Skip to main content

Posts

Ç’është Simboli

                         Ç’është Simboli Simboli është figurë me domethënie të dyfishtë, në të cilën përgjithësohen dukuri të rëndësishme të realitetit që mishërohen në mënyrë konkrete nëpërmjet heronjve, ngjarjeve, sendeve etj.(P.sh. tek poezia “Vaji i bylbilit” , simboli i bylbylit dhe i kafazit ) Ose ja edhe një shembull tjetër:           Simboli . Shpesh, në vend të emërtimit të një sendi, përdoret emri i një sendi tjetër që ka lidhje ngjashmërie me të.Në këtë rast përdoret simboli.                          Manushaqe, bukuroshe,                         pse s’ngre kryet përpjetë?                         …………………………,                         Shpendëra, hithëra, ferra,                         përsipër të kanë rënë                         dhe dritën ta kanë zënë….etj.                                                                         N. Frashëri , Manushaqja        Me fjalën “manushaqe” nënkuptojmë Shqipërinë; me fjalët “shpendëra, hi

Ç’është Perifraza

                                      Ç’është Perifraza Perifraza është zëvendësimi i emërtimit të zakonshëm me një togfjalësh ose shprehje përshkruese. P.sh. “zogjtë e Minervës” themi dhe nënkuptojmë “bukurinë”, “mbreti i kafshëve” nënkuptojmë “luanin”, “anija e shkretirës” nënkuptojmë “deven”,”Vendi i shqiponjave” - e quajmë Shqipërinë, “Luani i Krujës” – është Skënderbeu etj. .  qka eshte perifraza, perifraze, qka eshte perifraze, figura perifraza

Ç’është Litota

Litota – fjalët zëvendësohen me fjalë, shprehje të buta të kundërta, d.m.th. kur përdoren shprehje më të buta që të theksohet më fortë fjala e cila trajtohet. (P.sh. nuk është keq - d.m.th. mirë është; nuk është mirë –d.m.th. është keq).  Gjithçka paraqiitet përmes kundërvënies ( nuk është keq ).  Pohimi arrihet në rastin e antitezës, kurse me anë të mohimit në rastin e litotes. qka hte litota, qeshte litota, qka eshte litota, figura stilistike litota, figura letrare litota, figurat letrare, figurat stilistike

Ç’është Metonomi

                       Ç’është Metonomi Metonomi është përdorimi i një fjale a i një shprehje në vend të një tjetre duke u mbështetur në afërsinë që kanë sendet e dukuritë në hapësirë a në kohë, në lidhjet e tyre sipas funksionit. (P.sh. 1000 pushka në vend 1000 ushtarë ; flokë të zbardhëruara për i plakur ) qka eshte metonomi,cka eshte metonomi,cfare eshte metonomi, cka quajme metonomi

Ç’është Personifikimi apo kuptimi i personifikimit

               Ç’është Personifikimi           1. Personifikimi – figurë që krijohet kur i mveshim një kafshe a një sendi tiparet e njeriut, (e paraqet diçka si njerëzore). Në estetikë flitet edhe për antopomorfizëm , d.m.th. për njerëzimin e dukurive natyrore, flitet edhe për animizëm , për shpirtëzimin e gjithçkaje jo të gjallë. Prozopopeja , figurë ku bëhet shpirtëzimi i njeriut të vdekur, pra kur ngjallet ai që njëherë ka vdekur. Shembull të këtillë kemi te vepra “Kush e solli Doruntinën”. Postime të ngjashme: Totemizmi Animizmi           Ç’është Personifikimi Ç’është antopomorfizmi Ç’është animizmi, Prozopopeja, qka eshte personifikimi, qka eshte anopomorfizmi, qka eshte animizmi, qka eshte prozopopeja, kuptimi i personifikimit, figurat letrare, figurat e letersise, figurat stilistike, figurat ne letersi

