Skip to main content

Deklarata e shkencëtarit në prag të vdekjes: Alienët ekzistojnë

 

Alienët, disa të vjetër gati 200-vjeçarë, janë të vërtetë dhe kanë vizituar Tokën, ka thënë një ish-shkencëtar i lartë nga Lockheed Martin. Në momentet e fundit të jetës së tij, ai zbuloi disa foto dhe ndau përvojat e tij personale me alienët.

Boyd Bushman vdiq më 7 gusht 2014 dhe videoja e mëposhtme që flet për alienët, megjithëse ka vetëm pak kohë që ka dalë, ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve. "Unë kam disa prova sekrete", pohon ai në fillim të videos. Më pas ai vazhdon të deklarojë se incidente të tilla si Roswell në vitin 1947, kur një avion ushtarak i Forcave Ajrore u rrëzua, ndodhi për shkak të alienëve.

Bushman ndan disa detaje në lidhje me alienët, si dhe teknologjinë e anti-gravitetit, të cilën ai thotë se është duke e zhvilluar SHBA-ja, Rusia, Kina dhe shkencëtarë në Zonën e famshme 51. Ai përshkruan teksa mban në dorë një foto të alienëve, duke thënë se ata janë rreth katër deri në pesë metra të gjatë, kanë më pak brinjë se qeniet njerëzore, dhe kanë gishtërinj si të njerëzve.

Bushman deklaron se sytë e tyre dhe hundët janë të ndryshme nga njerëzit, dhe se ata janë telepatikë:
"Ata janë në gjendje të përdorin zërin e tënd, për të folur me ty. Ti ecën në dhomë me një prej tyre, dhe papritur e gjen veten duke i dhënë përgjigje pyetjes tënde".

Sipas Bushman, ka dy grupe të ndryshme të alienëve. Njëri prej tyre është më miqësor ndaj njeriut. Këto krijesa janë banorë të një planeti të quajtur Quintumnia. Ai është i vendosur 68 vjet dritë larg nga Toka, por atyre u duhet vetëm 45 minuta për të udhëtuar në planetin tonë.

Shkencëtari, deklaron se i ka parë shtëpitë e alienëve, pasi u kishte dhënë atyre një aparat për t’i nxjerrë ato, por pamjet nuk dukeshin pasi ishin të turbullta.

Ai shtoi se ekziston një rrugë e veçantë fluturimi për në hapësirë, që ndodhet në Zonën 51, një bazë misterioze në Nevadën qendrore, ku besohet se ruhen sekrete të mëdha. Sipas tij, amerikanët janë duke punuar mbi UFO-t.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more