Skip to main content

Ese: Në betejë - shkruar nga Guxim Klinaku

Në betejë
Pranë nje sofre te vjeter, të cilen kush e di sa vjet e kishte fshatari , qendronim pesë shokë. Ai njeri plak nga mosha na priti shumë mirë, me bukë , raki, e nder, te cilat nuk do t’ia harrojm në asnjë çast të jetës.
 

Ai me fjalët e tij te mira thuajse na ngrohte më shumë se stufa të cilën e kishte ndezur pak parë. Tregonte për jetën e tij të cilën e kishte kaluar nëpër beteja me armikun dhe për trimërit e shokëve, të cilët ranë për flamurin kuq e zi. Ne dëgjonim me vëmendje, na pëlqenin ato fjal të mira për atdheun e për trimat . Hëna shëndriste atë natë aq fort, sa, shtëpit e fshatit mund të shiheshin shumë larg, por atë natë plot dritë e prishte dhe e bënte te keqe e të urryer I ftohti I madh e era e cila të brente si shpatë.
 

Pushkët I mbanim pranë dhe ndonjë herë I merrnim pa ndonjë arsye, dhe I shikonim me vëmendje, nga ato varej fitorja nesër në betejë kundër fashistëve. I shtrëngonim fort, ndonjëherë, edhe I pastronim me rrobat që kishim veshur.Rroba të cilat nuk na mbronin edhe aq të ftohtit dimërorë.
 

Pas një dialogu të gjatë argëtues që bëmë mes vete, filluam te gjithë të mendohemi për sulmin që kemi për të bërë neser në kampin Italian që nuk ishte fort larg. E menduam sulmin deri vonë, të gjith ishim të lodhur nga rruga e gjatë që bëmë për në fshat, por nuk kishim gjetur ende zgjidhje. Agroni I cili na udhëheqte po përpiqej ta gjente at të duhurën, shum shpesh na kërkonte mendimin tonë. Unë vërtet isha lodhurë, po qendroja afër Ilirit I cili ishte I ri , I kishte sytë të skuqurë dhe ishte I dërrmuar. Fshatari që na priti, Dhaskali, ishte vërtet I vjetër por I fort, vërejta teksa tregonte historit qante si një fëmijë, sytë e tij trgonin se çfarë u ngjau atyre burrave në betejë, ata shkëlqenin si kristali,lotët I lagën fëtyrën dhe ranë në këmishën që e kishte veshur,I dridhej buza, balli ju djersit, pasi hoqi plisin që e mbante gjithmonë me vete, e shtrëngonte me tërë forcën, gjë që na bëri ta kuptojm gjendjen e tij, e urrente fashizmin me tërë qenjen .Agroni pasi e vërejti me vëmendje,I kërciste dhëmbët dhe shante ndër vete, kjo urrejtje ndoshta e bëri të jap një propozim pak të nxituar, sulmi do të nisë natën para lindjes së diellit, errësira do të na ndihmonte shumë, u pajtuam të gjithë.
 

Edhe pse e pranuam vendimin e Agronit, nuk ishim plotësisht të kënaçur sepse na nevojitej një pushim më I gjatë pas asaj rruge te mundimshme e të lodhëshme, sulmi mund të bëhej edhe nesër në mëngjes, por Agroni priste me padurim të hakmerrej për ato që I bënë Dhaskalit e shokëve të tij .
 

Pas edhe një gëllënkë raki që e pimë, ramë në shtrat për të bërë një sy gjumë, sepse do të zgjohemi nesër që me natë për sulmin e rëndsishëm.
Afër e kisha Dritanin, një burrë I vjetër, besnik ndaj atëdheut, ra si I vdekurë në shtrat dhe nuk u ndie deri kur me vështërsi e zgjuam. Pas tij ishte Astriti, I cili ishte më I paknaçuri me vendimin e nxituar të Agronit por respekti që kishte për të nuk e linte ta kundërshtonte, prandaj edhe ai e pranoi atë propozim.
 

