Skip to main content

Posts

Rikthehet këmbëmadhi. Filmohet në Kanada (Video)

          Legjendari i mbiquajtur këmbëmadhi, një qenie me dy këmbë që sipas gojëdhënave jeton nëpër male të humbura njoftohet se është parë në malet e thella të Kanadasë. Për ekzistencën e kësaj qenieje tashmë shumë misterioze ka shumë informacione, asnjë prej të cilave deri tani nuk ka qenë në gjendje të thotë fjalën e fundit për këtë mister. Rasti i fundit vjen nga Kanadaja. Në këtë rast kemi të bëjmë me një filmim të një alpinisti kanadez, i cili ka mundur të fiksoje me videokameran e tij një krijesë që lëvizte neë malet e larta me dëborë në rajonin e thellë të Squamish-it në Kanada. Ai ishte në gjendje te lëvizte, ndonëse pamjet vijnë prej shumë larg, dhe janë vështirë të identifikueshme, edhe në pendenca, të cilat janë të pamundura nga njerëzit pa mjetet e nevojshme në të tilla raste. Alpinisti, Myles Lamont, e ka hedhur këtë video në YouTube, dhe aty ai shpjegon se qenia ishte trupmadhe dhe lëvizte në terrene të vështira, pa asnjë lloj pajisje dhe pa ve

Mjellma

Mjelma gjafegjata me kembet si lopata notonte pergjate lumit atje e zuri nata Zhapiku bishtholle u ngjit ne nje molle kullufiti kandra E hengri nje bolle! Salamandra vezet i la ne fund te Nilit beri banjo dielli prane krokodilit

Vjersha- Era dhe flamuri- shkruar nga Betim Muço

Po i thotë era flamurit: -Ç'paske sot që të ndrit nuri? Kaq i qeshur s'më je dukur, s'të kam parë kaq të bukur. Çfarë ke, më thuaj ti, hapma zemrën, mos ma fshih! Ky flamuri palat rret, i thotë erës: - Nuk e sheh? Gjithë vendi sot gëzon, është festë, s'e kupton? Rrihmi palat, mos më mbaj, ta zë qiellin skaj më skaj. Fryu era, më nuk priti dhe më lart flamurin ngriti. "Betim Muço"

Vjersha - Kush e hëngri mjaltin?

Kush e hëngri mjaltin? Kush e hëngri mjaltin te zgjoi me bletë, më mirë të ngrihet, ta pranojë vetë. Këto thosh ariu në pyll në kuvend. Kafshët s'pipëtinin, rrinin si mbi gjemb. Ju vjen turp të flisni juve, mor të gjorë? Po kur e përlatë, nuk ju erdhi zor!? E ç'të flisnin kafshët, gjithçka dukej sheshit: ariu qe mbushur me miza pas veshit...

Plepi dhe rrëkeja

PLEPI DHE RRЁKEJA Kur kish plepi pak nevojë për të pirë nga rrëkeja, ajo befas i dredhoi, rrodhi tutje edhe shkoi. Mirpo plepi nuk u tha. Shtriu rrënjët nëpër tokë dhe u rrit me mend në kokë. Përsëri u kthye vapa. Toka thithte me lakmi çdo pikë uji. S'kishte shi. Dje rrëkeja po shteronte. I tha plepit ta dëgjonte: -Zgjat një degë dhe më mbulo, se po thahem nga ky zheg, do të zhdukem ne hendek. Foli plepi i zemëruar: -Shumë vonë je kujtuar. Kur të desha pranë meje, krahet s'duhej të mi ktheje.

