Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Tregime

Njeriu dhe mendja

Një njeri ulet në tavolinë dhe e pyet mendjen: -O mendje, a ta pi një gotë? -dhe mendja i përgjigjet: -Po bëj ç'të duash, o njeri, ti e di. -Pasi e piu të paren njeriu iu drejtua përsëri me të njejtën pyetje: -O mendje, a ta pi edhe një gotë? - dhe mendja iu përgjigj përsëri: Po ti e di o njeri, bëj ç'të duash. Pasi e piu edhe të dytën iu drejtua përsëri me të njejtën pyetje: -O mendje, a ta pi edhe një gotë? -atëherë mendja e mërzitur iu përgjigj: -O njeri, ti pi sa të duash tani, se unë po iki... Thotë Hasan El Basri: -Ta dinte njeriu se sa vlerë ka mendja, do harxhonte të gjithë pasurinë e tij për ta blerë atë, por njeriu e harxhon pasurinë për ta humbur atë... Elmaz Fida

Tregtari i qumështit dhe majmuni

Një tregtar qumështi udhëtonte në një anije, pasi kishte shitur qumështin dhe kishte fituar 12 dërheme. Teksa nxorri qesen me dërhemë dhe po i numëronte, u befasua nga nje majmun, i cili ia mori qesen dhe dërhemet e saj filloi ti hedhë një e nga një në det. Pasi hodhi shtatë dërhemë, majmuni ia ktheu përsëri qesen tregtarit. Një njeri që kaloi aty pranë, e pa tregtarin të zemëruar dhe e pyeti mbi shkakun. Tregtari i tregoi atë që ngjau. Burri e pyeti:”Mos je tregtar qumështi ti?” “Po” -iu përgjigj tregtari. Burri:”Mos e përzien qumështin që shet me ujë?” “Po” - iu përgjigj tregtari i zënë në siklet. Burri i tha:”Atëherë dërhemët që fitove nga uji i morri uji, kurse ato që fitove nga qumështi i ke në qese. Elmaz Fida

Ditë dimri në fshatin tim

Ditë dimri në fshatin tim Pas ditëve të ftohta e me shi , erdhën ditët me acar të dimrit , i cili e ka shtrirë pushtetin e vet deri në pranverë . Por bardhësisë së borës i gëzohen më së shumti fëmijët . Këtë stinë ata e pritën me padurim. Shih edhe: Ese të ndryshme shqip Një mëngjes më zgjoi një e trokitur e fortë në derën e shtëpisë .Vrapova me nxitim, edhe pse isha pakëz e frikësuar,dola të shihja se ç'po ndodhë. Shih edhe: Si i kalova pushimet dimërore Një pëlhurë e bardhë e kishte mbuluar tërë tokën. Atë ditë fshati im kishte marrë krejt pamje tjetër. Mendova se mos ishte ndonjë ëndërr magjike imja apo një realitet . Trokitjet në derë kishin qenë të shokëve e shoqeve të mia që kishin ardhur të më thërrisnin në lojë me topa bore . Por,duhet ta dimë një gjë: edhe loja duhet të ketë kufi . Duhet të mos e teprojmë  e të ftohemi. Për këtë merakosen prindërit tanë. Ata kanë dëshirë e lutje të madhe gjithnjë për shëndetin tonë. Tanimë fjollat e dëborë

Goma dhe Lapsi

Një gomë e vogël e fillon bisedën duke e përshëndetur me selam një laps të bukur. Goma: Si je, or miku im? Lapsi: Unë nuk jam miku yt! Goma: Përse më thua kështu? Lapsi: Ngase të urrej. Goma: Po përse më urren? Lapsi: Sepse ti e shlyen atë që unë e shkruaj. Goma: Po unë i shlyej vetëm gabimet. Lapsi: Çfarë pune ke ti, atëherë? Goma: Unë jam gomë, kjo është puna ime. Lapsi: Kjo nuk është punë. Goma: Puna ime është po aq e dobishme sa edhe puna jote. Lapsi: Gabohesh rëndë! Goma: Përse? Lapsi: Sepse ai që shkruan është më i mirë se ai që shlyen. Goma: Ta shlyesh gabimin është sikur ta shkruash të saktën. Lapsi heshti për pak çaste, pastaj ngriti kokën dhe tha: Të vërtetën e tha miku im. Goma: Ende më urren? Lapsi: Jo, nuk e urrej më atë që i shlyen gabimet. Goma: Vërtet unë nuk e shlyej të vërtetën dhe të saktën. Lapsi: Porse, unë të shoh që ti çdo ditë zvogëlohesh? Goma: Po, për shkak se, sa herë që shlyej një gabim, unë sakrifikoj një pjesë të vetes sime. Lapsi

