Skip to main content

A ndodhi një kiamet i vogël më 19 maj 1780

                             A ndodhi një kiamet i vogël më 19 maj 1780

Tre shekuj më parë në pjesë të Amerikës Veriore, një ngjarje misterioze ktheu mëngjesin në darkë. Çfarë shkaktoi Ditën e Zezë?

Gjatë mëngjesit qielli u kthye i verdhë. Kafshët vraponin të fshiheshin dhe shumë shpejt ra errësira. Njerëzit ndezën qirinj dhe nisen të luteshin. Në dreke ishte ende errësirë. Kishte ardhur fundi i botes?
Dita e Zezë, ndodhi në 19 maj 1780 në New England dhe pjesë të Kanadasë. Që atëherë historianet dhe shkencëtarët kanë hedhur hipoteza të ndryshme në lidhje me origjinën e kësaj ngjarje.

Sot, ka shumë teori. Ishte rezultat i një shpërthimi vullkanik, zjarr, meteor apo diçka tjetër më e çuditshme?
Më shume pak njohuri shkencore në atë kohe njerëzit menduan menjëherë se kishte ardhur dita e gjykimit. Ndjesia që kishte ardhur një moment vendimtar ishte me e theksuar pasi në ditët e mëparshme dielli dhe hëna shndrisnin të kuq.

Mike Dash, një historian, i cili shkruan për paranormalen, thotë që kur u përballen me errësirën e papritur, njerëzit filluan të kërkonin për precedente biblike.

"Ka disa gjëra që mund t'i bënin ata të besonin që kjo ishte ardhja e dytë e Krishtit. Në atë kohë, eventët natyrore - edhe zogjtë që fluturonin në qiell - ishin shenjë e Zotit."

Pra, çfarë do të mund të shpjegonte Ditën e Zezë?

Mund të hiqet menjëherë nga lista një eklips diellor pasi dihet se kur ky do të ndodhë, dhe gjithmonë eklipset zgjasin vetëm për disa minuta.

Shpërthimi i vullkanit Eyjafjallajokull në vitin 2010 shkaktoi mjaftueshëm hi, por që Thomas Choularton, profesor i shkencës atmosferike në Universitetin e Manchester tha që rëtë e hirit vullkanik shpesh shkaktojnë 'ditë të verdha'.

Dhe megjithatë nuk ka asnjë regjistrim për aktivitet vullkanik në vitin 1780, kështu që edhe ky shpjegim do të ishte i kotë.

"Mund të hiqet edhe hipoteza e një meteori, megjithëse nuk mund të hiqet plotësisht", tha Choularton.
Nderkohë, shumë shkencëtarë besojnë që përgjigja e misterit qëndron tek pemët.

Akademiket në universitetin e Misurit, analizuan trungjet e pemëve në New England dhe gjeten shenja të ngelura nga flaket nëpër trungjet e pemëve që datojnë në atë periudhë. Është gjithashtu e njohur që ka pasur një thatësirë në vitin 1780 që e bën këtë hipotezë më të besueshme.

Por a mundet një zjarr në pyll të shkaktojë kaq shumë ndryshime në dritë?

Sa me i madh të jete zjarri aq më errësirë do të bëhet. Mjegulla është e zakonshme në bregun lindor. Sipas Dr. Blake, përzjerja e mjegullës dhe bloza nga zjarri i pyllit do të kombinoheshin se bashku dhe errësira do të binte.

Regjistrimet e dëshmitarëve mbështesin hipotezën e zjarrit në pyll. Nëpër lumenj ka pasur blozë.

William Corliss, fizikanti dhe kronisti i ngjarjeve të pashpjeguara, gjeti 46 raste të ditëve të zeza nëpër botë ndërmjet viteve 1091 dhe 1971.

Në ditët e sotme njerëzit mund të mbështetën tek njohuritë shkencore, fotografitë e sateliteve dhe tek mediat.
Megjithatë, Ditët e Zeza kanë vazhduar të shqetesojnë njerëzit edhe shumë vonë.

Një Dite e Zezë e ngjashme me atë të 1780 ndodhi në vitin 1950. Ishte shkaktuar nga një pyll në Alberta dhe solli alarm dhe konfuzion.

David Philips, klimatolog, tha që nëse do të zgjoheshit pasdite do të mendonit që ishte mesi i natës. Njerezit menduan mos ishte ndonjë eklips apo ndonjë sulm bërthamor.



 

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more