Rinisë-Poezi nga Esad Mekuli

Rinisë Zemrat i mbush me bukurinë e përjetshme t’lumnisë, me harresë t’këndshme vuejtjet i mbulon… Hap rrug’t e reja – në ditët e territ e t’zisë – me ravat e thella t’gëzimit rrëgallat e jetës lavron. Nëpër shtigje t’reja rrugë shpëtimi i çel, me ato fuqi që ti njeh për bukuri: çdo ar’e plleshme nga ti asht mbjellë, prej kah do t’mbijë fara e re me t’reja brezni. Fuqia jote jeton me shekuj e rritet gjithmonë, kthjellohet, gufon, vlon – ky burim gëzimi i jetës së re! – O, e dashura rinia jonë!… - n’orët e shekujve ndëgjoj at’far’ kumbimi. Gërshetohet kënga e përhershme mbi t’madhnueshmen rini –Ty, që ke le bashkë me këtë jetë! - O, ti gëzim i vetëm i jetës, o ti lavdi, para lumnisë sate fort n’habi kam mbetë! Esad Mekuli poezi nga Esad Mekuli,poezi Esad Mekuli

Ç'është poezia lirike

            Ç'është poezia lirike Çdo vepër letrare është e shkruar në njërën prej këtyre tri gjinive: lirike, epike dhe dramatike. Poezia lirike hyn në radhën e krijimeve më të lashta letrare. Ajo u shfaq qysh atëherë kur njeriu mësoi të mendojë dhe të flasë. Ajo në fillim kishte lidhje të ngushtë me melodinë, muzikën dhe vallen. Disa nga këto veti i ka ruajtur edhe sot e kësaj dite. Poezia lirike ka si objekt të shfaqurit e përjetimeve të vetë këngëtarit a vjershëtarit. Fjala LIRIKË rrjedh prej greqishtes LYRA. Lyra ishte një vegël muzikore me të cilën grekët e vjetër i përcjellin këngët lirike. Më vonë emri i kësaj vegle muzikore u përdor për të treguar veprat letrare që i përkasin poezisë lirike. Vetia themelore e poezisë lirike është se këngëtari ose poeti shfaq përjetimet e veta, si: gëzimet, kënaqësitë, dëshirat, shpresat, dhembjet dhe vuajtjet. Për këtë arsye kjo poezi është quajtur edhe poezi subjektive. Kur poeti lirik është i pikëlluar,edhe natyrën dhe çdo gj

Niacina ose acidi nikotinik ose vitamina B3

   Niacina ose acidi nikotinik ose vitamina B3 Niacina luan  rol në procesin e frymemarrjes indore në metabolizmin e sheqerit dhe në procesin e tkurrjes muskulore (më e pranishme është në ato qeliza ku dhe metabolizmi është më intensiv). Acidi nikotinik gjendet në të gjitha produktet, por më të rëndësishme janë burimet natyrore si mëlçia , mishi dhe peshku (2.5 - 16 mg/l00 g), dhe në mënyrë të konsiderueshme, më varfer gjendet te mielli dhe perimet bishtajore (1,6 - 5,0 mg/100 g).  Veçoritë e termolabilitetit dhe hidrosolubilitetit, çojnë në humbjen e saj gjatë përpunimit termik të prodhimeve (15-25%), por me kombinimin e duhur në racionin ditor me prodhime ushqimore shtazore (mish, mëlçi, vezë, qumësht) dhe bimore (perimet bishtajore, grurë  dhe patate), nuk mund të vijë në manifestimin e mungesës së kësaj vitamine apo vitaminës B3 .   Niacina, acidi nikotinik, vitamina b3 procesi i frymemarrjes indore metabo1izmi i sheqerit procesi i tkurrjes muskulore met