Unë edhe pse isha I lodhurë, mendimet më mbanin të zgjuar, mendime për nënën e familjen prej të cilëve u ndava për ta mbrojtur atdheun me trimat partizan.Profilin e nënës të cilën nuk e kisha parë tash sa vite, e paramendoja mirë vetëm me sy mbyllur sepse në atë kohë gjeja çetësin, dhe ato mendime nuk mi ndërpriste ndonjë fjalë e shokëve, tani këtë mendim nuk ma ndërpreu ndonjë fjalë por një mendim më I rëndësishëm e më aktual, e shkëputa atë mendim të bukurë, dhe shkova fluturimthi te lufta, nuk e di pse por gjithmon më shkonte mendja se do ta humbim luftën dhe do të masakrohemi në fushëbetejë siç u ngjau shokëve të Dhaskalit. U shqetësova. Me të drejt edhe u frigova pak, italianët ishin shumë, dhe ishte sikur një zogë ti dilte gjahtarit para, I cili ishte me pushkë gati, dhe të mundohet ta thumboj me sqepin e tij të vogël, por këtë zogë e bëntë Drago ndjenja e fort e dashurisë ndaj atëdheut, dhe tani sqepi I vogël I zogut bëhet dhëmbë I mpreht e I rrezikshëm I dragoit. Nje krismë e pushkës sonë vlente sa pesë krisma të pushkës së kundërshtarite dija se milicët Italian nuk e kanë shkelur këtë tokë për atdheun e tyre por për gjepin e pushtetarëve Italian të cilët I detyruan ndoshta edhe me dhunë të vinin e ti zbatonin urdhërat. Tani në këto rrethana gjahtari I mëhershëm bëhet një zogë I ligë e frikacak, por përsëri rreziku ishte I madh, të dy palët kishim armë me barot.
Ndoshta do të vdes unë I pari në fushëbetejë, nga plumbi I armikut apo tradhtarit, ai plumb I cili do të futet thell në krahororë nuk do të më lëndoj, por për kundrazi, do të jetë një plag qetësuese që të nderon pa masë, kam vdekurë për atdhe, për popull e për këtë tokë e këto male të cilat nuk I lam asnjëherë të përqhen, e ti përkulen armikut. Për atdhe doja të isha trim, sepse nuk isha I till. Doja të shtijë unë I pari kundër bishave, t’ia qaj kokën në dysh e ti rrezojë për dhe. Por kishte edhe diqka që më shqetësonte tej mase, prandaj mendimet u ngriten nga piste edhe njëherë për të fluturuar në qiellin e natës. Mos vallë do të më mposhtë frika? Mos vallë do t’ia mbathi e të iku nga fushbeteja? Këto dhe mendime të tilla më tmerruan, sepse si mendova kurrë në jetën time , nuk menova se do të turprohem ndonjëherë për tërë jetën, u mundova ti largoj të gjitha mendimet që më vinin në kokë, edhe pse kjo ishte e pamundur, ishte luftë e vështirë me mendjen me të cilën kisha pakënaqësi.
 

Dëgjoja sikur në mjegull një fishkëllim që ma mori mendja se bënte era që fryente atë natë dhe bora që binte si e tëbuar. Isha përball dritarës ku pas saj dukej hëna e plotë që shëndriste, pas pak shtanga dhe u frigova për vdekje, ndjeva një prekje nëpër flokë e cila edhe pse ishte e ëmbël, me frigoj, u ktheva me rrëmbim, dhe pash se ishte Dritani I cili po mundohej të më zgjonte, ishte koha për nisje. Errësira ishte e plotë më nuk shiheshin ato pak shtëpi të cilat u panë pak parë, edhe pse hëna shëndriste por zbehtë, yje kishte jashtzakonisht shumë, ishin grumbulluar aq shumë sa dukej sikur po llafoseshin në mënyrë që ta kalonin sa më shpejt atë natë të errët e të frikshme.
 

