë I ftohtë, megjithatë një ditë prej tij kishte qenë e mirë, dhe e ngrohtë, e vetmja gjë e përbashkët e asajë dite me të djeshmen e acaruar ishte bora e cila po i rezistonte bukur diellit. Akulli tani po pikonte dhe po I vinte fundi së ekzisturari, pas një dyluftimi me diellin ku ky I fundit doli fitues.
 

Pemët edhe pse me asnjë gjethe në trupin e tyre qëndronin si vigan, degët e saja të ngritura lart e më lart ishin të mbuluara me borë të bardhë, ku mbi të mund të vëreheshin fare mirë shenjat e këmbëve të ndonjë zogu I cili kishte kaluar atypari.
 

Bora kishte mbuluar qdo gjë përpos pullazeve të shtëpive, ku ajo kishte rrëshqitur tatëposhtë kulmit nga pjerrtësia e tij.
 

Po ti afrohesh fshatit, të bije në sy menjëher , tymi I zi I ogjaqeve të shtëpive, I cili ngrihej lart dhe formonte një re gjigante.
 

Shtëpit e fshatit ishin kryesisht të vogla, vetëm aty-këtu mund të dallohej ndonjë shtëpi më e madhe e cila sigurisht I përkiste ndonjë pushtetari.
 

Ato ishin lloj-lloj, qdo shtëpi I kishte tiparet e veta të cilat e dallonin bukurë shumë nga shtëpit e tjera . Në to mund të vërehej mirë dora e ndonjë mjeshtri ku mund të kishte paraqitur, diqka artistike e të bukurë. Xhamat e dritareve, qëndronin të ngrirë pothuajse gjat tërë dimrit, por sot ishin vetëm te lagësht, ku kjo lagështi kishte kalbur drurin e dritares I cili e rrethonte tejpërtej atë.
 

Oborret, fshatarët e kësaj ane I rregullonin shumë mirë, kjo mund të dallohej më së miri në verë e pranverë, ku lulet e zbukuronin jo vetëm oborrin por tërë fshatin, ato ndodheshin qdo kund, ku të vente syri, por tani në dimër nuk mund ta kapte ndonjë bukuri syri, përveq ndonjë njeriu prej bore të cilin mund ta kishin ndërtuar bukurë fëmijët e asaj ane.
 

Në kërë fshat rrugicat janë të ngushta e të rrethuar me mure . Gurët me të cilët ishte rregulluar rruga tani më nuk dukeshin, ata I kishte mbuluar akulli I cili ishte tani ishtë bërë xham. Këto rrugica bashkoheshin me të tjerat përmes një rruge kryesore në të cilën kalonte ndonjëherë ndonjës automobil, sepse kjo ishte më e gjërë.
 

Vrima plumbash mund të dalloheshin nëpër ato shtëpi, hambare, e nëpër mure të vjetra të cilat për quid, mbaheshin ende. Në ndonjë qoshe të asaj rruge mund të shihej ndonjë përmendore e dëshmorit të asaj ane.
 

Ku binte nata ishte krejt ndryshe, më nuk dëgjoheshin bisedatat e fshatarëve, zërat e fëmive duke luajtur, dhe zërat e bagëtive duke pëlliturë, përderisa ditën këto zhurma përziheshin njëra me tjetrën dhe bënin rrëmujë të madhe, natën ia mbathnin bashkë me diellin duke I lërë vend, një errësire të qetë e cila të mundonte e të frikësonte.
 

Në këtë kohë zakonishtë fryente një erë , dhe shiheshin vetëm llampat e shtëpive , të cilat ishin burimi I vetëm drite në atë natë të keqe, ato nga larg dukeshin sikur pishtarë të ndojnë kalorsi të arratisurë. Në këtë errësirë duke pirë duhan e duke qëndruar prandë stufës mund të frigojn për vdekje disa të shtëna koburesh, e pastaj një qetësi e cila të tmerron.Atentat. Dhe në këtë qastë rilindë një diell I ri, një diell shumë më I ngrohtë se dielli që kemi mbi kokë. Është dielli I lirisë.
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more