Vitamina B12 apo ciankobalamina

                   Vitamina B12 apo ciankobalamina Vitamina B12 përbëhet prej shumë komponenteve (a, b, c, d), dhe për sintezën e saj, eshtë e nevojshme prania e kobaltit, i cili përfaqëson edhe pjesën qendrore të molekulës së saj. Ciankobalamina është e nevojshme në sintezën e proteinave, veçanërisht në metabolizmin e metioninës, triptofanit dhe tirozinës. është e njohur si faktor i jashtëm antianemik në parandalimin e shfaqjes së anemisë pernicioze. Gjatë racioneve të zakonshme ditore, të përziera, në fakt nuk mund të vijnë në deficitin(mungesën) e saj (nevojat janë shumë të vogla rreth 2g në ditë), dhe burime natyrore më të pasura janë parenkima e organeve të mëlçisë , shpretkës, veshkës dhe më pak vezët dhe qumështi. Nga produktet bimore ka diçka më shumë në maja, oriz dhe grurë.   Vitamina B12 cijankobalamina kobalti sinteza e proteinave metabolizmi metionina triptofani tirozina antianemik anemia pernicioze deficiti(mungesa) e vitamines B12  burimet natyrore tw v

Vitamina B6

Vitamina B6 Vitamina B6 është një kompleks komponimesh i përbërë nga tri komponente (piridoksin, piridoksal dhe piridoksamin) nga të cilat secila ka vlerat e saja biologjike.  Vitamina B6 lind si koenzimë në procesin e dekarboksilimit të aminoacideve, transaminimit, sintezës dhe zbërthimit të triptofanit, përveç saj ka rol të rëndësishèm dhe në metabolizmin e acideve yndyrore të pangopura. Mendohet që Vitamina B6 ka rol të favorshëm në mbrojtjen e organizmit nga rrezatimi i rrezeve rentgen dhe rrezatimeve tjera jonizuese. Mungesa e theksuar e Vitaminës B6 mund të manifestohet me lëkurë të yndyrshme (seborea) dhe me ndryshime psikologjike në organizëm (ngjashëm me pelagrën), por edhe me anemi mikrocitare hipokrome. Burimet natyrore të Vitaminës B6   përfaqësohen në llojet e të gjitha produkteve, por, megjithate, më shumë gjendet te maja, drithërat, mishi dhe organet e brendshme, veçanerisht mëlçia dhe qumështi (nga 0,2 - 0,7 mg%). Vitamina B6  është mjaft re

Vitamina B2 ose riboflavina

Vitamina B2 ose riboflavina Vitamina B2 ose riboflavina Vitamina B2 e luan rolin e saj në përbërjen e proteinave indore (të tilla si flavoproteina) e cila është e nevojshme në procesin e frymëmarrjes indore. Edhe pse gjendet në shumë produkte, por në koncentrime të ndryshme, burimet natyrore më të rëndësishme janë perimet bishtajore (0,16-0,20 mg / 100 g) produktet shtazore (më shumë në organet e brendshme) (0,901,30 rug / 100 g).Diçka më pak është e pranishme në drithëra (rreth 0:10 mg / 100 g) dhe perime me gjethe (akoma më pak). Gjatë përpunimit termik të prodhimeve vjen deri te humbja e kësaj vitamine (madje edhe deri në 50%), dhe për atë, për shkak të profilaksës vlejnë rregullat në amvisëri. Edhe për këtë vitaminë, si dhe vitaminat e tjera të grupit B, nevojat janë më të mëdha te fëmijët në fazën e rritjes intezive dhe zhvillimit.   roli  i Vitamines B2, proteinat  indore flavoproteina procesi i frymëmarrjes indore perimet bishtajore produktet shtazore d