Pinguini shet Kasata

PINGUINI SHET KASATA Ёshtë verë. Në një shesh, ku s'ka qënë asnjë prej nesh, pinguini shet kasata. Po kalojnë nja dy pata me erashka nëpër duar. Ecin duke u llastuar. -Oh, kasata këtu paska! thotë njëra pak mënjanë. I ka sjellë nga Alaska pinguini çalaman. Thotë tjetra: -Nuk besoj që të jenë mjaft të mira. Po t'i sillte që andej, do të ishin krejt të shkrira. Pinguini diçka kap nga biseda dhe thërret: -Po nuk bletë dy kasata, çalamane jeni vetë! Patat krejtësisht hutohen, nuk vendosin të largohen, po drejtohen për të blerë dhe përlajnë dy kasata krejt pa qumësht dhe sheqer.

Të poshtërit, vetëm si organ e kishin njohur zemrën

A ka para më helmuese dhe më ndjellakeqe se sa ato para që merren si ryshfet prej të sëmurëve? Në këtë rast të sëmurin disi mund ta kuptoj, edhe pse një grimcë i hidhërohem atij, ngase dëshiron me çdo çmim të mjekohet, duke harruar se ndoshta virusin që ka brenda në organizëm do ta braktise përjashta, porse në anën tjetër një virues vdekjeprurës që është përjashta do ta fuse thellë nëpër zemrat e njerëzve. Kurse, assesi nuk mund ta kuptoj të shëndoshin dhe studiuesin e shëndetit, ta detyrojë të sëmurin për dhënie parash në forma jashtëligjore. A kaq zemër kanë këta manetlbardhë, edhe pse hartografikisht si askush tjetër këta e njohin zemrën? Burimi: Iljasa Salihu

Kush përdoret si lëndë djegëse në shkrirjen e gizës në furrëlart dhe cilat funksione i kryen ?

Kush përdoret si lëndë djegëse në shkrirjen e gizës në furrëlart dhe cilat funksione i kryen ?  Si lëndë e djegshme neë shkrirjen e gizës në furrënaltë përdoret kryesisht koksi i cili kryen 3 funksione. a)Me djegien e tij arrihet temperaturat e larta te nevojshme per zhvillimin e proceseve dhe per shkrirjen e produkteve ne furrnaltë b) Eshte mjet reduktues kryes ne form të CO ,që formohet në furrnaltë nga djegia e koksit c)Jep karbonin e nevojshëm pr formimin e aliazhit metalik hekur –karbon përkatësisht të gizës.

Në cilin grup të metaleve bën pjesë hekuri si është i përhapur në natyrë dhe si ndodhet më së shpeshti ?

Në cilin grup të metaleve bën pjesë hekuri si është i përhapur në natyrë dhe si ndodhet më së shpeshti ? Hekuri është metal që bën pjesë në grupin e metaleve kalimtare. Ai është metali më i përhapur nga të gjitha metalet që gjenden në tokë. Më se shpeshti ndodhet ne formë te xeheve okside ,karbonate dhe sulfure.

Çka është endometrioza?

Endometrioza është një gjendje në të cilën membrana mukoze që e mbështetë sipërfaqen e brendshme të uterusit, mund të gjendet në vende të pazakonshme, ne zgavrën e barkut apo organeve të tjera që nuk i përkasin mitrës. Kjo zakonisht lajmërohet tek gratë, gjatë viteve riprodhuese, në mes të moshës 20 dhe 40 vjet, por mund të jenë hasur edhe te gratë që janë në menopauzë. Besohet se një në pesë gra të moshës nën 40 vjeç, kanë Endometrioza, dhe vetëm 2 deri 4 përqind e grave në menopauzë e kanë këtë çrregullim. Rreziku i Endometriozës është 10 herë më i lartë, nëse historia e familjes është pozitive apo nëse ekziston dëshmi se këtë çrregullim e kishte edhe nëna apo gjyshja. Tani për tani, janë aktuale dy teori që shpjegojnë se pse rreshtimi i mitrës është jashtë trupave të tyre kryesor, dmth. mitrës, por edhe e para edhe e dyta kanë të metat e tyre dhe askush nuk mund të shpjegojnë plotësisht esencën dhe bazën, dhe se cila është arsyeja pse qelizat endometriale gjend