Mbreti dhe bujku

Një mbret kishte dalë për të shëtitur dhe pa një bujk që po lavronte tokën. Ai vërejti se bujku ishte i gëzuar dhe i lumtur. Ai pyeti bujkun dhe i tha: -O ti njeri, po të shoh, se je i gëzuar me punën tënde në këtë tokë, a është kjo toka jote?- Bujku iu përgjigj: -Jo, o zotëria im, unë këtu punoj me para.- Mbreti i tha: -Sa merr për punën që bën? -Katër para për çdo ditë.- Mbreti e pyeti përsëri: -A të mjaftojne ty këto para? -Po, më mjaftojne dhe më teprojnë. Një pare e shpenzoj për nevojat e mia, me një paguaj borxhin, një tjetër e jap hua, dhe një e harxhoj në rrugë të Allahut.- Mbreti i tha: -Kjo është një enigëm, që unë nuk e kuptoj?!... -Bujku i thotë: -Ta shpjegoj unë, o zotëria im: Paranë që e shfrytëzoj për nevojat e mia, kjo është paraja me të cilën jetoj unë dhe bashkëshortja ime, ndërsa paraja me të cilën paguaj borxhin është ajo para që e jap për babën dhe nënën time. Ata më kanë edukuar dhe janë kujdesur për mua sa kam qenë i vogël, ndërsa ata tashti janë të sht

Një ngjarje interesante

You need a Frames Capable browser to view this content. Një ngjarje interesante në jetë e tre shokeve,shoket dhe ngjarjet e tyre interesante,jeta interesante,jeta interesante e tre djemeve,shoket dhe tre djemt,

Sheiku dhe çifuti

Një sheik u sëmur shumë dhe kishte nevojë për transfuzion gjaku. U paraqit një çifut për t'i dhuruar gjak. Në shenjë falënderimi sheiku i dhuron shtëpi, makinë, ar... Pas një kohe, sheikut prapë i nevojitej gjak, dhe prapë paraqitet ky çifuti. Kësaj radhe, sheiku i dhuroi vetëm një pako me çokollata. I indinjuar, çifuti e pyeti: "Herën e kaluar më dhuruat shtëpi, makinë, ar..., ndërsa kësaj radhe vetëm një kuti çokollatash. Çfarë është puna kështu?!!" -"Ehhh... herën e parë nuk rridhte në damarët e mi gjak çifuti!" - u pergjigje sheiku E kupton

Shtatë mrekullitë e botës

  Një ditë, mësuesja e kërkoi nxënësve që herën tjetër, të kërkojnë rreth shtatë mrekullive të botës.  Ditën e caktuar, të gjithë i kishin bërë detyrat dhe me gjithë ndonjë dallim të vogël, pothuaj të gjithë kishin s hënuar si shtatë mrekullitë e botës si më poshtë:   1. Piramidat e Egjiptit 2. Kopshtet e varura të Babilonisë në Irak 3. Murin e Kinës 4. Taxhmahallin në Indi 5. Kullën Eifel në Francë 6. Kullën Pizza në Itali 7. Kanalin Panama Pasi i kishte mbledhur të gjitha fletët, mësuesja vuri re se një vajzë nuk e kishte dorëzuar fletën e saj.  Ajo e pyeti nëse kishte pasur vështirësi në gjetjen e informacionit dhe vajza iu përgjigj:”Po, kisha pak vështirësi, por jo për ti gjetur, por për ti përzgjedhur. Mrekullitë ishin aq shumë saqë s’dija kë të marr e kë të lë.”   Mësuesja i tha:”Mirë, na lexo ato që ke shkruar dhe ne do të ndihmojmë që ti përzgjedhësh shtatë prej tyre.” Fillimisht, vajza hezitoi, por pastaj ia nisi të lexojë shtatë mrekullitë e botës, sip