Etika Islame

                      Etika Islame etika islame, etika islame, morali islam, feja islame, RREGULLAT E DUASË (LUTJES), BINDJA E MIRË NDAJ ALLAHUT TË LARTË PRANIMI IMËKATIT VENDOSMËRIA NË LUTJE VRULLSHMËRIA NË DUA (LUTJE) LUTJA TË BËHET TRI HERË DUAJA (LUTJA) TË BËHET ME FJALË QË KANË KUPTIM PËRMBLEDHËS LUTËSI TË FILLOJË PREJ VETESTË ZGJEDHË KOHË TË PËRSHTATSHME PËR LUTJE RREGULLAT TË CILAVE DUHET T’U PËRMBAHET MUSLIMANI PARA NGRËNIES RREGULLAT GJATË NGRËNIES RREGULLAT PAS NGRËNIES RREGULLAT E THIRRJES NË GOSTI. RREGULLAT E PRANIMIT TË THIRRJESRREGULLAT E SJELLJES NË GOSTI RREGULLAT PARA UDHËTIMIT RREGULLAT GJATË UDHËTIMIT DISA RREGULLA PAS UDHËTIMIT  KUR TË SHOHIM ËNDËRRHAPJA E GOJËS (NGA GJUMI, LODHJARREGULLAT GJATË TESHTITJESRREGULLAT PËR TË SËMURIN DHE VIZITUESIT RREGULLAT QË DUHET T’U PËRMBAHET I SËMURI RREGULLAT PËR VIZITUESIT RREGULLAT E NGUSHËLLIMIT, FALJES SË NAMAZIT TË XHENAZES DHE VARROSJES SË SAJ RREGULLAT E VESHJES NXËNËSIVIRTYTET E MËSUESIT VIRTYTET E NXËNËSIT RREGULL

Ç'është Metafora

                     Ç'është Metafora Metafora – është një nga figurat kryesore poetike. Metafora është ajo fjalë e figurshme që emëron një send a një fenomen me emrin e një sendi a fenomeni tjetër që i ngjan atij. Në bazë të metaforës pra ndodhet një krahasim i nënkuptuar .Për shembull: vullnet i hekurt. Përdorimi i metaforës i thekson tiparet e ngjashmërisë ose,përkundrazi, ndryshimet e sendeve apo të fenomeneve mbi të cilat shkrimtari dëshiron të tërheqë vëmendjen tonë. qka eshte metafora, kuptimi i metafores, Ç'është Metafora, qeshte metafora, shembuj metaforik, metafora shembuj,vargje me metafore,domethenja e metafores, psh metafora,

Ç'është romani

Romani është vepër e gjatë letrare e gjinisë epike, e shkruar në prozë që pasqyron një rreth të gjerë ngjarjesh e dukurish nga jeta shoqërore. Llojet kryesore të romanit janë: aventurier, historik, shoqëror, psikologjik, humoristik, satirik, fantastik etj. Ndër romanet e para në letërsinë tonë janë: “ Shkodra e rrethuar ” nga N. Nikaj(1913), “ Lulja e kujtimit ” nga F. Postoli, “Çlirimtarët” nga Dh. Shuteriqi, “Ata nuk ishin vetëm” nga S. Spasse, “Këneta” nga F. Gjata etj. qka eshte romani,cka eshte romani,cfare eshte romani,cka quajme roman

Nazmi Rrahmani - Biografia

Nazmi Rrahmani Nazmi Rrahmani lindi më 1941 në fshatin Ballofc të Podujevës.   Shkollën fillore e mbaroi në Podujevë, gjimnazin dhe studimet universitare (Dega e Gjuhës dhe e Letërsisë Shqiptare) i kreu në Prishtinë.  Ka punuar si  redaktor në revistën letrare “Jeta e re” dhe në redaksinë e botimeve të “Rilindjes”.  Njihet si romancier dhe përkthyes i letërsisë.  Ka botuar këto vepra “ Malësorja ”, “Tymi i votrës së fikun”, “Toka e përgjakur”, “Pas vdekjes” dhe “ Rruga e shtëpisë sime ”. Veprat e Nazmi Rrahmanit janë bërë shumë popullore dhe janë ribotuar shumë herë. Dallohet si shkrimtar që përshkruan vuajtjet jetësore dhe mjedisin e fshatit kosovar.