5 arsye për të ngrënë vezë

                            Të hash veze është mjaftë e shëndetshme përkundrazi që në opinion mendohet se nuk janë edhe aq të shëndetshme. E nëse je njeri prej atyre që beson ashtu dhe nuk ha ve rregullisht, ja ku ke 5 arsye pse duhet të hani veze.   Opinioni i gjerë Ashtu si e thamë më lartë pra në opinion ekziston besimi se kolesteroli në të verdhët e ves rrit nivelet e kolesterolit në trupin tuaj duke vënë shëndetin tuaj në rrezik. Por ja ku kemi lajmin e mirë për dashamirësit e vezëve: Hulumtimet përkrahin dobitë shëndetësore të vezës dhe disa studime duke përfshirë këtu edhe një të fundit, nuk kane gjetur lidhje në mes të sulmit te zemrës dhe goditjes (pikës ne tru) dhe konsumit të veve tek njerëzit e shëndetshëm. Vezët janë shumë të pasura me vitamina Një veze mesatare është e mbushur me disa vitamina esenciale për shëndet: -Vitamina B2 apo riboflavin – që ndihmon trupin të zbërthej ushqimin dhe shndërroj në energji -Vitamina B12 apo cobalamin është v

6 simbole të famshme që nuk kanë kuptimin që ju besoni

                 Çdo ditë të jetës tonë u kemi atribuuar një lloj domethënie simboleve që gjenden kudo, por sot “Ndryshe” ju tregon se në të vërtetë shumë nga këto simbole nuk sinjifikojnë atë që ne besojmë! 6. Ichthys- peshku kristian Përveç kryqit, simboli më i njohur i fesë kristiane është Ichthys! Por në të vërtetë, ky simbol e ka origjinën edhe më të lashtë në krahasim me kristianizmin: e besoni ose jo bëhet fjalë për një vaginë. Në fakt, para se të quhej kështu, ai njihej me emrin Vescica Piscis, apo më saktë si “Thika e Peshkut” por njihet në italisht edhe si “Bajamja” dhe ai përdorej si simbol i pjellorisë së çdo gruaje perëndeshë, si Venera, Afërdita, Artagatis, perëndesha siriane e fertilitetit apo edhe si Grande Madre, perëndesha e famshme pagane. 5. Zemra Zemra është një nga simbolet më të përhapura në planet, që e gjejmë në të gjithë botën, në letrat e karameleve, te lodrat, te tatuazhet, kudo… pavarësisht përkatësisë kulturore. Askush nuk e ka vënë r

Hitleri dhe Stalini ishin agjente britanike

              Rokeri britanik, Bez, është i bindur se njerëzit kontrollohen nga një shoqëri sekrete dhe se Adolf Hitler ishte një agjent i dyfishte, i cili punonte për Britaninë e Madhe. Anëtari i grupit “Happy Mondays” në mars të këtij viti i shokoi të gjithë duke thënë se do të angazhohej në politike dhe se do të luftonte për një vend në Parlament duke konkurruar në vendlindjen e tij Salford, në Angli. Deri me tani, ai është përfshirë në protesta të ndryshme duke kërkuar revolucion në Britaninë e Madhe, ndërsa tani ka dalë haptas për botëkuptimet e tij rreth komploteve të ndryshme. Mark Berry (emri i vërtetë i artistit) mbështet idenë e ekzistimit të grupit 'Illuminati' dhe se figura të fuqishme në mënyrë sekrete e kontrollojnë botën, ndërsa për habinë e të gjithëve ka thënë se krye-nazisti Adolf Hitler dhe diktatori rus, Joseph Stalin, ishin agjentë britanike. Sipas tij, bankat dhe Illuminati bëjnë komplote të ndryshme për të kontrolluar boten. “Është

80 mijë videot misterioze në Youtube: Spiunë, marketing apo alienë?