Tregime

Tregime të ndryshme klikoni mbi tregimin që ju intereson Luli i vocërr Doktori Dora e njeriut Dita e parë e shkollës Udha Thesari Ujku Një natë në Stamboll Të vlersojmë tolerancën Pranvera     Plaku dhe molla Mos e fshih fajin Si fitohet dituria  Dëshirat e plakut tregime shqip,tregime te bukura,tregim,tregime te bukura shqip,tregim shqip,

Si fitohet dituria

Si fitohet dituria Një njeriu i kishte dalë zëri se ishte i ditur. Njerëzit e nderonin dhe e pyetnin për këshilla.Njëherë e pyetën:   - Si e ke fituar gjithë këtë dituri   Njeriu u përgjegj: -Ç'nuk kam ditur, kam pyetur të tjerët, por më së shpeshti kam mësuar duke lexuar libra. qysh fitohet ditunia,dituria si fitohet,si te behem i ditur,dituria shqip,si te behemi te ditur, si fitohet dituria

Mos e fshih fajin

Mos e fshih fajin Agimi e donte shumë gjyshen dhe shkonte shpesh te ajo.   Një ditë kur po luante vetëm në dhomë, theu një pasqyrë.Për të mos e kuptuar se e theu, u largua menjëherë.   Megjithëse dora i dhembte nga një cifël që i kish hyrë, ai e duroi e s'i tha njeriu.   Gjyshes i erdhi keq kur pa pasqyrën e thyer. Pyeti njerëzit e shtëpisë, por asnjë nga ata s'e kish thyer.   Kur iu keqësua dora, Agimin e shpunë te mjeku. Mjeku i hoqi ciflën e vogël të qelqit që i kish hyrë dhe e mjekoi. Të nesërmen shkoi te gjyshja.Ai i kërkoi të falur, se nuk i kishte treguar për pasqyrën që e theu. - S'ka gjë, Agim, por herën tjetër mos e fshih fajin, se kështu bën një faj edhe më të rëndë ! tregimi mos e fshih fajin,fajin,mos e fsheh fajin,mos e mshef fajin tregimi

Tregimi Plaku dhe molla

Plaku dhe molla Një plak po mbillte një mollë në kopsht.Afër tij kaluan disa fëmijë dhe e pyetën: -Pse po e mbjell atë mollë o plak ? A mendon ti se do të jetosh deri sa të japë frute ajo mollë ? -Plaku qeshi dhe u përgjigj: -As të tjerët nuk mbollën mollë për vete. Mbollën të tjerën, hëngra unë, mbjell unë, të hanë të tjerët. tregimi plaku dhe molla,molla dhe plaku, mbjella e molles, tregime per femije,tregim per femije

Pranvera - tregim

Sa çudi! Qelën lulet,lulezuan pemet,natyra u gjelbërua dhe ndërroi pamjen nga petku i bardhë i dëborës,tani ka një pamje më mbresëlënëse është krejtësisht e mbuluar me gjallëri. Pastaj…erdhën dallëndyshet! Dhe,me një zë më thanë "erdhi pranvera " e ne kemi ardhur si musafir te ju. Pra me këto gjëra e kuptova se po fillonte nje stinë e re, me e nxehtë e më e dashur per të gjithë ne. Tani janë orët e para te cilat po i kaloj ne shtëpi, por ne mengjes kur u zgjova pashe se jashtë ne oborrin e shtëpisë  sime nuk kishte me deborë si çdo  mëngjes te stines së dimrit,tani ishte me ndryshe dhe me nje zë me vellaun tim thamë "sa mire do te vishemi me rroba me te holla"per te shkuar ne shkollë pranvera tregim,tregim per pranveren,tregime per pranveren,hartime per pranveren,pranvera ne vendin tim

Të vlersojmë tolerancën

- Mirëmëngjesi, Ilir! Përse u vonove? - e pyeti mësuesi. - Isha me nënën në spital, te babai; është plagosur në kokë. - Po si ndodhi? - pyeti me keqardhje mësuesi. - Na thanë se një djalë deshi të kalonte me vrap para makinës, ndërsa babai po e ngiste me shpejtësi, sepse po çonte një grua në spital. Djali dhe gruaja shpëtuan, vetëm babai u plagos në kokë. Sot do ta operojnë. - Po, kush qe ai djalë? - Nuk dimë, se iku me vrap. - Për fat të keq, të tillë ka, edhe jo pak, - tha mësuesi me inat.  - Ti Ilir, kur të duash, shko tek babai, ke leje nga unë. - Faleminderit! - tha Iliri. Unë isha zbehur. Ballin e mbështeta mbi dorë dhe bëja sikur shikoja fletoren e detyrave. Zemra më rrihte me forcë dhe nuk kisha guxim as të ktheja kokën nga banka e Ilirit". Po sikur babai i Ilirit të vdesë"?! Mami m'i dha paratë, megjithëse më kish hequr veshët një natë më parë për pantallonat dhe u nisa për të dalë. Të dera ndenja një çast dhe u ktheva: - Mami! - Urdhëro, mo