Ç'janë proverbat

                Ç'janë proverbat Fjalët e urta ose proverbat janë mendime të mprehta e të plota të shprehura me fjalë, në të cilat populli tregon urtinë e tij dhe përvojën e madhe në jetë. Ato e pasurojnë gjuhën dhe i japin bukuri. Fjalë të urta kanë krijuar edhe shkrimtarët tanë, si Naimi dhe Sami Frashëri, Dritëro Agolli etj. qka jae proverbat, qeshe proverba,çeshte proverba, qka jane fjalet e urta, kuptimi i proverbave, domethnja e proverbave

Ç'është Alegoria

Ç'është Alegoria Te fabula “Fajtori” ose edhe te shumë fabula të tjera, si “Tre qetë dhe ujku” fjala ose gjithë pjesa ka një mendim të tërthortë, që duhet kuptuar mirë, sepse autori nuk e jep atë drejtpërdrejt. P.sh. tre qetë kur u ndanë, i çau ujku. Nga kjo ne kuptojmë mendimin e autorit se njerëzit, po të përçahen, munden shpejt nga armiku. Në këto çaste, kur fjalët janë përdorur në një kuptim tjetër ose fshehin një kuptim tjetër, që duhet zbuluar e sqaruar mirë, themi që autori ka përdor figurën letrare të alegorisë. Pra, alegoria është ajo figurë letrare, me anën e së cilës theksohet një mendim që nuk është shprehur drejtëpërdrejt, por duhet nënkuptuar. Alegoria nuk përdoret vetëm te fabulat dhe përrallat. Ajo përdoret shumë edhe në vjersha, tregime e romane. E gjithë vjersha ose tregimi mund të kenë kuptim alegorik, p.sh., “Shkëndij’e diellit ndaj manushaqes”, vjersha e Naimit ; “Vaji i bylbylit” e Ndre Mjedës kanë kuptim alegorik. Përdorimi i alegorisë e bën më të gj

Dritëro Agolli - Biografia

Dritëro Agolli Dritëro Agolli lindi në fshatin Menkulas të Devollit më 1931. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, gjimnazin në Gjirokastër, ndërsa studimet e larta për gazetari në Leningrad. Punoi kryesisht në gazetën “Zëri i popullit” dhe në Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë. Shkruan poezi, tregime, novela, romane, drama etj.   Veprat letrare: “Në rrugë dola”, “Mesditë”, “Komisari Memo”, “ Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo ”, “ Njeriu me top ”, “Fjala gdhend gurin”, “Trëndafili në gotë”, “Mosha e bardhë”, “Vjen njeriu i qeshur”.

Acidi folik

                                   Acidi folik Acidi folik Acidi folik është gjithashtu i njohur si Vitamina M , Vitamina bs apo vitamina B9 .  Acidi folik është i nevojshëm në sintezën e hemoglobinës për hematopoezën e duhur, por edhe në sintezën e tirozinës dhe metioninës, duke ndihmuar në këtë mënyrë rigjenerimin e qelizave dhe plagëve të stomakut dhe zorrës dymbëdhjetë gishtore (apo në shërimin e ulçerës së tyre). Mungesa e acidit folik në formë ekstreme, manifestohet me anemi makrocitare megaloblastike.   Burimet natyrore kryesore të acidit folik janë organet e brendshme ( mëlçia e zezë dhe veshka ), mishi, zarzavatet e gjelbërta të mbuluara me gjethe (spinaqi) dhe drithërat. Vitamina M, Vitamina bs, sinteza e hemoglobinës hematopoeza sinteza e tirozinës sinteza e metioninës, rigjenerimi i qelizave plagët stomaku zorra dymbëdhjetë gishtore shërimi i ulcers Mungesa e acidit folik anemia makrocitare megaloblastike, Burimet e acidit folik, ku gjendet ac

Vitaminat

                                    Vitaminat Vitaminat Vitaminat (latinisht: vita-jetë) janë materie të domosdoshme për jetën (vitale).  Vitaminat janë komponime komplekse që kanë natyrë të ndryshme kimike. Nga vetë emri janë shumë të rëndësishme për jetën .  Më saktë ato në sasi të vogla janë të nevojshme për rritjen, funksionimin normal të qelizave dhe indeve dhe në përgjithësi për ruajtjen e shëndetit .  Bimët dhe mikroorganizmat janë të afta për t’i sintetizuar vitaminat , ndërsa kafshët duhet t’i marrin përmes ushqimit.  Ato në të vërtetë janë materie organike që trupi i njeriut nuk mund ti sintetizojë (përveç kolekalciferolit, Vitaminës K, dhe pjesërisht riboflavinës ).  Vitaminat takohen në dy forma kryesore; aktive (veprojnë menjëherë në organizëm) dhe joaktive (për të vepruar duhet të aktivizohen).  Vitaminat në formë joaktive quhen provitamina. Mungesa e pjesërishme e vitaminave në organizëm quhet hipovitaminozë ndërsa mungesa e t