                Filmime 11-sekondësh me drejtkëndësha të ngjyrosur, me tinguj elektronikë. Në dukje nuk kanë kuptim, por kanë tërhequr edhe vëmendjen e BBC, që investigon. A ka një mesazh të fshehur? A është një kod për spiunazhin? Një iniciativë e mençur marketingu? Apo një lojë në internet? Mos është shfryrja e ndonjë të çmenduri? Dikush ka ngarkuar për shtatë muaj me radhë në YouTube një video pas tjetrës me një format pothuajse identik: dhjetë pamje drejtkëndëshash ngjyrë të kuqe dhe blu, të cilët alternohen për 11 sekonda, me një muzikë në sfond që gjenerohet nga një kompjuter. Cfarë do të thotë? Kush i ka prodhuar dhe përse? Kur numri i këtyre videove arriti shifrën mbresëlënëse 80 mijë, publikuesi anonim i tyre u ndal. Stop. Fundi i transmetimeve. Heshtje. Por ndërkohë në internet kishin nisur tam-tamet për të zbuluar kush dhe çfarë fshihen prapa këtij misteri të vogël të rrjetit? Tani me të po merret edhe BBC, e cila ka ngaruar një specialistin e vet për të

Si t’i punësojmë universitetet?

Fatkeqësisht, disa nga universitetet tona nuk të përgatisin për treg të punës, por për barrë në treg, sepse vetë universitetet janë tregu i punës, vetë politikat e tyre ngjajnë me politikat e ndërmarrjeve që si synim kryesor në kapitalizëm kanë maksimizimin e fitimit. Përgjithësisht, atyre nuk u intereson fati i studentëve pas studimeve, por fati i tyre se si t’i joshin studentët për t’i mbushur kështu fakultetet me studentë. Lloji i këtyre un iversiteteve si brengë kryesore kanë mbijetesat e universiteteve, mu ashtu siç brengosen studentët për mbijetesën e tyre pasi t’i matarojnë studimet. Në njëfarë mënyre, edhe universitetet tona kanë hallin e ngjashëm me të studentëve. Ndërsa në tërë këtë vorbull, përfitojnë vetëm ata që si synim kryesor nuk e kanë vetëm kryerjen e studimeve, por studimin përgjatë viteve në studime! Burimi: Iljasa Salihu

Si mund ta dallojmë magjistarin nga të tjerët?

  Padyshim, magjistarët kanë disa shenja me të cilat dallohen nga të tjerët. Dhe, prej shenjave të tyre janë: 1.Magjistari kërkon nga i sëmuri emrin e tij dhe të nënës se tij apo saj. Dijetari i madh i shekullit të 20-të, Abdulaziz Bin Baz është pyetur për ata që vetëquhen si Mjek popullor. Lidhur me ketë çështje, ai thtë se magjistari e pyet të sëmurin për emrin e tij dhe të nënës se tij apo saj, disa prej tyre (mjekëve të vetëquajtur popullor apo shërues të magjisë dhe llojeve të saj) porosisin që i sëmuri të vjen të nesërmen. Kur i sëmuri vjen të nesërmen te magjistari (mjeku popullor) i thotë të sëmurit: Ti je i sëmurë nga filan sëmundja. Dikush tjetër nga të pranishmit i tha hoxhës së madh: Ai (magjistari) për shërim përdorë fjalën e Allahut. Hoxha dhe dijetari i madh Abdulaziz Bin Baz iu përgjigj: Ai që praktikon shërimin në këtë formë është argument se ai punon dhe bashkëpunon me exhinë duke deklaruar dhe paraqitur para publikut se i din të fshehtat. Islami si fe hyjnore, që