Një natë në Stamboll- tregim nga Nonda Bulka

Nata ka mbuluar me krahët e vet Stambollin. Dritat e shtëpive të qytetit po shuhen njëra pas tjetrës. Në një dhomë, buzë një rrugice të ngushtë, dritat nuk shuhen akoma. Është dhoma e punës e një shqiptari të madh. Nga dritarja e vogël, drita duket ende. Brenda në dhomë ndodhet rilindësi i madh. I rrethuar nga librat, është ulur në një kolltuk të vjetër dhe shkruan.... Nga kalldrëmi i rrugës së ngushtë vazhdon të kumbojë zhurma e hapave të zaptijeve. Dinjitoz, i heshtur, i vrazhdë, i brengosur nga të theru rat e gjunjëve, nga reumatizmi i pashërueshëm, ai vazhdon të shkruajë. Kohë pas kohe e lëshon punën mbi tryezë dhe diku i mbërthen sytë. Ai ëndërron dhe shkruan, shkruan dhe ëndërron. I mbështjellë në ëndrrën e tij të madhe, ai kaloi dete, male, fusha, bre gore dhe arriti atje ku ëndërronte kryeqytetin e Shqipërisë së ardhshme në Belsh. Qëndroi para liqeneve dhe në pasqyrën e atyre ujërave të kristalta soditi një botë të tërë përmes ëndrrës së vet. Njeriu me mjekër të gjatë dhe

Ujku - tregim nga Dritëro Agolli

Isha vetëm në mes asaj lugine anës Devollit të mbuluar me dëborë. Ndoshta kishte edhe të tjerë që ecnin si unë, po as i njihja, as ndieja. Isha atëherë 13 vjeç, po kisha një trup të gjatë dhe krahë të fortë. Kthehesha në fshatin tim nga shkolla, që mbante ndonjë orë larg. Trastën e librave e kisha hedhur në qafë dhe, me opingat e lidhura me gjalmë leshi, çaja dëborën që kërciste si kripë e thatë. Kur iu afrova dy lisave të mëdhenj, ndjeva një ulërimë të largët, që i ngjante ulërimës së një qeni të llahtarshëm. Ndala dhe zemra më rrahu. Shikova diku në kodër dhe preva për një çast frymën. - Ujk! - thashë. - Sytë e mi vanë në dy lisat e mëdhenj. - Vrapo! - i thashë vetes. - Dhe iu qepa lisave binjakë, se kisha dëgjuar që, kur derdhen në dimër ujqit, e mira e të mirave është të hipësh në ndonjë pemë për t'iu shpëtuar dhëmbëve të tyre të mprehtë. - Shpejt! Era frynte dhe degët e lisave të mëdhenj vërshëllenin, po tani e ndjeva veten më të siguruar se atje poshtë në dëborë. Dhe, megjith

Tregimi -Thesari

Tregimi  -Thesari   Një baba kishte tre djem dembelë.E vetmja pasuri që kishin ishte vreshti,të cilin ata kurrë nuk e punonin.E punonte babai dhe kështu e shtynin jetën.Babai u plak dhe para se të vdiste,thirri tre djemtë e tij praën shtratit dhe u tha se diku në vreshtë kishte fshehur një qyp me florinj.Kaloi ca kohë dhe jeta e djemve pa babanë po bëhej gjithnjë dhe më e vështirë.Dikur ata u përmendëen për thesarin e babait të fshehur diku në një skaj të vreshtit dhe filluan ta kërkonin.Kërkuan dhe kërkuan por më kot.Dikur të lodhur dhe të dëshpëruar e lanë punën.Erdhi vjeshta dhe vreshti I vjetër u mbush plot e përplot me rrush,si asnjëherë tjetër.Të tre vëllezërit u bindën se e kishin gjetur thesarin që u kishte lënë babai. thesari perrallez, prralla thesari, prralla per thesarin, prralla per token,toka tregim,tregimi per token, tregim per token, vlera e tokes, toka dhe vlera e saj, vlera e tokes, toka dhe vlera e saj, vlere ne toke, toka, tregimi i thesarit, thesari i tokes, tr

Udha - Edmondo de Amiçis

Udha - Edmondo de Amiçis Sonte unë po të shikoja nga dritarja, kur ti u përplase me një grua. Shiko më mirë kur ecën në udhë, sepse edhe aty duhet të zbatosh disa rregulla. Nëse ti i mat sjelljet e tua në shtëpi, atëherë përse të mos veprosh po kështu dhe në udhë, që është shtëpia e të gjithëve! Mos harro, po ta kesh vëth në vesh, o Enrik: sa herë që të takosh një plak, një të varfër, një grua me foshnjë në duar, një të çalë me paterica, një burrë të ngarkuar, një familje të veshur me të zeza, lirojua udhën me nderim. Ne duhet të nderojmë pleqtë, të varfërit, dashurinë e nënës, të sëmurët, të munduarit, të vdekurit. Sa herë që të shohësh ndonjë njeri që rrezikohet nga një makinë, në qoftë fëmijë, largoje, në qoftë burrë, lajmëroje. Pyete fëmijën që e sheh të vetëm dhe duke qarë se ç’nevojë ka; jepja plakut shkopin që i ka rënë përdhe. Kur zihen dy fëmijë, ndaji; në qofshin burra, largohu e mos e shiko atë pamje të keqe, të vrazhdë që të fyen e të nguros zemrën. Preje fjalën e të

Dita e parë e shkollës - Edmond de Amiçis

 Dita e parë e shkollës -  Edmond de Amiçis Sot është dita e parë e shkollës. Tre muajt e pushimeve kaluan nëpër fusha e kodra si nëpër ëndrra. Sot në mëngjes shkova me mamanë në shkollë që të regjistrohesha në klasën e katërt. Udhët e qytetit zienin nga zërat e fëmijëve që mbanin çanta në duar. Libraritë ishin mbushur me prindër që blinin libra e fletore për fëmijët e tyre. Edhe përpara shkollës kishte aq njerëz, sa mezi hymë brenda. Në korridore pashë plot prindër që bisedonin me mësuesit, nxënës që qeshnin me njëri-tjetrin; mësues me regjistra në dorë që kalonin nga një klasë në tjetrën. Mësuesja ime e klasës së tretë më përshëndeti te dera dhe tha: - Enrik, sivjet do të shkosh në katin e sipërm dhe do të kesh një mësues tjetër, - dhe më shikoi me trishtim. Edhe unë u trishtova. Pranë nesh, drejtorin e kishin vënë në mes disa mama shumë të mërzitura. Ato nuk gjenin vende të lira për fëmijët e tyre. Disa nga shokët ishin zgjatur dhe shëndoshur. Vetëm në orën dhjetë ar

Dora e njeriut- tregim nga Qamil Batalli

Dora e njeriut- tregim nga Qamil Batalli Asnjë ndërtesë në atë qytet nuk mund të krahasohej me të. Kishin vendosur njerëzit ta ngr nin deri lart, afër resh. Ata sollën vinça të mëdhenj dhe nisën ta çonin lart kat më kat. Një ditë prej ditësh, kur punëtorët majë godinës dukeshin fare të vegjël, kaloi mbi ta Reja e Zezë, e ngarkuar plot e përplot me shi.Kur e pa këtë godinë që kishte ngritur kokën aq larg, qeshi me të madhe sa bubulloi tërë qielli: - Po ti na qenke një ndërtesë mendjemadhe, oj! – i tha pastaj me një habi të papërmbajtur. - Ndërtesa ku punonin punëtorët e dëgjoi me vëmendje dhe ia ktheu pa u trazuar: - Unë nuk jam ndërtesë, oj Re e Zezë. Mua më quajnë Rrokaqiell. Reja e zezë qeshi sërish. U lëkund sa andej e këndej nëpër atë kaltëri të gjerë: - Ani çka ?! – i tha me të qeshura e me të dridhura, sa gati duke iu derdhur tërë uji që e kishte përpirë. – A nuk e ditke ti se rrufetë që shkrepin nga unë mund të të rrafshojnë për tokë? Sa më shumë që ngre kokën

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more