Ushqimi dhe të sëmurët me ulçerë

         Ushqimi dhe të sëmurët me ulçerë Dieta është ndërtuar me qëllim që të përmirësojë gjendjen e pacientëve të cilët kanë refluks gastrointestinal, dispepsi, ulçerë në ezofag, stomak ose zorrën dymbëdhjetëgishtore, gastrit kronik etj. Përdorimi i mënyrës së posaçme të ushqimit mundëson uljen e iritimit të mukozës gastrike që tajon lëng gastrik me ç’rast ulen dhe simptomat. Rekomandimet bazë që duhet të aplikohen për të pasur sukses janë dietat e zakonshme me sasi më të vogla dhe më të shpeshta ushqimi gjatë ditës. Megjithatë, duhet theksuar se çdo pacient duhet që në mënyrë individuale të krijojë një menu në të ushqyerit e cila është e rekomanduar, sepse disa nga këto produkte, megjithatë, mund të potencojnë simptomat e kësaj sëmundjeje. Objektivat e dietoterapisë janë të orienturara për të parandaluar humbjen e peshës, për të ndihmuar në rritjen e TT, ndërsa te fëmijët promovimin e rritjes dhe rregullimin e të gjitha deficiteve. Dieta duhet të jetë me sasi të mëdh

Ushqimi dietal

                                Ushqimi dietal Ushqimi dietal Dieta është një mënyrë e posaçme e ushqimit në varësi nga lloji dhe sasia e ushqimeve, përbërja e materieve ushqyese dhe energjisë, mënyra e përgatitjes së ushqimit apo regjimi i ushqimit, për plotësimin e nevojave të veçanta ushqyese te disa sëmundje, çrregullime ose gjendje shëndetësore të veçanta. Ushqimi dietal është ushqimi që duke i ruajtur organet digjestive mund të sigurojë të gjitha materiet e nevojshme ushqyese dhe energjinë e duhur të personave për të cilën ata kanë nevojë gjatë ndonjë gjendjeje ose sëmundjeje. Ushqimi dietal, si masë bazë për tejkalimin e gjendjeve nga ushqimi jo i rregullt (nënushqyerja, mbipesha,) ka karakterin e dietoterapisë. Dieta e të ushqyerit ka një rol të rëndësishëm në rikuperimin ose riaftësimin më të shpejtë të gjendjes shëndetësore, forcimin e imunitetit dhe rehabilitimin e organizmit të sëmurë. Pra në këtë rast ushqimi dietal duhet të jetë si plotosim i trajtimit terapeut

Rreziqet për shëndetin që vijnë nga konsumimi i ushqimit

Rreziqet për shëndetin që vijnë nga konsumimi i ushqimit Studimet epidemiologjike tashmë kanë filluar të studiojnë dhe analizojnë ushqyerjen maternale përmes monitoringut fetal dhe studimeve prospektive te fëmijët me asocimin e proceseve në uterus dhe jetën postuterine (mbas lindjes) si dhe proceset në moshë më të rritur.Njohuritë për lidhjet që egzistojnë në mes ushqimit dhe shfaqjes së ndonjë sëmundje në moshën adulte si psh. sëmundjet kardiovaskulare, neoplazmat malinje, diabeti, janë sfidë për hulumtime të mëtutjeshme shkencore dhe aktivitete preventive për identifikimin e hershëm të rrezik-faktorëve dhe situatave të ndryshme. Arterioskleroza dhe pasojat e saj- sëmundjet e zemrës dhe ato kardiovaskulare rriten me rritjen e konsumimit të acideve të ngopura yndyrore dhe kolesterolit ku vjen deri te rritja e nivelit të kolesterolit në gjak , që paraqet faktor-rreziku shumë të rëndësishëm për shfaqjen e këtyre sëmundjeve. Kaloritë e tepërta që shkatojnë mbishëndoshjen gjithash

Ushqimi për diabetikët apo për të sëmurët që vuajnë nga sheqeri

 Ushqimi për diabetikët apo për të sëmurët që vuajnë nga sheqeri Të sëmurët me diabet duhet të jenë veçanërisht të kujdesshëm me ushqimin. Planifikimi i mirë i racioneve ditore do të ndihmojë ndjeshëm në ballafaqimin me sëmundjen . Planifikimi duhet të përfshijë renditjen kohore të racioneve të të sëmurit, zakonet e tij në ushqim. Planifikimi i të ushqyerit do të ndikojë në uljen e sasisë së sheqerit , dhe do të ndihmojë në rregullimin e presionit të gjakut , nivelin e kolesterolit si dhe mbajtjen e peshës trupore ideale. Gjithashtu, të sëmurët me diabet duhet të kenë kujdes që të mbajnë dietë të ekuilibruar në raport me terapinë antidiabetike , si dhe nga marrja e insulinës . Aktiviteti fizik, megjithatë, edhe më tej do të ndihmojë në mbajtjen e nivelit të sheqerit në gjak . Ushqimi i shëndetshëm është ai ushqim i cili do të zvogëlojë rrezikun e komplikimeve në zemër ose sulmin cerebral(pika në tru). Ushqimi i shëndetshëm përfshin ushqime me një gamë të gjërë

Ç'është elegjia?

                            Ç'është elegjia Elegjia është lloj i poezisë lirike , në të cilën poeti shpreh ndjenjat e dhembjes , pikëllimit dhe hidhërimit për gjënë e humbur, që nuk mund të kthehet më. Zakonisht vjershat e këtilla shkruhen me rastin e vdekjes së ndonjërit nga anëtarët e familjes , siç është rasti me këtë vjershë , ose ndonjë njeriu që ka l uftuar për liri . Në vjershat e këtij lloji dominojnë shprehjet që sjellin dhembje , trishtim , pikëllim për njeriun e humbur. cka eshte elegjia,ceshte elegjia,cfare eshte elegjia,qka eshte elegjia, qeshte elegjia, kuptimi i elegjise, elegjia shqip, domethenja e elegjise

Ç'janë Përrallëzat (fabulat)

Ç'janë Përrallëzat (fabulat) Përrallëzat janë tregime të shkurtra në të cilat kafshët dhe bimët luajnë rolin e personazheve. Nëpërmjet këtyre vihen në pah disa dukuri e marrëdhënie shoqërore.  Bashkë me përrallat ato janë ndër krijimet më të vjetra popullore. Origjina e tyre është shumë e lashtë, që prej kohës së njeriut primitiv. Populli nëpërmjet të një humori therës me anë të përrallëzave kritikon dobësitë e njeriut në përgjithësi. Përrallëza ka qenë një armë e fortë për të kritikuar në mënyrë të tërthortë realitetin shoqëror, atëherë kur shumë konstatime të vërteta nuk mund të thuheshin haptas. Shumë përrallëza mund të shërbejnë edhe si mjet edukues e didaktik. Përrallëza kanë shkruar: Ezopi, La Fonteni, Naimi,Çajupi etj. qka eshte perralleza, qka jane fabulat, fabula shqip, qka eshte fabula, qka domethene fabule, kuptimi i fabules, fabule shqip, qka eshte fabula, kuptimi i fabules, fabula, fabula shqip,ceshte fabula, c'eshte fabula.cfare eshte fab

Ç'është Subjekti?

