Fatkeqësisht, disa nga universitetet tona nuk të përgatisin për treg të punës, por për barrë në treg, sepse vetë universitetet janë tregu i punës, vetë politikat e tyre ngjajnë me politikat e ndërmarrjeve që si synim kryesor në kapitalizëm kanë maksimizimin e fitimit. Përgjithësisht, atyre nuk u intereson fati i studentëve pas studimeve, por fati i tyre se si t’i joshin studentët për t’i mbushur kështu fakultetet me studentë.
Lloji i këtyre universiteteve si brengë kryesore kanë mbijetesat e universiteteve, mu ashtu siç brengosen studentët për mbijetesën e tyre pasi t’i matarojnë studimet. Në njëfarë mënyre, edhe universitetet tona kanë hallin e ngjashëm me të studentëve. Ndërsa në tërë këtë vorbull, përfitojnë vetëm ata që si synim kryesor nuk e kanë vetëm kryerjen e studimeve, por studimin përgjatë viteve në studime!
Burimi:Iljasa Salihu
loading...
Lexo edhe: