Skip to main content

Dhjetë abuzimet më të mëdha të liderëve politikë

                     Dhjetë abuzimet më të mëdha të liderëve politikë

Revista “TIME” rendit 10 abuzimet më të mëdha që kanë bërë me pushtetin, liderë të ndryshëm politikë. Në këtë listë nuk ka si të mungojë ish-presidenti amerikan Riçard Nikson. Ai është akuzuar dy herë për abuzim me pushtetin. Por, nuk ka si të mungojë as ish-kryeministri italian Silvio Berluskoni, i bërë i famshëm për skandale të shumta.


“Hidraulikët” e Riçard Nikson
Në Shtator të vitit 1952, Nikson u akuzua se kishte marr para nga fondi zgjedhor. Në një emision televiziv, ai e paraqiti veten si njeri familjar, që kishte pranuar vetëm një dhuratë – Çeker, qenin e familjes.
Ky fjalim shpëtoi kandidaturën e tij. Njëzet vite më vonë, stafi i tij formoi “Hidraulikët e Shtëpisë së Bardhë”, një njësi sekrete që kishte si qëllim zbulimin e të fshehtave të Pentagonit.
Ata kryenin krime në emër të Komitetit për rizgjedhjen e Presidentit, ku përfshihen dhe vjedhjet e Watergate – it.
Edhe pse Niksoni mohoi të kishte dijeni për aktivitetin e tyre, provat e paraqitura gjatë hetimeve treguan për spiunime dhe vëzhgime ilegale që kryheshin prej vitesh.
U zbulua se Niksoni ishte i përfshirë. Në 1974, Niksoni u bë presidenti i parë Amerikan që dha dorëheqjen.

Skandali i Telekomunikacionit Indian
Koalicioni udhëheqës qeveritar në Indi u përfshi nga një skandal korrupsioni që sfidoi kontrollin e pathyeshëm të pushtetit. Pas zgjedhjeve të 2008-sw, në krye të Ministrisë së Telekomunikacionit u vu Andithu Raja, i cili e fitoi postin si rezultat i politikave parlamentare Indiane.
Por, sipas deklaratave që çuan në dorëheqjen e tij në fund të vitit pasardhës, ai hyri në marrëveshje me kompani telekomunikacioni që ofronin shërbime me kosto shumë të lirë – me sa u tregua, në këmbim të ryshfetit – dhe që vlerësohet se i kushtoi qeverisë Indiane rreth shtatë bilion dollarë.
Ky ishte episodi më i madh në historinë Indiane, dhe pati ndikim në humbjen e zgjedhjeve të partisë së Rajas në zgjedhjet e Majit. Ai tashmë gjendet në burg, ndërkohë që procesi gjyqësor vazhdon ende.

Skandali i Denis Kozlovski
Në një intervistë ku mbronte pafajësinë e tij, drejtori i Tyco International, Kozlovski deklaroi se “nuk po fshihte asgjë”.
I pafajshëm apo fajtor, Kozlovski nuk ishte modest; ai jetonte një jetë mjaft luksoze.
Pyetja nuk ishte nëse ai mori paratë (ai i mori) por nëse ishte i autorizuar për këtë – një çështje për të cilën ai mendonte se nuk i takonte jurisë.
Apartamenti i tij në New York prej 30 milion dollarësh ishte paguar nga Kompania. Tyco gjithashtu pagoi gjysmën e 2 milion dollarëve të shpenzuar për ditëlindjen e gruas së tij në 2001.
Duke pretenduar se po merrte pjesë në një mbledhje aksionerësh, ai shkoi në një ishull të Italisë ku dhe pagoi për një skulpturë të tijën. Kozlovski, i dënuar për shpërdorim të fondeve të korporatës në 2005, po kryen dënimin prej 25 vitesh burg.

Nepotizmi i Gadafit
Ish-lideri i Libisë, Muamar Gadafi ka mbajtur familjen e tij në poste të larta gjatë udhëheqjes së tij në 42 vite. Detaje të shtypjeve dhe shfrytëzimeve të fëmijëve të tij u zbuluan në sajë të të dhënave të Wikiliksit.
Djali i tij Muhamad dominonte telekomunikacionin në Libi, ndërkohë që djali tjetër, Muatasim ishte Këshillues i Sigurisë Kombëtare. Në krahun tjetër, djali Hanibal ishte në krye të anijeve detare; Kamis komandonte një njësi ushtarake dhe vajza Aisha ishte për një kohë të shkurtër Ambasadorja e Programit të Zhvillimit Kombëtar të UN në Libi.
Saadi, djali tjetër, mori detyrën e ndërtimit të Zonës së Eksportit të Tregtisë së Lirë në perëndim të Libisë. Saifi kishte rolin e një diplomati jozyrtar të Libisë dhe kishte marrë mbështetjen e të atit si trashëgimtar i tij.

Moshe Katsav dhe skandali i tij seksual
Pas gjashtë vitesh si president, Moshe Katsav u ankua tek përfaqësuesi ligjor i Izraelit se një ish-punonjës në kohën që ai ishte Ministër i Turizmit, ishte përpjekur t’i bënte shantazh. Gjatë hetimeve që vijuan, një ish-punonjës i identifikuar thjesht me “A”, akuzoi Katsavin për përdhunim. Deklaratat tronditën vendin.
Edhe pse Katsavi mbrojti pafajësinë e tij, ai do kalonte një kohë të gjatë në burg nëse do dënohej. Në 2007, Katsav arriti në një marrëveshje me prokurorët ku pranoi të shpallej fajtor për ngacmim seksual dhe akte të pahijshme, ndërkohë që do rrëzoheshin akuzat për përdhunim. Por ai hoqi dorë nga marrëveshja duke menduar se prokurorët nuk kishin prova të mjaftueshme ndaj tij. Procesi gjyqësor mbaroi në 2010, ku në mënyrë unanime ai u dënua me 7 vjet burg.