Dhjetë abuzimet më të mëdha të liderëve politikë

                     Revista “TIME” rendit 10 abuzimet më të mëdha që kanë bërë me pushtetin, liderë të ndryshëm politikë. Në këtë listë nuk ka si të mungojë ish-presidenti amerikan Riçard Nikson. Ai është akuzuar dy herë për abuzim me pushtetin. Por, nuk ka si të mungojë as ish-kryeministri italian Silvio Berluskoni, i bërë i famshëm për skandale të shumta. “Hidraulikët” e Riçard Nikson Në Shtator të vitit 1952, Nikson u akuzua se kishte marr para nga fondi zgjedhor. Në një emision televiziv, ai e paraqiti veten si njeri familjar, që kishte pranuar vetëm një dhuratë – Çeker, qenin e familjes. Ky fjalim shpëtoi kandidaturën e tij. Njëzet vite më vonë, stafi i tij formoi “Hidraulikët e Shtëpisë së Bardhë”, një njësi sekrete që kishte si qëllim zbulimin e të fshehtave të Pentagonit. Ata kryenin krime në emër të Komitetit për rizgjedhjen e Presidentit, ku përfshihen dhe vjedhjet e Watergate – it. Edhe pse Niksoni mohoi të kishte dijeni për aktivitetin e tyre, prova

Pyetje nga Farmakologjia

Numëro mangësitë e injektimit intravenoz: Efekti më i shpeshtë dhe më serioz anësor i terapisë insulinke është Numëro mangësitë e aplikimit oral të barnave: Cila është arsyeja e aplikimit të barnave me rrugë sublinguale? Si bëhet dozimi i Enfluranit ? Cilat janë efektet anësore të Enfluranit ? Cilat janë indikacionet e Enfluranit ? Cilat janë format farmaceutike dhe dozat e Dantrolenit ? Cilat janë efektet anësore të Dantrolenit ? Cilat janë kundërindikacionet e Dantrolenit ? Cilat janë indikacionet e Dantrolenit ? Cilat janë indikacionet e Alfentanilit ? Cilat janë efektet anësore të paracetamolit ? Cilat janë kundërindikacionet e paracetamolit ? Cilat janë indikacionet e paracetamolit ? Cilat janë indikacionet e lidokainës ? Cila nga gjendjet e poshtëshënuara nuk është indikacion terapeutik i Estrogjeneve: Cilat janë barnat kundër ulçerës peptike ? Cilat janë inhibitorët e pompës proteinike ? Cilat janë barnat kundër vjelljes ? Antidiaroikët Absorbentët Barnat kundër motilitetit Ku l

A ndodhi një kiamet i vogël më 19 maj 1780

                             Tre shekuj më parë në pjesë të Amerikës Veriore, një ngjarje misterioze ktheu mëngjesin në darkë. Çfarë shkaktoi Ditën e Zezë? Gjatë mëngjesit qielli u kthye i verdhë. Kafshët vraponin të fshiheshin dhe shumë shpejt ra errësira. Njerëzit ndezën qirinj dhe nisen të luteshin. Në dreke ishte ende errësirë. Kishte ardhur fundi i botes? Dita e Zezë, ndodhi në 19 maj 1780 në New England dhe pjesë të Kanadasë. Që atëherë historianet dhe shkencëtarët kanë hedhur hipoteza të ndryshme në lidhje me origjinën e kësaj ngjarje. Sot, ka shumë teori. Ishte rezultat i një shpërthimi vullkanik, zjarr, meteor apo diçka tjetër më e çuditshme? Më shume pak njohuri shkencore në atë kohe njerëzit menduan menjëherë se kishte ardhur dita e gjykimit. Ndjesia që kishte ardhur një moment vendimtar ishte me e theksuar pasi në ditët e mëparshme dielli dhe hëna shndrisnin të kuq. Mike Dash, një historian, i cili shkruan për paranormalen, thotë që kur u përballen me e

