Skip to main content

Pse “kutia e zezë” nuk mund të japë gjithmonë përgjigje?

                               Pse “kutia e zezë” nuk mund të japë gjithmonë përgjigje?

Misteri i Fluturimit MH370 nuk ka gjasa të zgjidhet deri sa të gjendet kutia e zezë.

Kutia e zezë përbëhet nga dy komponentë: një regjistrues zëri dhe një regjistrues i të dhënave. Por kuptohet që edhe këto pajisje kanë kufizimet e tyre. Regjistruesi i zërit mund të regjistojë deri në dy orët e fundit pasi ndodh një aksident në avion.
Gjetja e kutisë së zezë do të ishte diçka e çmuar për inspektorët dhe hetuesit të cilët janë duke punuar nëse avioni i “Malaysia Airlines” është viktimë e një hileje apo defekti mekanik (dy nga disa prej hipotezave të ngritura). Por nuk ështe dhe aq e thjeshtë edhe nëse kutia e zezë gjendet.
Parimisht, kutia e zezë është pjesa e fundit që përcakton shkakun e rrëzimit. Por në rastin e Boing 777, ngjarjet më të rëndësishme kanë ndodhur para se ajo të mund të rrëzohej (bazuar në informacionin që autoritetet malajziane dhanë).
Sipas Steve Buzdygan, një ish-pilot i BA 777, gjetja e kutisë së zezë më saktë regjistruesit të të dhënave do të japë një informacion të pasur e të dobishëm që mund të krijojë mundësinë për të rindërtuar edhe një herë rrugën e fluturimit të avionit.

Pse “kutia e zezë” është ngjyrë portokalli?
Regjistruesi origjinal i fluturimit është në ngjyrë të zezë por është ndryshuar në portokalli për ti bërë ato më të lehta për tu gjetur nga hetuesit. Ai mund të regjistrojë një rrjedhë informacioni gjatë fluturimit, bisedat apo zhurmat e bëra në bord.
Kohëzgjatja e baterisë së kutisë së zezë është e shkurtër.
Kutia e zezë aktivizohet duke dërguar një lloj sinjali të ngjashme me fërshëllimën kur ajo bie në kontakt me ujin. Ky sinjal mund të merret nga një mikrofon apo analizues sinjali. Të dy regjistruesit duhet të kenë sinjalizuesin e tyre. Bateria e MH370 do të zgjasë deri në 30 ditë, bazuar në atë që thote Steve Brecken , drejtor i medias në Honeywell. Pavarsisht se sipas udhëzimeve që janë lëshuar (që pas një rasti të ngjashëm) se bateria duhet të veprojë deri në 90 ditë, MH370 mesa duket nuk është përditësuar.
Kutia e zezë është një objekt i vogël, për tu gjetur.
Kutia e zezë zakonisht gjendet në bishtin e avionit dhe ka një madhësi të ngjashme me një kuti këpucësh. Edhe pse është në ngjyrë portokalli të ndritshme, nuk është e lehtë të dallohet në mes të oqeanit. Sidomos nëse sinjalizuesi ka skaduar nevojiten teknika plus gjatë kërkimit.

Ajo nuk noton
Kutia e zezë është prej alumini dhe e projektuar për ti bërë ballë një ndikimi të madh siç mund të ketë zjarri apo tensioni i lartë. Pesha e saj është rreth 10 kilogram dhe mund të fundoset shpejt në rast se bie në oqean. Pra kjo krijon vështirësi për hetuesit të cilët kryejnë kërkimet në sipërfaqen e madhe të Oqeanit Indian.
Sinjali i regjistruesit mund të dallohet në një distancë rreth një milje larg. Në rast se ajo gjendet në thellësi të oqeanit, me anë të teknologjive kundra ujit jepet një shans për tu gjetur. Gjetja mund të arrihet me anë të nën-detseve të cilat shtete si Kina dhe Australia i disponojnë. Edhe nëse kutia e zezë nuk mund të krijojë dot kontakt për shkak të thellësisë së madhe, mjafton një shtresë uji e ngrohtë ose ftohtë mbi të dhe sinjali mund të aktivizohet.




loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more