Skip to main content

Hitleri dhe Stalini ishin agjente britanike

            Hitleri dhe Stalini ishin agjente britanike 

Rokeri britanik, Bez, është i bindur se njerëzit kontrollohen nga një shoqëri sekrete dhe se Adolf Hitler ishte një agjent i dyfishte, i cili punonte për Britaninë e Madhe.

Anëtari i grupit “Happy Mondays” në mars të këtij viti i shokoi të gjithë duke thënë se do të angazhohej në politike dhe se do të luftonte për një vend në Parlament duke konkurruar në vendlindjen e tij Salford, në Angli.

Deri me tani, ai është përfshirë në protesta të ndryshme duke kërkuar revolucion në Britaninë e Madhe, ndërsa tani ka dalë haptas për botëkuptimet e tij rreth komploteve të ndryshme.
Mark Berry (emri i vërtetë i artistit) mbështet idenë e ekzistimit të grupit 'Illuminati' dhe se figura të fuqishme në mënyrë sekrete e kontrollojnë botën, ndërsa për habinë e të gjithëve ka thënë se krye-nazisti Adolf Hitler dhe diktatori rus, Joseph Stalin, ishin agjentë britanike.

Sipas tij, bankat dhe Illuminati bëjnë komplote të ndryshme për të kontrolluar boten.
“Është pjesë e sistemit bankar që daton prej më shumë se 300 vitesh. Hitleri ishte agjent i dyfishtë britanik, i cili punonte për ta. I njëjtë ishte edhe Stalini”, ka thënë Bez për revistën Q.

“Jam një mbështetës i madh i David Icke (shkrimtarit që flet rreth teorive konspirative). Ai është një aktivist i racës njerëzore... Mund ta dëshmoj krejt këtë që them. Mund të them edhe më shumë, i di të gjithë emrat e tyre... Ndoshta (me këtë që them) e kam nënshkruar vet i urdhrin për vdekjen time. Por, po i njoftoj njerëzit për çfarë po ndodh në të vërtetë”, ka deklaruar rokeri. (Explore Univers)
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more