Yjet e Detit po vdesin

                          Ata nuk janë peshk por janë definitivisht je, si në formë ashtu edhe në popullaritet. Yjet e Detit mund të quhen më shumë kështu si yje të detit sepse ata nuk janë peshk por janë ekinoderm që bëjnë pjesë në të njëjtën familje me iriqët e detit, iriqët e rërës së detit dhe trangujt e Detit. Ata janë të vjetër në këtë botë se paku 450 milion vjet, që nga koha ordavikiane por kjo histori e gjatë mund të vijë në fund pasi që në të dyja brigjet, të Oqeanit Atlantik dhe Paqësorë në SHBA ata janë përfshirë nga një sëmundje misterioze. Problemi është shfaqur papritur më 2013 dhe nuk dihen shkaqet e shkaktimit të tij. Yjet e Detit janë duke vuajtur nga një vdekje e tmerrshme ku po vdesin me numër të madh për shkak të sëmundjes që ju shkaktohet si formë dëmtimit të bardhë në trupin e tyre. Shumë shpejt, organet e notimit të tyre bëhen të buta dhe të lëshuara, pastaj trupi dhe organet e tyre shkatërrohen duke e mbytur krijesën. Një raport i fundit në

43 gjëra që nuk i dinit për Hënën e plotë

                      Nuk është vetëm çështje supersticioni. Sipas studimeve, procesi i Hënës së plotë rastis me një rritje të rrugaçërisë. Jonathan Brown dhe Rebeca Bowle kanë hedhur dritë në këtë fenomen qiellor. 1. Faza e Hënës së plotë ndodh atëherë kur ajo është në anë të kundërt me Tokën nga Dielli, si dhe kur të tre planetët vendosen në një vijë të drejtë. E parë nga Toka, ana më e afërt e Hënës ndriçohet plotësisht nga Dielli, duke i dhënë pamjen e saj rrethore 2. Ndodh vetëm gjatë Hënës së plotë, që ana e errët e saj -hemisfera në anën e kundërt të Diellit, të errësohet plotësisht 3. Eklipsi i Hënës (i shkaktuar nga kalimi i hijes së Tokës përmes hemisferës së ndriçuar) ndodh vetëm gjatë Hënës së plotë 4. Sipas një studimi të spitalit Bradford Royal, mundësia për t‘u kafshuar nga ndonjë qen, gjatë Hënës së plotë, është dy herë më e madhe. Sipas këtij studimi, janë regjistruar 1621 raste të kafshimit nga qeni midis viteve 1997 dhe 1999. Por një tjetër studim

Kush ishte në të vërtetë Josip Broz - Tito?

                Edhe 34 vjet pas vdekjes së tij, Tito ende mbetet enigmë për studiuesit. Biografia e njeriut që e ka sunduar Jugosllavinë për tri dekada e gjysmë, poliglotit, shpatarit, pianistit...dhe njërës prej figurave me të rëndësishme të kohës së tij, edhe sot konsiderohet mister i vërtetë për biografët e Josip Brozit. Shkrimtari Momçilo Jokiq, njeriu i cili që tri dekada e gjysmë merret me personalitetin e Titos, në një bisedë për gazetën Blic, i ka kujtuar disa detaje që i ka zbuluar gjatë studimit të tij. “Josip Brozi i vërtetë ishte kroat që ka vdekur në Vjenë në vitin 1913, ndërsa identitetin e tij e ka marrë spiuni e agjenti i shumëfishtë, Josip Ambroz, i ashtuquajtur Tito. Ai është pjellë e dashurisë së flaktë në mes të konteshës polake dhe drejtuesit të pronës së saj, Franc Ambrozit, dhe për ta shpëtuar nderin e saj aristokrat, fëmijën jashtëmartesor e ka rritur një familje e financuar nga babai i tij”, ka deklaruar Jokiq. I biri i industrialistit

Pse “kutia e zezë” nuk mund të japë gjithmonë përgjigje?

                               Misteri i Fluturimit MH370 nuk ka gjasa të zgjidhet deri sa të gjendet kutia e zezë. Kutia e zezë përbëhet nga dy komponentë: një regjistrues zëri dhe një regjistrues i të dhënave. Por kuptohet që edhe këto pajisje kanë kufizimet e tyre. Regjistruesi i zërit mund të regjistojë deri në dy orët e fundit pasi ndodh një aksident në avion. Gjetja e kutisë së zezë do të ishte diçka e çmuar për inspektorët dhe hetuesit të cilët janë duke punuar nëse avioni i “Malaysia Airlines” është viktimë e një hileje apo defekti mekanik (dy nga disa prej hipotezave të ngritura). Por nuk ështe dhe aq e thjeshtë edhe nëse kutia e zezë gjendet. Parimisht, kutia e zezë është pjesa e fundit që përcakton shkakun e rrëzimit. Por në rastin e Boing 777, ngjarjet më të rëndësishme kanë ndodhur para se ajo të mund të rrëzohej (bazuar në informacionin që autoritetet malajziane dhanë). Sipas Steve Buzdygan, një ish-pilot i BA 777, gjetja e kutisë së zezë më saktë regj

Kuizi Enciklopedik ''Kush do të bëhet yll'' - i freskuar me pyetje vazhdimisht

Ky është një kuiz enciklopedik. Kjo është versioni i 3 i këtij kuizi. Testoni njohuritë tuaja në diturinë enciklopedike ose mësoni ato gjëra që nuk i keni ditur. Kuizi do të freskohet vazhdimisht me pyetje të reja.  Nëse dëshironi që pyetjet tuaja të jenë në këtë kuiz atëherë mund ti dërgoni në këtë email: adrapitful@hotmail.com  dhe ne do ti vendosim në bazën e të dhënave të këtij kuizi me emrin tuaj: Psh: Pyetje nga: Emri dhe mbiemri juaj. Nëse dëshironi të njoftoheni vazhdimisht për freskimin e këtij kuizi atëherë bashkohuni në grupin në facebook: Kliko këtu Nëse dëshironi ta luani edhe kuizin enciklopedik mjekësor kliko mbi:  Rapitful Medika Nëse nuk ju hapet kuizi atëherë shkarkoni programin nga kjo faqe: Adobe Flash Player

Kuizi nga mjekësia ''Rapitful Medika''

Ky është një kuiz nga mjekësia. Testoni njohuritë tuaja në lëndët mjekësore paraklinike dhe klinike apo mësoni ato gjëra që nuk i keni ditur. Kuizi do të freskohet vazhdimisht me pyetje të reja. Edhe ju mund të dërgoni pyetje. Dërgo pyetje të këtë email: adrapitful@hotmail.com Nëse dëshironi të merrni njoftime për freskimet e kuizit atëherë bashkohuni në grupin në facebook: https://www.facebook.com/groups/rapitfulmedika/ Nëse dëshironi ta luani edhe kuizin tjetër enciklopedik kliko mbi: Kush do të bëhet yll

Vendet ku mund të ekzistojnë Alienët!

              Lexoni disa nga vendet ku supozohet që ka jetë të alienëve dhe vendin ku mund të jetojnë edhe njërezit. Europa Me sa duket, shkencëtarët besojnë se kërkimi për jetën aliene mund të fillojë nga hëna (europe)e ngjashëm me Jupiterin, me shanse të mëdha të suksesit. Ata madje sugjerojnë se jeta komplekse mund të jetë e qëndrueshme në këtë planet. Kjo bazohet në një teori që nën fletë të trashë të akullit, ka një oqean të lëngshme dhe në supozimin se Europa ka oksigjen të mjaftueshëm për të mbështetur të dy faunën mikro dhe makro. Sigurisht, nuk ka dëshmi të më forta që ekziston deri tani. Meteorët Deri në këtë ditë, ne e dimë me siguri se planeti ynë është goditur nga jo më pak se 22, 000 meteorite. Nëse jeta mund të ketë ardhur në Tokë nga hapësira kozmike, këto shkëmbinj duhet të ketë qenë "Sistemi i ofrimit të". Kjo nuk është fare aq e pamundur sa mund të duket, pasi që shkencëtarët kanë zbuluar në Antarktik atë që duket të jetë disa microf

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more