Silvio Berluskoni dhe festat e tij “Bunga Bunga”
Në 2010, kryeministri italian Silvio Berlusconi telefonoi në një rajon policie për të kërkuar lirimin e minorenes nga Maroku të quajtur Rubi, që mbahej nën arrest për vjedhje. Për të përshpejtuar lirimin, ai tha se Rubi ishte kushërira e presidentit egjiptian Mubarak. Rubi, emri i së cilës është Karima El Mahroug, që atëherë ka treguar histori rreth festave të Berlusconit të quajtura “Bunga Bunga” dhe që bëheshin në vilën e tij në Milano.
Në Prill të 2011 ai u gjykua dhe akuzua se kishte përdorur pushtetin për të mbuluar aktivitetet e tij seksuale dhe se kishte paguar 17 vjeçaren Rubi për të kryer marrëdhënie seksuale. Kjo nuk është hera e parë që Berlusconi është përfshirë në skandale seksuale, ku është vënë re tendenca e tij për të “frekuentuar minorene”.

“Konkubinat” e Kim Jong II
Në të gjitha mënyrat me anë të cilave Kim Jong II ka dëmtuar vendin e tij, Korenë e Veriut, një nga më të mëdhatë dhe abuzueset, ishte përdorimi i pushtetit të tij për të detyruar femrat që të bëheshin “Konkubinat” e tij personale.
Detyrimi është ndoshta një fjalë e lehtë për të treguar atë që ai bën realisht: Kim është njohur gjerësisht se dërgonte forcat e tij ushtarake për të rrëmbyer femrat, përfshi dhe aktore të njohura filmash, të cilat më pas i kthente në konkubinat e tij.
Ky lider, besohet se është babai i nëntë fëmijëve të lindur nga “lidhjet” e tij jashtëmartesore, pa përfshirë pesë pasardhësit që supozohet se janë fëmijë që vijnë nga martesat e tij të shumëfishta.

Skandalet e abuzimit të Roxher Vangelhuv
Roxher Vangelhuv u hoq nga posti si Peshkop i Bruges – një post që e kishte mbajtur që nga 1984 – pasi pranoi se kishte abuzuar seksualisht nipin e tij, vite më parë. Pavarësisht se si e kishte bërë këtë 13 vite më parë, kur djali kishte qenë vetëm 5 vjeç, kleriku nuk është gjykuar, pasi kishte kaluar afati i gjykimit.
Në Prill të vitit 2011, ai tha në një emision televiziv se kishte abuzuar dhe nipin tjetër, por që nuk shihte asgjë të gabuar në sjelljen e tij.
“Kisha bindjen e fortë se nipi im nuk e kishte fare bezdi. Përkundrazi. Ai nuk ishte seks brutal. Nuk përdora asnjëherë dhunë fizike,” u shpreh Vangelhuv.
Ai gjithashtu deklaroi se “nuk kam aspak përshtypjen se jam pedofil”. Vatikani po përpiqet ende që të arrijë të kontrollojë këtë problem të përhapur.

Korrupsioni i drejtorit të sigurisë ushqimore në Kinë
Kina ka një histori të gjatë të ushqimeve dhe produkteve të prishura që kanë çuar në vdekje të shumta.
Në 2007, dikush u ekzekutua për to.
Zheng Xiaoju ishte drejtori i Administratës Shtetërore të Ushqimit dhe Drogave në Kinë. Ai pranonte ryshfet (850 mijë dollarë) nga firmat në këmbim që ata të regjistronin produktet e tyre pa ju nënshtruar kontrollit të sigurisë ushqimore.
Këto ryshfete vinin kryesisht nga kompanitë farmaceutike që prodhonin medikamente të një cilësie të ulët dhe që u bënë shkaktare të vdekjeve të shumta.
Kështu, qeveria Kineze mori masa të ashpra. Por ende, gjërat nuk kanë ndryshuar shumë. Siguria e ushqimeve në Kinë është ende një problem gjerësisht i njohur në botë.

Skandali i Teapot Dome (fushë nafte) i Albert Fall
Dekada përpara se Lufta e Irakut të shfaqte termin “kontratë një-palëshe” skandali i Teapot Dome solli në qendër të vëmendjes kontratat e dyshimta. Në 1922, Sekretari i Brendshëm Albert Fall u dha fushën e rezervave të naftës – përfshi dhe Teapot Dome – kompanive private.
Në Prill të atij viti, gazeta Wall Street raportoi se dorëzimi ishte bërë pa ankand. Një hetim dy vjeçar i Senatit nuk zbuloi prova të dukshme të keqpërdorimit; por dokumentet vazhdonin të zhdukeshin, dhe Sekretari Fall bëhej akoma më i pasur.
Por në përfundim të hetimeve, u zbulua se një shumë prej 100 mijë dollarësh i ishte dhënë Fallit nga një kompani private. Ai u shpall fajtor për marrje ryshfeti dhe u bë anëtari i parë i kabinetit presidencial i burgosur për krim të kryer në strukturën institucionale.



Burimi: Indeks Online
 
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more