                  Ç'është Subjekti   Çdo vepër letrare ka kompozicionin e vet. Në veprat epike (në prozë ) paraqiten personazhe që flasin me gjuhën e tyre nëpërmjet dialogëve dhe monologëve . Në veprat lirike zotëron gjuha lirike e autorit, i cili shpreh botën e vet shpirtërore. Në gjininë dramatike zotëron gjuha e personazheve . Subjekti është vargu i tërë ngjarjeve që sillen rreth një konflikti të caktuar, ku janë përfshirë personazhet e veprës letrare. Subjekt kanë vetëm veprat e gjinisë epike, epiko-lirike e dramatike (skica, tregimi,novela, romani, poema, komedia, drama etj.). Veprat poetike, meqë shprehin kryesisht botën e brendshme shpirtërore, ndjenjat e poetit nuk kanë subjekt, ose kanë vetëm disa elemente të veçanta subjekti. Subjekti i shërben përmbajtjes, temës dhe idesë poetike të veprës. qeshte subjekti, subjekti, qka eshte subjekti

Ç'është kompozicioni?

                 Ç'është kompozicioni Edhe kompozicioni është element i formës. Nuk ka vepër letrare pa kompozicion .  Kompozicioni është mënyra se si ndërtohet vepra letrare , si paraqitet subjekti dhe gjuha, si grupohen e si zbërthehen, si bashkohen në një tërësi të vetme të gjitha elementet e veçanta të veprës . Në kompozicion dallojmë: Zhvillimin e veprimit që përbën hallkën e subjektit , shtjellimin e ngjarjes. KULMINACIONIN – çastin kur subjekti a ngjarja arrin kulmin e acarimit. Zakonisht këtu zbulohet plotësisht thelbi i temës qendrore, ideja poetike dhe domethënia e karaktereve të personazheve kryesore dhe ZGJIDHJEN E VEPRIMIT –Shurjen ose përfundimin e natyrshëm të subjektit. Shpesh zgjidhja vjen menjëherë pas çastit kulmor. qka eshte kompozicioni, qeshte kompozicioni, kompozicioni,

Petro Marko (1913-1991)

Petro Marko(1913-1991) Petro Marko lindi në fshatin Dhërmi të Himarës më 1913. Është luftëtar vullnetar i Spanjës. Ka shkruar vjersha, skica, tregime, reportazhe , romane etj. Pas çlirimit krijoi një varg romanesh nga më të njohurit në letërsinë shqiptare, si: “ Hasta la vista ”, “ Stina e armëve ”, “ Qyteti i fundit ”, “Ara në mal”, “Ultimatumi” etj.

Ç'është Komedia

                Ç'është Komedia Komedia është një lloj i gjinisë dramatike, ku kryesisht pasqyrohen dukuri shoqërore të shëmtuara dhe të ulëta, që vihen në lojë dhe goditen përmes ironisë dhe sarkazmës. Ndryshe nga tragjedia, që përfundon me dhembje, me vdekjen e personazhit kryesor komedia , zakonisht, mbaron në mënyrë të gëzueshme, në të mirë të personazheve pozitive. Komedi të bukura kanë shkruar Aristofani, Shekspiri, Molieri, Gogoli etj. Një nga komeditë e para të letërsisë shqiptare është komedia “14 vjeç dhëndër” e Çajupit. Komedi të bukura janë dhe “Karnavalet e Korçës” e Spiro Çomorrës, “Zonja nga qyteti”e Ruzhdi Pulahës etj. Monolog është kur aktori flet vetë në skenë, ose u drejtohet të tjerëve. Dialogu paraqitet kur në skenë flasin dy ose më shumë persona.

Ç'është Drama?

Ç'është Drama  Drama është një shfaqje që, me ndihmën e fjalës e të veprimit , përfytyron konflikte të ndryshme të interesave vetjake ose shoqërore të njerëzve , pa pasur karakter tragjik . Krijimet dramatike kanë këtë strukturë: Akti - është pjesa e krijimit dramatik, që luhet në skenë që nga çasti kur ngrihet perdja deri në mbylljen e saj. Pamja - është pjesa më e vogël e aktit (praktikohet në rastet, kur akti është i gjatë dhe ka nevojë të ndërrohet skena). Skena - sajohet atëherë kur në skenë paraqitet ose largohet një person (aktor), i cili shkakton ndryshim. Ç'është Drama, qka eshte drama, qeshte drama, drama dhe pjeset e saj

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more