U ngrita. Ju afrova tryezës në të cilën ndodhej pushka e koburja ime. U vesha sa më mirë të ishte e mundur në mënyrë që mos të vdes pa I shërbyer qoft edhe një herë atdheut, sepse vërtet ishte ftoht. I mbusha armët mora fishek sa mund të më zinin të gjith gjepat e lirë.
Shokët e tjerë po më prisnin jasht, pas meje erdhi edhe Dritani dhe të gjith tokë e të bashkuar u nisëm drejt detyrës të cilën na ngarkonte vetë ideali për atdheun. Shokët bisedonin rrugës, unë isha I përjashtuar nga ai bisedim I këndshëm, sepse më mundonin mendimet e ndryshme, tani më nuk fluturonin nga një tem në tjetrën, por të gjitha ishin grumbulluar në një dhe ishin përzier njëra me tjetrën, ishin bërë lëmsh.
 

Dëgjoja me kujdes, me shpresën se në mesin e atyre zërave do të hy edhe ndonjë zë armiku që jepte alarm për ardhjen e partizanëve, edhe pse kampi ende ishte larg, por me zërat e shokëve bashkohej vetëm zëri I korbi I ndonjë ujku, qeni , apo ndonjë insekti.Ndjenja që pata në ato qaste nuk mund ta përshkruaj, ishte një ndjenj e dyanshme sepse përzihej ndjenja e frikës me atë te gëzimit, ishte sulmi I parë që bëja në jetën time.
 

Ato rrugica të ngushta që ndodheshin në malet e mirditës, në anët e të cilave kishte barishta e pemë të gjata, më kujtonin ndonjë shëtitje shkollore, ku shkoja me shokë të fshatit, aty ku më priste ndonjë befasi pas rrugicës ku ndodhej ndonjë ujdhes, lumë apo liqe ku mund të fresokoheshim në atë të nxehtë të verës, e të argëtoheshm pa masë, ishte një gëzim që smund ta përshkruaj, edhe në këtë qast ndjej gëzim, por një ndryshim ekziston, ndryshimi është se tash në këtë dimër të ashpër, pas asaj rrugice, nuk pres gjë tjetër veq ndonjë plumbi të armikut , ky rast më sjell një knaqësi e gëzim ndryshe nga shëtitjet shhkollore shumë më të fort .
 

Luftuam me trimëri. Kjo trimëri e jona I frigoj e I tmerroj bishat, ato egërsirat të natës,u larguan.
Po ktheheshim nëpër të njëtën rrugica që kishim ardhur, tani ndjenja ishte shumë ndyrshe nga ndjenjat e mëparshme, u ndjeva krenarë që isha edhe unë në mesin e atyre trimave që triumfuan sot. Duke ecurë në krah po mbanim kufomën e Ilirit, trupin e të cilit e mbështollëm bukur me rrobat e trupit, dhe po e dërgonim në fshat ti bëjm nderimet e fundit. Doja ta kisha fatin e tij. Më nuk bisedonim, siq biseduam para sulmit, edhe pse e fituam betejën në fytyrat tona shiheshin vetëm gjurmët e lotëve që lënin pas vete teksa udhëtonin tatëposhtë.
Fshati I bëri nderimet Ilirit, dhe tani ai prehej në qetësin e vdekjes, po në atë qetësi që e kanë provuar shqipëtarët ndër kohë.
 

Unë luftova dhe i’u fala atdheut I tëri, luftova për të sepse nuk doja ta shihja këmbën e huaj të shkilte mbi tokën të cilën e mbrojti gjyshi në atë kohë, nuk doja të bëjnë pazarë me atdheun tim, nuk doja që fshatari të vdes urie teksa bukën e gojës së tij e shiste armiku, nuk doja ta shihja armikun me veturë luksoze, përderisa populli vdiste, nuk doja të isha I sunduar nga dikush tjetër.
 

Të shërbej sepse të dua o atdheu im I shtrenjtë.
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more